Asllan Patrioti mbeti në burg. Koordinatori i grevës së urisë së ish- të burgosurve politikë është ndaluar nga policia dhe më pas është burgosur pasi një mashtrues italian, nga ata që kërkohen si mashtrues në Itali dhe strehohen në Shqipëri, ka bërë një denoncim, sipas të cilit ky person i ka kërkuar 700 euro pas humbjes së makinës së tij, e cila u rigjet. Nuk ka asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë dëshmitar që të provojë akuzën e stisur vetëm disa orë pasi Asllan Patrioti deklaroi vendosmërinë për të mbrojtur grevistët përballë policëve të dhunshëm të Sali Berishës. I pandehuri i regjimit të Hoxhës, dhe tashmë i regjimit të Berishës, nuk i ka marrë ato euro, dhe personi që e akuzon është botërisht i njohur si mashtrues në median italiane dhe atë shqiptare. Ai është një i vetëshpallur konsull nderi në Shqipëri, pastaj i vetëshpallur si mbartës i një urdhri të shenjtë si Varri i Pagëzorit, pastaj i vetëshpallur si qytetar nderi i Durrësit, por në fakt është thjesht një mashtrues ordiner. Shkalla më e lartë e karrierës së tij duket se është si bashkëpunëtor i policisë politike të Sali Berishës.
Por pas policisë, treguesi më i frikshëm është politizimi ekstrem i prokurorisë dhe gjykatës menjëherë pasi Sali Berisha mori të gjitha pushtetet në vend.
Prokuroria, e cila nuk ka asnjë provë të besueshme për ish- të burgosurin politik, pranon si provë faktin që një mashtrues italian, të cilit policia i mban të bllokuar makinën, bëhet bashkëpunëtor policie për të marrë makinën e tij, dhe çon si provë në gjykatë gjithçka thotë policia. Por për një moment e zëmë se prokuroria bën punën e saj rutinë në këtë rast si organ akuze duke supozuar çdo akuzë si krim.
Gjykata, e cila është ajo që duhet të ndajë trukimin nga faji, e lë në burg të pandehurin e regjimit, vetëm pse e ka parë në kamera duke folur kundër qeverisë.
Kjo gjykatë ka lënë të lirë Ilir Metën, i cili fliste para kamerave me zë dhe figurë jo për 700 euro, por për 700 mijë euro bakshish nga një biznesmen. Por meqë Sali Berisha një natë para gjyqit shkoi e piu verë tek shtëpia e Ilir Metës dhe pastaj në drekë kafe në Rogner, gjykata vendosi që ajo video nuk ekziston.
Kjo gjykatë ka në tavolinë një dosje të FBI me prova shkencore, që thotë se komandanti i gardës ka vrarë demonstrues përtej dyshimeve, thotë emrin e të vrarit dhe emrin e të dyshuarit që e ka vrarë po ai. Kjo gjykatë e lë atë të lirë, biles së bashku me gardistët e tjerë sillen ne sallën e gjyqit si në shtëpinë e tyre.
Kjo gjykatë ka lënë të lirë Lulëzim Bashën, duke mos ia hapur fare kapakun e dosjes për shqyrtim, pasi sipas saj i erdhi një ditë me vonesë.
Kjo gjykatë ka lënë të lirë Fatmir Mediun, pasi ditën që do të gjykohej, rifitoi imunitetin, ndërsa tani që ia kanë hequr, bën sikur nuk e ka mendjen që një vrasës po sillet si njeri i lirë.
Kjo gjykatë ka falur Damir Fazliçin, sekserin e Familjes në pushtet, i cili e ka të provuar se ka bërë pastrim të qartë paresh përmes studios ligjore të vajzës së Sali Berishës në shumën 1.7 milion euro, duke i shitur vetes në Qipro një kompani pa asnjë aktivitet në Shqipëri me një shumë marramendëse.
Por kjo gjykatë ka qenë e vendosur të mbajë në burg Asllan Patriotin, një qytetar të angazhuar politikisht kundër qeverisë, në krye të një greve vetëmohuese kundër regjimit. Qytetari është qartazi i përfshirë me mekanizma policorë në një akuzë të montuar, njësoj si në regjimin komunist. Nëse atëherë regjimi gjente disa bashkëpunëtorë sigurimi që dilnin dëshmitarë të rremë, sot regjimi ka gjetur një italian delikuent, që pranon t’i shërbejë policisë politike të Sali Berishës për t’i montuar një akuzë një kundërshtari të regjimit. Dhe fill pas kësaj, të gjitha institucionet e tjera të shtetit, të gjitha pushtetet dhe instancat e gjykimit vihen në rresht për t’i plotësuar dëshirën regjimit. Pas policisë, që po përdoret si leckë për të fshirë pështymat e ish- të burgosurve nga fytyra hipokrite e Sali Berishës, në rresht janë vënë prokuroria dhe gjykatat, për të na treguar të gjithëve se sot krim nuk është të vjedhësh, krim nuk është të vrasësh, krim nuk është të manipulosh vota apo pastrosh para, krim është vetëm të jesh kundërshtar i Sali Berishës. Si në komunizëm!
ラブドール 現実的なTpeセックス人形は、本物のものよりもはるかに優れています安いセックス人形、低支出のラブ人形、そして控えめなコピー?男と人形:荒涼とした心は欲望ではなく崇拝を探しますロボット(シミュレートされた知性)のセックス人形をどこで購入しますか?
O Mero po ca komunizmi thua more burre! Po ku ma gjen komunizmin…..po ne jetojme ne FASHIZMIN BERISHJAN more vella. Ore duhet ti pergjigjemi me arme ketij PUSHTETI PUSHTESH se nuk ka vlere opozitarizmi qe bejne qofte Rama qofte keta te tjeret qe dolen nga PD.
Shqiperia eshte nje VEND I PUSHTUAR nga serbi Sali Berisha!!
Populli shqiptar duhet te sillet ndaj ketij REGJIMI GJAKATAR SI NDAJ PUSHTUESIT!!!
Asnje pushtues nuk ka bere kaq TMERRE sa ka bere Sali Berisha me shqiptaret!!
POPULL SHQIPTAR!!
NGRIHU NE KEMBE SA NUK ESHTE VONE,KUNDER PUSHTUESIT FASHIST BERISHIAN!!!
JA LIRI!JA VDEKJE!!
POR JO VDEKJE SI KJO E KETYRE FRIKACAKEVE TE PERNDJEKUR,POR VDEKJE DUKE LUFTUAR KUNDER PUSHTUESIT MIZOR SERB!!!
] Sali Berisha duhet SHPORRUR NGA SUNDIMI FASHIST!!!
Një nga filozofët perëndimorë ka thënë një të vërtetë se `Pushteti të inkriminon` dhe inkriminimi në klasën tonë politikë ka filluar dhe vazhduar që nga mosbërja e një strategjie të saktë (megjithë ndihmën e ekspertëve europianë për bërjen e kushtetutës, ndarjen në 3 pushtete të pavarura, realizimi i pushtetit lokal, etj., etj), që nga mosbërja e politikave përkatëse për të nxitur dhe nxjerrë Shqipërinë nga një vend i botës së tretë. Lufta e klaneve politike për pushtet në vend të luftës politikë nëpërmjet programeve dhe strategjive të sakta midis liberal –demokracisë (e djathta e qendrës) që përfaqëson sot mazhoranca me PD në krye, me social-demokracinë (e majta dhe e majta e qendrës) që përfaqëson sot opozita, është kthyer në një kacafytje politike, ku secila i ve shkopinj në rrota njëra tjetrës qoftë për ta nxjerrë keq palën kundërshtare në sy të europianëve, pa marrë parasysh dëmin e madh që po i bëhet popullit shqiptar, faktorit shqiptar në drejtim të vonesës me qëllim të integrimit. Kjo kacafytje politike që po dëmton Shqipërinë si brenda ashtu dhe jashtë vendit ka për qëllim pasurimin e pandershëm nëpërmjet korrupsionit dhe shitjes së aseteve të vendit pas asnjë strategji të mirëfilltë sikur këto asete të jenë pronë e këtyre politikanëve tashmë të inkriminuar. Pasurimi i shpejtë e ka qorruar këtë klasë politike, dhe ka shkaktuar poshtë saj tek nëpunësit e administratës shtetërore, asaj lokale, enteve të pavarura, arsimit, shëndetësisë, biznesit të madh e të vogël, një valë korrupsioni, ryshfeti dhe vjedhjeje të paparë ndonjëherë që nga koha e formimit të Shqipërisë.
