Deputeti i përjashtuar nga PS flet për të kaluarën dhe të ardhmen. Pse Rama sipas tij e ka mbushur selinë rozë me njerëz klientelistë dhe arsyet që do ta çojnë në humbje në vitin 2013, me apo pa LSI. Si dhe oferta e Metës, të cilën ai e ka mbajtur shënim
Nga Renato Kalemi
Po mbushet një vit nga dita kur e përjashtuan nga Partia Socialiste. Që nga ajo kohë, Prof. Dr. Kastriot Islami ka vendosur të qëndrojë si deputet i pavarur pa u angazhuar në ndonjë forcë politike. E megjithatë, këtë status mund të mos e veshë edhe për shumë. Në këtë intervistë për Klan, ai thotë se e vlerëson qëndrimin e kreut të LSI, Ilir Meta, se dera e partisë së tij është e hapur për të gjithë socialistët që duan të bëhen pjesë e saj, dhe “natyrisht e kam mbajtur shënim për ta vlerësuar në momentin e duhur”. Por, jo vetëm kaq. Islami flet lirshëm dhe me një lloj keqardhjeje për atë që po ndodh në PS. Ai thotë se opozita është e humbur në zgjedhjet e 2013, me ose pa LSI në koalicion. E nga ana tjetër, është mjaft i ashpër me mënyrën se si Rama po e drejton dhe transformon PS dhe emrat e vjetër që kanë mbetur aty. “PS autoritare e klinteliste, antiintegruese dhe radikale, dhe që kalon nga dështimi në dështim nuk ka qënë, nuk është dhe mund të jetë projekti im politik”, thotë ai.
– Zoti Islami, pas dy refuzimesh për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, Shqiperia mori statusin e kushtëzuar, ndoshta edhe në formën e simbolikës për 100 vjetorin e Pavarësisë. A është i merituar ky status, sipas jush?
Marrja e statusit të vendit kandidat është vetëm një stacion në rrugën drejt Brukselit. Raporti dhe vendimarrja janë realiste, ata bëjnë një skaner të situatës në të gjithë aspektet; nga njëra anë evidentohet se Shqipëria ka bërë progres në të gjithë fushat dhe nga ana tjetër, siç ndodh zakonisht, përmenden një numër i konsiderueshëm sfidash drejt stacionit të ardhshëm. Kushtëzimet deri në dhjetor janë vetëm tre, dhe lidhen vetëm me bashkëveprimin maxhorancë-opozitë, pra për detyrat e tjera që i takojnë qeverisë vlerësimi ka qënë pozitiv.
– Po a jemi të vonuar në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE?
Vonesat në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, sidomos pas vitit 2009, sipas perceptimit publik, bëjnë më shumë përgjegjëse veprimet bojkotuese e radikale e deri të dhunshme jashtë Kuvendit, e ato bllokuese për vendimarrjet me shumicë të cilësuar brenda Kuvendit. Opozita nuk arriti të bëhet bashkëaksionere dinjitoze e suksesit.
– Cili mendoni se ka qenë shkaku kryesor i kësaj sjelljeje të opozitës?
Këtë sjellje anti-integruese e ka diktuar Rama për të shmangur përgjegjësinë personale për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2009 e 2011, dhe për të ruajtur e forcuar pozitat e tij personale në krye të PS. Të gjitha veprimet e PS, pas zgjedhjeve të vitit 2009, kanë dëmtuar ndjeshëm imazhin e saj euroatlantik e europian. Por, për shkak të një ndërhyrjeje të fuqishme ndërkombëtare, Rama u detyrua të bëhej pjesë e realizimit të objektivave integruese në momentet e fundit, e bile jo tërësisht. Prandaj u fitua statusi, por i kushtëzuar.
– Nëntë muaj larg zgjedhjeve parlamentare, partitë kanë nisur nga ofertat dhe negociatat për koalicione parazgjedhore. Flitet për shkrirje akujsh mes PS e LSI. A mund të ndodhë kjo dhe në ç’kushte do të kishim një marrëveshje Rama-Meta?
Ndërtimi i aleancës parazgjedhore midis PS dhe LSI është kompleks. Kompleksiteti vjen kryesisht nga situata në të cilën ndodhet PS e nga mënyra sesi drejtohet ajo, si dhe nga fakti qe LSI ka një marrëveshje qeverisjeje me PD deri në zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu, mosbesimi midis palëve PS e LSI është ekstrem. PS nuk ka fituar asnjë betejë elektorale që nga viti 2001, edhe kur e majta ka qënë e përçarë (2005 e 2009), edhe kur ajo ka tentuar të “bashkohet” (2007). Arsyet kryesore të këtyre dështimeve janë; i) përçarja e saj e thellë e vështirësisht e riparueshme në një periudhë aftashkurtër; ii) kriza e thellë e identitetit të PS, si dhe drejtimi mediokër i personalizuar nga Rama dhe vertikalizimi i saj autoritar e klientelist; iii) mosbesimi i aleatëve te aleanca me PS dhe qeverisja e saj eventuale.
– Ju e cilësoni mediokër drejtimin e PS nga Rama. Çfarë përgjegjësie ka ai për përçarjen para vitit 2005? Po në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005? Sipas jush, pse nuk funksionoi koalicioni PS-LSI në 2007?
Para 2005-ës, Rama, duke ëndërruar për kreun e PS, duhej të eleminonte dy pengesa madhore, Nanon dhe Metën. Me këtë objektiv, ai fillimisht do ndikonte në përçarjen brenda PS duke nxitur Metën të largohej nga PS. Më tej do të punonte për largimin e Nanos përmes humbjes së zgjedhjeve të 2005. Rama ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm për humbjen e PS në 2005, duke kryer një fushatë denigruese në veri të vendit e Tiranë. Po ashtu, Rama do të përdorte organizatën “Mjaft” për të sulmuar qeverinë socialiste deri në aksione të përbashkta me PD. Humbja e zgjedhjeve nga PS në 2005 do t’i shërbente Ramës për të ngritur të gjithë sulmin për largimin e Nanos dhe marrjen e kreut të PS. Bashkimi PS-LSI në 2007 ishte i përciptë, i lokalizuar dhe i përkohshëm, të cilin Rama e bëri vetëm për të rifituar Bashkinë e Tiranës, që do t’i shërbente për të forcuar pozitat e tij në krye të PS. Prandaj rezultati elektoral i së majtës së bashkuar do të ishte më negativ sesa ai i së majtës së përçarë. Me ardhjen e Ramës e të klientelës së tij në krye të PS në 2005, Rama filloi të mendonte jo vetëm si të uzurponte me klientelën e tij PS, por edhe si të arrinte të fitonte i vetëm, pa LSI, zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Me rifitimin e Bashkisë së Tiranës në vitin 2007, ndër të tjera, dy kanë qenë drejtimet kryesore të veprimit të Ramës dhe klientelës së tij: goditja e mundësisht shkatërrimi i LSI dhe spastrimi i PS nga njerëzit me eksperiencë, kontribute dhe aftësi politike, profesionale e organizuese.
– Por, le t’i rikthehemi pyetjes së parë: A mund të ndodhë një bashkim paraelektoral midis PS e LSI? Në cilat kushte?
Në 2005 dhe 2009, e majta e përçarë ka lënë PS në opozitë; kjo mund të ndodhë përsëri nëse LSI del e vetme në zgjedhje ose në koalicion me PD. Në 2007, e majta e bashkuar ka marrë më pak vota se e djathta; pra ka fituar e djathta. Ndërkohë, PS është rrudhur. Kështu mund të ndodhë përsëri nëse LSI bën në 2013 koalicion me PS në kushtet e zgjedhjeve të vitit 2007. Këto fakte e kanë futur në dilemë të madhe dhe e kanë bërë pa shpresë Ramën! Nga një analizë racionale rezulton se sindromi i 2007-ës do të ripërsëritej edhe në vitin 2013. Mosbesimi i LSI ndaj PS është rritur po të kemi parasysh se që nga viti 2007, e sidomos pas vitit 2009 e deri më sot, Rama ka ndjekur një strategji të eleminimit politik të LSI-së, por edhe të liderit të saj. Po ashtu, në PS dhe LSI janë konfiguruar segmente elektoralë, që shfaqen armiqësore e refuzuese ndaj bashkimit. Shumë votues të LSI janë të bindur se Rama me klientelën e tij, mendon t’u marrë votën e më pas t’ju kthejë shpinën, ashtu siç ka ndodhur 12 vjet me Bashkinë e Tiranës.
Dy përfundime racionale nxierren nga analiza e mësipërme. Së pari, nëse PS nuk bashkohet me LSI është PS që mbetet në opozitë. Nëse PS bashkohet me LSI atëherë, me shumë gjasa, PS e LSI mund të përfundojnë në opozitë. Për rrjedhojë, LSI do të preferonte të dilte e vetme për të ruajtur identitetin e saj, por sistemi zgjedhor nuk e favorizon shumë ose të qëndronte në koalicion me PD. Ç’duhet të ndryshojë PS që LSI të bindet? Kjo është një pyetje për Ramën.
– Ju jeni shprehur se nëse aleanca PS-LSI në 2013 do të ishte thjesht një pajtim liderësh kjo nuk e shëron dot përçarjen e thellë brenda së majtës. Çfarë do ta “shëronte” sipas jush, këtë përçarje…? Largimi i Edi Ramës nga kreu i selisë rozë? Apo rikthimi i Fatos Nanos?
Sëmundja që ka prekur të majtën nuk është thjesht çështje e pajtimit të lidershipit. Po ashtu, nuk mendoj se do të mjaftonin mekanizmat e garancisë individuale reciproke, pra thjesht një “kurim sipërfaqësor”. Në këto kushte do të përsëritej rezultati negativ i vitit 2007 dhe e majta do të ishte në opozitë. Pyetjet se “çfarë do ta shëronte përçarjen e thellë, largimi i Ramës apo rikthimi i Nanos”, janë hipotetike dhe nuk mund të kenë përgjigje. Nga deklaratat, sjelljet dhe veprimet e Ramës rezulton se nuk ka shumë gjasa që Rama të largohet nga drejtimi i PS deri në zgjedhjet e vitit 2013. Po ashtu si dhe Nano të kthehet në krye të PS, së paku deri në zgjedhjet e vitit 2013.
– Meqë jemi tek z. Nano: Si e vlerësoni përçapjen e tij fillestare për të “trazuar” ujërat në PS? Ka zëra që shprehen se ai mund të krijojë një forcë të re politike…
Nano, me një grup intelektualësh me formim perëndimor dhe të rinjsh që vinin nga greva për rrëzimin e rregjimit komunist, arriti që edhe i burgosur, jo vetëm ta reformonte PS për 5 vjet, jo vetëm ta bënte anëtare të Internacionales Socialiste, por edhe të siguronte partnerët ndërkombëtarë se PSSH e reformuar mund të qeveriste vendin demokratikisht e të ndërmerrte përsipër objektivat madhore të integrimit në NATO e BE. Kjo u bë e mundur vetëm nga fryma e respektimit të të gjithë vlerave dhe e motivimit të të gjithë aktorëve, përmes bashkimit të të gjithë forcave në funksion të interesit publik. Sot e gjithë kjo elitë dhe ekip njerëzish me eksperiencë partiake e qeverisëse është përzënë apo margjinalizuar nga Rama. Nano nuk pranon asnjëherë që projektet e tij të bëhen me dije për publikun nga “zëra” që përhapen andej këndej. Po ashtu, nuk besoj se Nano do të ndërtonte projekt për “trazim ujrash” sepse s’mund të trazohen më shumë ujërat në PS se ç’janë trazuar nën drejtimin e Ramës.
– Në vijim të kësaj logjike, vitet e fundit janë larguar mjaft emra të vjetër nga PS-ja, të cilët sigurisht janë zëvendësuar me emra të rinj. Ka ndodhur, si thuhet ndryshe, një lloj “freskimi” i radhëve. Si e konsideroni këtë fenomen të largimit të disa prej “gardës së vjetër” tradicionale të PS?
Personi më i vjetër në PS është Rama nëse do t’i përmbaheni këtij termi. Të gjithë ata persona me eksperiencë që Rama ka larguar nga PS nuk kanë moshë fizike më të madhe se Obama, Merkel, Holand, Monti apo Baroso e tjerë. Shqipëria nuk ka luksin të flakë për interesat personale të Ramës njerëz me tituj e grada, me formim perëndimor, me eksperiencë të pasur politike e qeverisëse, vetëm se ai nuk i duron dot apo se ndjehet më mirë me klientët e tij mediokër që besojnë se ai është misionar. Shqiptarët duhet të refuzojnë modelin klientelist me të cilin Rama drejtoi Bashkinë e Tiranës apo PS të shtrihet për qeverisjen e vendit. Do të ishte e rrezikshme nëse ky model do të ishte në themel të qeverisjes së vendit dhe me kosto shumë të madhe për t’u larguar.
– Fjala ishte për largimin e “gardës së vjetër” dhe prurjeve të reja…
Meqë insistoni te ky term, po ju them se Rama është personi më i vjetër jo vetëm në PS, por edhe në politikë sepse ka qenë 12 vjet në pushtet në krye të Bashkisë Tiranë, më shumë se kushdo tjetër në PS dhe në këtë pikë krahasohet vetëm me Berishën. Ndonëse unë jam kundër teorive që “të largohet ky e të vijë ai” apo “ky është i vjetër apo ky është i ri” sepse në themel të demokracisë qëndron konkurenca e ndershme për të përcaktuar më të aftin, duke vazhduar logjikën e largimit të “gardës së vjetër”, mund të thoja se nëse duhet të largohet “Berisha i vjetër” nuk ka përse të vijë Rama që është akoma më i vjetër. Rama është po ashtu personi më i vjetër në kuptimin e mentalitetit, ai adhuron modelin e tejkaluar “Berisha” të viteve 1992-1996 që edhe vetë Berisha e ka abandonuar. Për më tepër, Rama perceptohet nga shumë analistë si mediokër në politikë, pa formim për çështjet ekonomike, çështjet ligjore e kushtetuese, çështjet rajonale, çështjet e politikës së jashtme, administratën publike, integrimin dhe për rrjedhojë, një politikan mediokër nuk mund të konsiderohet i ri pavarësisht moshës fizike. Akoma më e rëndë është situata po të analizohen prurjet klienteliste. Në realitet, Rama nuk është se ka larguar të vjetrit në moshë fizike apo mendime dhe ka mbajtur apo ka sjellë vetëm të rinj në moshë fizike e mentalitet. Për shembull, Rama ka larguar Musa Ulqinin, që është simbol i punëtorit partiak në PS dhe nuk është më i vjetër as se Gramoz Ruçi apo Namik Dokle. Eva Allushi, anëtare e kryesisë së PSSH dhe drejtuese e ZP, nuk është as më e vjetër dhe as më pak socialiste e partiake se biznesmeni Artan Gaçi që ka lidhje vetëm me Ramën dhe asnjë lidhje me PS. Apo profesor-doktore Edlira Haxhiymeri, sekretare e PSSH, nuk është as më e vjetër dhe as më pak socialiste apo e formuar profesionalisht sesa Dashamir Peza. Për shumicën e emrave të sjellë në PS nga Rama, pas vitit 2005, mund t’ju sjell fakte të pakundërshtueshme se ato janë thjesht pjesë e klientelës.
– Në rast se kjo që thoni është e vërtetë, atëherë si do t’i klasifikonit në këtë aspekt të gjitha veprimet e Ramës në krye të PS?
Rama nuk ka larguar as të vjetrit dhe as gardën e vjetër dhe nuk ka sjellë as të rinjtë, por ka prishur hierarkinë e vlerave sipas meritës, kontributeve dhe kapaciteteve sepse duke qenë mediokër, vuan nga kompleksi i inferioritetit. Ai preferon dhe promovon njerëz pa shumë formim apo pa integritet, që qëndrojnë në rresht, që e shikojnë atë si misionar, që ja dinë për nder vetëm atij që janë në PS apo deputetë në Kuvend. Vetëm në mandatin që ka filluar në vitin 2009, pra prej tre vjetësh, janë larguar nga grupi i PS 6 deputetë, pra rreth 10 përqind e tyre e opozitës. Deputetët e larguar nga Rama po për shkak të Ramës si Idrizi, Harasani, Seseri, Tavo, Meksi, nuk janë të vjetër, por nuk kanë më shpresë tek PS e drejtuar nga Rama. Rama ka margjinalizuar dhe bërë të heshtin edhe shumë të tjerë që nuk i ka larguar nga PS, por që realisht janë në periferi apo të heshtur në PS, të gjithë me eksperiencë dhe me moshë mesatare. Ben Blushi nuk është aktiv. Ben Malajt tenton t’i mbyllë gojën. Pandeli Majko është bërë sezonal. Kandidati alternativ Maqo Lakrori nuk dihet se ku ndodhet. Nga kryesia e re që zgjodhi vetë, gjysmën e konsideron të paaftë dhe as që mendon t’i kandidojë për deputetë në 2013. Deri edhe të “vetët” ankohen se Rama është lunatik, pra sillet siç thotë populli, me hënë.
PS është aktualisht parti autoritare, me drejtim të personalizuar dhe klienteliste, të realizuar përmes shkatërrimit të konkurimit të ndershëm dhe korruptimit partiak. Në PS, vendimet kryesore i merr Rama në rrethin e ngushtë të klientelës si dhe përmes angazhimit të “këshilltarëve” ekstrapartiakë me interesa financiare me pushtetet vendore apo eventualisht qendrore të PS. Ky lloj organizimi ka gjeneruar pasiguri e demotivim të shumicës së deputetëve e aktorëve të tjerë politikë.
– Edhe ju vetë jeni larguar nga selia rozë. Zyrtarisht ky largim u justifikua me thyerjen e disa qëndrimeve politike të grupit parlamentar të PS. Por, duhet pasur parasysh se mes deputetëve socialistë kishte edhe eksponentë të tjerë të cilët kanë votuar kundër, ashtu si edhe ju. Përjashtimi juaj nga PS-ja kishte të bënte vetëm me këtë çështje apo edhe me diçka tjetër?
Ky vendim i Ramës është njolla më e madhe e turpit, jo vetëm për PS, por edhe politikën shqiptare, njollë e pashlyeshme deri në fundin e tij politik. Ndjej vetëm neveri për veprimin e Ramës, ndoht për agresivitetin e disa prej personazheve tipike klinteliste dhe keqardhje për shumë kolegë që, të angazhuar që nga viti 1991 në PS, kanë të qartë sakrificat dhe kontributin e dhënë për reformimin e PSSH dhe qeverisjet e vështira në vitet që pasuan krizën e 1997-ës. Përjashtimi im nuk ka të bëjë aspak me arsyen formale dhe të gënjeshtërt të dhënë nga Rama. As me marrëdhëniet personale me Ramën. Vendimi ka ardhur pas një procesi të parafabrikuar dhe të parapërgatitur direkt nga vetë Rama. Ky vendim ka ardhur pas kritikave të mia të forta për të gjithë sjelljen radikale që Rama i imponoi thjesht për interesa personale grupit kuvendor dhe PSSH, pas zgjedhjeve të vitit 2009. Dhe mbi të gjitha, për shkak të vendosmërisë sime për të mos bërë asnjë kompromis me rrugën e gabuar që Rama i imponoi PSSH gjatë të gjithë këtij mandati.
– Në atë kohë u tha se përjashtimi juaj ishte i mbështetur në respektimin e disiplinës sipas statutit. Sa demokratik është statuti i PSSH pas ndryshimeve që i janë bërë?
Së pari, edhe po t’i referohemi statutit, duhet patur parasysh se përjashtimi im është bërë në mënyrë arbitrare, selektive (pra, vetëm ndaj meje), me motivim krejtësisht politik për shkak të qëndrimeve të mija kundër qëndrimeve radikale dhe anti-integruese të Ramës dhe për më tepër, në mënyrë antiligjore e antistatutore, pra vendimi ka qënë i padrejtë. Së dyti, masa e marrë nga Rama është realizuar në mungesë të plotë transparence dhe pa praninë time, duke mos më dhënë asnjë mundësi të sqarohem para grupit e njëkohësisht të sqaroj publikun për marrëzinë e Ramës. Së treti, duhet sqaruar se ndryshimet në statut dhe në rregulloren e grupit janë një hap prapa në drejtim të kthimit të PS drejt një partie autoritare që mbyt frymën e debatit dhe promovon përjashtimet e bartësve të mendimit ndryshe. Rregullorja e Grupit parlamentar dhe Statuti i PSSH, për herë të parë pas vitit 2009, janë në kundërshtim me parimet e demokracisë liberale dhe më konkretisht me parimin kushtetues të mandatit përfaqësues të pakufizuar. As jam marrë e as merrem me këto aspekte formale.
– Pas largimit nga PS-ja juve ju erdhi një ofertë bashkëpunimi nga LSI-ja. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me LSI dhe pse nuk e pranuat ofertën e saj?
Në realitet, Meta po ashtu si edhe shumë personazhe të tjera politike nga i gjithë spektri politik, kanë shprehur çudinë dhe keqardhjen që PS rrëshqiti në një veprim autoritar, të pashpjegueshëm, të turpshëm dhe që dëmtonte rëndë imazhin e PSSH. Njëkohësisht, jo vetëm nga Meta kam marrë vlerësime maksimale për qëndrimet e mia dhe angazhimin tim parimor e në funksion të integrimit të vendit në BE. Natyrisht, duke vlerësuar kontributin tim dhe kapacitetet, Meta publikisht artikuloi se dyert e LSI janë të hapura për cilindo socialist që dëshiron të bëhet pjesë e veprimeve integruese të kësaj partie. Në parim, e kam vlerësuar maksimalisht qëndrimin e Metës dhe natyrisht e kam mbajtur shënim për ta vlerësuar në momentin e duhur. Por, në atë moment, kur sapo Rama kishte marrë vendimin për largimin tim pas 21 vjet kontributi në PS, nuk mund t’i bëja Ramës dhuratë alibinë që ai kërkonte në mënyrë qesharake, të turpshme e mediokre, duke thënë lart e poshtë se “Kastriotin e çuam aty ku donte të shkonte”.
– Sot nuk mund të shtrohet si pyetje, por nëse PS-ja humbet zgjedhjet e 2013-ës, atëherë z. Rama nuk do të jetë më kryetar i saj. A shihni ndonjë figurë të mirë, të denjë në PS, si pasues të tij?
PS autoritare e klienteliste, antiintegruese dhe radikale, dhe që kalon nga dështimi në dështim nuk ka qenë, nuk është dhe mund të jetë projekti im politik. Kjo është një pyetje për socialistët e thjeshtë, por edhe për shumë nga drejtuesit kryesorë të PS, të cilët për herë të parë në historinë e kësaj partie do të duhet të llogarisnin në dëshpërim, 16 vjet, nga vitit 2001, që partia e tyre rezulton humbëse kryesisht për shkak të Ramës.
Ti maskara para-deklaroje humbjen e PS duke qene sekretar organizativ, ne Zonen e “Lire” te Arianit te Lojtur nga trute.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html
Shporrja,qe te bene ty nga PS-ja ishte gjeja me e bukur ne PS!!
Ti ishje SPIUNI me i ndyre dhe ke punuar si KOLONE E PESTE E NANOS kunder PS-se ne zgjedhjet e 2001!!!
Mallkuar qofte dita,qe ty te futen ne PS!!!
XHUXH JE NE TRU DHE XHUXH (SKUTH) JE NE POLITIOKE!!!
NGA POLITIKA NUK MERR VESH!!
Ne se SPIUNLLIKUN E QUAN POLITIKE,je me i miri!!!
HOQEM NJE PLEHRE NGA PS!!!
Aman o Edi, mere prap Kacin ne PS, se po nuk eshte ai, PS do humbasi.
Aman, se po na iku andej nga Ilir Koklopa do bej namin LSI.
Ja shikoje PD, qe kur Kaci ka bashkuar voten me ta i kane ndritur punet dhe cdo gje i ka ecur persembari.
Aman mere Kacin, se pa te nuk beni dot.
Ti o plehre duheshe perjashtuar qe me pare , shko futu ne bythe te sali qenit tani.
O Drino po pse nuk ka qene qe nga 2007 deri sot ne byth te sali bajges ky Kaq Islami?!
putana politike kaç islami me bllokun e klinetëve në në dorë!pasi fshiu numrin e ramës po përpiqet të thërrasë klientin e rradhës!
të paktën si putanë ka mbajtur krahun majtas,pavasisht se voton djathaas!
largimi jot nga ps eshte krenaria e gjithe atit popullit socialist,,gjithashtu edhe i kryetarit te asaj partie edi rames,,ti je fytyra me e felliqur mbas ilir metes,,te dy ju duhet te largoheni mir nga politika po edhe nga shqiperia,,ti kastriot islami edhe po vajte tek lsi do ta turperosh me keq se e ka turperuar iliri vete,,ti je nje politika i lekundur,,me thuaj per ke drejtues ke folur ndonjehere keq gjate jetes tende politike,,pervec se edi rames tani qe te futi shqelmin nga partia qe ti u bere politikan leshi,,,klysh buce je o kaco…nuk meriton as edhe nje beshtume surratit se je me i peshtire se beshtuma zgjebe politikan…
o kaco vegjeto edhe disa muaj,,,,,,se ja u beri resk ramis alia,dhe pastaj te xhuveli per ndonje dore domino.
ti bere shum mire qe ike nga PS duke u shitur fare lire te berisha.
(pse si kerkove te pakten nje mandat ne 13)
jane edhe nja dy te tjere, si malaj e ndonje tjeter qe duhet ti bejne nje nder metes apo nanos.
Hik more limon i shtrydhur, e paske mbajtur shenim oferten e Metes dhe neve na u nxi menderja. Nje gjarper me pak ne gjirin e PS-se.Ti pretendon te dalesh ne pensjon si deputet. Shif moe teoricjen se cfare po ndodh neper bote. A ke degjuar valle se Veltroni dhe Da Lema ne Itali kane hequr dore vete qe te mos zgjidhen me ne parlamentin italjan ? Te ardhmes politike shqiptare i perkasin te rinjte dhe jo gallosheve te vjetra si puna jote, Nanos,Berishes,Metes etj. Ky eshte nje ligj natyror more limon e shtrydhur. Poltika eshte si sporti te vjeterit hikin ( me dinjitet ama dhe jo si puna jote ) dhe te rinjte vine. Kush je ti more limon i shtrydhur qe natyra duhet te beje perjashtim. Nuk e kupton se je bere i besdisur me te njejtat arsyetime. Jam i bindur se shkrimet e tua ne forum i lexojne pensjoninste si puna ime ( sepse kemi kohe ) dhe jo te rinjte shqiptare qe luftojne per mbijetese ne Shqiperi dhe emigracjon. Mbete duke na treguar historira te kohes se qepes.
Plehra tek plehrat e ka vendin.
Mos ja varni! Më mirë mos e komentoni fare…
ISLAM U SHITE DHE TI MERITON BURGUN:
U SHITE SI ZAGAR I BERISHES ME KODIN O LAVIRE E POLITIKES.
TI JE TAMAM POLITIKAN LAVIR. OR PLEHRE E KOHEVE MODERNE. IK E LEPIJI BYTHEN METES TANI SE SALA TI MBUSHI XHEPAT KELYSH.
Kastrioti esht i poshter se nuk punon per interesin e Edvin Rames! Cdo methen kjo, te mosperfilli autoritetin e Edvinit liderit suprem? Edvini i ka ber reshtore te gjithve ne PS, na doli ky Mut Kaci e na shet dengla. Edhe Kadrti Hazbiu kshu bente xhibla por Xhaxhi Enver e hoqi dhe ate nga partia.
Po ty nuk te largoi njeri o kaci, ti doje te ikje pasi ke 6 vjet qe voton pro maxhorances dhe kunder te tuve.Dikur kur ishe ne qeveri fusje letra poshte deres ne kryeministri dhe neper redaksite e gazetave.Tani ste ka mbetur tjeter vec te vleresosh oferten e Metes.Ah harrova shiko se mos ka ndonje gje edhe Nishani se votove per ta bere president.Shfrytezoje edhe ca muaj deputetllikun se ske per ta pare me me sy, harroje.Le qe cte duhet kalamajt i rregullove me punera ,gruan po ashtu tek kontrolli i larte i shtetit tani lepi bythen e metes e sales dhe ec perpara.Ishte lope e mire PS kur te beri minister financash dhe smerrje vesh se ca behej se e benin punen te tjeret e tani kur te tregoi deren e shan dhe percmon..
Ca e ricikloni kete top plehu. Lereni te flas tek 55-a, Panorama dhe Koha Jone, mos i jepni asnje hapesire ne median opozitare.
Shprehja me e bukur e Kacit e denje per presidentin e OKB, eshte: “Ftesen e Metes e mbajta shenim “! viktor hoti
Kame mbrojtur kete maskara ne biseda qe kame bere ne shoqerin time,tani me vjene turpe ti shikoj shoket e mi ne sy.E..e shikon kush eshte ky gjugji qe ti e mbrojshe kete koke derre.TURPI NUK PASKA KUFI BURRA,keta edhe grate te japin per pushtet.A kane gja per mu ti vizitoj nje here,edhe me vdeke nuk pata derte.
epo s’mund te hash njekohesisht nga te dya anet o hale se kafshon gjuhen.
U pastrua PS dhe nga nje bajge.
Ky eshte nje langaraq. Kur flet edhe ky per klientelizem, te cilat i ka bere vete. Eshte nje genjeshtar i paskrupullt. Kur ka qene ne qeverine e Nanos kushedi sa here i mashtronte ata njerez qe donin te benin tregeti, pa diskutim sipas rregullave. U kerkonte rryshfete, ti blenin gjera te shtrenjta dhe pastaj i largonte duke u justifikuar se po bente tregetite me shtete te tjera, pra i genjente.
PO CARE I PA VARUR JE MOR IDIOT E KALUAR IDIOTIT TI MOR I PA FYTYRE AS VOTOVE KUNDRA EUROPES ME URDHER TE BERISHES, AS PO VOTON KURDOHERE KRAH POZITES DHE ASNJE HERE KUNDRA QE TE NA MBUSHESH MENDJEN SE JE I PA VARUR NGA POLITIKA PO I VARUR PAS KOQEVE TE BERISHES. ME KETO DO QE TE TREGOSH SE SA I RENDESISHEM JE O KARTE E DJEGUR .NE 2013 BEJI TE FALA PARLAMENTIT O SHUSHUNJE E POLITIKES SHQIPETARE .
SHKO KOKE DERE TE KOKE LOPA,te gjithe socjaliste e fshime b……. me n’dere me thane me ty,egjithe greket qe kene shkuar te koke lopen.Te keshe shenden me gjithe varsen e floririt 300 miljoshe(kyemadhi)shko se mos ka nje cope per ty,se e ka me bereqet.Njeren fele hidhja shabes.
Nje kart e djegur, kush ta var me ty o plere, ti ishte hartuesi i zgjedhjeve ne 2009 , ti e aprovove shancin si i interesonte saliut, populli e ka marr vesh qe ti ishte gjarper ne gjirin e PS, je nje pler , asgje me shume, gabim qe te komentojme ty i pavlere, ose me sakt me gjuhen e sali kryefunderrines, ti je funderrina.
Zoti Mero, mos u jep kaq hapersire ketyre sahanlepiresve te Berishes.
o rromaduc
fillo pune si roje parlamenti,megjihese nuk e meriton
asani qe nuk te quan
Ky Kaci i ka bere te gjitha per te merituar titullin:
MBETJE GJENETIKE.
Kaqi, ky eshte sesioni yt i fundit si antar parlamenti.
Po ku do fitosh si deputet me Meten ti more koke bole, ne Mallakaster ?
Apo do te te leje vendin e vet ne Tirane Baba Likja.
Ke cof o Kaq ke cof. Tash ke harru edhe zanatin dhe nuk ben dot nonje pune per me u ushqy. Mos e rruj se edhe dy vjet mbas 2013 do marresh gjymes rroge si ish deputet. E shtyn edhe ca kohe or kodosh. Pa mund te te ndihmojm te japish mesim tek nonj Universitet privat. Do paguhesh me 30 Euro ora se ke ene titull kodosh. Hajd pra mos ki shum frik per te ardhmen, prandaj mbylle bucen.
Mos te te rrej mendja se mund ti besh presion PS dhe te te vej perseri emrin ne liste, pasi ajo e din se do i humb votat vetem po te shofin emrin tat ne liste.
Po ne rruge pse ecen ende si udheheqes or Kaq ? Apo je i qete se e ke rrujt nji dor te mire paresh nga Sala per sherbimet e tua dhe nuk e can koken se do jetosh me to me von ?
Hajt tung bre Kaq(rr)i.
je i vetmi qe duhet te mbyllesh gojen e mos te flasesh per ps dhe te majten. mburresh se ke mbaruar jashte dhe je koke. si puna jote ka ne shqiperi me qindra.ti ja kalon te tjereve ne vese dhe ne shpirtligesi.meqe te genjen mendja ty dhe disa si puna jote qe te cmon populli ,dilni me parti te re dhe te shihni si do te dilni. dhe sa per ate qe thua po te mos kish perjashtu ps do te ishte turp per to. ti je njeri i pa turpshem tradhtar dhe mbi te gjitha ti je ai qe shenoi humbjen ps dy here rresht me sabotimin qe i bere.ti ke partine tende pd- lsi atyre ti besh fresk se per ato e ke dhene kontributin me te madh.
Rama ka një meritë të jashtzakonshme,për ata që njohin sadopak politiken mizerabile të këtyre 20 vjetëve ramizizem.Mund të bëhet një analizë më e thellë nga ata që e quajnë veten analistë në Shqipëri!Ketu nuk është vendi,por mjaft të kujtojmë nga vjen dhe përse bën ende politikë ky i majtë eminencë gri e Fatos Nanos,të ashtuquajturit jo kot nga analistët”Vëlla siamez me Berishën”.Realisht të tre keta politikanë të vjetër dhe pengmbajtës të demokracisë reale;janë KASTA e vjetër që duhej të kish përfunduar misionin”projekt”të Ramizit që në fund të shekullit që lam pas.Këtu,në kastë ka dhe të tjerë,natyrisht në PS e PD,apo më tej me Metën në LSI,Mediun apo dhe puthadorasin e pështirë të Ramizit,Imamin(Kujtoni propozimin e tij që..”Shoku Ramiz të drejtojë partinë e re…”Pra KASTA e vjetër quan klientelizëm përfshirjen e figurave të reja pranë Rames,një brez brilant që duhet të largojë Kastën majtas pasi në PD,Berisha është tiran.Islamit i themi të lexojë mirë simotren e majtë në Itali ku PD e Bersanit,jo vetëm ka nxjerrë një figurë të re në konkurim për postin e Partisë(primare)por ka vendosur me vendim partie të mos kandidojë më figura,cilatdo qofshin që kanë 15 vjet në parlamentin italian.Islamit i themi të lexojë mirë deklarimin e të moderuarit Walter Veltroni,kryetar i Partise që u tërhoq vet nga konkurenca,apo edhe të D’Alemën që me rregullat e reja për të shpartalluar KASTEN,nuk mund të kandidojë dhe vetëm një vendim i vecantë nëse futet në statut mund ta shpëtojë atë.Islami dhe të tjerë të vjeter janë KASTA shqiptare e politikës,një grup diabolikësh postkomunistë të pështire(ka edhe idealistë perparimtarë)që lanë me Berishen Shqiperine jasht BE,shkaterruan kriminalisht ekonomine,vendet e punës,dhe e zhyten vendin në krizë të thellë deshperuese duke larguar shqiptaret jashtë atdheut dhe përgjakur,vrarë e varferuar kriminalisht ata që mbetën!Islami ka qënë dhe dëshiron të mbetet KASTE ndaj sulmon armiqësisht Ramën,të cilit me prognozat e tij dhe projektet “kualitative”i garantonte avantazhe Berishës…Islami dhe të tjerë kuptuan se Rama ishte i fuqishmi intelektual demokrat që konkurojë me gjoks dhe fitoi me kongres,duke pastruar plehun e vjetër të dekompozuar në PS dhe u gjakos partia në demonstratat e fuqishme të cilat u keqanatemuan dhe keqperdorën nga KASTA e PS.Rama nuk ka fituar luftën me KASTEN e vjetër ende,kurse një betejë të madhe demokratike,me votë,në kongres e ka fituar.KASTA tashme bën perpjekje që Rama të mos fitojë luftën duke fituar totalisht zgjedhjet ndaj grupimit tjeter të djathte me komuniste të rrezikshëm,aventuriere,spiunë e vrasës në PD.Kjo eshtë arsyeja që Nano,Islami gjer dhe Berisha,Meta & ko.nuk largohen si Veltroni a D’Alema në Itali.Ata duan të mbeten KASTE,dhe mundet të mbeten nëse do ruajnë të paktën Berishën a Metën,duke mashtruar a vjedhur votat dhe besimin e shqiptarëve.Koha flet për ndryshim total të politikës,Rilindje të vërtet shqiptare e cila të ketë politikanë të rinj,vizionarë dhe kurrë të mos i lëmë më të bëhen KASTE!Momenti është i tillë.Islami,me të cilin kam mësuar,disa vjet më poshtë,në të njejtën shkollë të mesme me të njejtin drejtor,të respektuarin prof.Xhevat LLoshi,duhet të kuptojë se koha e tij,e Nano-Berish-Metës ka mbaruar me gjakun e katër martirëve të vrarë barbarisht me 21 janar 2011.Që nga kjo ditë KASTA e vjetër shqiptare,majtas dhe djathtas qelb atdheun tonë të perbashket,Shqipërine!Ndaj analistet,kritikët e vërtet të politikës duhet të flasin në mënyrë që vota e Sovranit të fshijë kalbëzimet,sikurse edhe vet institucionet e partive politike.Italia po jep shembull të madh,në shpartallimin e KASTES.Duhet studiuar dhe vepruar!
ore socialista po si nuk i a dini per nder Kacit, ai la gjermanine dhe francen per ju socialista per kete Shqiperi hallemadhe,te mos ishte kthyer Kaci nga jashte Shqiperine do ta kish mare lumi,ai ishte diga qe ndaloi kete,ti Edvin e ju socialista nuk dini te vlersoni kete kolos te madh mbareboteror ,do shikoni kur ti lutet gjermania dhe franca ta marin per vete ,atehere do jete teper vone ,jazek ju qofte.
Ta gezoje Ilir Meta me Salen ne socialisteve nuk na duhen delenxhinj te tille. Famen mbareboterore ta fusi ne byth se pervecse nje kameleon, nuk e njeh tjeterkush per ndonje merite te vecante. Erdhi ne Shqiperi se ketu mund te bente pare te lehta, perndryshe do kishte perfunduar maksimumi nje profesor i thjesht ne ndonje universitet medioker ne France.
Mallakastra ka nxjerr burra fisnik e te beses, ky legen ben perjashtim.
Dakord qe e shani Kacin, por ama mes rreshtave ka dhe ca te verteta..po te jeni pak te vemendshem do i kuptoni vete ato te verteta, si psh. Mjafti, turi i Rames ne veri kunder qeverise, mbushja e grupit parlamentar te PS me leshko..etj etj.
Po ca osht ky “turi ne veri” i Rames o Lat. Rama tash qi osht krytar partie me zosh shkon n’veri jo ma at here. Pse Rama do ju mbushte mendjen cecenve ?
Na difto nonj gjo se jena te pa informum. Ato te Mjaftit i dijm. Mbushja e grupit me leshko ?. Po pse or daj me ke ta linte grupin me Durim Lomin e shoket e tij? A e ke pas njof or daje. Si aspirator 10 kilovac ti thithte paret nga dora or daj.
kaci i ka ra shkurt, se ne fakt duhet permend 9 nga 12 deputete te humbur ne tirane ne 2005 dhe su mbajt asnje pergjegjesi nga rama si kryetari i bashkise perkatese… perkundrazi, te tre ata qe fituan ne 2005 ne tirane nuk jane me ne ps – meksi, idrizi dhe harasani, nderkohe nder ata qe humben, i keni ne krah te rames si psh arben ahmetaj…
ore KACI I ZI mos u merzit per 2013 se kazonat e plerave te presin do mbledhesh kanace e shishe se tani e tregove surratin prej batakciu tani qe je bere gojorja e psiqikut sali thuaj car te duash ti more plere se ste ka me efekt tani shko e beji veri topeve te psiqikut sali mos na gri sallate me kto deklarime shterpe …
Kastrioti i duhet vendit ,e para per te kujtuar familjen e kastrioteve dhe e dyta si SIMBOL I KARAKTERIT ME TE KEQ TE SHQIPETARIT.
E tere intervista eshte nje vajtim i kac-spiunit per prishjen e statukuose se nano-kurvave, nga ana e Edi Rames.Eshte nje prishje aq dramatike e gjirizit te nano-kurvave,sa qe e ka lene kac-spiunin pa projekt politik.Lajm i mire;e paska kuptuar me ne fund se “projektin” e tij do ta vendosin njerzit.S’ka nga ta perdredhe me bishtin.
Ne te gjithe argumentimin e intervistes eshte aq malinj,sa sillet e persillet ne pazaret e gjirizit politik te 22 vjetve,pa e permendur gjekundi vullnetin popullor.Sja mban bytha ta permende se e ka marre te qarte mesazhin,duke filluar nga mallakastriotet (te cilet Edi,per te zezen e tij, nuk i degjoi seriozisht me 2009-en)e duke vazhduar me gjithe popullin opozitar.Kac-spiuni po e deklaron,pa doreza, se nuk i maksimizon dot me spiunlleqet e tij
…NJE HALE ME PAK….NE PS KA PRAPE MOTER.IRE SI KY…NANO HALEJA U KUJTON SHPESH DOSJET…
Kjo interviste e gjate promovuese me siguri eshte paguar nga parate nen dore qe siguroi gjate konfliktit ne Gjeorgji, ne kembim te votes se tij per lobistet prane Asambles parlamentare te keshillit te europes
Jam e sigurte qe Meta do i ofroj nje vend te sigurt Islamit (pasi te siguroje njehere vendin e vet me marrveshjet parazgjedhore).
Ata jane te denje per njeri tjetrin
PS E NANOS KA FUNKSIONUAR ME AKSIONE.CDO ELEMENT QE KISHTE NJEFARE PESHE NE OPINIONIN PUBLIK KISHTE NJE PERQINDJE AKSIONESH NE CDO ORGAN TE ZGJEDHUR BRENDA DHE JASHTE STRUKTURAVE TE PARTISE NE MENYRE QE TE KUSHTEZONIN VENDIMARRJEN ME KETO ORGANE.ARSYEJA PERSE META U BE KRYEMINISTER ISHTE FAKTI QE AI I RRITI AQ SHUME AKSIONET SA U BE TANI ME JO NJE ELEMENT KUSHTEZUES POR AKOMA ME TEPER, NJE ELEMENT BLLOKUES(DERI NE KETE MOMENT NANO VAZHDONTE TE KISHTE SHUMICEN E AKSIONEVE). KUR META JA KALOI NANO U REBELUA, BERI NJE TUR FANTASTIK NE BAZE PER TJU TREGUAR SE PROJEKSIONI NE ORGANET E ZGJEDHURA ISHTE ‘FAKE’ DHE AI KISHTE FUQINE PER TA RIPROJEKTUAR ME “SUKSES” PS.E VETMJA MUNDESI E METES ISHTE VRAPI JASHTE PARTISE BASHKE ME ATE QE KISHTE KRIJUAR DERI NE ATE MOMENT. NE TE KUNDERT, ME NANON KRYEMINISTER BRUMBUJT E METES BEHESHIN ITHTARET E MBRETIT TE RI.KA NJE MOMENT QE PERSONALISHT NUK E KUPTOJ KUR NANO DHA DORHEQJEN DHE SI RAMA U BE KRYEMINISTER.KUPTOJ VETEM QE VENDIMARRJA NUK KA QENE AS E NANOS E AS E RAMES PESKATESISHT PER TE IKUR I PARI E PER TE ARDHUR I DYTI.ME VONE KACI ME SHOKE KUJTUAN QE LOJA MBETET E NJEJTE PAVARSISHT KRYETARIT. RAMA NE TE VERTETE NUK E LUANTE KETE LOJE.ISHTE MESUAR ME NJE LOJE TJETER QE KAC/RET NUK E PELQENIN.SIGURISHT QE KJO NUK ISHTE DEMOKRACI POR AJO E NANOS AS NUK I AFROHEJ PARIMEVE TE KESAJ TE FUNDIT.PROJEKSIONI I NJE PARTIE NE PUSHTET ESHTE IDENTIK ME ATE NE OPOZITE.RAMA MUND TE KISHTE NDERTUAR NJE PARTI SHUME ME TE SHENDETSHME E CILA TE PIQEJ NGADALE E TE FITONTE KUR TE ISHTE GATI(KJO NUK BEHET AS PER 4 E AS PER 8 VJET), POR DUHET TE KUJTOJME QE NE QEVERI NUK KEMI NJE NJERI NORMAL.KONSEKUENCAT I MERRNI VETE PARASYSH.ISHALLA PARET QE KANE VJEDHUR JU DALIN NGA XHEPAT E SHKOJNE PERSERI TEK POPULLI MJERAN.NE TE KUNDERT ISHALLA I INVESTOJNE NE ARSIM TEK FEMIJET E TYRE NE MENYRE QE TE MOS BEHEN SI ATA.UNE BESOJ QE E NESERMJA DO TE JETE ME E MIRE.ME E MIRE PATJETER SEPSE ME KEQ NUK KA KU TE SHKOJE.
Kastriot! Unë nuk bëj pjes në parti. Ps. më ka torturuar sepse më pushoi nga puna mua dhe bashkshorten deri sa dola në pesjon.
Po të them të drejtën llahtarisem nga tradhëtia jote. Nuk do të thoja tradhëtar po të ikje nga socialistja, por e shpalle veten tradhëtar të dy fishtë karshi atdheut sepse u dashurove me dy atdhe shitësit: Sali Berishën dhe Ilir Metën. Bravo Rama që të njohu more shëmëtirë.
Legen materniteti!
Tradhetia per lek po dominon ,si tja bejm me Djallin…
Kaci eshte “personalitet”i madh,profesor doktor i shkalluar ne perendim i besuari i Ramiz Alis qe e beri kryetar kuvendi, minister financash nga Nano Pushti kur nuk dinte nga binin ato,mbi te gjitha ky shkurtabiq nga trupi eshte njeri shume i lige,por ama ka bere nje gje te zgjuar,ka mbajtur shenim oferten e Metes.
Z.Kaco. Ketu kane rene malet, e kush pyet me per halet.
eka mbajtur shenim oferten e metes,dmth politikanet si kurva qe jane mbajne gjithmone nje plum rezerve per rast rreziku,o duhen djeg keto plerat me benxine te gjalle cdo dite shoqeria shqipetare po i urren keto fytyra te prishura,mbase per ato qe jetojne ne shqiperi nuk para ben pershtypje por per njerezit qe jetojne jashte e shikojne me nje sy tjeter politiken shqipetare dhe keto ordinera qe jane ne politike.
Kaci i shiti 500 usd Fotografine me bustin e Marksit te Servet Pellumbit!
Ky eshte Ish – kryetari i Parlamentit Shqiptar e Ish-minister i qeverive socialiste!
Turp
Hyn me merite te 5 politikanet me ANTIPATIKE ne Shqiperi!
Qeni leh atje ku ha mutin, shut the fuckc up o doktor leshi.
eshte e habitshme dhe njekohesisht lehtesuese kur shikon qe plehrat dhe pislliqet mblidhen gjithmone bashke.. dhe nga nje ane, me mire keshtu… sepse gjeja me e keqe eshte kur perzihen ne nje vend te mire dhe te liq, dhe hec e bej dallimin pastaj.. ky Kac pordha, ky fenda e plevitosur, mire ka bere qe ka folur hapur dhe ka marre drejtimin qe do, ate te vjedhjes dhe te pafytyresise.. ai e ka zgjedhur nga do shkoje..
keshtu qe ai po e thote hapur, une mbeshtes hajdutet dhe do behem me ata.. duhet “falenderuar” per kete gje.. u hoq qafe edhe nje pis tjeter..
Bravo Islami bravo keshtu duhet me fol hapur i qete
kompetent , je i madh Kastriot je profesionist i vertete
me njerez te zgjuar si ti duhet te krenohemi .
Rama nuk eshte as sa 1/1000 e Islamit.
Rames ja nzorre lakrat ne shesh ,sepse e njohim mire se kush eshte
nje medioker nje idiot po e shkatarron vendin me budallalliqet e tij
keshtu eshte kue je trap kalu trapi
RAMA HUMBJEN E KA TE QARTE . NUK DUAM TA SHOHIM
ME NE SKENE.
ADIO RAM GOMARI
Shqiperia do behet kur te zhduken nga politika keta xhuxher te politikes .Nuk na plas fare se per ke mban shenim ore plere, nje gje te dish qe shenimi qe ka mbajt populli per ty, ka me rendesi se ai qe ke mbajtur ti .
Te gjithe ju qe shani Kastriot Islamin jeni qorra dhe kaluar qorrit. Keni rene te gjithe ne nivelin e Sales qe shan e denigron kedo qe i del kunder. Te krahasosh Kacin me Ramen eshte njesoj si te krahasosh diten me naten. E para Kaci eshte Profesor doktor titull qe e ka marre jashte dhe jo tek Universiteti Kristal, ndersa Rama eshte nje piktor i deshtuar dhe nje ish emigrant nga ata qe skane punuar as nje dite por kane lypur rrugeve. Kastrioti ka dhene nje kontribut shume here me te madh se Rama per PS, dhe fakti eshte qe po thote nje te vertete dhe kerkon tju hape syte e tju ndricoje ato mendje te erreta. Kam pershtypjen qe te gjithe ju qe e ofendoni apo percmoni vini nga familje mbreterore ose jeni me grada shkencore me te larta se vete Kaci.Jeni beri si ato plakat e keqija ke rradha qumeshtit ne kohen e Enverit, qe merrnin neper goje gjithe lagjen dhe ziheshin per mustaqet e Celos. Ju nuk me keni kuptuar dhe sdo ta kuptoni kurre me kete mentalitet qe Rama eshte shkaterruesi i PS ose Kali i TRojes. Fakti qe ai eshte shume pasiv ndaj cdo gjeje qe po ndodh duhet tju beje te mendoheni. Te gjitha ata qe thote Kaci per te jane 100% te verteta ju pelqen apo jo juve. Rama ka parimin “Mos i Fol Shoferit”, dhe ju qe i bindeni si qorra nuk e shikoni qe po i jep autobusit si shofer i dehur dhe nje dite do tju hedhi ne gremine. Por ajo qe eshte me skandaloze eshte fakti qe ju ne vend te merreni me Salen apo te coheni kunder ketij reggjimi diktatorial rrini e merreni me Kacin a thua se ai eshte problemi i ketij vendi,
O pleher o bagel me dy sy largohu nga skena sebashku me baglen tjeter Ilir.Ti do plumb dhe do e gjesh .
Po te kene te gjithe shqiptaret kete mendje, si ju qe komentoni ketu, V.K. politikes dhe shqiperise! Mentalitet fshataresk, merreni me personat dhe jo me fenomenin qe po ndodh realisht ne politiken shqiptare. Ketu nuk eshte problemi, Kaci, por gjithe kacet e politikes shqiptare pa dallim dhe ju mjerane mbroni nje dhe shani nje tru thare!
per qorrat qe e kane “per qorrat”..
jo grada shkencore te kete Kac pordha, por edhe 10 cmime Nobel te kete marre, nga ato qe nxjerr nga goja i bie te jete njeri i ndyre dhe i ulet, njeri qe ska respekt per te drejtat themelore te njeriut, qe nuk e di, apo ben sikur nuk di ca eshte drejtesia..
per sa i perket Edi Rames, asnje nuk po e ben burre te mire, por ky Kac kacamaku, po mban anen e nje felliqesire si Ilir kafsh Metovici, qe vodhi hapur me fakte, dhe eshte akoma ne gjendje te lire, dhe jo vteem kaq, por vazhdon politiken sikur ska ndodhur gje.. me pak fjale, vazhdon te vjedhe.. keshtu qe, ca na duhen “gradat shkencore” te Kac pordhes neve, kur ai mbron hapur hajdutin dhe kriminelin..!!?? e ca duhet te presim nga Kaci neve, qe mban anen e ketyre plehrave?? duhet te presim drejtesi, mireqenie, barazi?? ca duhet te presim.. po ik o shoku mos ia fut kot, na paska grada doktor profesor kaci, dhe na qenka i sakte.. ti fusi ne bythe gradat kaci, aro nuk vlejne, kur ky person mban anen e krimit..
Per z.Kastriot e mire per te do te jete bashkimi me z.Fatos NANO ne partine e re qe do te krijoje z.Fatos se ajo do te jete partia e profesor doktoreve qe me punen e tyre te “lavdishme” kur ishin ne pushtet dhe tani te infiltruar ne pushtet, bene te mundur rikthimin e enverizmit ne Shqiperi.
Padyshim qe kurvat si ky K.Islami e kan vendin ne bordellon LSI PD.
O KASTRIOT DELENGJIU BOLLE KE SHITUR PRAPANICEN TEK SALI FAQEZIU,TANI BASHKOJU ME ILIR HAJDUTIT,KJO ESHTE FYTYRA JOTE.
Keta mundohen te mbajne njeri tjetrin, Sala, Nano, Kaci, Ben Malaj. E dine mire se po ta marri Rama per keta ska me vend ne politike, se sado te meta te kete Rama ketyre do ua fusi sa krahu dhe do beje mire. Nuk ka gje me te ndyre se sa nje nga ish eksponentet e PS qe ka ngrene dru vence nga Sala del dhe mohon qe Rama humbi zgjedhjet e viti 2011 kur u vodhen ne mes te dites. Votat qe morri PS ne 2011 nuk i ka marre ndonjehere. Kjo tregon se cfare njerezish na kane qeverisur keto 22 vitet e fundit, pa moral, pa vlera, shesin dhe veten vetem te qendrojne akoma ne politike. Kaci ska me nevoje per asgje, i bente nder vetes te terhiqej nqs nuk e pelqente Ramen dhe jo te njolloste 20 vjet te karrieres se tij.
Ti anticensure kame vene re edhe ne disa raste te tjera te pelqen te besh analistin e mire informuar, duke u shfaqur me nje nuhatje te holle tamam si te nje qeni gjahu. Qysh ore qysh? qendron majtas dhe voton djathtas e? Woow per tu pare kjo. Nuk themi se dr prof Islami ka qene nga ata qe ne PS e ka kethyer gurin ne djath po kurrsesi nuk mund te vihet ne ballance me Edvin pacavuren nje humbes legjend qe nuk ka me shume mend se vellai i tije Leka i pare. Ky birbo edhe 50 vjet te rije ne krye te PS 12 humbje te reja do shijoj se eshte injorant dhe i pa aft…
Me vjen keq pee disa komentues qe sulmojne me kaq zjarr Kastriotin, a thua qe shqiperia dhe PS calon
nga pjesmarrja aktive e ketij deputeti asnjanjes.
Eshte e drejta e secilit pre jush te shprehi mendimet qe ka
por nuk e shikoj aspak me vend , tendencen perte erresuar figuren e Kastriotit
pa asnje fakt te vetem , keni degjuar nje fjale ketu nje atje., sejcili prej jush i zbukuron
sipas deshires se vet. Kastrioti ka bere nje analize brilante , duke pasqyruar
te verteten , .Shume interesant me disa pre jush nuk dini se ke shani dhe ke mbroni..
Politikan ideal nuk ka , por ndermjet Rames dhe KASTRIOTIT
KASTRIOTI PESHON ME SHUME.
Une nuk dua te perseris edhe njehere fjalet seps cfare une
doja te thoja i ka konsumuar nje X ..komentatr PER QORRAT.
POR DO TE KISHA KENAQESINE QE SECILI PREJ JUSH DUHET
TE PASQYROJ FAKTE DHE JO LLAFE NE ERE.
ME QELLIM QE TE HEQ KONSIDERATEN TIME PER ATE DEPUTET.
Lexoi komentet e popullit o bajge. Me dhembin syte kur te shoh dhe dua te mbyll hundet per eren e bajges qe vjen. Komunist i qelbur, sahanlepires.
Shqiperia, jane fjale burrash ato qe ke thene dhe eshte vertete e pa kuptueshme se si Shqipetaret nuk po mund te kapercejne gardhin e kapadaillekut te blinduar me ferra te injorances per te pare me ne fund te verteten ne sy. A mund te vihet ne te njejtin plane e te krahasohet Prof Dr Islami qe truri i tije buron informacion dhe inteligjence me nje teleshmen qe nuk fle naten per te mesuar per mendesh ca fraza sensacionale dhe ne tere retoriken e tije gec-mec mban duart para fytyres ne levizje te pakontrolluara si i lajthitur? Pra ai eshte fytyra e vete deshtimit, vertete nuk e shihni? Nje i perhenur do ju molepsi te tereve o Shqipetar….
ZABERHANI
Kaçi, ki kujdes shenimin,se mos te humbi.
Duhet te miratohet nje ligj per te zgjedhurit nga populli. Personi i zgjedhur nga elektorati po te tradhetoje elektoratin nuk duhet te kete te drejte qe te vendosi me per ate mase njerzish. Pershembull:Deputeti
Ilir Koklopa Meta tradhetoi elektoratin dhe vazhdon e perfaqson po ato
pa vullnetin e tyre.
Kastriot Islami tradhetoi elektoratin dhe vashdon ti perfaqsoi akoma.
Tavo e Elbasanit prej Gjirokastre tradhetoi elektoratin dhe vazhdon te perfaqsoi akoma po ato qe e votuan. Mos respektimi i elektoratit nga deputetet e zgjedhur prej tije, sjell anomali ne politike dhe mos respekt per ato qe te kan zgjedhur.Deputeti kur tradheton elektoratin ngelet si qen pa padron siç ka ngelur Kastriot Islami. Ky qen qe ska padron kerkon dhe eshte i detyruar te haje ate ushqim qe i del perpara.