Totozani, dialog dhe rekomandime: Letër 4 ministrave për kërkesat e grevistëve

19 Tetor 2012, 19:05Politika TEMA

Avokati i Popullit, Igli Totozani, u ka dërguar katër rekomandime ministrave përkatës që mbulojnë çështjen e ish- të përndjekurve politikë.

Në një letër dërguar 4 ministrave, atij të Drejtësisë Halimi, të Financave Bode, të Punës Ksera dhe të Shëndetësisë Tavo, letër e cila i ka shkuar për dijeni edhe kryeministrit Berisha, Avokati i Popullit, Totozani shkruan në lidhje me kërkesat e parashtruara nga ish të dënuarit politikë, pjesëmarrës në grevën e urisë: “Gjykojmë se kërkesat e paraqitura nga ana e grevistëve të urisë, duhet të merren në konsideratë për trajtim nga ana e Qeverisë dhe më specifikisht nga ana e institucionit që Ju drejtoni, për vetë rolin dhe rendësinë që ligji ju njeh në këtë drejtim. Do ishte e përshtatshme ngritja e një grupi pune ndër dikasterial për evidentimin dhe trajtimin e kësaj problematike, sepse dialogu gjithpërfshirës dhe negociatat janë të domosdoshme për gjetjen e ekuilibrit të duhur midis kërkesave të këtij grupimi social dhe mundësive reale për zgjidhjen e tyre.
Letra e sipërcituar vë në dukje fillimisht se ekspertët e institucionit të Avokatit të Popullit, kanë shqyrtuar kërkesat e grevistëve dhe kanë arritur në disa konkluzione, të cilat janë prezantuar me detaje në letrën e sipërcituar për 4 titullarët e ministrive. E para në grupin e kërkesave është zhdëmtimi i plotë dhe i menjëhershëm i të burgosurve politikë në shumën e llogaritur paraprakisht, sipas ligjit. Lidhur me këtë kërkesë, në letrën e institucionit të AP shkruhet ndër të tjera:
“Nëse do t’í referohemi përmbajtjes së kërkesës së parë të parashtruar nga ana e grevistëve të urisë, konstatohet se plotësimi i saj kërkon domosdoshmërisht ndryshimin e nenit 12, të Ligjit 9831 datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të denuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar. Për rrjedhojë, ndryshim duhet të pësojë edhe neni 13, i projektligjit “Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist”, tashmë i paraqitur në Kuvend. Ndyshimi kërkon parashikimin shprehimisht të kalimit në vlerë nominale të të gjithë shumës së akorduar në favor të individëve përkatës ish të dënuar politik dhe pagesën e saj të menjëhershme, (këtu kuptuar brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme të kësaj vlere).Veç kësaj, ky ndryshim kërkon edhe parashikimin e shtimit mbi vlerën nominale të përcaktuar për çdo ish të dënuar politik edhe të një vlere tjetër prej 30 % të saj, që do të justifikohet sipas kërkesës, me inflacionin për një periudhe kohore të dhënë.”
“Për rekomandimet e AP të paraqitura në letrën për 4 ministrat për secilën nga 7 kërkesat e tjera të parashtruara nga ish të dënuarit politikë, pjesëmarrës në grevën e urisë, mediat e interesuara mund të kontaktojnë me zyrën e shtypit, – thotë deklarata për shtyp e AP.

21 komente në “Totozani, dialog dhe rekomandime: Letër 4 ministrave për kërkesat e grevistëve”

  1. asso says:

    pse ne Shqiperi qenka ky Tototozazazani??????I mori romet ne ditet e para te punes se tij dhe i futi ” ne krevatin e tij” dhe tani kane gati 1 muaj ish te burgosuri ne greve dhe ky se rruan gjekundi!!!!!!!!si u kujtu per ata qe jane brenda hekurave???Apo e kane kercenu bota???Avokat me telekomande!!!

    1. biolog says:

      Arvizu dhe Totozani jane te vetmit qe u kane qendruar afer atyre te mjereve. E kane thene vete grevistet. E keni inat, jepini hakun.

      1. agron dibra says:

        Ne fakt eshte absurde qe kane kaluar 28 dite dhe askush nuk merret me faktin: Cilat jane kerkesat dhe cilat jane ministrite qe kane pergjegjesine per ti zgjidhur ato. Mediuat duhet ta ven ne pah kete gje dhe Totozani ka bere mire qe evidenton 4 ministrite qe lidhen me keto kerkesa. Aty duhen drejtuar shigjetat ndryshe Berisha gjen hapesira per te thene ” E kan me mua, e kan politike”

      2. Xha toto says:

        Aman or mos na hap barkun duke krahasu te pakrahasueshmit. Arvizu dhe Totozani, hajde shane e hajde bagdat. Jo po Rama dhe Igli, jo po PS dhe Totozani… E keni vu re qe pak te shash Iglin, menjehere nje biotrap nderfutet e te akuzon sikur je me Saliun? Ia fut nje pordhe totoja pas pilafit, dhe vetem kur deliron a thua se i dha zgjidhje. Ja me keto teprime e dhjet ky qe, edhe kur ke ndermend ti japesh pak zemer, te vjen per te vjelle sepse ky fluturon. E cna ka gjet… Ore po nuk ndreqet ky.Kot nuk e kane pas larguar nga puna kete cdo gjashte muaj, gjithe gjithe 2 vjet pune ka bere. Shyqyr qe kete punen e tanishme e ka me mandat dhe eshte shef vete, sepse me shkelma do ta kishin marre. Oh ca intriganti eshte more!

        1. perparimi says:

          Si me je Totozanka mire ? Mos thuaj se s’ta njoh gjuhen. Si gjithmone ne forme per te vjelle helm edhe kur s’ka vend. Po ç’t’i besh, jane ndare keto pune, ca shajne ca punojne.
          Te fala biotrapi

    2. mihallaq usa says:

      U lodh dhe Totozani i shkrete ka 20 dite qe bashke me nderkombetaret dhe Reekerin sot kerkon: DIALOG, DIALOG DIALOG. E kote, perballe nje njeriu qe dialogun e konsideron si dobesi. I thone dhe politikan i zoti pale, Berisha esht nje katundar bajraku, qe te ngjall neveri, nuk ka asnje lidhje me vitin 2013 ku jeton pjesa tjeter e botes. Pershendetje Avokatit, te fala nga Bostoni. Ju ndoqa ne Top Chanel nje nate ne telefon me Alban Dudushin, ishit model ne te folur dhe ne anen njerezore

    3. mirel josa says:

      Igli nuk degjon ai vlla nga ai vesh… Nuk ka ministra ka vetem nje Sulltan qe vete flet e vete vulos. Po te thote Saliu duhet dialog, neser te 4 keta ministrat i ke barkas gati tu thone grevisteve : ju hengsha m..tin. Pa fol ai, ata i ke nul nuk vlejn per gje. Kot i paguan ai popull i mjere, me mire te paguaj vetem rrogen e Saliut, perderisa deoputete, ministra e tj bejn vetem cu thot ai bandill

    4. beniamin toronto says:

      Z.Totozani, ju shume mire beni qe e merrni seriozisht punen tuaj, por eshtë mëse e sigurt që Berisha nuk ka për të hequr dorë nga e tija, as nga kjo propagandë kaq vulgare dhe acaronjëse kunder grevisteve antikomunist. instiktivisht, prej 22 vitesh e tëhu ai do të bëjë të kundërtën e asaj që i thonë për të mbjellë besim e adhurim te ndjekësit e tij se mbetet i pathyeshëm. Pra, e kundërta e asaj që kërkon “armiku” dhe asnjëherë marrëveshja, apo konsensusi, ka mbetur përherë për të zgjedhja dhe rruga “më e drejtë” dhe më e sigurt për të garantuar sukses vetjak.. Ai asnjëherë nuk ka pasur drojë e turp ta dëshmojë këtë “politikë” para kamerave e mikrofonave, pa pyetur se kush janë ata që po e dëgjojnë: fëmijë a pleq, qytetarë apo katundarë.. Sigurisht kjo është mendësia tipike e çdo prijësi tribal e primitiv, i cili është i detyruar të luajë dhe të veprojë në një mjedis kinse demokratik… .. Berisha po e trajton të gjithë shoqërinë shqiptare, edhe pas kaq viteve në demokraci, si një kopsht fëmijësh, për të mos thënë si një Jetimore! Apo, mos ndoshta duhet thënë ca më shkoqur: si një pavijon të lajthiturish?! Këtë pyetje retorike ja vlen t’ia bëjmë vetes, sa herë detyrohemi ta shohim e dëgjojmë këtë njeri me hemorragji të pasosur fjalimesh nëpër lajmet e pafundme me të, mbi të e për të! Suksese dhe respekt per punen tuaj, i kemi degjuar grevistet dhe e kemi te qarte kush ka bere e kush nuk ka bere detyren me ta

      1. besnik says:

        Respekte Iglit dhe prinderve te tij te mrekullueshem. Me pare askush nuk e dinte qe egzistonte nje Avokat Populli. Bashkohem me nje parafoles ketu qe mediat po bejn sallat t madhe ne ket teme. Si nuk u gjet nje kamera tv-je te ndjeke e tregoje me zgjidhje keto halle te njeriut te thjeshte… por vetem xhixha, xhixhilera, arjan caner e blend fevzinj qe heroizojne maskarenj e delenxhinj, barkderra e qafedhjamur…

    5. leta says:

      e turpshme sjellja e berishes, kriminale!! Nuk mbeti njeri pa i kerkuar minimumin njerezor: dialogun. Ai vazhdon ne te veten a thua se ka perballe nje grup serbesh me kobure dhe jo nje grup grevistesh shqiptare te sfilitur.

    6. Ad Balashi says:

      Vertet e keni qe do zgjidhe pune ky Igli?????
      Une me seriozisht marr Bleonen se sa kete Totozanin.
      Shikoni fotot e nxehta te Bleones 13 vjet me pare:
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/bleona-qereti-hot-pictures-13-years-ago.html

  2. era says:

    doli ky me ne fund si kofini pas te vjelave.Duhej mish i pjekur qe te hapte gojen ky zavall pa gjak.Ka pamje reptili me gjak te ftohte

  3. Saliu dora vete says:

    Ore verr verrr verrrrr te tere ju! Te vdesin e si paguaj! Shteti eshte imi ! Para skam ! Ata jane armiq! Nuk me do as suma ti paguaj! Te tere shqipot pilaf te behen e se kthej llafin!

    1. mira says:

      sa shpejt u kujtove mo avogodo, shih nje here si po vene pune dhe kur thone nga nje fjale te tjeret, ta them dhe une nje.

    2. punetori says:

      sa karagjoz qe dukesh mo Igli, per te zgjidhur duken problemet e Avokatit te Popullit.

  4. I pa puni says:

    Bravo avokat,e zgjidhe ceshtjen.Kjo shoqeri duhet te paguaj pa fund vetem per te persekutuarit dhe nje grup qeveritaresh.Sidomos ai indeksimi ishte shume interesant

    1. Araniti nga (ferma e Clirimit) says:

      ore ky Pellum Lamja i burgosur per vjedhe pulash.baba i ti brigadjer i pularis te fermea Clirim te Fier dhe sekretar parti i fermes, ky pellumbi vithte pulat e fermes dhe i shiste ne pazare e Fjerit, KAQ dhe ne amerik lane nevajtoret e shkollav shikoni ate fytyr si rugac me leshe si pe femere…

  5. Horri i Bulevardit says:

    Avokati i popullit ka qene me ekspertet e vet afer grevisteve dhe ka degjuar te gjitha ankesat e tyre, por duhet ta dini ata qe se dine, se avokati i popullit, ska mundesi vendimmarrjeje, por vetem te konstatoi dhe te beje kerkesat e te treteve ne institucionet qe kane pergjegjesi.
    Ky eshte roli i institucionit te avokatit te popullit, simbas ligjit.
    Ne menyre private ju siguroj se Igli Totozani, eshte nje njeri i shkelqyer qe vjen nga nje familje po e shkelqyer dhe qe ka zemren e tij ne kauzen e ketare grevisteve te urise.

  6. Asllani says:

    Gjergj Ndreca hero tani çdo gjë do zgjidhet në favor të burgosurve politik iku Berisha me duket http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  7. leka says:

    Qysh kur u takua,ne fillin te karieres se rij me Berishen e zuri sindromi Sali,se nbas kesaj e mbylli sqepin dhe nuk ish me ai i pari.Duket qe postiqa mbi te gjitha.Dhe ja tani ndihet si kofini mbas te vjelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje