AK: “Koalicioni i shqiptarëve kundër tradhtarëve” po rritet çdo ditë
Aleanca KuqeZi përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar aderimin e Shpëtim Karamuçës në radhët e AK si Sekretar për Çështjen e ish- të Burgosurve Politikë.
Sekretari Politik i Aleancës KuqeZi, Eduard Kaca, në deklaratën për shtyp, dhënë në ambientet e Aleancës KuqeZi, deklaroi se Karamuça, një figurë e njohur në spektrin e ish- të burgosurve dhe përndjekurve politikë, është votuar me unanimitet nga Sekretariati i Aleancës Kuq e Zi për të qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse të kuq e zinjve.
“Aleanca KuqeZi e ndërmerr këtë hap me z.Karamuça, i cili do të jetë në kryesinë e kuqezinjve për dy arsye të një rëndësie të veçantë: së pari, Aleanca KuqeZi do të krijojë një departament ekskluziv në strukturën e saj për çështjen dhe problematikën e ish- të përndjekurve dhe burgosurve politikë me qëllim dhënien e zgjidhjes përfundimtare të dëmshpërblimit të kësaj shtrese të vuajtur të shoqërisë sonë ashtu sikundër kryetari i AK, Kreshnik Spahiu ka prezantuar dhe formën në të cilën do të kryhet kompensimi ish të përndjekurve politikë të sistemit diktatorial, por pa diskutim dhe të sistemit pseudo-demokrat të shtetasit Sali Berisha”,” tha Kaca.
“Së dyti, bashkimi i z.Karamuça me kuqezinjtë tregon qartë se AK është duke krijuar një koalicion të gjerë në radhët e saj. “Koalicioni i shqiptarëve kundër tradhtarëve” është në rrugën e mbarë të formimit të tij në çdo cep të Shqipërisë me çdo shqiptar që beson se Shqipëria bëhet, por jo me këtë klasë politike të degjeneruar”, vijoi Kaca.
“Aleanca KuqeZi i bën thirrje të gjithë ish të burgosurve, minatorëve, fermerëve, mësuesve dhe çdo shqiptari të indinjuar të bëhet pjesë e koalicionit të shqiptarëve për largimin e shtetasit Sali Berisha nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura, të bashkohen me kuqezinjtë si e vetmja mundësi për të bërë Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e AK.
E vari nje spalet njerzore mbi supe gjeneral idiot Kreshnik Spahiu.
e keni kopjuar nga rama por me nje ndryshim rama i ka bere vertet kurse ju i beni per show, si ate ne bruksel.
Te gjithe ne te perndjekurit dhe familjet e te burgosurve duhet te mblithemi rreth aleances kuq e zi
O AK, lerini dogmat “Si e vetmja mundesi”.
E provoi Rama dhe hengri tollumin.
Mesoni nga gabimet. Bashkohuni, bisedoni, nxirrni divergjencat, cfare ju ndan cfare ju bashkon dhe filloni te ngrini shtet.
Po filluat keshtu, do ma hani llokumin dhe ju.
Se na keni care trapin me kete politike bythe qe beni
Kerkesat e grevisteve duhet te kthehen ne politike POR jo vet grevistet te kthehen ne politikan. Kjo levizje vret vet grevistet dhe moralin e greves. Nderkohe qe grevistet bejne thirrje per njerzit pa dallim perkatesie, kreshniku me shpetimin na u martokan per te thithur elektorat?! Po une dhe plot te tjere qe mbeshtesim greven por nuk e durojme dot kreshnikun me hipokrizin e vet cfar duhet te bejme tani sipas jush? Kjo tregon se kreshnikut, ashtu sikurse saliut dhe edit, nuk i plas per interesat e tyre por thjesht i intereson nese mund ti marr si elektorat apo jo. Saliu nuk i jep gje sepse e di qe tani nuk i rifiton dot me, ndersa edi me kreshnikun shpresojne qe ata te mos marrin gje sepse keshtu sigurohen qe mund ti marrin votat. Populli? Si gjithmon ha bar
ish te perndjekurit e pane se ne 22 vje kan marre vetem 1 kest, ndaj bejn mire te grupohen ne nje force te re dhe qe premton zgjidhje dhe pune,ne favor te perparimit shqiptar ! AK, FRD jane dy forca qe duhen perkrahur nga shqiptaret per te len pas percarjet e se kaluares dhe per te realizuar nje shtet te drejte per te gjithe si per te majtet dhe per te djathtet, pasi te gjith duhet te jetojm ne paqe ne kete vend!
Bravo AKZ,vazhdoni keshtu se do keni mbeshtetjen e te gjith atyre qe besojn dhe shpresojn qe ka nje mundesi per te ndryshuar politiken e vjeter.10 mije votues ju garantoj vetem un.
Nuk dua te flas me superlativa,por besoj qe vertet do te sillni nje fryme te re ne politike.Mjaft me.
Mjaft me perçarje,mjaft me dasi fetare dhe krahinore,me mendesi te vjetra,ta duam njeri tjetrin,ta duam Shqiperine.
Le te jete sigla jon,shqiptari shqiptarin nuk e vret kurre.
Jasht nga politika provincjalet dhe halabaket qe e kan ndertuar karrieren e tyre vetem ne shpifjen dhe dengrimin e te tjerve,ne poshtersine e jo seriozitetin qytetar me pergjegjesi maksimale per çdo banor te trojeve Shqiptare.
Keshtjelles Qeveri u jan krisur muret,perpara AKZ.
sipas keture qe shenuan ma lart ne populli duhet me nenshkru kapitullim. jo ore njerz jo deri sa po shofim me sy ne ball nji politik qe vret perdit torturon njerzimin me masa ma qnjerzore me nji diplomaci te fort ua pruni punen te rinjeve te ikin nga ky vend e zhvilloi nji demokraci te mrapsht apo ne interes te sllavo maqedonaseve kjo elit politike duhet me u terhjek naga skena politike sa nuk u ba von apo sa nuk e hjek populli zvar.e vetmja rrug ftesa e aleances KUQ E ZI me ne krye KRESHNIK SPAHIUN i cili pretendon bashkimin e te gjithe atyre qe e nin veten shqipetar,me moton bashkimi ban fuqin e fuqija ban RIBASHKIMIN E TE GJITHA TROJEVE SHQIPETARE NE NJI SHTET TE VETEM.Andaj ZGJOHUNI SHQIPETAR THRRISNI NE MENDJE TE SHENDOSH sepse edhe koha po punon per ne e mos e vulosni kete diktatur edhe per 100 vjet.
e ke kane ne perberje te sekretariatit AK-ja se mua me duket si partia e nje njeriu. ky Kreshniku eshte njesoj si Meta. Vodhi sa ishte ne krye te KLD-se me emerimet dhe tani krijoi nje parti te veten. te na thote cilet intelektuale jane ne perberjen e kesaj partie pervec Lisien Bashkurtit?
Jane njerez qe dalin cdo dite per te ngrit probleme te fushave te caktuara.
Bravo AK qe mendoni per kete popull! Qe thoni ju Rama nuk e ka thene ndonjehere kete dhe per me teper vet perfaqesuesi i tij e tha majft qarte nuk do vjedhim kaq hapur duke i lene vend mendimit se nuk ka per te bere asgje per kete popull por thjesht do vjedhi me stil. Vetem duke ndjekur rrjedhen e logjikes zbulohet mjaft qarte qe zgjidhja e vetme per ne eshte AK!
Duhet te mbeshtesim te gjith AK sepse eshte e vetmja shpres qe ka ngelur per te krijuar nje shtet ligjir dhe demokratik …………Bravo AK!!!
Kjo shtrese e popullsise eshte shrytezuar shume si nga PS dhe nga PD. Ata besojne te e drejta prandaj dhe duan nje qeveri e cila lufton per shtetin e se drejtes. AK eshte shpresa e gjithe shqiptareve, zeri kunder gjithe padrejtesive te ketij vendi…..
Pak nga pak e degraduan greven. Asnje forze politike ne Shqiperi nuk kerkon apo pretendon ne te vertete plotesimin e kerkesave nga qeveria. Partite politike dhe qeveria duket se kane nje qellim te perbashket. Qe te perndjekurit mos te demshperblehen. Qeveria nuk nxjerr leke, dhe partite politike kerkojne elektorat te ardhshem. Levizja a AK ne kete periudhe eshte e nxituar. Kete deklarim duhet ta kishte bere pasi greva te merrte nje zgjidhje, nje rruge, jo tani. Po shpien uje ne mullirin e baba Saliut. Po politizojne dhe po e nxjerrin nga rruga dhe qellimi i saj. Te mendosh qe 2 njerez u vetdogjen qe Ak, PS te bejne premtime elektorale. Me dhemb shpirti per ata ish te burgosur, per 37 vagonat me pirit qe nxirrnin ne dite, per cdo vuajtje te tyre, per indiferentizmin tone si shoqeri civile. Por vuajtjt dhe shpirtrat e tyre kane mbetur ne ato burgje, ne dhomat e hetusise. me vjen keq qe u shperbene keshtu. Nje vrime ne uje edhe kesaj here.
Berisha e ka kuptuar se ditet e ti ne pushtet po mbarojn sepse ai nuk do teja dij as per grevistat as per SHQIPERIN ai nuk po len asnje gje pa shitur dhe pa pik turpi ai del para femive te shkollave dhe ben politik me nje anti plum nen triko POPULLI NUK TE DON AS SOT AS KURR ZOTI SAL
PD sot po i sulmon te perndjekurit, PS po hesht, vetem AK po merr nisma konkrete si ky i sotmi, si edhe duke i mbeshtetur te perndjekurit me protesta. Kush do te llapi kot pastaj per ti sherbyer te çmendurit sali dhe bizneseve te xenit le te lehe edhe per pak kohe.
Berisha po e tregon veten me keto veprime qe ben qe i ka urryer gjithmon te perndjekurit si Komunist qe eshte.
Nuk e kame parashikuar as menduar nje Shqieri si eshte sot, e c’thurur nga cdo princip shqipetari dhe solidariteti i tyre i c’frenuar. Se parit nga arsimtaret pa organizim, minatoret, bujqit, klasa e punetoreve, ushterise, policise, jane te pa perfaqesues per arsye te frikes se do hillen nga puna prej rregjimit te eger qe ka n’xane vend ne Shqiperi. Kjo diktature qe nuk lejon te perfaqeson nje sidikate e lire por e pushtetit nuk eshte se nuk eshte bere por pushteti i kalbur i Berishes me shoke eshte si te thojme nje rregjim i Shefqet Verlacit. Punetoret do ijshin me mire ne Brazil ku jetojne si robe dhe nuk u behet e mundur heqja e zgjelles se rende qe mbajne mbi shpatulla.
Me kuptoni asnje levizje klas punetore, asnje levizje te arsimtareve , te bujqeve me kerkue tokat e tyre, asnje force sindikale por te gjitha te kontrollueme nga pushteti! Po qe se nje njeri cone me koke atij ja bejne nje rrenge dhe e arrestojne me shpejte se sa flet qe mos ta kuptoje njeri, i krijohen shpifje aq sa nuk eshte i zoti to perballoje akuzat e shumte e te randa, nuk i perballon dot advokatet me pagesa. Por sote ka arritur Shqiperia ne rruge kryqe te pa funde, po qe se nuk bashkohemi me cdo force qe te realizohet permbysja e rregjimit korruptues i Berishes me shoke. Eshte me se e randesishme me fillue demostrata paqesore mu ne prag te deres se Ambasades se “Bashkimit Europian”, Ambasades “Shteteve te Bashkuara te Amerikes” dhe perfaqesuesit te “Sigurise Evropiane” te gjitha gjinden ne Tirane edhe nese nuk jane me shume se 10 persona. Pastaj do sesibilizohet politika ne Shqiperi. Bashkimi me “Kuq e Zi” te Karamuces eshte shenje qe do kete mbeshtetje tek te “perndjekurve politik” dhe Aleances atdhetare KZ.