Një britanike është e bindur se ajo që ka parë në qiell ishte një UFO, ndërkohë që misterin ia shton më shumë fakti se nga qielli nisën të bien zogj të ngordhur.
Ngjarja ndodhi në Cumbria, kur 23 vjeçarja Calum Sherwood pa një objekt në formë rrethore në qiell.
Ajo dhe një mikeshë e saj, që jeton pranë, thonë se më pas panë 10 zogj të ngordhur në kopsht.
Disa ekspertë thonë se ajo gjëja në formë rrethore mund të ketë qenë thjesht re, të tjerë mendojnë se mund të jenë edhe kristale akulli, që formohen nga motori i avionëve ushtarakë.
Por Sherwood dhe mikesha e saj thonë se zona është një vend i aktiviteteve të pazakonta.
Ajo ndodhet pranë një centrali bërthamor.
Të tjerë banorë thonë se kanë parë objekte të çuditshme në këtë zonë. Natyrisht prania e një centrali bërthamor aty pranë i shton edhe më shumë teoritë konspirative.
Ah Binladen te ishe gjalle
Ne fillim gjalle ishte ,pastaj shkoi ne te s’emes.
?