Named and shamed/ Ja drejtorët që lejuan Berishën të abuzojë me fëmijët e shkollave të tyre

17 Tetor 2012, 12:56Sociale TEMA

“Name and shame” (t’ia thuash emrin dhe ta turpërosh) është kur emri i dikujt që ka bërë diçka të gabuar bëhet publik. Kështu kanë nisur të veprojnë të rinjtë e FRESSH, që kanë publikuar emrat e drejtorëve të shkollave, që kanë lejuar kryeministrin Sali Berisha të abuzojë me fjalime politike me fëmijët

Jemi të gjithë dëshmitarë të sjelljes së turpshme dhe të paligjshme të kryeministrit Sali Berisha, i cili ka filluar të bredhë shkollë më shkollë për të bërë propagandë përpara të miturve apo nxënësve të shkollave të mesme.

Natyrisht, kryeministri e ka kthyer shkeljen e ligjit në mënyrë sjelljeje e qeverisjeje. Por në rastin konkret ligjin për arsimin dhe ligjin për të drejtat e fëmijëve nuk e ka shkelur vetëm kryeministri, por edhe drejtuesit e shkollave ku janë zhvilluar këto aktivitetet politike.

Për këtë arsye, të rinjtë e FRESSH kanë vendosur të publikojnë emrat e këtyre drejtuesve shkollash.

“Sot po fillojmë një fushatë denoncimesh me emra konkretë të të gjithë atyre që janë bërë pjesë e kësaj fushate të paligjshme duke filluar me tre personat e mëposhtëm:

1.Merita Sokoli, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Lleshi”, komuna Kashar, rrethi Tiranë.

2.Nesti Qirjo, drejtor i shkollës së mesme “Isuf Dalipi”, komuna Mollaj në rrethin Korçë.

3.Rudina Mita, drejtoreshë e shkollës se mesme profesionale “Salih Ceka”, rrethi Elbasan.

Të tre këta persona kanë shkelur ligjin për arsimin parauniversitar, i cili në nenin 8 thotë shprehimisht se:

Arsimi parauniversitar është i depolitizuar,” thuhet në deklaratën e FRESSH.

“Madje, në rastin e këtyre personave shkelja e ligjit bëhet edhe më e rëndë pasi janë ata njerëzit të cilëve prindërit shqiptarë u besojnë fëmijët nëpër shkolla për të mësuar e jo për tu bombarduar me propagandën e Sali Berishës. Janë këta njerëzit që kanë detyrimin ligjor të garantojë të drejtat e fëmijëve në shkollat që drejtojnë, madje edhe kur është kryeministri që kërkon t’i shkelë këto të drejta.

Detyrat dhe përgjegjësitë e këtyre drejtuesve janë të qarta dhe të përcaktuara nga ligji, prandaj në këtë situatë ata nuk mund të fshihen pas alibisë se ishin të detyruar të shkelnin ligjin për hatër të Sali Berishës apo kujtdo tjetër. Secili prej tyre e ka mundësinë të zgjedhë mes respektimit të ligjit për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, dhe shkeljes së ligjit sepse këtë ua kërkon kryeministri. Prandaj të gjithë këta individë, por edhe kushdo tjetër që do të zgjedhë të shkelë ligjin për interesat e kryeministrit dhe pushtetit, duhet ta ketë të qartë se nesër do të përgjigjen për veprimet e tyre,” vijon deklarata e FRESSH.

Të rinjtë kanë premtuar se do të vazhdojnë denoncimet me emër.

“Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë dhe i vëmë në dijeni që këta individë në krye të këtyre  institucioneve arsimore nuk janë tutorët, por shërbëtorët e fëmijëve tuaj, mos kini frikë, por reagoni ndaj këtij abuzimi të turpshëm me fëmijët tuaj, një abuzim që shqiptarët e kanë jetuar në kohën e komunizmit, por që është i papranueshëm për një vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian”.

24 komente në “Named and shamed/ Ja drejtorët që lejuan Berishën të abuzojë me fëmijët e shkollave të tyre”

  1. coku says:

    bravo! keshtu veproni.

    1. coku says:

      po duhet protestuar edhe ketu sepse ne gjithmone i kemi pritur zgjidhjet nga jashte. kete ndryshim duhet ta bejme ne dhe ky veprim vec sensibilizimit dhe populist per te bere pershtypje tek nje pjese e njerezve qe genjehen me te tilla gjera nuk ka vlere tjeter. kur bertiste rama per votat e vjedhura kryetari i ak bashke me ate te frd hanin me berishen. kujtoni edhe nje fjalim te braces ne parlament. nuk e mbaj mend te gjithin por midis te tjerave thoshte. sot kam nje lajm te keq per shqiptaret. sali berisha nuk ka me frike nga populli, ai nuk ka nevoje me per te se i vjedh votat. e pra nqs do me gjithe mend te largoje berishen ajo behet ketu duke krijuar nje front antiberishe dhe ai qe neser detyrohet te jape doreheqjen. keto levizje jane si ne kohen kur u shperbe perandoria turke dhe te gjithe vraponin te mernin nje cope. keshtu edh ak, frd etj nqs nuk jane te futur nga berisha me mision, po vrapojne te marin nje pjese nga torta e pushtetit qe berishes po i shket dhe me cduket nuk e mban dot me. por nqs do jene te ndare ka shume mundesi qe ta lene edhe nje mandat tjeter ne pushtet. jo se mbeshtes ps porkjo ka 8 vjet ne opozite dhe po dalin te gjitha ckane thene deputetet e saj ne fillim.

      1. Fred.Dibrani says:

        Çfare e bashkon pedofilin politike te Sali Berishen me Kriminelin Shaban Norja??
        Pedofilia e frikshme e Sali Berishes dhe krimi makaber i nje 80 vjeçari,shperblehen nga vëllezrit Nishani

        Sali Berisha sapo mbushi 68 vjec dhe duhet te kishte dale ne pension te detyruar qysh para tre vjetesh.Ai duhet te shijoje vitet e pleqerise se bashku me Lirien e tij e cila duke u marre me fondacione,po behet çdo dite e me e bukur.Por realiteti eshte ndryshe.Saliu nuk shkeputet dot nga femijet e shkollave.Per te dyert e atyre ndertesave ku brezi i ri duhet te arsimohet me dije per jeten,jane te hapura dhe goja e tij banale nuk pushon se helmuari trurin e brezit te ri.Ai kerkon votat,kerkon pushtet,kerkon te dominoje,na mashtron me fjale femijet,duke lene nga pas vetem vdekje dhe krime te llahtarshme.

        Sali Berisha nen pretekstin se solli demokracine ne vitin 1991 ben ne Shqiperi si ti doje qefi.Vret.Vjedh.Shet.Pervetson pasurin publike per vete dhe miqte e tij duke shkelur shancin e dyte qe i dhan shqiptaret,pas tragjedise se 97.Ndersa Shaban Norja me pretekstin se e shpetoi nga jeta e vështir ne Kukes familjen Vata,te ciles i shiti toke per te ndertuar shtepi,shkeli besen e mikpritjen e kesaj familje fisnike dhe i morri nderin dhe jeten e vajzave.
        Dy pleq te çmendur,si Saliu dhe Shabani.
        Saliu shan ne parlament me liber shtepi,fyen ne kuvendin e nje kombi te lasht Prokuroren si Lavire Bulevardi,ndersa Shaban Norja flet neper media dhe TV me gojen e Prokurorit Sokol Nishanit,vellait te presidentit kukull Bujar Nishanit duke ja prere koken live dhe motrave te Aishes.
        Dy vellezerit Nishani behen sherbetor te krimit.Presidenti Bujari fyen ish te burgosurit politik,duke i detyruar te vetdigjen,ndersa Sokoli vret dhe shpirtin e pafajshem te adoleshentes Aishe Vata qe ka pushtuar cdo familje shqiptare.
        Nje fëmij shqiptar u perdhunua per gati 5 vjet dhe shoqeria bente sehir,trupi i saj i brisht treten sot nen dhe,ndërsa Prokurori Sokol Nishani behet zedhenes i Kriminelit,duke na treguar aventurat e tij te pështira.
        Cdo dite mijra gra dhe vajza shqiptare blejn neper dyqane duke shenuar emrin neper lista,ku ato shesin njekohosisht shpirtin dhe krenarin e tyre femrore,ndersa Presidenti yn,qe eshte per tu mësheruar,dirgjon me doren e tij te zunguar politiken shkaterruese dhe vella vrasese te Sali Berishes.
        Dy vëllezrit me emrat Bujar dhe Sokol po i vene vetes “nishanin” e turpit.

    2. ada says:

      po cte bejne te shkretet, po nuk e zbatuan urdhrin ikin per zhelesh nga puna qe tia hapin rrugen atij qe e zbaton. Turp eshte por turpi te jep buken e gojes ne kete rast! bjeruni berishes, ministrit te arsimit dhe drejtoreve te drejtorive arsimore (edhe kta te fundit, hajt mo, gjenden prape zv po nuk u binden)

    3. une says:

      i lumte FREESH-it.kjo eshte nje pergjigje-veprim i civilizuar per ate çka me te drejte,dhe po aq njerezishem,shkroi profesor edmond dragoti.

  2. liri a vdekje says:

    turp te keni mor qelbesira jeni dhe mesues ..ptu servilat e bythlepirsa

  3. Zef Shtjefni says:

    Ka shkue me u diftue filmin Tthe Llord of Rings”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html

  4. Diku says:

    iniciative qe duhet pershendetur,bravo.

  5. anticensurë says:

    me siguri që të tjerët do ti kenë thënë JO!?
    vetëm këta të tre qënkan treguar të “dobët”!
    a ju martë muti shalët o ju të PRESHit!

  6. mesuesi says:

    keta jane idioter dhe duhen denuar po cte besh keshtu eshte kur nuk funkionon ligji.

  7. kon fu ci says:

    Named and shamed..si bicim fletrrufeje te kohs se enver hoxhs ne kopjim te dacibaove te kinezve te maocedunit.

  8. Shtegtari says:

    Pa vene aspak ne dyshim shkeljen flagrante te ligjit ne kete rast, kjo inisiative e FRESSH-t mund te titullohet fare mire:
    “S’kam ç’i bej gomarit(SALIUT te I-re) dhe i bie samarit”.
    Samari ne rastin konkret do te ishin drejtuesit e shkollave, qe po te ishin te paanshem e te depolitizuar siç e kerkon ligji dhe po te kishin guxuar te kundershtonin “viziten” ne shkollen e tyre te ketij banditi (qe vret pa iu dridhur dora demonstrues te paarmatusur) me pakta qe do te pesonin do te ishte humbja e bukes se gojes per kalamajte e tyre.
    KUJDES! Po them “me e pakta” se me e shumta, nje zot e di se çmund tu kishte ndodhur.
    Ndersa ne rast se jane drejtore te emruar nga PARTIA no comment.
    Me nxorret mallin e te madhit Luftar Paja me lopen e vjedhur.

    1. Bora says:

      Me fal qe po te kthej prgj por mendoj se e ke gabim.
      Berisha eshte nje plak i rrjedh qe mbahet ne pushtet nga kta njerez frikacak e te paafte qe kane frike ti thone jo.
      Nuk mund te rrezosh Berishen pa rrezuar me pare dhe armaten e te paafteve ,idioteve,matrapazeve dhe sahanlepiresve qe kane bllokuar cdo cep te administrates.
      Named and shamed mua me duket dicka me mend, qe kta soj njerezish te fillojne te ndiejne peshen e shikimeve mbi ta, mos te ngelin ne hije por te perbuzen per ate qe bejne.

      Ps: Gjithsesi mendimi juaj eshte i juaji dhe une e respektoj.

  9. F. Gjoka says:

    Nuk besoj se do ta lini jashtë denoncimit z. Kastriot Kodheli, drejtor i DAR-it te Lezhes.
    Meqe jemi ketu te drejtoret, po ua mbante b…atyre drejtoreve (cope 3, tre) qe keni denoncuar, mos te kishin bekimin e urdherin e prere nga drejtoret tanë të ZA e DAR-eve? Dhe ketyre pa bekimin e MASH-it? Dhe ketyre pa urdherin e “komisarit te PD-se” ne kete dikaster, ish-ministrit te brendshem, H. Shamata?
    Kapeni demin (Berisha) prej brirësh dhe jo prej bishti.
    Megjithate duket se opozites po i vjen era e te berit opozite jo vetem “llapa-llapa”, por edhe nepermjet ndeshkimit te ligjit. Kjo ka qene kerkese e hershme. Njeri (nga opozita) t’i denoncoje publikisht, tjetri ne gjykata.
    Mire, mo, po ketij korit opozitar, sidomos ketij sektori, perse nuk i shtohet z. Gjinushi, si ish-pedagog, ish-minister i Arsimit…Nqs hesht ende mund t’i themi edhe ish-kryetar i PSD-se!

  10. Horri i Bulevardit says:

    Duhet qe cdo filmim, ta coni ne Keshillin e Europes dhe ne gjykaten e strazburgut dhe te shkruani dicituren, ja ky eshte kryeministri dhe kryetari i PPSH-pseudodemokratike i Shqiperise, qe dhunon te drejtat e femijeve, duke i kercenuar me politiken e perjashtimit, ne qofte se nuk detyrojne prinderit e tyre te votojne per diktatorin Berisha.
    Duhet patjeter te dergohen ne institucionet europiane dhe do te shifni qe Shqiperise do ti mbyllen te gjitha dyert demokratike, deri sa te shporret Sali Berisha me klanin e vet.

  11. burri says:

    Ore Milet, po ato drejtues Lokale, Deputete e drejtore institucinoesh qe i vihen prapa ketyre Drejtorove te shkollave pa integritet cfare do i thoni?? A e dini ju se ktu eshte e perfshire e gjithe kasta politike, A e dini ju se ata drejtore shkollash kane frike te flasin nje fjale??? Merruni o popull…merruni me kreret lokale e deputetet e jo me drejtoret e mjere qe rrine per nje kafshate buke…merruni me kryeministtrin…nuk jam pro drejtoreve sepse jane bashkefajtore por mos harroni dhe deputetet, drejtoret apo drejtuesit e tjere lokale qe shqyejne…b…n per ti dhene doren nje krimineli si kafsha Berishe…turp per ne qe lejojme ngjarje te tilla bizarre ne shekullin e 21-te.

  12. Ivani i madh says:

    keto qe po mundohet ti beje FRESH DUHET TI BEJE SHOQERIA CIVILE QE ME SA DUKET ESHTE ZENE KAPS DHE SBEHET E GJALLE. Jo vetem per kete problem po dhe per shume te tjera jetike si drita,uje ,pune . Hyri dicitalizimi firaksen mente dhe organizatat civile tani cdo gje drejtohet me ane te pultit.

  13. alban4eva says:

    pervec shume epiteteve te Berish kafshes, duhet te vihet padiskutim edhe termi “pedofil”.. kryekurva e Shqiperise Sal kafsh shpellar Berishovici eshte nje pedofil i felliqur ordiner..

  14. ela kopshti 5 says:

    Po ik o zotri Sali,ik tani,ne per keto gjera kemi zgjedhur xhaxhin Enver dhe nuk duam tjeter.Edhe babi im qe eshte ne nje parti me ty,na thote fjale te mira per xhaxhin por kam vajtur me Saliun per te vene ndonje lek -i thote ai mamit.

  15. era says:

    NXIRRNI DHE EMRAT E HAJDUTEVE , KUSAREVE KRIMINELEVE

  16. alban4eva says:

    poshtersia me e madhe do jete kur ne te ardhmen, kur te jete qeruar Sali kafsha, te gjithe keta pisat qe i kane vajtur nga mbrapa qe i kane lepire bythen apo edhe e kane ndihmuar, do justifikohen qe “nuk kishin cbenin, benin detyren, i kishin duart e lidhura”, etj etj..
    biles akoma me keq do jete nese ndonje nga keta do marre perseri ndonje post neser pasneser ne qeveri, ky do jete kulmi.. dhe ia kam shume friken ketij fakti.. sepse ne Shqiperi gjithcka mund te ndodhe..

  17. shqiponja says:

    Bravo! Keshtu ti publikoni te gjithe emrat e sherbetoreve te Saliut se ai nuk eshte i vetem ne kete diktaure qe ka krijuar. Jane me dhjetra plehrat qe i sherbejne atij me devotshmeri apo nga presioni, prandaj eshte kthyer ky shtet ne shtet kartoni.
    Bravo rinia, mos lejoni te vazhdoni te qeveriseni nga njeriu i Neandertalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje