Dragoti: Me fjalimet e kryeministrit para nxënësve përgatiten kriminelët e nesërm

5 Tetor 2012, 20:09Sociale TEMA

Intervistoi: Mustafa Nano

Edmond Dragoti, psikolog, ishte nga të parët që u kap në befasi, më saktë u shock-ua, nga fjalimet rreptësisht politike të kryeministrit përpara nxënësve nën 15 vjeç në një numër shkollash, ku ai shkon për të përuruar ndonjë rikonstruksion. Para tri ditësh, lexova një intervistë të Dragotit në të përditshmen Shqiptarja.com, dhe në të ai nuk nguronte ta denonconte këtë veprim të kryeministrit të vendit. I kërkova që ta rimerrnim këtë temë, dhe për kënaqësinë time pranoi. Ja chat-i me të:

Nano: Dragoti, lexova nje intervistën tuaj tek shqiptarja.com lidhur me inkursionin e kryeministrit nëpër shkolla. Dhe ishit kritik. I qëndroni ende mendimeve të shprehura në atë intervistë?

Dragoti: Patjetër! Rasti është kaq skandaloz dhe i pamoralshëm sa nuk mund të lëkundesh dot nga qëndrimi kritik ndaj tij.

Nano: Disa janë kapur pas shkeljes së ligjit në këtë mes, por ju ishit fokusuar tek një si impakt psikologjik tek fëmijët. Është më i rëndësishëm ky impakt, apo shkelja e ligjit me të dyja këmbët në këtë histori?

Dragoti: Është natyra e profesionit tim që më bën të jem i ndjeshëm ndaj dhunës psikologjike dhe abuzimeve me fëmijët nga kushdoqoftë, dhe aq më tepër në rastin kur kjo dhunë ushtrohet nga ai që e ka për detyrë t’i mbrojë ata, nga kryeministri. Aspekti ligjor është i rëndësishëm për çdo qytetar dhe për shoqërinë në tërësi, por ai psikologjik lë gjurmë të pashlyeshme në psikologjinë e fëmijës, në formimin e identitetit të tij, në psikikën ende të paformuar të tyre, në formimin e personalitetit të ardhshëm dhe në të ardhmen e vetë shoqërisë.

Nano: Në terma konkretë, si bëhet dëmi tek fëmijët në një rrethanë të tillë?

Dragoti: Në thelb, ekspozimi i konfliktit politik para fëmijëve, po aq sa çdo konflikt tjetër, u jep fëmijëve modelin e dhunës dhe abuzimit, u mëson atyre se në të ardhmen duhet të jesh i dhunshëm, që të arrish në nivelet e larta të shoqërisë dhe pushtetit. Dhe nga ana tjetër ushqen tek ta frikën ndaj autoritetit, respektimin e dhunës, suksesin nëpërmjet forcës dhe jo arsyes, nënshtrimin ndaj agresivitetit, etj. Ndërkohë që fëmijët, që ndikohen më shumë prej autoritetit të dhunshëm e konfliktual të kryeqeveritarit, kur të rriten do të sillen dhunshëm në shoqëri dhe do të abuzojnë në familje. Me pak fjalë, në këtë mënyrë, babai i qeverisë po përgatit kriminelët e ardhshëm të shoqërisë sonë.

Nano: Po bëj avokatin e djallit. Nuk ju duket se konkluzioni juaj i fundit është shumë i fortë, dhe disi i kërkuar?

Dragoti: Jo, jo aspak. Dhuna në familjen e sotme nuk është gjenetike, por është formuar në modelin tradicional të kulturës sonë autoritariste dhe ka gjetur terren në mungesën e drejtësisë sociale dhe abuzimin skandaloz të pushtetit. Po ashtu, prania e një autoriteti të lartë të pushtetit si kryeministri, ka efekte shumë të forta në psikikën ende të paformuar të fëmijëve. Dhe kur modeli që jepet është agresiviteti, forca, dhuna, manipulimi dhe abuzimi politik, deformimi i personalitetit të fëmijëve do të gjenerojë sjellje devijante në të ardhmen. Një nga Papët e mesjetës së hershme është shprehur “Më jepni fëmijët deri në 5 vjeç dhe do ta bëj gjithë botën kristiane”. Mendoni ç’ndodh po t’ia japësh fëmijët një “të forti” abuziv, sa agresive dhe sa e korruptuar do të bëhej shoqëria jonë!

Nano: Një optikë shumë interesante. E dini? Më vjen mirë që “ju kam dhënë rastin” ta bëni këtë shtjellim. Apo janë gjëra që ju i keni thënë dhe herë të tjera?

Dragoti: Ndoshta kam shprehur shqetësimin edhe herë të tjera, por nuk i kam thënë me kaq theks dhe alarm!

Nano: Po në psikën e prindërve të këtyre fëmijëve çfarë ndodh në të tilla rrethana. Nuk i kam parë të shqetësohen. Ç’dreqin mendojnë kur shohin fëmijët e tyre në ekranin e TV-ve si sfond e dekor të këtij show të dhunshëm?

Dragoti: Natyrisht, edhe prindërit, sado të formuar të jenë dhe sado përvojë të kenë, ndeshen vazhdimisht me presionin dhe dhunën mediatike të politikanëve agresivë, me manipulimin skajor dhe të paprinciptë të tyre, me korrupsionin e pandalshëm dhe të pacipë qeveritar, me padrejtësinë sociale të institucioneve të drejtësisë dhe ndihen të pambrojtur në këtë mjedis të ndotur shoqëror. Është ndotja e këtij mjedisi që shton stresin e përditshëm, rrit anksiozitetin e prindërve për pafuqinë e tyre për të mbrojtur fëmijët nga e keqja e kësaj shoqërie, nxit tek ta sjelljen e paekuilibruar dhe konfliktuale në familje dhe kudo, stimulon depresionin social tek individët që ndihen të pambrojtur nga pushteti i korruptuar dhe agresor i kësaj shoqërie.

Nano: Në të njëjtën mënyrë më bëjnë përshtypje dhe mësuesit. Nuk doli qoftë dhe njëri të thosh: “O jo, kjo s’ka kuptim, kjo s’mund të bëhet, zoti kryeministër”. Pyetja ime në këtë rast është: Kanë frikë? Apo nuk ua thotë truri se në këtë çalltisje kryeministrore ka diçka që s’shkon?

Dragoti: Natyrisht, që kanë frikë se mund të largohen nga puna. Por nga ana tjetër, për të dhënë mesazhin e “të fortit” janë zgjedhur shkollat “e sigurta”, pra ku punojnë mësuesit, që janë më pak mësues e më shumë partiakë.

Nano: Një pyetje e fundit, Dragoti. Por është një pyetje “një milion dollarëshe”. Pse e bën kryeministri këtë? Nuk duket se mund të ketë ndonjë qar elektoral nga kjo punë. Përkundrazi.

Dragoti: Mund të ketë shpjegime të ndryshme, por unë besoj se ai është në një moshë delikate, në një andropauzë të vonuar, që shoqërohet me mungesa hormonale dhe me kthime të mundshme në të kaluarën e thellë, në fëmijërinë e hershme, kur fëmija nuk e njeh botën përreth, por vetëm veten dhe vazhdimisht prek veten për ta vërtetuar këtë. Edhe kryeministri ynë, me sa duket, nuk mendon se ekzistojnë të tjerë në këtë botë veç tij, dhe i jep të drejtë vetes për të bërë çdo gjë që mund t’i shkojë në mënd, sado absurde dhe perverse të jetë, sado foshnjore dhe pa mend të jetë. Duke e ndjerë veten “fëmijë’ në ndjesinë e tij, ai ka filluar t’u drejtohet edhe fëmijëve. Duket si reminishencë abuzive dhe tepër e dëmshme për një autoritet që kontrollon ekuilibrin e një shoqërie të tërë.

Nano: Ju falenderoj për këtë bisedë!

Dragoti: Ju falenderoj dhe unë!

http://respublica.al/opinion/2012/10/05/me-fjalimet-e-kryeministrit-para-nxenesve-pergatiten-kriminelet-e-neserm

36 komente në “Dragoti: Me fjalimet e kryeministrit para nxënësve përgatiten kriminelët e nesërm”

  1. xha Jaho says:

    No Koment!

    1. Isuf Haxhiu says:

      Jane pasojat e femijerise depresive qe ka kaluar baca dhe kopeja e tij.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

    2. feniks says:

      Jo xha Jaho:”no coment”!!
      Ka koment,qe c’ke me te!!
      I ke vene re pse bashkefshataret veriore te Berishes jane te DHUNSHEM NE FAMILJE,NE SHOQERI,NE CDO MAREDHENIE ME TE TJERET???
      Kjo ndodh se ata jane rritur,qe ne FEMIJERI ne nje MJEDIS TE EGER,ku FAMILJEN E SHOQERINE E KA SU*NDUAR ME I FORTI,BAJRAKTARI,ME I EGRI!!!
      Vereni si bisedojne VERIORET ME NJERI TJETRIN KUDO,QE U BIE RASTI:
      -DO TA RRAH,DO TA VRAS,DO TA SHKYEJ,DO T’I BEJ NANEN(per gruan nuk e kane shume problem t’ua shash se shkojne sipas parimit “GRUAN E VELLAIT E KEMI TE GJITHE,SE E KEMI BLERE ME PARET E LOPES)!!!
      Ne bisedat e VERIOREVE nuk ka MENDIM,ZGJIDHJE MENDORE,SHQETESIM PER HALLOIN,POR DHUNE!!!
      Dhe ja kudo,qe ndodh nje VRASJE,SHERR,VJEDHJE etj,ne shumicen e rasteve jane VERIORE!!!
      Duke qene te DHUNSHEM(te tille jane kafshet e egra),ata nuk pranojne keshilla,se te “TREGOJNE VENDIN”!!!
      Ne se kane SHERBIMET E SUNDIMTARIT QEVERITAR(si ne rastin e Berishes),ata behen NAZISKINE,KANIBALE DHE NUK DINE SE CFARE ESHTE NJEREZORE DHE KAFSHERORE!!!
      DHE KESHTU MENDOJNE E VEPROJNE SI INJORANTET E SHPELLAVE,POR EDHE TE SHKOLLUARIT NE PARIS!!!
      Kete MENTALITET SJELL EDHE Sali Berisha,kudo ku vepron:NE MITINGJE,NE KUVEND etj!!!
      Me cinizmin e tij te PESHTIRE ai nuk i OFRON ZGJIDHJE partnerit bashkefoles,por synon ta MUNDE ATE PATJETER!!TA HEDHE MA SHPATULLA PER TOKE,QE SKLLEVERIT E TIJ TE NGAZELLEHEN PA KUFI!!!
      KETE BEN EDHE ME FEMIJET KY KRIMINEL!!!
      A NUK ESHTE KRIM KJO QE PO BEN BERISHA NEPER SHKOLLA ME FEMIJET???
      A KA SPECIALISTE,QE TA BEJNE KETE NJERI TE QEPE GOJEN???
      PO BOTA PSE HESHT???

      1. Ilir Gruda says:

        Mund te dalloje vellezerit e krahinat me njeri tjetrin ..por shqiptaret jane NJE DHE ME TE BASHKUAR SE KURRE….Percarjet jane vec enderrime te shurres greke…qe jetone ne mesjete dhe jane shume shume prapa me EUROPEN e emancipuar ku bejme pjese…Edhe ne kemi VERI_JUG_LINDJE_PERENDIM—Shqiperia etnike– Tmerri u ka hyre ne ….

        1. Per Gruden says:

          E thua se e beson vertet se “shqiptaret jane me te bashkuar se kurre” apo e di qe nuk eshte e vertete por ta do puna ta thuash. Nuk dua te bej ndarje etnike, por edhe ti vete e di se “feniski” thote ate qe po ndodh vertet ne Shqiperi. Vertet mendon se ben pjese ne Europen e emancipuar?! Apo gjen sebep dhe thjesht te pelqen te shash Greket. Leri ata ne punen e tyre dhe shiko se c’po ndodh me Shqiperine. Por nese je nga ata qe i puthin doren gardisteve te 21 janarit, atehere kot te flas me ty. Dhe nga fjalori qe perdor, ka shume mundesi te jesh nga ata.

        2. feniks says:

          Te kane PLASUR syte e me3ndjes,o SHPELLAR prej Grude,ndaj nuk te duket PERCARJA ME E RREZIKSHME E SHQIPTAREVE NE TE GJITHE HISTORINE MIJRA VJECARE,kjo e ketyre 22 vjeteve!!
          Shkaktari dhe fajtori per kete MENXYRE eshte Sali Berisha,MALOK 400 DERHEMESH dhe ju SHPELLARET E TJERE,qe e mbeshtetni ate si qenie pa tru!!!
          Keni fituar PERBUZJEN E MBARE POPULLIT,ndaj nuk do te mund ta ndreqni kete situate vercse me DHUNE!!!
          Ne SHPELLA LINDIN E RRITEN VETEM EGERSIRA,ndaj VERIORET JANE TE EGER,TE DHUNSHEM E ASPAK NJEREZORE!!!
          Ne cdo VRASJE,VJEDHJE ,PERDHUNIM,me siguri do jete njeri VERIOR!!!
          Shikoni se si e keni PERDHOSUR TIRANEN:Te vjen ndot te hipesh ne autobuz,te ulesh ne kafene!!
          Fjalori juaj prej CUBI ka ndotur MJEDISIN dhe BALTOSUR kulturen e Tiranes se bukur te dikurshme!!
          TIRANA U KTHYE EDHE NJEHERE TEK BAJGAT,QOFTET E BIRRAT NE MES TE QYTETIT si ne kohen PARA EDI RAMES!!!
          MORTJA,QE S’U HA!!

    3. N.VJOSA says:

      DOKTOR KRIMI…

      Hiqesh si Hoxhe, por je i rruar,
      Hiqesh si Prift, i bere synet
      Monster e vertete, i zhburreruar
      Pa cipe , pa turp, je o Lanet!

      Mashkull kurve, e llapaqen
      Gjak i prishur si malesor,
      Leh si qen, te dyte se gjen,
      Si Batakci edhe si Horr!

      O pjelle e keqe, e ndyre, e krimit,
      I pafytyre, dukesh kur flet
      Mikrob i rrall i percudnimit
      Dhe me i keq se Djalli vet!

        1. AHA says:

          o zotni,lere te lire fantazine e do gjesh edhe ti nje emer …

      1. l says:

        Djalli vet! DO numerojne PER VOTIME…

    4. gomari me bishte says:

      na ishte seç na ishte

      nje gomar me bishte

      qe kur i leshonte

      nuk i numeronte
      http://kokqepa.com/2012/10/na-ishte-sec-na-ishte/

  2. 21janari says:

    Lerini brockollat e intervistat!
    Beni nje padi publike ne gjykate per Sali Berishen, duke e akuzuar per dhune psikologjike ndaj te miturve…

  3. irena says:

    Duhet te organizoheni me mire ju Z. Nano, Dragoti e te tjere individe te pakte e te shendetshem te asaj shoqerie. Organizohuni me mire e me plane konkrete.
    Shoqeria shqiptare ka nevoje per ju.