Shqiperia 1 euro e Bershes duhet te ishte
Shqipëri e dyerve të hapura dhe jo e Shqipëri e dyerve të shqyera.
Nuk gjej fjale qe te komentoj keto fakte te hidhura te realitetit berishian. Sa vjen e me keq po behet ?
SI NE KOMUNIZEM!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html
Mos ja fut kot Z Mero. I pandehuri ka ba agjitacion e propogande,kunder partise dhe udheheqesit te cpuar Sali Kurve Vicidoli.Psikopati yne malok,nuk pranon ekzaminim mendor e psiqik,por faktikisht,sic thuhet ne gjuhen popullore,ka pjerdh trush. Ata qe i lepihen perreth,jane vemje te mjera e te pista haleje,qe nuk dijne ose nuk guxojne me i thane se i ka ike truni.Kujton se ligji i agjitacion-propogandes asht akoma ne fuqi,megjithse nuk ekziston ligji 55,egziston pacavurja 55.Ajo i zbulon 2Armiqte” dhe ja con shefit skizofren ne tavoline.Partia Socialiste duhet te shkepuse cdo kontakt me kete regjim,qe po djeg antikomunistet shqiptar,si ne kohen e Enverit.Le te dale nga parlamenti e ti drejtohet popullit,sepse po vijne edhe zgjedhjet e reja.Ky parlament e ka kryer punen e vet te felliqur,prandaj duhet shperndare,te pakten PS
bravo kol tivarja!
PS duhet te largohet nga kuvendi e te zgjedh per prijes marangozin e Spitenit:)
Po t’i duhet avokat,me thuaj Mero.I rregulloj une punet si per Italianin ne Itali dhe per Danielen e Prokurorise.
Ky rast dhe kjo greve tregoi perfundimisht se sistemi ka degraduar totalish. U kalua dhe caku i montimit te akuzave qesharake ndaj kundershtarit. Foli qarte dhe ambasadori amerikan ndaj mos sillemi sikur skemi ci bejme Saliut se s’na le Bota.
Opozita te beje kujdes dhe mos ta kaloje ne heshtje kete rast. Deri tek zgjedhjet eshte kohe e gjate dhe Sali Berisha me te tilla gjera do mbaje gjalle elektoratin e tij bageti qe i ka mbetur.
ktu ka marre fund gjithshka. Fajin e ka edhe opozita qe vazhdon te heshte ndaj sjelljeve te tilla te drejtesise. une e kuptoj qe targeti kryesor eshte krimineli berisha, por kur njerezit e drejtesise i sherbejne atij ne kunderhstim me ligjin duhet te ngrihet zeri fort duke i permendur me emer e mbemer. E perkedheli gjithe kohen Ina Ramen, mgjs nuk veproi ndaj Bashes, Mediut, etj etj duke u kenaqur me faktin se edhe opozites nuk i ra ne qafe.. vari lesht i thone kesaj..
Asllani nuk ka as nje faji http://www.gazetajnk.com/index.php?cid=1,984,1294
Eshte gabim te flitet per komunizem apo fashizem,
ne situaten ku jetojme nuk ngjason as pak me komunizmin apo
fashizmin, ne shqiperi mbreteron kausi total.
Nuk ka moral, nuk ka umanizem, nuk ka drejtesi, nuk ka siguri per
jeten. Me pak fjale ligji i xhungles.
SHUME DAKORT LINDA
JETOJME NE NJE REGJIM TRIBALO-FASHIST QE ESHTE LEGALIZUAR NGA WASHINGTONI & BRUKSELI ME QELLIM MBAJTJEN E STATUKUOSE ME CDO CMIM QOFTE DHE DUKE TOLERUAR HAPUR VRASJE PROTESTUESISH APO VJEDHJE “LIVE” TE VOTIMEVE.
DHE KJO GREVE E ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE DO TE MBYLLET SI GERDECI DHE 21 JANARI QE ISHIN SHUME HERE ME TRAGJIKE SE SHPERBLIMI I LEKEVE TE BURGUT.
KY ESHTE NJE SISTEM 100 HERE ME I KEQ SE FASHIZMI DHE KOMUNIZMI BASHKE
KEMI NJE REPUBLIKE AMBASDORIALE ME CA PORNODIPLLOMATE QE BEJNE SHOW GJASME KUNDER MONSTRES BERISHE QE ATO E PRUNE VETE NE FUQI.
KEMI NJE OPOZITE QE UDHEHIQET NGA NJE PALLOSH QE E KANE GENJYER PER KARRIKEN E K/M NE 2013 NE SHKEMBIM TE HARRIMIT DHE URINIMIT TE GJAKUT TE 21 JANARIT.
ESHTE MIOPI TE MOS SHIKOHET DHE KUPTOHET QE QELBERISHA E KA BLERE ME FLORI HESHTJEN E SHTEPISE BARDHE DHE BRUKSELIT
LOBI I TIJ I PODESTES ME TOMET,FRANKET ETC ECT E KA KRYER ME SUKSES DETYREN..MUNICJONET MILIARDA DOLLARESH TE USHTRISE SHQIPTARE,RRUGET E KOMBIT BILIONA DOLLARESHE,DHE SE FUNDI ALBETROLI NUK KANE NEVOJE PER KOMENT…
Pavarësisht se populli shqiptar në tërësi po integrohen në një shoqëri kapitaliste-globaliste ku shumë probleme do të njëhsohen, popujt dhe shoqëritë janë në një farë mënyre turma që shkojnë pas udhëheqësit që zgjedhin. Përsa i përket turmave të pa-arsimuara dhe injorante, të cilat përbëjnë një kontingjent të mire në Shqipëri, Sokrati (469 BC – 399 BC) një filozof klasik i Athinës (një nga baballarët e filozofisë së moralit dhe etikës) për turmat, ka thënë: “Turma është një qen i zgjebosur i madh, i lidhur në hu mes diellit. Gjithë kohën fle, kruan zgjeben e vet dhe sulet i tërbuar mbi këdo që kërkon ta zgjojë e ti zgjidhë zinxhirin”.
linda
falemderit për shpjegimin dhe sidomos atë për atë fillozofin e vjetër,unë kujtoja se kishte qënë presidenti i parafundit të greqisë,prandaj nuk e merrja shumë seriozisht!turrmën e ka përshkruar shumë bukur,por shumë gjatë!
një tjetër fillozof(1957-2012)fillozof aspak klasik dhe pa pikën e etikës(një nga bijt e budallallëkut dhe të thikës pas shpine)e ka përshkruar kështu:”turrmat,si tèe arsimuara ashtu dhe të arsimuara,janë një tufë gjelash deti,që presin vetëm një vërshëllimë”!
Antiçensure je shume i hidhur…..po nuk ishte e nevojshme.
Linda e ka te drejte,vetem se ne u liruam nga zinxhiri,ne menyren me te keqe te mundur,ndikoi ajo injoranca qe thote Linda,dhe pastaj arrijme te ajo qe spjegon ti,sepse ne udhehiqemi nga *gjela*,nga kulti i te fortit te fisit qe domosdoshmerisht eshte vetem 1.Dhe te tjeret ,dmth turma vuan nga sindroma e Stokholmit,dhe nga vetekenaqesia-krenaria e marre.Marrja e diplomes-nuk hap horizontin,,muret e larta qe rrethojne shtepine -nuk te izolojne nga rreziku social-qe me beso ktu me kto deme qe po i behen ksaj shoqerie dhe mbas 20 vitesh nuk do arrijme ti korrigjojme–pra do kemi turma-jo klase shoqerore…..Nuk duhet te vershellejme,i nderuar,duhet tu japim nje melodi,nje leitmotiv ndryshimi…
nika
një shoku tim ka një thënje të tijën për “dipllomat”!
“shkolla e lartë(diplloma)është një dylbi që njeriu mund ta fitojë në jetë,ka vetëm një problem,mënyrën e përdorimit!”
anticensure,nje tjeter filozof,1972 e ketej mendon se nuk e kane fajin njerezit dhe pa te drejte i quajne turma.Nuk doli asnje”turme”te mbronte Ilir Meten,biles dolen qindra mije”kokepalare”qe kerkuan DOREHEQJEN E QEVERISE qe indentifikohej me bllokun e Ilir Metes.Nuk ka”turma”qe udheheqin,por masa qe udhehiqen.Me nje fjale,ky filozofi nuk mendon qe”jemi popull kot,frikacak,pa taban,kafshe,etj”,jemi thjesht nje popull normal qe na mungon qeverisja normale dhe aplikimi normal i ligjit.Sokrati ka thene se tere boten ishte i gatshem te debatonte,vetem me Santipen(te shoqen)nuk ia mbante.
Z.Mero je shume i sakte por une do te shtoj diçka qe kam lexuar ne shkrimet e Juaja. Ne jemi te denuar te vuajme te keqijat e komunizmit dhe te keqijat e demokracise. Kjo me ka pelqyer e nuk e harroj se kete e kam mesuar nga Z. Mero Baze.
Mos te thone se nuk qeme e nuk e dinim, duhet prit akoma qe revolta te beje pastrim, pastrim te vertete. Keta gjykates qe kane mbaruar “kristalin” do t’iu vije fundi sikurse nuk respektojne ligjin edhe te tjeret nuk do te presin ligjin te veproje.
Une mund te them me siguri absolute se “italian” i ndershem nuk pranon kurren e kurres me policine shqiptare. E zeme se ndodh pasi eshte kercenuar ai menjehere do te kerkoje ndihmen e shtetit te tij. E njoh mire shtetin italian, jam i sigurt se do te prekej nje qytetar i saj eshte gati qe pas diplomacise te perdore forcen. Per kete varianti qe sjell Z. Mero duhet te jete i vertete pasi nuk mund te jete tjeter se veçse nje kriminel italian i strehuar ne shqiperi.
Eshte gje e mire qe gjykatat po e nxjerrin koken ne keto situata..Ushtaret e SS- it vepruan dje, sonte gjykatat..Te tregohet qartazi zinxhiri I diktatures deri tek nenbosat..Kush mendon se kjo ka te bej vetem me nje Dadaf e ka gabim..Po del nje mafje e sofistikuar qe s’ka me frike dhe ne mes te dites..Mjere ai qe nenshtrohet..Duhet unifikim thelbesor i shoqerise civile per nje arsye: “Ti presesh veshet korrupjonit”..
me keq se ne komunizem , jemi feudalizem saliriargitoxenian
te keqen e komunizmit perpara nazizmit te Sali kafshes.. nder dy te keqija, do zgjedhesh te keqen me te vogel..
te pakten ne kohen e Enverit ishte e denueshme me ligj “agjitacion propaganda”, ta kishte bere te qarte xhaxhi,- “mos shaj sistemin se une te fus ne burg, ose te vras fare”,.. kurse sot jemi gjoja ne demokraci, dhe sikur te ndodhe qe ti shkelesh ne kallo Sali shpelles, ai te heq qafe me ane te njerezve te tij.. te heq qafe me gjithe kuptimin e fjales, qe mos te ta gjeje me njeri trupin ne jete te jeteve.. ja, ky eshte Sali
kur i merr 700 mije euro ka per te gjithe,me prokurore me gjyqtare e c te dalin para,kur s merr as 700 te fusin brenda…………………
normal shteti yne keshtu funksionon prej kohesh
Armiku numèr 1 i SHqiptarve mbetet Politika si ajo e djeshmja dhe e sottshmja ku per tè dalè nga kjo situatè duhet 1 pastrim Politik ,nuk
ecet pèrpara me kèt Politik ku njerzit zgjidhen nga vetè tè ashtèquajturit Politikan dhe jo nga populli duhet qè çdo indivit nè çdo
institucjon SHtetèrorè duhet tè dalè me votè nga gjiri i Popullit nè 1
vend Demokratik perndryshe me Politikèn e sotme nuk ka afrim Kulture
per tè formuar-forcuar themelet e 1 SHoqèrije Civile.
Qe shteti ka perfunduar i gjithi ne rresht per ti sherbyer sundimtarit njesoj si ne komunizem ka vetem nje shkak dhe nje fajtor,impotencen dhe deshtimin total te opozites.Te asaj opozite qe pa pike pergjegjesie i premton sot elektoratit se me kete shtet te uzurpuar ne cdo qelize nga Sali Berisha do te kete zgjedhje te lira ku ajo do te dale fituese!
Prokurorja e ceshtjes eshte kallezuar per shperdorim detyre nga une,pasi ka dhene vendim mosfillimi per nje ceshtje,ku ne menyre flagrante eshte shkelur ligji.Ceshtjen e saj e mori prokuroria e Durresit per kompetence,por pastaj meqe e pashe “te dhjere” dhe ishte thjesht “ushtare” e Sokol MALAJ-t,lejova pushimin ndaj saj ,por ja fillova Sokolit.Ceshtja eshte ne Gjykaten e Durresit,nderkohe qe kam letren e Presidentit Bujar Nishani qe i kerkon Kryeprokurores informacion…dhe me informon po ashtu dhe mua ne baze te nenit 23 te Kushtetutes.Thoni c’te doni,por Nishani eshte me i hajrit se “Topja” qe as denjonte te kthente pergjigje.Do thoni ju qe Sala e ka vene dhe ate…Mos ta votonit Salen,mos t’i ngrinit mitin dhe s’do arrinte puna deri ketu.Ne cdo institucion flitet vetem per llogjiken dhe memorjen e doktorit,kur sic e thashe dhe ne Gjykate te Larte,doktori s’arrinte te bente as lidhjen midis “Sokolit ….avokat” dhe “Sokolit …ne pozicionin e ..”..
Rasti Patrioti ku per nje ‘mashtrim”prej 700Euro prokuroria dhe gjykata kerkojne burgim pa afat tregon gjendjen reale te sistemit nen diktatin e politikes.Kjo gje nuk ka te krahasuar me asnje sistem politik, eshte absurditet real shqiptar.Te keqen qe politika e sotme i ka bere shoqerise shqiptare nuk ka revolucion ta korigjoje e ndryshoje.Menyren e te sjellurit dhe te menduarit sipas ketij modeli politik do ta vuajme gjate ne breza.Me vjen keq qe kalova jeten time neper dy sisteme politike dhe 22 vjet tranzicion dhe sot vijme ne momentin qe nese je kundershtar politik i sistemit, burgosesh ose vritesh pa me te voglin problem.Ky eshte monstuozitet me emrin berisha e te tjere.
E gjithe kjo histori me kujton ate pjesen teatrale te viteve 80 Arturo Ui.Ai u vinte flaken dyqanit te kundershtareve,per ti akuzuar ata vete si zjarvenes.Me sa duket Sala e paska ndjekur me shume vemendje ate pjese,se i duhej per informacion politik,ashtu si e kerkonte Partia.Ne mos gabohem autori ,Bertold Brecht,e mbullte me fjalet:popujt nuk duhet te harojne,se barku nga ata dolen ende nuk eshte shterpezuar.D.m.th Saliu eshte personifikimi i te keqes,por mos kujtoni se po iku Saliu e keqja mbaron.Duke filluar nga polici me i thjeshte e duke vazhduar me administraten shteterore,n.q.s.do ta quanim te tille,jane militantet e tije.Dhe ata ne te vertete nuk luftojne me per Saliun por oer vete.se e dine se cfare i pret po humben pushtetin.Kafsha e plagosur eshte me e rrezikeshme.Faleminderit.
Ne kete vend nuk ka me vler asgje. Ne kete vend nuk ka asnje vler e verteta kur ajo nuk eshte ne krah te pushtetit te Sali Serbit. Prandaj nuk ka asnje vler qe kete pushtet ta luftosh me mjete demokratike. Ky Serbi do largohet i vdekur nga armet tona, po nuk u ngritem ky do jet aty deri sa te kete jeten. SHBA qe e heq me nje telefon kete Serb nuk i plas per ne.
..Pershendes! Une nuk Njohe asnje nga Grevistet, as edhe te kaluaren e tyre, si dhe c´fare shkruhet ne Dosjet e tyre Policore te tashme ,apo ato te Sigurimit te Shtetit te Dikurshem, dhe kurre sesi nuk munde te bahem “Garante” per ta..
Por une do te Mbeshtesja 1000% ato qe Shkruan Mero Baze(Jo per servilizem)..sepse jane Gjera Faktike dhe te Kryera..dhe sikur te mos ishin, ne e shikojme me syte Tane..Sistemin e Drejtesise qe ka Vendosur Sali Berishovici…dhe jo vetem ai..vijojne ILir Meta…ect..lista eshte e gjate..
Tani sa per Sali Berishen , mua me eshte Mbushur mendja se Misjoni i tije eshte :Shkaterrimi i Shqiperise, Filoj me Firmat-Piramidale…1997-ta..asgjesimi i Ushtrise Shqipetare..dhe krejt Shtetit..dhe sote , e ka mbushur Shqiperine me Firamat Serbe-Mafioze-anonime…
Por ajo qe do te Pyesja: sa perqinde te politikaneve Shqipetare jane per Shqiperine, dhe Duan Shqiperine???.Nuk e di??Por mbase -Asnje..lol
mallakastriot e ke përmbledhur shumë mirë fillimin,mbështejen për grevistët!
kanë apo”s’kanë të drejtë!
janë apo sjanë njerëz të ndershëm!
një gjë është e qartë dhe duhet të bëhet në një vënd demokratik!
DIALOGU ME TA!
shqipëria është një diktaturë fashiste dhe në vënd të dialogut ata përdorin dhunën fizike dhe psikollogjike!si ndaj grevistëve dhe ndaj popullit!
ne jetojmë në këtë shtet të drejtuar nga një diktator dhe të kundërshtuar nga një opozitë e nënshtruar!nga një opozitë shumicë e vjedhur dhe e trëmbur deri në palcë!nga një opozitë që ka frikë të reagojë për këtë mynxyrë që po ndodh!nga një opozitë që thotë se i ka duart e “lidhura” nga mos deklarimi politik i grevës!ga një opozitë që nuk e di se mund ta këthej në politikë mungesën e dialogut të diktaturës me grevën ekonomike të të përndjekurve,se mund ta këthejë në politike përndjekjen me mënyra naziste që u bëhet grevistëve!
këtu jemi ne si shtet si komb si opozitë!brënda një vrime të zezë që po gllabëron gjithçka!kjo vrimë re zezë quhet sali berisha!
—–Anticensura—-Nuk deshiroj te kundervihem juve edhe per faktin se kemi mendime te njejta per shtetin demokratik por kemi kendeveshtrime te ndryshme per opoziten.
——–Menyra e te berit opozite ne demokraci eshte e njejte kudo ne shtetet me demokraci , por veprimet konkrete lidhen me kushtet reale ne te cilat ndodhet stadi demokratik, kushtet ekonomike dhe shtrati i shoqerise ne mentalitetin e saj. Gjihtashtu opozita pregatitet per te ardhur ne pushtet dhe eshte e natyrshme qe nuk mund te behet pengese ne reformat integruse te vendit ne strukturat europiane—-Ti referohemi konkretisht veprimeve te opozites
——–Protestat e opozites pas zgjedhjeve te 2009 dhe perfundimi me –KROKODILIN –ku faktori nderkombetar u shpreh perfundimisht se ne shqiperi nuk ka zgjedhje te ndershme eshte nje fitore e opozites
——–Protesta e 21 janarit eshte protesta me e forte ne menyre demokratike e realizuar nga opozita ne kete vnd , pavarsisht nga tragjedia e saj , perbente nje fitore te opozite qe i tregoi botes demokratike se ne kete vend egsiston nje shtet -regjim policor i korruptuar deri ne gjyqesor
———Opozita konsumoi ne menyre demokratike —urrejtjen – popullore kunder regjimit dhe ju kthue rruges parlamentare per te realizuar aty qellimin e saj per te ardhur ne pushtet duke qartesuar popullin gjendjen e vendit dhe paraqet edhe programin e saj te ardheshem
——-Ne lidhje me greven e te persekutuarve qendrimi i opozites eshte shume i sakt ajo i perkrha ata ne te drejten e tyre po ajo nuk eshte politike se ata kerkojne zbatimin e ligjit te ber nga mazhoranca e tanishme . A nuk te bie ne sy qe Berisha kerkon ta terheq opoziten qe te shprehet politikisht A nuk te bie ne sy veprimi opozites se thirri ne interpelance ministrin e drejtesise dhe nuki bene asnje pyetje dhe ata u xhindosen si puna e –shabe hundederrit –qe thosh –pse nuk thua —hund derr –or labi ,pra i tregoi qeverise se kete m…. e keni bere ju dhe ju takon ta zgjidhni—-A nuk eshte kjo nje menyre e diskreditimit te qeverise
——Ne lidhje me plotesimin e kritereve te kushteve te integrimit opozita nuk duhet te behet pengese se ajo eshte ne interes te zhvillimit te vendit dhe ne interes te saj kur te vij ne pushtet
dhe unë pa hyrë në debat do ti jepja një pikvështirim shkrimit tënd!
