Perspektiva europiane dhe plani i bashkëpunimit sot në opozitë e nesër në qeveri, kanë qenë në qendër të bisedimeve që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar me kryeministrin rumun Viktor Ponta. Takimi ka qenë pjesë e programit të një vizite zyrtare mjaft intensive që kryesocialisti Rama ka zhvilluar për 2 ditë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Biseda me kryeministrin rumun është fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në funksion të zhvillimit reciprok të të dy vendeve, sidomos pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013. Ndërkohë, nuk janë lënë jashtë vëmendjes edhe tema të ndjeshme siç është ajo e qëndrimit të Rumanisë për çështjen e Kosovës. Kryeministri Ponta ka vlerësuar lart rolin e PS dhe kryetarit të saj Edi Rama në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Takimi zyrtar është mbyllur me këmbimin e shenjave të miqësisë mes dy bashkëbiseduesve.
“Jam shumë i lumtur të takoj këtu në Bukuresht mikun tim dhe kolegun Edi Rama. E sigurova atë se Rumania si vend, populli rumun, e po ashtu edhe unë si kryeministër, do ta mbështesim gjithmonë Shqipërinë për të arritur progres dhe për patur një jetë më të mirë, si dhe për të qenë anëtare e Bashkimit Europian. Ne kemi eksperiencat tona si vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian. Unë e di shumë mirë se është e vështirë, por mendoj se e ardhmja e Shqipërisë, si dhe e Rumanisë, pra e të gjithë rajonit tonë, është vetëm integrimi europian dhe besoj se shumë shpejt ju do ta meritoni dhe do jeni gati të jeni pjesë e Europës,” tha kryeministri rumun, Ponta.
Kurse kryetari i PS, Edi Rama, tha: “Ishte një kënaqësi e madhe sepse ishte një takim mes miqsh përveçse një takim me Kryeministrin e Rumanisë që besoj do të jetë kryeministri i Rumanisë edhe pas zgjedhjes të pak mujave më pas, për të diskutuar për një bashkëpunim afatgjatë, për të shtruar disa piketa në një ndërveprim lidhur me Europën me perspektivën europiane të Shqipërisë. Për të cilën, Rumania pa dyshim mund të luajë një rol të madh si një vend që mund të japë një shtysë të rëndësishme. Ashtu sikundër edhe për Programin tonë “Për një Rilindje Shqiptare” ku jam i bindur do të kemi ndihmë të konsiderueshme duke u bazuar tek fakti që qeveria aktuale po arrin të trajtojë krizën ekonomike pa cenuar rritjen ekonomike, rritjen e punësimit, rritjen e mbështetjes sociale ashtu si edhe ne e dëshirojmë për Shqipërinë”.
Por bisedimet konstruktive kanë vijuar edhe gjatë darkës së punës ku bashkë me Ramën e Pontën ka marrë pjesë edhe Presidenti i Socialisteve Europianë, Sergei Stanishev. Në fokus të diskutimeve kanë qenë rajoni, ekonomia dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.
O PS-ja ca genjeni mor aman ?
Rumania do mbeshtesi Shqieprine ? hahahahahahaahaha
.Ikni or dreq se late nam
Rumania eshte shteti me antishqitpar pas Serbise dhe Greqise , ju po na mbushni mendjen per Rumanine…..
Kjo eshte fyerje per intelektin e elekotratit te majte, se gjithe te tjeret e dijne kush eshte Rumania
Politkanet rumune shajne shqiptaret me fjale raciste …
Te kane rene per hise monstra te njerezimit qe nuk ka manual politik ti pershkruaje.
NDERRO TAKTIKE E METODE ZOTI RAMA, PERNDRYSHE DO QUHESH BASHKEPUNETOR I TYRE.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html
Ne greket nuk do ja japim kurre voten ketij korraku. Rrofte Sali Berisha, antishqiptari me i madh ?
punon per ate qe do beje neser Rama. Pergezime Kryeministri i ardhshem
Koki Usa je perbindesh keshtu si te lexoj une ty mendoj se duhet ti rrish afer turkofucksitqenke vertet shume semur
bravo rama.. rilindja sbehet pa nje fqinjesi e marrdhenie te mire me vendet e tjera