  4. Donjet Liridoni says:

    Lidhur me pyetjen e parafundit të M. Nanos:

    Kohët e fundit, doktor Berisha kreu një vizitë të suksesshme në veri të vendit. Në një tubim me malësorë, ai u shtrua gju më gju me njerëzit dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Më aktivi mes të interesuarve ishte Kola, i cili kishte tre pyetje për kryeministrin. “Zotni Sali”, foli Kola me nderim, “kam tre pyetje të thjeshta: Pse e keni bllokuar gjyqin e Gërdecit; ç’ka u ba me paratë e rrugës Durrës-Kukës dhe kush dha urdhër për vrasjet e 21 janarit?”
    Doktori buzëqeshi, si din vetë ai dhe i tha: “Kolë, ke ba pyetje shumë të mira, bajmë pesë minuta pushim dhe mblidhemi prapë”. Pas pesë minutash, në sallën e vogël u kthyen të gjithë, por Kola mungonte.
    Berisha i ftoi të tjerët të vazhdonin të bënin pyetje. Krejt salla uli kokën. Më në fund, Frani ngriti dorën. “Zotni kryeministër”, tha Frani, “unë kam pesë pyetje. Përveç tri pyetjeve të Kolës, kam dhe dy të tjera: Çfarë ka ndodh me Kolën, dhe çfarë ka me ndodh me Franin?”

  5. homeri says:

    —historikisht diktaturat kane manipulur adoleshentet—-Dihet qe xherxhinski mblodhi femijet e rruges ,u brumosi atyre ideologjin komuniste che ata u bene agjent che heronj te luftes . —Po keshtu HITLERI krijoji me femijet batalionet e te rinjeve nazist—Dhe berisha nuk do te ngeli me mbrapa , kerkon te krijoji kriminelet e rinj te pd.

    1. tefta says:

      ky ishte Makarenko qe Vagabondet e Rusise i ktheu ne njerez dhe jo Xherxhinski i poezise

      1. homeri says:

        —-e sakt tefta—Lajthitje e kujteses , por ne kete bote me kaq shume probleme edhe kompjuteri te nxjerr ndonje te dhene te gabuar

      2. gjoni says:

        A thua Xherxhinski te kete
        shkruar poezi(sigurims)

  6. gjymshiti says:

    po xhosefina a ishte aty duke ju tregu fmijve per experiencat e saj ne fushen e kastrimit a?

  7. acari says:

    ky duhet lidhur me zinxhire kembe e koke dhe izoluar te ZOO i Tiranes se ka qene dhe eshte i rrezikshem – po kush ta lidhi – nana suma apo Ed… Vete Likja ja tregoi vendin ketij animali.

  8. Ben Chicago says:

    duhet te kete nje ligj per kontrollin e shendetit mendor per qeveritaret
    nje komision mjeksor do percaktonte rezikshmerine e saliut
    nje perbindesh

  9. luan says:

    HITLERI kur i humbi ushtaret ,filloi dhe mblidhte femije te moshes 13-15 vjecare dhe ju thoshte : Ne do ta fitojme luften !!!!!!
    Ky moment quhet ” KENGA E MJELMES” . Sqarojme : MJELMA kendon per here te fundit dhe pastaj ngordh . Dhe ky sharlatani yne qe ju be ferr ketij populli mjeran po jep shenjat e kapitullimit te omologut te tij .

  10. Dodoni says:

    Ndaj harbutit ka vetem nje menyre per t’iu kunderpergjigjur;HARBUTCE. Cdo lloj perballje civile per te rrezuar kriminelin Sali eshte e deshtuar. Qofsha i gabuar ne mendimin tim ,por kam frike se per te permbysur kete diktature te re do te duhet nje tjeter rrevolucion si ai i 97.

  11. U a them un ju! says:

    Problemin e psiqikes debile te Saliut ma beri te qarte dje nje miku im, ish- bashkemoshatar dhe ish-shok femirije i kryeministrit tone (qe e paste ymrin e gjate, ishallah). Ja cfare kujton ai:

    “Njehere kur ishim te vegjel, rreth 11-12 vjecare, shkuam per te luajtur bashke me femije te tjere diku tutje pllajes madheshtore te Vicidolit kreshnik. Papritur del nje mushke nga nje pyll aty prane dhe ne te gjithe i u afruam asaj me kurreshtje duke krijuar nje rreth perqark saj. Mushka filloi te sillej poshte e perpjete duke u perpjekur te gjeje ndonje shteg per te dale nga rrethimi. Nderkohe Saliu, i cili gjithmone dallohej per trimeri, i u afrua tinez nga pas dhe me nje kercim akrobatik arriti ta kape mushken nga bishti. Kafsha hingelliu dhe u perpoq te clirohej nga okupatori, por Saliu u kacavjerr pas bishtit dhe u perpoq te mbahej fort duke rrasur edhe koken midis shaleve te saj.

    Dhe aty ndodhi e papritura. Mushka me nje kercim mbi kembet e para, i a futi me kembet e pasme nje shqelm kokes Saliut te gjore duke u cliruar prej tij dhe ja dha vrapit duke u zhdukur ne pyll. Ne te gjithe u mblodhem rreth shokut tone, i cili per cudine tone u ngrit menjehere ne kembe vecse me nje gunge te madhe ne balle.

    “Ska problem – tha ai, nuk me dhemb shume, hajde ikim”.

    Te nesermen Saliu nuk erdhi ne shkolle se i ishte enjtur shume koka.
    Doktori qe e vizitoi i tha bace Rames se ai kishte pesuar nje frakture ne kafke dhe duhet te bente regjim shtrati, por baca nuk e la te qetesohej se pas shkolle nuk kishte se kush ti conte dhite per kullote.

    Me e habiteshme eshte se qe nga goditja e mushkes, Saliu u be djali me i mencur i Vucidolit. Ne shkolle po se po, por don ti i hypi dhe nje dell oratorie aq sa kur e vinin te ligjeronte para shkolles, te gjitha vajzat e fshatit shkriheshin fare per te. Ne djemte e morrem shume inat por s`kishim c`ti benim. Ai na bukoste fare sidomos kur thoshte “ju garantoj un ju”.

    Qe atehere i kane mbetur shkollat merak, ben cben dhe e mban vrapin here pas here aty. Eshte bere koqe fare…

  12. kondi uk says:

    Duke udhetuar me urbanin e unazes ne Tirane para dy tre vjeteve kur isha ne Shqiperi po degjoja me vemendje dialogun midis tyre te disa femijeve deri ne 10 vjec ,mendoj.Me beri pershtypje se deshira e shume prej tyre kur te rriteshin donin te beheshin politikan dhe deputet mbasi ne kete menyre fitonin shume para.Kjo eshte psikollogjia e brezit te sotem shqiptar.Fitimi i parave duke qene me pushte.Shume keq per te ardhmen e nje vendi.

  13. ardian says:

    ka shume te drejte z.nano,psiqiku pasi ka mbjellur shume urrejte nder popull nje urrejtje jashte zakonisht e madhe mese e dukshme e arrogance frut i nje mendje te semure e vdekur perfundimisht edhe nje trapiant truri sali vicidolit nuk do ta ndryshonte,keto qe po ben ky i cmendur me femijet politikanet europiane nuk guxojne ta marrin nje mundim te tille po ja qe ndodhh ketej nga shqiperia ose tip lukashenko e te tjere ballkanas me pak fjale eshte e papranushme kjo qe po ben diversanti berishe cfare do lloj gjeje e marrezie qe ben ky psiko eshte anomali qe prej 20 vjetesh e ka pllakosur atdheun tone pa largimin e ketij bastardi nuk ka asnje te ardhme vendi jone dhe brezat e ardhshem kjo duhet ti ngulet ne tru e ne bythe berishes dhe mbeshtetesve te tij …

  14. shqiptari says:

    Hajde mos u merzitni,se do ti bije pika ne koke nje dite,dhe do te shkoje ne te satemes.Por cfare do te bejme me te tjeret,se skemi vetem kete.
    E mendoni qe edhe ata qe do te vijen njesoje do te jene !

  15. gjoni says:

    E prisja një reagim te tille
    nga nje intelektual me pergatitje te thelle ne fushen e psikologjise.
    Para disa ditesh ne mediat diskutohej per dhunen ne shkollat dhe
    u transmetuan disa inter
    vista te dy a tre psikolo
    geve te shkollave.Zonjushat psikologe fajesuan per ndodhite e dhunshme face buk-un dhe vajzat!?
    Askush nuk pati guximn te pohonte se per kete ka faj gjithe shoqeria,
    ka faj moszbatimi i ligjeve ne fusha te ndryshme dhe
    pasqyrimi i ketij veprimi tek adoleshenca.Shembujt
    per kete i gjejme çdo dite,kudo,ne çdo veprim te jetes,duke filluar qe nga vetë familja e te rinjve:prindi qe ka parkuar mbi trotuar ose ne parkimin “privat” te ruajtur me zinxhirë; i afë
    rmi bisnesmen qe puneson te pasiguruar dhe shet pa kupon tatimor; djali i halles qe nget fuoristrada-n pa patente etj.; komshiu qe ktheu hyrjen ne kafene dhe prishi lulishten e pallatit , polici qe nuk ndaloi makinen lluksoze
    me xhama te zinj qe kaloi me te kuqe,profesori qe mori…;mjeku qe mori…; drejtori,zv/ministri,ministri zv/krymi
    nistri,gardisti,kom.i gardistëve,gjykatesi,vrase
    si dhe tani,shikojne,degjojne e
    mesojne nga vete Sali Berisha si te shkelin ligjin
    qe te behen” te forte”
    U vafte mbare!

  16. turi says:

    Harron i madhi Feniks se krime kryhen njilloj si nga verioret si nga jugoret,bile me makabre nga keto te dytet. Harron se Sali Berisha votohet njilloj si ne jug si ne veri. Shikoni statistikat. Dhe se fundi, Shqiperia eshte aq e vogel sa nuk mund ta ndash ne jug e veri, ka thene i nderuari Rexhep Mejdani.

  17. heineken says:

    o fenoo likso desha te pyes,,,mos ke afer ndonje verior qe te punon mamin a tet shoqe? paske shume siklet o i shkreti ti,,,bububu cfare po hiqke

  18. Nord says:

    s.berisha dhe familja e tiij eshte aq e pasur sa me te drejte deklaron,do rri me pushtet edhe 35 vjet te tjera, ja ky este suksesi ,begatia,lulezimi I shqiperise komuniste qe drejtuat per 45 vjet jugoret ,por tani hidheni perpjet se fajin e kane maloket . SERVILIZMI dhe URREJTJA e cobeneve e katandisi vendin no kete menyre. Mbajeni tani ne kurriz mostren Sali berish me gjith fajin ,

  19. Baca says:

    Tani mora vesh te verteten pse udheheqsi Jon kryen veprime si pre te semurit mendor,Keto Jane pasojat qe vin nag renia nag fiku,nga gomari.ne rastin ne fjale NUK kepi te beam as me fikun as me gomarin.por kepi nje lidhe midis ketij te fundit (gomarit) me kalin lidhje martesore QE linden femijen e tyre MUSHK goitja nag produkti ESHTE nudie her me ikeq se baba I saj gomar.prandaj udheheqsi yen I madh flet nag nje her dh perher percart.Kete e mora vest nag shoji I femijnis se Saliut nga Vicidoli.

  20. Landi says:

    per te gjithe ata qe thone e mbrojne vetem se eshte verior:
    a s jane edhe femijet tuaj ne kto shkolla???????????????
    a s i ka vrare njelloj edhe verioret kur kane protestuar me 21 janar 2 nga jugu 2 nga veriu

    A s eshte turp te ndahemi njeri me tjetrin ne veriore e jugore nje bythe vend me 3 milion banore
    ja kete na ka bere politika,futi sherrin mes nesh e ata vjedhin,tradicionalja perca e sundo

  21. Qytetari i vertete says:

    Te Nderuar komentues! Me keqardhje por duhet te pranojme se ne shume komente ka nje fryme urrejtje krahinore gje e cila preveçse te keqijave nuk na sjell asnje te mire.Nuk mund te etiketosh me shpellar,te trashe etj. krahina te tera te veriut per disa dukuri qe vihen re sot ne shume aspekte te jetes te perditshme.Çdo ngjarje me pasoja te lehta e te renda kane autore dhe autoret kane emer e mbiemer dhe jo autore verior apo jugor,malok apo lab,çeçen apo lal,çam apo karaduz te gjitha keto epitete sa vulgare aq dhe te pamoralshem per ato qe i etiketojne banoret e qyteteve apo krahinave respektive.Keto ndasi vetem neve nuk na sherbejne.Nuk mund te thuash qe krimet me te renda i bejne verioret se sa jugoret por mund te thuash ne shumicen e rasteve te krimeve te ndryshme sidomos ato ordinere shkaku kryesor eshte varferia ekstreme.Nuk duhet te harrojme anjehere se ne prapambetjen e thelle te veriut nje ndikim shume te madh negativ ka pase edhe politika diskriminuese dhe percarese e Enver Hoxhes.Kush eshte i nje moshe me te madhe se 40 vjec e di shume mire se shume gjimnaziste te krahinave te veriut nuk dergoheshin ne universitet e ndryshme te Shqiperise me motivacione banale .Ne shume qytete dhe fshatra shikoje mesues te ardhur nga rrethet me jugore te Shqiperise si Gjirokastra apo Saranda dhe shume pak per te mos thene aspak mesues vendas.Nje gje duhet te kene parasysh keta ndares te Shqiperise se nuk kane qene krahinat e jugut qe e kane bere Shqiperine por kane qene shfrytezimi i minierave te krahinave te veriut ku nxirreshin krom,baker,ar e shume minerale te tjera qe duheshin si lende e pare per industrine.Urrejtja ndermjet shqiptareve veriore apo jugore eshte fryme e atyre qe Shqiperine e kane pare dhe e shikojne si çiflikun e tyre dhe me mendjet e tyre kriminale duan ta shfrytezojne ate per pushtetin e tyre.Vetem kur jemi te ndare mund te na komandojne me kollaj dhe te na hedhin ne gryke te njeri tjetrit.Kur do te lodhemi ne shqipetaret nga urrejtja per njeri tjetrin apo nuk jemi aq te kulturuar sa te te duam dhe respektojme njeri tjetrin duke qene te sigurte qe e bejme per vehten tone

  22. hemo says:

    Ja qytetari vertet si reagon .
    Keshtu reagohet ndaj krimit qe udheheq shqiperine ,
    drejt zhdukjes se jetes qytetare e normalitetit,
    aq shume te kerkuar e te domosdoshem ne ate vend.
    Kto ngjyra te bukura ka reagimi vertet ,
    per ata qe i dhimbet ky vend ,per qytetaret e vertet.
    Falemnderit Edmond , qe i kujton sharlataneve te ktij vendi se qytetari
    ska kapituluar akoma nga turmat vandale berishiane zbrirutr ne qytete.

  23. agimi says:

    ky far nano asht antishqiptar e ky psikologu net shkrun libra mos tmirret me salen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje