Baza ushtarake detare e Bishtit të Pallës, ka qenë stacioni i radhës i deputetit Taulant Balla, në vijim të fushatës për denoncimin e privatizimeve të dyshimta dhe pa asnjë studim të mirëfilltë të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes. Edhe kjo bazë detare, e cila është e dyta më e madhe në vend, është vendosur në listën e privatizimeve abuzive që Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar Ministrisë së Ekonomisë.
“Sot jemi në bazën e dytë në vend për nga rëndësia dhe madhësia pas bazës ushtarake të Pashalimanit. Bishti i Pallës dhe baza ushtarake që gjendet në këtë vijë ndarëse midis gjirit të Durrësit dhe gjirit të Lalzit, jo vetëm për nga rëndësia strategjike, por edhe nga pozicioni i volitshëm turistik dhe ekonomik për fat të keq është bërë pjesë edhe kjo, në listën e bazave ushtarake që Arben Imami po shet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë”.
Në të gjithë zonën e Durrësit janë disa qindra mijëra metra katrorë prona, kryesisht bregdetare e me potencial të lartë turistik dhe ekonomik, të cilat janë vënë në listë shitjeje nga Ministria e Mbrojtjes. Deputeti socialist ka renditur me radhë të gjitha këto prona, të cilat po i kalojnë privatit përkundrejt shifrave që nuk janë në raport të drejtë me vlerën reale të tyre në treg dhe për më tepër pas asnjë studim se si mund të përdoreshin në shërbim të zhvillimit të turizmit.
“Më lejoni t’i marr me radhë të gjitha pronat e ushtrisë shqiptare, këtu në Bishtin e Pallës, por edhe përreth, në Porto Romano, në Maminas, dhe në zona të tjera të Durrësit, të cilat po shiten. Në listën e reparteve ushtarake që Imami po shet është ish depo e minave detare në Porto Romano, pak metra larg prej këtej, 57,216 metër katror, në Maminas reparti ushtarak Nr. 3032, 61200 metra katrorë, ish batalioni i zbulimit në Maminas, 30252 metër katrorë, ish reparti ushtarak i xhenios, në pjesën që shkon për të Shkëmbi i Kavajës 3,220 metra katrorë, në Rrashbull 361000metra katrorë, një sipërfaqe marramendëse, pronë e ushtrisë tani në listën e shitjes. E vazhdon edhe më tej, në Shën Avlash, në Arapaj, 56 mijë metra katrorë përsëri në një zonë bregdetare”, është shprehur Balla.
“Si ka mundësi që kjo qeveri dhe ky ministër i papërgjegjshëm për pronat që ka në ministri nxjerrin në shitje një ndër pronat më të rëndësishme të ushtrisë sonë. Nuk duhet të shitet baza ushtarake e Bishtit të Pallës. Nuk duhet të shiten pronat e tjera të ushtrisë në Porto Romano, në Arapaj në Maminas, për shkak se kjo zonë në radhë të parë ka të domosdoshëm një studim të zhvillimit ekonomik dhe turistik të kësaj zone”, ka theksuar deputeti socialist.
ore deputeta te PS, e dime qe prej kohesh qe Sali kafsha po e shet Shqiperine, po beni dicka.. jo vetem me denoncime.. nuk merr vesh kafsha me denoncime..
Per alban4eva
…se cduhet bere po e thone keta deputet e PS, veprimin e kemi ne ne dore. Ca pret ti Alban? Apo ti i do te gjitha gati,edhe ashtu dashke ti,por e dashke edhe te qeruar!
Kryetari opozites i ben karshillek kryeministrit me udhetimet jasht shtetit. Shqiptaret nuk jan te pergatitur te mbeshtesin opozite lluksoze si e zotit Rama qe mbeti me bythen ne avion e ne hotele lluksoze sa ne amerik angli e bruksel. Shqiptaret duhet te identifikohen tek lideri i tyre opozitar, shqiptaret duan ne Che’gevar, tek ai duhet te shohin veten e tyre. Tek Edvin Rama shofin ne mendjemadh delirant.
Nuk i shesin, i pervetsojne cdo gje ne emer te sherbetorve te tyre, ashtu si Albepetrolin, etj. Edhe ne opozite te dalin kane cdo gje te privatizuar, pra do te kene ne dore si regulator ekonomine, pasi cdo gje me vlere eshte ne dore te tyre e monopolizuar.
MOS JANE KETO PRONA TE PS O SHOKU taulant.Na shpjego pse ti mbaje me shteti apo qe ti shesish ti me vone.
Ne fakt keto prona te Bishtit te Palles qe pershkruhen nga zoti Balla jane prona me pronar te ligjshem qe ne vitin 1930. Familja Ferri ne Durres ka dokumentacion te plote te pronesise. Dosjet natyrisht qe vijne verdalle neper zyrat e ketij shteti e ato kthimit te pronave dhe here humbasin dhe here shfaqen perseri si me magji, duke u tallur me pronaret e ligjshem.
Eshte interesant fakti qe ne asnje denoncim publik, ky detaj kaq i rendesishem nuk permendet kurre.
Mjaft.
Agje nuk shet dot shteti pasi nuk eshte e vetja.
Me falni zonje apo zonjusha Xhilda!! Bishti i Palles eshte nje shume zone strategjike e ne radhe te pare!!!
Kushdo qofte pronari i tokes shteti ka te drejte t’ia marre!!!
Me vendim te Keshillit te Ministrave ajo toke i mbetet ne pronesi shteterore ok!! E dyta
Cilidoqofte qe mendon se e verteton me dokumenta qe ju mendoni eshte toka e atij edhe me nje vendim amministrativ e ketu po flas per toka qe nuk jane vende strategjike shteti ta merr prape!!!!!
Kalon pronesi shteterore por ne baze te nje kompensimi ok!! Nuk merren keshtu vendimet aministrative sa per tu thene:: shkruhen motivet.. per te cilat toka kalon pronesi shteterore!!
Problemi tek ne se po privatizohet çdo gje edhe qe nuk duhet privatizuar dhe po e marrin personat qe nuk jane pronaret e vertete per kete me vjen shume keq !! Mendo edhe pak kur te fillojne te privatizojne edhe ajrin tek ne..!!!! Ju mendoni se shtetet e Evropes nuk kane Baza Ushtarake!! e keni gabim ta mendoni!!! Problemi eshte se po e shet!!!! Ketu tani hyn familja e zotit Ferri qe ju po thoni qe jane te vetmit qe kane te drejten te marrin ate Toke!! kam dhe diçka qe 20 metra larg ne distanze kufije me detin nuk kane asnje te drejte te ndertojne edhe pse eshte toka e tyre ne qofte se nuk e fusin si zone turistike per ndertime!!
te lumte xhilda! eshte fatkeqesi vertet,qe realiteti ne shqipri eshte me te vertete i hidhur.ministrite jane kthyer ne sipermarrese;ministrat me klanet e tyre te brendshme,ne menaxhere;ndersa kreret e tyre,here te djathte e here te majte(sipas radhes),ne drejtues administrativ.shqipria?ajo ngelet po aty,e dhunuar dhe e perdhenuar prej”zoterve” te saj;shpeshhere e vetme,e uritur dhe konfuze,edhe pse brenda nje familje te madhe…
i lumte bytha qe e shiti. kta te ps i morin njerzit per budallenj me duket. ktyre po u dhimset shqiperia. kta kane hall se u shiten te gjitha e su ngeli me gje per me shit kur tvine ne pushtet. e moli lopen pd ska ngel me asgje. vetem kockat.zihen kta per thela e ne kusia bosh. popull primitiv pa buk jemi po vrap te shofim lajme. ata milionat ne komente si i vodhen ku i cun cfare blene e si i prishin.
spo ben karshillek opozita por, populli,,bravi opozites
keta do shesin nenen per hir te pushtetit..jo jo, ne 2013 e majta do sjelle dinjitet
Ata i shesin , por ju or papagaller c’beni ? apo dilni lart e posht e beni si ato grat e liga, beni ate qe ju takon nese keni byth, e jo duke dal neper ekranet e tv, ju doli boja dhe juve, AK e vetmja alternative per shqiperine ,qe kemi enderruar.
Eshte interesant qe ne asnje nga keto prononcimet publike nuk permendet fakti qe baza e Bishtit te Palles ka pronare te ligjshem qe nga viti 1930 te cileve ende nuk i eshte kthyer prona, mesa duket nga perpjekjet e shemtuara per te pervetsuar dicka qe nuk eshte e ketij shteti. nuk permndet askund qe ka qe ne vitin 1996 qe te zotet e tokes vijne verdalle neper zyra dhe pasoen nga nje pushtetar tek nje pushtetar tjeter i rradhes qe i mashtron.
Familja Ferri ne Durres disponon dokumentacionin e plote te pronesise dhe dosja e kthimit te prones here shfaqet dhe here humbet neper zyrat e ketij shteti ku gjithkush luan pingpong me fatet e njerezve qe i kane paguar keto toka me gjak.
Nuk shet dot Imami jo! Nuk shet dot dicka qe nuk eshte e tija.
Dhe Balla te lutem! Nderkohe qe pin kafe ma thashetheme, merri te gjitha infot e nevojshme qe te besh zhurme sic duhet.
Po ju, “patriotet e PS”, pse paguheni nga populli, per te bere inventarin e vjedhjeve te Saliut dhe pastaj te merrni pjesen tuaj te korrupsionit? Ju perbeni gjysmen e parlamentit dhe i keni te gjitha mundesite qe ta rrezoni nga pushteti kuçedren e Viçidolit, po te mos ishit bashkefajtore me te ne te gjitha prapesite qe kane ndodhur e po ndodhin çdo dite me miratimin tuaj te heshtur. Edhe nje here qe e ngritet “popullin opozitar” ne proteste me 21 janar, ju i tradhtuat kater viktimat dhe shkelet mbi gjakun e tyre (ashtu siç tradhtuat edhe deputetin tuaj Xhindi), se ne prapaskene jeni bashkepuntore besnike te Berishes mbasi pergjigjeni per vrasjet e vitit ’97-’98 njesoj te dy palet. Mjere populli sylesh qe pret zgjidhje nga bashkefajtoret e Berises!
O Taulant Saliu edhe juve do t’ju shesin se ju ka zene gjumi 24 oresh, cfar opozite qe kemi o zot njerez te kot vetem flasin dhe nuk e shpallin qeverine te jashteligjshme!!!!
Ore, keta s’dijnê te bejne opozite. Po shitet Bisht Palla, po pastaj. Ministri Imami eshte ne rregull, e ka thene qe ne fillim qe dokumentacioni ka shkuar ne Ministrine e Financave. Opozita duhet te gjuaje nese Ministria e Financave i shet te pushtetaret ose me çmime tê ulta, se Imami eshte ne rregull me ligjin. Nuk i mban dot Ministria e Mbrojtjes qindra e qindra repartet ushtarake kudo ne Shqiperi, deri ketu ç’do gje eshte ne rregull.
Per Bishtin e palles kam shkruajtur para 6 muajsh. Kam shkruajtur edhe per tokat qe ka blere Faslliçi i Berishes pas motorpompave ku ka qene vendi i shkarikimit te plehrave abuzive, dhe kujt ja ka blere Fazlliçi.
Dalim tek Bishti i Palles,pike strategjike qe u percatua pas çlirimit te vendit.Nuk jam ne gjendje ta percaktoj saktesisht vitin dhe muain. Pronaret e tokave te Bishtit te palles jane : Fisi Barom Metet,Te paret nuk jetojne me.Perfaqsohen nga femijet dhe niperit. Dalip Skilja nuk jeton,perfaqsohet nga nipi se dhe femija nuk eshte ne grate per tu perfaqsuar nga shendeti. Vjen familja Ferri,titullari ka vite qe nuk jeton.Perfaqsohet nga dy niperit dhe nje mbese. Keto jane pronaret e Bishtit tePalles. Ky i fundit, aktore imadh i kinematografise shqiptare dhe ish funksionar i partise Demokratike duhet te luftoje deri ne fund duke ndihmuar dhe te tjeret, me me pak te fuqishem.