Greva e urisë, ndër lajmet e para të BBC: “Të vetëflijuarit, kufoma në këmbë, të privuar nga çdo dinjitet”

10 Tetor 2012, 19:19Sociale TEMA

Vetëflijimi i Lirak Bejkos ka bërë që mediat e huaja të merren më shumë me këtë ngjarje të rëndë, sesa me faktin se Shqipëria po merr një status gjysmak, për të hyrë në Bashkimin Europian. Lajmi për djegien e një ish- të burgosuri politik, ishte ndër kryesorët e gjigandit BBC. Më poshtë raporti i tyre:

 

Një ish- i burgosur politik në Shqipëri po trajtohet në spital pasi i vuri vetes zjarrin- rasti i dytë ky në një javë.

Lirak Bejko, 47 vjeç, pësoi djegie të rënda të mërkurën, po kështu bëri edhe Gjergj Ndreca, 61 vjeç, që i vuri flakën vetes të hënën.

Ata janë mes 20 ish- disidentëve të ish- komunizmit, që nisën një grevë urie 19 ditë më parë. Ata thonë se qeveria nuk i ka kompensuar ashtu siç ishte rënë dakord.

Ndërkohë, BE thotë se Shqipëria ka bërë progres në ofertën për tu bashkuar me bllokun.

Komisioni Europian thotë se Shqipëria ka arritur një marrëveshje të fortë ndërpartiake për reformat kyçe për tu anëtarësuar në BE.

Por statusi kandidat- një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit- do të jepet vetëm nëse Shqipëria kompleton reformat e domosdoshme në fushën e gjyqësorit dhe administratës publike.

“Kufoma shëtitëse”

Sipas një ligji të miratuar në vitin 2007, ish- të burgosurit politik duhet të marrin kompensim prej 3 mijë lek për çdo ditë që kanë kaluar në burg.

Grevistët e urisë në Tiranë akuzojnë qeverinë se nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

Skënder Tufa, kreu i Shoqatës së ish- të Burgosurve Politikë, tha se dy vetëflijimet ishin ‘akte të dëshpëruara’ nga njerëz që ai i përshkroi si ‘kufoma në këmbë, të privuar nga çdo dinjitet’.

Dhjetëra mijëra njerëz janë ekzekutuar ose burgosur në kampe pune gjatë regjimit prej dekadash të liderit stalinist, Enver Hoxha.

8 komente në “Greva e urisë, ndër lajmet e para të BBC: “Të vetëflijuarit, kufoma në këmbë, të privuar nga çdo dinjitet””

  1. HORRI bulevardit says:

    O zot sa keq me vjen per Sali Berishen kjo vetflijimi i dyte e la pa festen e rradhes.
    Erdhi fundi Sali. Ku do aplikosh per azil politik.

    1. M. Dauti says:

      Lirak bejko kreu nje akt te paralajmeruar.
      Ai me pare kishte goditur me grusht bastardin Rusmajli, birin e Cajup Rusmajlit …
      https://www.youtube.com/watch?v=WCI5bvwYz24

    2. Angjelin says:

      kjo shtres shum e pervuajtur per afro 68 vitesh. nuk po mer asgje qe meriton, nga shoqeria shqiptare dhe nga klasa politike.me nje fjal vazdon akoma represioni i neokomunisteve dhe ish sigurimit,kryeministri sali berisha ka rrolin kryesor per kete gjendje dhe pas tij fshihen ish pushtetaret hershem te diktatures.po ashtu edhe nga krahu i tjeter opozita ka te njejten stroktur pak me e moderuar, partite e tjera jan te gjitha te manipoluara nga kto 2dy parti.menje fjale ky komb drejtohet nga klani kuq .kto njerez te shum pervuatur te cilet u burgosen u pushktuan ju vodh prona rinia,shumica e te perndjekurve kishin edhe prona.po tju jape damshperblimin ato do te kerkojne edhe kthimine pronave.prandaj sala me shoket e tij nuk ju intereson , pasi ne pronat e tyre jane bere shum matrapazdheqe jane tjetersuar shitur ne menyre te pa ligjshme,

  2. Tourkofagos says:

    Tani do dal me hajriun ne platia.
    U lodha me ju njerez me bisht.
    Shpresoj neser te jene djegur dhe nja dy mije korrak

    1. SHQIPTARE says:

      o pederast i degjeneruar, tregoje fitiren mo mut e bir muti

  3. aleksandri i madh says:

    Sali qeni e ka vendin ne burg per krime kunder kombit shqiptar.

  4. fredi says:

    te vjen vertet keq kur shefe keto gjera te pa besushme te vetvritesh per nje te drejt qe e ke me ligje? po aty ky populle po vune si dhe ata qe jan ne grev dhe te gjithe duhet te ndimojne dhe te zhduket sa me pare kjo qeveri hajdutesh dhe e koruptuar bashke me ate ilire qenon koke lopen qe na e solli ne pushtet? ngriu o popull ca pret se po ju ane te gjalle me gjithe kocka mos u genjeni me mashtrimimet e qenit sali?ngriu te fitoshdhe ti lirin si gjithe te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje