“Mund t’i hani, nuk ju bëjnë asgjë”

6 Tetor 2012, 11:21Sociale TEMA

Eh, çfarë diference! Në Britani një mësues dënohet pse hodhi një lëkurë molle buzë rruge, këtu tek ne hidhen me kuintalë ushqime të skaduara dhe askush nuk lëviz vendit.

Ka ndodhur kështu në fshatin Lalm, të komunës së Vaqarrit në Tiranë. Një furgon ka ndaluar buzë lumit Erzen dhe ka hedhur në breg plot dy kuintalë me karamele të skaduara Halls.

Karamelet kishin skaduar që në vitin 2006, por ishin të mbështjella mirë dhe dukeshin në rregull.

Një banor i zonës ka pyetur shoferin e furgonit se a mund të hahen dhe ka marrë këtë përgjigje: “Mund t’i hani, nuk ju bëjnë gjë”.

Kaq ka mjaftuar dhe banorët janë dyndur me karroca për të marrë karamelet. Dyqanet e fshatit janë furnizuar menjëherë me mallin e ri. Karamelet i ka marrë dhe një ambulant përpara shkollës nëntëvjeçare.

Por pasi kanë konsumuar karamelet, fëmijët kanë nisur të shfaqin probleme në orë të mësimit. Mësuesit janë terrorizuar. Fëmijët janë dërguar në spital. 12 prej tyre kanë shfaqur simptoma më të rënda, por pa rrezik për jetën.

Policia ka ndaluar shitësin ambulant, por furgoni nuk gjendet kund. Mësohet se ai ka hedhur edhe disa thasë me allci e mbeturina të tjera në lumë.

9 komente në ““Mund t’i hani, nuk ju bëjnë asgjë””

  1. Landi- Sverige says:

    Ne qoftese ne vendet e zhvilluara riciklohet mbi 99% mallrave per konsum per energji elektrike, per ngrohje, per plehra organike, per industrine e metaleve, drurit, qelqit e plastikes dhe mbi te gjitha mbahet nje ambjent i paster per jeten e njerezve dhe kafsheve, ne Shqiperi keto “mbeturina” po shkaterojne natyren (floren dhe faunen) dhe bashke me te jeten e njerezve dhe ne vecanti te femijve!! Me te vertet nje barbarizem i pashembullt ne menyren e te menduarit dhe te vepruarit qe lidhet me mentalitetin, kulturen, varferine dhe injorancen e shoqerise.

  2. Ramy says:

    kjo tregon qe ekonomia e sali berishes eshte ne super prodhim.sa per banoret jane tamaqar te medhenje dhe nepsmedhenje. SALIU do mari nje fushate tani qe tu shpjegoje bathoristeve se çeshte nepsi.

    1. Tironsi says:

      “SALIU do mari nje fushate tani qe tu shpjegoje bathoristeve se çeshte nepsi”

      e forte kjo… mos ka lidhje gje me barkun bosh..??
      LoL ?

  3. silvi says:

    PO NORMAL QE NUK TE BEJNE ASGJE, SE NUK I HENGRI, FEMIJA I TIJ ATO KARAMELE. …TE PASHPIRT..!

  4. shvejk says:

    Nuk jane nepsmedhenj o Ramy jane thjesht te uritur, tamam ashtu si ke qene dhe ti para se te thyeje qafen atje ku ke shkuar. Dhe boll na cave K..in me komentet e tua gjoja te zgjuara.

  5. ILIRET says:

    Po ketu, ne radhe te pare, i ka kaluar afati i skadences, qeverise.
    Nuk e shikoni, qe te gjith ata qe konsumojne produktet e SRB-it dhe te qeverise se tij, jane infektuar dhe ba per tu lidh. Si puna e atyre gardisteve qe futen ne gjyqin e 21 janarit dhe i puthin doren Ndrea Prendit, duke i thene te lumte dora! Apo si puna e nje spiuni ketu siper, qe thote se SRB-i, ka sjelle aq bollik, sa qe edhe po i derdhin cokollatat neper rruge.
    Po c’gje e re do te dale? Ngrihu o popull ne kamb dhe hidhe ne hon, kete qeveri te skaduar. Hidhe dhe zhdukja cdo gjurme, me qellim qe, mos te kete mundesi me te infektoje asnje arter te jetes ne kete vend, qe ka 20 vjet qe perpelitet i semure dhe i venitur dhe nuk po i afrohet dot Evropes te shendetshme…

  6. loni says:

    po le te helmohen,,sa me pak maloke,,aq me mire per shqiperine,,njeriu i qyteteruar nuk shkon e merre ato plera qe hedhin,,se po te ishin te mira nuk i hidhte ai person por i konsumonte per vete,,prandaj dhe i tha kafsheve malsore,,ti hani se nuk ju gjen gje,,vetem me kete menyre mund te zhduket ajo rrace malesh e zgjebosur..

  7. luis says:

    E dini se cfare me kujton ky Sali trapi,me kujton nje kohe kur nje oficer i nje toge ushtareke u thote ushtareve te vet te nxjerrin palloshat jashte se dua te shoh se kush e ka me te madh.Vazhdon ky oficer idioti tua mase me radhe palloshat dhe ne fund nje ushtar nga Shkodra i kthehet oficerit dhe i thote kam nje mendim qe edhe ty ta mas palloshin tend por me nje kusht se nuk ke nevoje te zhvishesh.Dakord i thote oficeri duke menduar se cfare sekreti do kete kjo pune.Ushtari fillon nga gishterinjte e kembes e deri tek koka duke bere matjen dhe ne kete moment oficeri i kthehet cfare eshte kjo matje,ushtari i kthehet sepse kar je i teri shoku komandat.Ja keshtu eshte saliu i yne.

  8. Landi says:

    po mire o njerez pse beheni budallenj,a do ti hidhte ne lume ai tjetri po te ishin te mira e s do ti shiste??????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje