Pikërisht kur do ngrinin padi pse i portretizojnë si vend me terroristë... (FOTO)

19 Tetor 2012, 20:15Politika TEMA
Pikërisht kur do ngrinin padi pse i portretizojnë si vend me

Drejtuesit e turizmit në Liban kishin vendosur të ngrinin padi ndaj producentëve të një drame televizive amerikane, të quajtur “Homeland”, duke pretenduar se episodi i fundit e paraqiste Bejrutin, kryeqytetin e tyre, si një vend ku gëlojnë terroristët.

E pikërisht kur ministri i Turizmit, Fadi Abboud, tha se po konsultohet me juristë për padinë, në kryeqytetin e njohur me emrin Parisi i Lindjes, ndodh një shpërthim i tmerrshëm.

Bejruti u trondit nga një shpërthim i një makine bombe, që la së paku tetë të vdekur dhe rreth 80 të plagosur.

Raportohet se sulmi ndodhi pikërisht kur prindërit po merrnin fëmijët e tyre nga shkolla.

Motivet e këtij sulmi nuk janë ende të qarta, por ai vjen në një moment kur Libani ka njohur tensione në rritje, që janë transportuar mesa duket nga Siria. Disa media perëndimore flasin për mundësinë e shpërthimit edhe në Liban.

Skenat të kujtonin ditët e errëta të luftës civile në Liban.

Mes të vrarëve është edhe një zyrtar i inteligjencës në Liban, raporton BBC. Wissam al- Hassan ishte i afërt me liderin e opozitës, Saad Hariri, një kritik i qeverisë në Sirinë fqinje.

Komunitetet fetare në Liban janë të ndarë në mbështetëse të qeverisë siriane dhe kundërshtare.

Hassan shihej si një kundërshtar i Sirisë brenda shërbimit sekret libanez.

Ai ka drejtuar një hetim që ka implikuar Damaskun në lidhje me bombën e vitit 2005, që vrau ish- kryeministrin Rafik Hariri.

Po ashtu ai ka organizuar arrestimin e një ish- ministri, të akuzuar se ka planifikuar një bombardim sirian në Liban.

7 komente në “Pikërisht kur do ngrinin padi pse i portretizojnë si vend me terroristë… (FOTO)”

  1. tourkofagos says:

    cte komentosh,Net eshte me profesional per kete ngjarje…….

    1. Shtegtari says:

      Tourkofagos,nuk rri dot pa bere politike edhe ketu, te eksiton pamja e femijeve te mbuluar nga gjaku or egersire, or pseudo i krishtere e turp i krishterimit tone tolerant e paqesor.
      Thuaj prap siç the me 3 tetor kur pe femijet siriane te masakruar nga kopja jote, Bashar el Asad:
      “Kujt i plasi per keta kamikazet.”

  2. E-mini says:

    Duket se sirianet kane ngarkuar hezbollahun ta heqe qafe Wissamin, e si rrjedhoje kane vrare edhe te tjeret… ky eshte humanizmi islamik, Shaban Norja eshte i tyri

  3. Lubi says:

    Neper keto sulme vriten pak te huaj dhe me qindra korrak vendas, keta jane fetare te dhjere qe nuk respektojne jeten njerzore,race kanibalesh,shyqyr qe ne shqiptaret nuk kemi fene e tyre hahahahahahaaaaa

  4. SS says:

    Keshtu eshte kur e krruan me gjethe fiku! Al Hassan bashke me Hariret – babe(i vdekur)e bir(i gjalle por me oret e numeruara)ishin vegla te shtetit sionist dhe te Amerikes. Keta maskarenj i fryne zjarrit ne Siri ku trafikuan edhe shume arme dhe terrorizem. Mos te harrojme qe prej me shume se nje viti, nga kufiri libanez jane futur per ne Siri me mijera xhihadiste sunite qe sot po mbjellin terror ne ate vend. Ne fakt populli thote: KUSH MBJELL ERE KORR FORTUNE – E VERTETE!
    Edhe Turqise se Erdoganit ka per t’i dale flaka, eshte vetem çeshtje kohe!

  5. arber says:

    Gjeneral brigade Uisam al Hasan nuk ishte nje zyrtar i thjesht,por Shefi i Divizionit Intiligjent Sekret te forcave te brendshme te sigurise libaneze.Pikerisht gjenerali sunit ka qene shenjesta e antetatit. Nje nder arsyet eshte pozicionimi i tij kundra pushtetit te sirise dhe hezbollahut.Me siguri kundershtaret e tij kane marr vendimin per ta eleminuar ne kohe,pasi ai ne fund te ketij viti do merrte postin e Gjeneralit te Forcave te Armatosura te Libanit dhe do tju kish hapur shume pune.

  6. leka says:

    Pune monstrash,pune arabesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje