Eurostat: Sa pak punojnë femrat shqiptare

5 Tetor 2012, 20:43Sociale TEMA

Femrat shqiptare punojnë mesatarisht 15 orë në javë, të paktën sipas shifrave zyrtare, ndërsa turket, anglezet dhe austriaket janë ato që punojnë më shumë në Europë, mbi 40 orë në javë.

Këto janë rezultatet e raportit më të fundit të publikuar nga Eurostat, i cili është bazuar në kontratat e punës me orar të plotë apo të punës në kohë të pjesshme dhe kanë zbuluar se sa orë në ditë punojnë femrat, raporton Vizion Plus.

Ajo që bie në sy në raport është fakti se kryesisht në vendet e rajonit, si Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, por edhe Bullgari, kontratat e punës me kohë të pjesshme mungojnë ose janë shumë të rralla.

Një tjetër fakt i shumëpërmendur në raport është niveli i ulët i punësimit të femrave në Rumani. Sipas shifrave, në Rumani femrat, por edhe meshkujt, punojnë mesatarisht vetëm 1.5 ore ne jave.

Vendin e parë në Europë si femrat që punojnë më shumë e mbajnë ato ne Turqi, të cilat punojnë më shumë me 52.1 orë pune në javë, të ndjekura nga femrat në Angli, Austri, Danimarkë, Irlandë, Gjermani, Francë etj. Në Europë, mesatarja për femrat që punojnë është 38.9 orë punë në javë.

7 komente në “Eurostat: Sa pak punojnë femrat shqiptare”

  1. kaurri says:

    turket i hyjn punes
    turqit i hyn sumes

  2. kinezi zezak says:

    shqiptaret punojne me shume por “ne te zeze”.
    a nuk i shef semaforet te mubsh plot e perplot me shqiptare a?

    1. raimondi says:

      Shume mire bejne mos punojne –Femra s’eshte per pune, eshte per qejf

  3. tourkofagos says:

    …….dhe per kete e kane fajin hasanet…….pune hasanesh!!!!

  4. Po motrat greke sa punojne!!!

  5. miri says:

    Cudi mor ti duhet te kene llogaritur dhe ato qe punojne te Banka e Fullanit.
    Mos iu kane zbritur kohen qe kalojne te krevati dopjo.
    Mbase ne Europe kete nuk e konsiderojne pune.
    Si Fullani.

  6. HORRI bulevardit says:

    Po natyrisht se punojne shume pak femra, se rasti Pango, te sjell frike dh kundershtim nga pjesetaret e tjere te familjes.
    Se ai rast i jep pershtypjen nje shoqerie te mbushur me thashetheme, se: Emo se filloi pune se shkoi me kete minister, u taku me ate shef e te tjera.
    Rasti Pango ishte fale investigimit te Fiks-Fare, por sa raste qe nuk denoncohen, per shkak te thashethemeve qe shoqerojne nje denoncim, qe nuk publikohen, por i lihen zotit tja marri haken.
    Kur shikon gra si Mersila Doda, Zhozefina Topalli, qe shurdhojne nje popull me kercenime dhe ndyresira te tjera, gje qe ka sjelle tek thashethemexhiu popull, te gajasen me batuta, qe shume here jane me shume se batuta, cdo grua e arsyeshme, megjithese mund te kete nje intelekt per tu admiruar, terhiqet dhe shikon si mund te gjeje nje pune, ku thashethemexhiu popull, te mos prodhoje batuten e rradhes.
    Dhe me kryesorja, a i kane shume gra ato para ne euro apo dollare, per te paguar nje vend pune qe i pershtatet dhe qe kane mbaruar nje shkolle per ate vend pune? jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje