Scarlett Johansson e Eva Longoria, pro Obama-s për abortin (VIDEO)

16 Tetor 2012, 11:25Lifestyle TEMA

Tri aktoret e famshme Eva Longoria, Kerry Washington e Scarlett Johansson, janë shfaqur në një video për të mbështetur fushatën presidenciale të Barak Obama-s. Ato janë kundër kandidatit republikan Romney, veçanërisht për çështjen e abortit, që kundërshtohet fort nga ana e këtij të fundit. Aktoret kanë ftuar votuesit amerikanë që të njihen mirë me qëllimet e Romney kundër abortit, duke qenë se do të kufizonte femrat që nuk duan të lindin për shkak të arsyeve të shumta. Aborti është një nga çështjet më të ndjeshme në SHBA dhe mbështetet fort nga Obama, ndërkohë që Romney e kundërshton atë.

4 komente në “Scarlett Johansson e Eva Longoria, pro Obama-s për abortin (VIDEO)”

  1. Pirro says:

    Me dy haleve eshte natyrale vota per ate qe kundermon me pak(sigurisht Obama), por vota me e mire ne mbare Boten eshte MOSBINDJA CIVILE, per ta rrezuar kete sistem te kalbur sionist e per te ndertuar ne kete planet te mrekullueshem nje sistem shoqeror te perparuar qe nuk bazohet me mbi fitimin e mbi parane, por mbi respektin dhe dashurine mes njerezve dhe çdo gjallese qe na rrethon!

  2. leshverdhi says:

    Merre me leng o Pirro, qe te heqesh rregjimin sionist eshte si te thuash shkul ferren e keqe. T’ju pyes shkulet ndonjehere ferra e keqe?! Kamata dhe sistemi i tyre bankar eshte gjirizi dhe shprehja me e keqe e sistemit te tyre.. Gjithe e keqja botes i vjen jo nga ata qe bejne te keqija po nga ata qe rrine indiferente ndaj tyre dhe te keqes qe ata prodhojne!

  3. Pirro says:

    E di qe s’eshte e lehte, por as e pamundur biondi! Problemi qendron tek numrat:
    Sa me te shumte te jene njerezit e zgjuar nga gjumi e qe kane kuptuar se ku fshihet problemi themeltar, aq me e lehte do te ishte rrezimi i ketij regjimi pan-boteror te vetequajtur “demokraci”. Perderisa njerezit qe dergjen ne gjume te jene shumica derrmuese e popullsise se ketij globi, ndryshimet pozitive do te jene thuajse te pamundura. Por dalangadale njerezit po zgjohen anembane botes, dje u takoi vendeve arabe, neser Perendimit kapitalist e Lindjes social-kapitaliste. Kur te jemi miliarda, nuk do te mundin te na bejne dot zap dhe klasa aktuale qeverisese ose me mire llumi i shoqerise, do te shpodestohej per t’u lene menjane. Deri tani ata jane te mbrojtur jo nga policia, ushtria apo ndonje force tjeter, por nga plogeshtia e njerezve, nga injoranca e tyre fale edhe mjeteve mashtruese te komunikacionit – natyrisht ne sherbim te sistemit sionist kapitalist. Merre shembullin shqiptar: Sali serbi, sipas teje, do te ishte ende ne pushtet nese ne 21 Janar te vitit te shkuar, radhet e protestuesve do te numeronin jo 200.000 por 2 milione vete? Edhe te mos donte Rama, sipas teje, 2 milione persona do te shperndaheshin pa rrezuar dikatorin dhe banden e tij te krimineleve?
    Besoj se ajo date do te ishte shenuar ne historine e Shqiperise, si çlirimi i dyte pas atij nga pushtimi nazi-fashist i 44′, por per fat te keq shumica derrmuese e shqiptareve preferojne gjumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje