Dimë gjithçka, s’bëjmë asgjë!
Ky ishte lajtmotivi i të vetmit deputet, Fatos Bejës, që befasisht, në mënyrë aspak të dëshiruar u gjend pranë një grupi ish- të përndjekurish, të cilët po i dërgonin në varg njëri-pas tjetrit pyetjen kur, kur, kur?
“Është përdorur politikisht kjo çështje, më përpara s’morët para, erdhën “ata” 8 vjet, s’morët asgjë, tani filloi. Të bëhet privatizimi dhe shohim… Ju lutem se po nxitoj për në aeroport. Kam takim me të OSBE-së”, këto ishin fjalët për përgjigje, ndërsa të moshuarit, përmes një fraze që mbart dhimbje dhe revoltim pohonin: “Pa punë, pa dëmshpërblim, kthehemi në kriminelë”.
Pasi turma me protestues u shpërnda, deputetët njëri- pas tjetrit nxorën kokat për të vajtur tek takimi me të OSBE-së, ndërsa një ish i përndjekur, Vangjel Bartuvani, me djersët në ballë që i ndriçonin fort nga rrezet e diellit më fliste:
“Unë tani jam 75 vjeç. Ne nuk mund të presim për të marrë dëmshpërblimin me 8 këste. Çdo këst jepet njëherë në 5 vjet. A mund të rroj unë aq?! Të gjitha janë mashtrime! Kam qenë i internuar vetë dhe nuk mora asgjë. Për dy kokrra domate që hëngra, ndërkohë që i vilja, më morën më shkelma dhe nga Saranda më dërguan në Shtyllas të Fierit”, tregon ai.
Siç edhe tregon, vuajtjet e tij edhe mund të lihen pas, por shqiptari e ka zakon që kockat e një të ndjeri t’i nderojë.
“Kërkoj të drejtën e vëllait tim që vdiq në burgun e Burrelit. A është e mundur që qeveria të mos dijë varret e ish- të përndjekurve? Të gjithë kanë vdekur ata që janë varrosur?”, janë pyetjet që drejton ai.
Pyetje që i ka parashtruar dhe në institucionet përkatëse, pyetje që janë mbuluar me përgjigjen e heshtjes.
“Kockat e vëllait i kërkova që kur ishte Pjetër Arbnori, meqë ai kish qëndruar bashkë me vëllanë tim, Lefter Ballduranin në një dhomë. I kërkova që për hir të miqësisë, të m’i gjente ato kocka. Por, jo! E di që kockat e vëllait janë kthyer në biznes. Që të gjinden kërkohen para. Vëllai im ka vdekur në burg në ’74 dhe të mos dihet se ku është hedhur, s’e kuptoj!”, shprehet z. Vangjel.
I zhgënjyer dhe pa përgjigje ndër vite rikujton një përgjigje që i ishte dhënë në Ministrinë e Brendshme: “E beson se kemi pasur avokatë që e kanë ditur se ku janë hedhur eshtrat, dhe kur ka shkuar tek vendi është çmendur?”
“Kujt t’ia kërkojmë?”, pyet ai.
Mund të ketë dhe të drejtë në pyetjen njerëzore të tij, se nga realizimi i kërkesave mund “të çmenden” edhe të tjerë.
“Mirë në atë sistem, por edhe sot të mos gjej kockat e tim vëllai është tërësisht e pakuptimtë, dhe këto na gënjejnë me dëmshpërblime që s’do i marrim kurrë!”, pohon zotëria.
Ndërsa një tjetër zonjë po protestonte për dëmshpërblimin me një grumbull dokumentesh në çantën e saj, babai i të cilës kishte fituar pafajësinë në ’96-ën.
“Babai im Beqir Mancaku u dënua në vend të magazinierit. Ai e ka fituar pafajësinë, por Ministria e Drejtësisë nuk e pranon këtë pafajësi. Alibeaj më ktheu përgjigje negative, ndërsa Nishanit i kam dërguar dy kërkesa, por s’ka honepsur për përgjigje”, tregon Zyra Mancaku.
Ajo tregon se motrat e saj kanë qëndruar akoma më shumë në internim, ndërsa ajo vetë ka qëndruar 5 vite në Berat dhe 10 vite në Kavajë.
“Kemi të drejtën të dëmshpërblehemi dhe refuzohemi vazhdimisht”, pohon ajo.
E ndërsa protesta për dëmshpërblimin u zhvillua me një pankartë, indiferentizmi i titullarëve vërehet ndjeshëm.
Po përsëris, ata dinë gjithçka dhe sërish s’bëjnë asgjë!
Pirdh o prift ne prill, pirdh …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/zyra-e-zotit-nishani-presidence.html
Popull i dhjere.U denua i madh e i vogel dikur ne “diktatur” dhe populli u nxirrte gjuhen me tallje.
Edhe tani ne “demokraci” po te njeteve njerez,po ky popull u nxjerr gjuhen,askush nuk i bashkohet protestes se te perndjekurve te komunizmit,tallet bytha me ta nga te gjithe,edhe nga mediat qe duan pak lajme qe te shiten.
Pra nuk e ka fajin as demokracia e as komunizmi,por jemi nje popull debil.
Ne diktature nuk u denua i madh e i vogel po vetem pakica, “me gishta te dores” ndryshe Enveri nuk do rrinte ne pushtet 50 vjet. Tjetra, ketyre te persekutuarve te djeshem nuk jua ka ngene njeri as ti degjoj cfare duan se keta legenat e moren ne krah Sali Komunistin dhe e na e ben brenda dites demokrat. Ngjela qe lef sot kunder Saliut lef se nuk u be minister..po te ishte ber minister sot do ishte njeriu me i flakte pro Saliut si shume te tjere, Topi&co.. Sot mos han m…t shum po ose te shkojne ta vrasin Salen ose te rrin ne mizerabilitetin ku i coi mendja e tyre. Kombi legen shqiptar i ka pasur gjithmon hak ata qe ka pasur mbi koke.
Anal-ist u denua vetem pakica???Jo nuk ishin aq pak,por ke te drejte sepse ti do kesh menduar per spiunet,,eeeee,po 1 ne 3 ishin spiune,doja te pyesja dhe ty kategorine po dukesh.e pra ,pse ka legena si ty qe nuk degjojne ,sala do jete atje ku eshte,per shume vite.Secili ha ate qe thote ,,ehe si te jesh mesuar,dhe te persekutuarit nuk kane faj qe ti je keshtu,pra ha -shkruaj sa te duash!
Veronike moj cupe jemi tre veta, ti, jot eme dhe yt ate. Kush nga ju te tre eshte spiuni i sigurimit? Pra Enveri nuk ka pasur faj se ju spiunonit njeri-tjetrin. Prandaj mos ha shume…shkrime. Te fala nga shpia. Puc te faqja.
Se kuptoj pse duhet shperblyer ai sarandioti. Pse nuk gjen eshtra e re vellait?
Po kjo tjetra? Pse kish jetuar ne berat dhe kavaje?
Edhe une kam jetuar ne kavaje. Duhet te marre demshperblim?
Roni,PO 20 000 te vrare pas nentedhjetes si te duken?