Një baba i një fëmijë në Çeki vdiq pasi arriti të jetonte gjashtë muaj pa zemër. Ai vdiq në moshën 37 vjeçare.
Sipas BBC, Jakub Halik kishte në vend të zemrës së tij dy pompa mekanike, që i ishin vendosur në prill pasi mjekët zbuluan një formë shumë agresive kanceri.
Mjekët thanë se vdekja atij i erdhi nga mëlçia dhe jo nga dështimi i zemrës artificiale.
Zoti Halik, një ish- zjarrfikës, po priste për një donator zemre kur vdiq.
Pavarësisht se ai nuk kishte puls dhe gjithmonë mbante me vete një pako bateri për të furnizuar zemrën mekanike, Halik ishte në gjendje të ecte dhe madje të përdorte palestrën e spitalit.
Ky lloj operacioni ishte testuar më parë vetëm në një pacient tjetër, por ai vdiq pas një jave.
Halik nuk mund të bënte transplant më herët për shkak se kanceri nuk i lejonte atij që të merrte mjekimet e nevojshme.