60 nxënës të shkollës 9-vjeçare numër 1 në qytetin e Fushë-Krujës kanë ndërprerë mësimin prej disa ditësh, në një protestë të organizuar nga prindërit e tyre, për shkak të programeve mësimore.
Prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhen angleze, si gjuhe te huaj dhe jo italishten, siç ka vendosur Drejtoria Arsimore.
Por drejtori i Arsimit në rrethin e Krujës, Fatmir Goga, sqaron prindërit se kurrikulat përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe askush nuk mund t’i ndryshojë ato. Futja e gjuhës italiane është një projekt që do të zbatohet.
“Në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore, memorandum dhe projekti ‘Iliria’, 10 për qind e shkollave 9-vjeçare kanë si qëllim të fusin si gjuhë të parë, gjuhën italiane, 30 për qind kanë gjuhën frënge dhe pjesa tjetër, ose anglisht, ose një gjuhë që është vendosur me komunitetin,” u shpreh Goga.
Prindërit kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të frekuentojnë mësimin në këtë shkollë, nëse nuk do të futet si gjuhë e huaj edhe gjuha angleze./TCH
Bravo Prinderit ! Absolutisht t’u mesoni anglisht femijeve, anglishtja eshte gjuha kryesore sot ne Bote
Italishtja eshte gjuhe koti , qe nuk ke ce do aspak
Edhe njehere Bravo prinderit. Shume bukur
Ju mesoni femijeve anglishten se me ate gjuhe e kane jeten me te bukur perpara
Keta po qe jane maloke…italishtje eshte gjuha me te cilen sot po hane buke 1 milione shqipetare…dhe me shume ne te ardhmen…Italia eshte shteti qe me shume se te gjithe po na ndihmon dhe aty eshte orientimi yne…po ju o te gjore ku dini ju…ju thone qe keni gjuhe primare dhe sekondare,.. mesojini te dyja, po ju nuk mundeni…me vjen keq per ju…
italishtja nuk te con ne asnje vend tjeter te botes pervec se ne itali, pastaj gjuha nuk mesohet per te ngrene buke ne nje shtet, por per te komunikuar me cdo shtet, ti qenke nje rrot maloku se sdike gje fare, un brenda 2 javesh kam harxhuar 1000 euro per dokumenta neper zyra te ndryshme ne itali, nderkohe qe ne shtete tjera kryen pune me pak pare dhe per pak kohe
ELIO ti qenke nje injorant i mjere!! Te ka ngelur koha te antenat me kanace o mjeran!! Anglish po mesojne Italian e Francez, kinez e pakistanez dhe ti i sugjeron qe te mesojne nje gjuhe qe ska lidhje me asgje ne bote pervecse me pa RAIUNO hahahaha!!! ITALISH dhe FRENGJISHT!!!!!! O Zot cfar i punojne atij popullli!!!!
eshte shume e vrt edhe une m mendimin tuaj jam flmm
Anglisht eshte gjuha me e komunikueshme e globit. Italisht flitet vetem petej detit dhe ne nje pjese te vogel te Afrikes qe ne nuk na lidh gje fare. (*_*)
me pelq qe prinerit perkushtohen qe femijet e tyre te mesojne ang por edhe italishta s eshte keq edhe pse ang eshte kryesore……si mendoni se si po gjejne pune gjithe keta te rinj ????ja pra ne kon center ….seshte arsye te dilni kunder rregullave por vetem kerkoni tju shtohet edhe ang …se di nqs me kuptoni por ky eshten realiteti ….sot ne shqiperi me shume e vlefshme eshte italishtaja …flm per mirekuptimin tuaj .mrb
Ky problem esht ne shum shkolla.edhe tek shkolla Deshmoret e liris,po Italishten si gjuh e dyte,ne vend qe te ven Gjermanisht ose Spanjisht.Italishten e din edhe katunaret sot.
Myqeremi eshte nje profesionist i vertete dhe ka mbledh rreth vetes shume myqerrema!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Ore po me projektin e kinezçes çbehet , a e filloi Sala?
Projekt leshi,qe detyron prinderit pastaj te paguajn privatisht per mesimin e anglishtes per femijte e tyre.
Kan te drejte prinderit.Perse te mos jete me zgjedhje?Tek e fundit kujt i afron ndonje perspektive Italishtja qe tashme e din kuç e maç.
KUR LEXOVA TITULLIN MENDOVA SE JANE NGRITUR PRINDERIT E KUNDERSHTOJNE BERISHEN PER THIRJET POLITIKE QE BEN NEPER SHKOLLAT E VENDIT E THASHE MESE FUNDI U ZGJUAN DHE MOREN SITUATEN NE DORE KURSE KETA NUK PASKAN PROBLEM KETE PO GJUHEN E HUAJ SE ATE KISHIN MANGUT SE E MESUAN PASTER SHQIPEN E I MBETEN KETO.
keta te ministris se arsimit jan budallenj apo me duket mua
mos kishin no ca mesues te italishtes pa pun me bindje berishjane
mos kane ndermend te hapin ambasaden italiane ne fushkruj keta maskarenj
jane shume te rrezikshem kushedi ca qellimi kane pasur
perfitime te medha
lek i pa par
vidhni sa te mundni
o te pa ngopur
femijt i ze gjumi te pa ngren e shikojne endra te BUKURA
E JUVE JU UROJ TE SHIKONI ENDRRA TE FRIKSHME
10% italisht dhe 30% frengjisht?! Jane idiote keta apo cfare?? Vetem 60% do jete anglisht,gjuha e botes sot?? Ndersa gjermanisht asnje perqind, qe eshte motorri ekonomik dhe politik i Europes…
Kete 30% frengjisht nuk po e kuptoj fare…, c`lidhje ekonomike apo kaq strategjike kemi ne me Francen, sa ka kontribuar Franca pas viteve 90 ne Shqiperi? Nderkohe qe gjermanishtja, gjuha e shtetit kontribues kryesor ne projektet e zhvillimit ne shqiperi, per te mos perseritur pozicion kryesor te ketij shteti ne Europe qe po vjen vetem duke u konsoliduar, ngelet krejtesisht e paperfaqesuar??!
Cudia, kur nuk di, eshte mese normale qe mbetesh i çuditur!
Mesimi i disa gjuheve te huaja kontribon ne ruajtjen e diversitetit kulturor. Italia, Franca jane shtete qe i kane shitur njerimit kulture, dije, art, guzhine, sport…keshtu qe eshte mese normale qe mesohen keto gjuhe.
Amerika nuk ka as 3 shekuj shtet, pra nuk eshte vetem anglishtja ne bote.
Se dyti, nuk ke pse çuditesh per gjuhen frenge pasi Shqiperia ze vendin e pare ne bote per fryme popullsie per bursa per studentet ne France.
Thuajse 100% e ketyre bursave per universitete apo mastera e doktorata financohen nga taksapaguesi francez.
Per sa i perket ndihmave dhe kontributit ne ekonomine shqiptare, Franca eshte vendi i dyti ne KE per sa i perket financimit te buxhetit te KE
Qe nga 1990 eshte KE-ja qe eshte investitori dhe donatori me i madh ne Shqiperia, dhe jo Amerika.
Doktoret, pedagoge te shumte te universiteteve shqiptare kane kryer studimet ne France, dhe jo ne Amerike.
Komani, qe eshte sot gjysma e prodhimit te energjise elektrike shqiptare eshte ndertuar po ashtu nga kompani franceze.
Franca nuk ka me influencen qe ka patur ne kohen e kolonive ne politiken boterore, po vazhdon te mbetet nje vend strategjik.
Dhe e fundit, Shqiperia ben pjese ne frankofoni, dhe si anetare e saj ka detyrime per mesimin e gjuhes frenge ne sistemin edukativ shqiptar.
Nese flasim ekonomi, atehere do te duhej te ishte gjuha kineze ne shkollat shqiptare si gjuhe e dyte, apo e pare se me kete ritem, do kaloje dhe Ameriken Kina.
Duam t’u mësoni anglisht,Eshte nje deshir dhe e drejte qytetare.Anglishtja eshte gjuha kryesore sot ne Bote ..
Nqs do te marresh nje informacion nga shkenca,kultura,teknologjia,historia,shendetsia etj ,ne gjuhen angleze e gjen menjehere.gjuha angleze i jep gjithkujt oportunitet.gjithe shkencetaret me te medhenj dalin ose vijne ne amerike per studime te metejshme dhe pastaj rrezatojne ne gjithe boten(gjithmone ne anglisht)
Nga ky rrezatim marrin francezet gjermanet(italianet spo i them fare)ne shqiptaret e me rradhe.
Patjeter anglisht,kur ti di anglisht ne itali dhe italiani sdi skuqet ai dhe jo ti(dhe ne cdo vend te planetit.Hajt tung
Une kisha nje “BRAVO” te madhe per komentuesin Ivani I Madh. Une kam deshire ti bej ketyre prinderve nje provim te thjeshte te gramatikes shqipe dhe nese marrin edhe minimumin kalues I jap te drejte te kerkojne edhe afganistance per femijet e tyre. Po si pretendon ti mesosh anglisht dikujt qe nuk di kohet e foljes ne gjuhen amtare. Shqiptaret nuk duan program mesimor per anglishten mjaftojne nja dy telenovela me nga 2000 seri ne anglisht dhe e qajne vete pataj. Sygjeroj qe neper shkolla gjuhe e pare, e dyte, e trete, e me tej te jete vetem shqipja.