pikvështrimin e piramidave të gizës!
për fat egjyptianët e asaj kohe i ndërtuan me gurë gjigant,po ti kishin ndërtuar me grimca rëre nuk do të kishin mbaruar akoma!
_fitoret e opozitës një ditë do të sjellin “fitoren”,si në diktaturën e shkuar!pas vdekjes natyrale të diktatorit!
nuk do të ishte më mirë të mos kishim një opozitë të tillë “me gurë në trastë”!një opozitë garniturë për shitjen e sapunit për djath(diktaturës për demokraci)????
Shume i sakt miki im anticensure!
Te pershendes.
Cila do te jete e verteta sistemi tani u prek kush eshte ky.Perralla.Babai i serbiberishes thonte ne emer te popullit ky qa thote??Pra ai ndofta mendon se do na shkel si babai e shtriga e zez qe e vendosi aty dua te besoi se kohet kan ndryshuar nje dite do e shkelim me kembe ate dhe familien e ti.Shtriga e zez u denua per kafe ne nje fantazem te pergatitur ky do pergjigjet ndryshe jemi nje komb naiv pa vler dy diktator pa ndeshkim si ka kaluar asnje komb.
eshte e veshtire te pranosh dhunen e pergjakshme,por kur durimi soset dhe ndjehesh i marre neper kembe tere jeten,ajo duhet.nuk ndryshon shqiperia me hedhje bustesh,grisje librash apo sharje banale.
atij qe sot po e vret per te dyten here shqiprine,i duhet prere koka.po po,i duhet prere koka;dhe jo te presim qe te jape dorheqjen.ai nuk duhet te kaloje kufijte e shqiprise,por duhet te vuaj ashtu si vuajne familjet e gerdecit,ato te 21 janarit e plot e plot familje shqiptare…
NUK BESOJ TE POLITIKA KURVE NUK KA PER TU NDODHUR GJE KETYRE HAJDUDERVE EDHE ATEHERE KUR TE MOS JENE ME NE PUSHTET!!!. NE KEMI MJE DEMONKRACI QE DO TE THOTE KUSH VJEN NE PUSHTET VJEDH IKEN, TJETRI RADHA .
Per sa kohe qe gazetaret, filozofet dhe kalemxhinjte e te gjitha ngjyrave, kaosin e organizuar sot nga felliqesirat dhe llumi i kombit, e krahesojne me periudhen e socializmit (s’kemi pare ndonjehere komunizem ne Shqiperi, kjo eshte shpifje e peshtire)po per aq kohe ushqejne ate kaos te organizuar. Ky eshte nje rreth vicioz qe intelektuali i vertete duhet ta caje me guximin e vet moral e qytetar dhe jo tu lepihet frazave mashtruese mbi komunizmin ashtu si zagari i uritur lepin kockat e hedhura ne kazanin e plehrave.
Ne situaten e tanishme ne Shqiperi qe pavaresisht dukjes se jashtme qe duket se eshte nje situate jo dramatike ku njerezit sikur shikojne punen e tyre sikur gjithcka eshte normale me rutinen e diteve te zakonshme me qejfet dhe problemet e ndryshme prape se prape brenda gjithsejcilit nuk mund te jete e pangacmueshme biles shume revoltuese ndaj fenomeneve qe po ndodhin ne arenen e politikes shqiptare dhe sidomos ngjarjet e fundit e mbi te gjitha greva e ish te burgosurve politike.
Tani di thosha une kemi tre grupime te njerezve qe mundohen te japin shpjegimet e veta dhe parashikimet se si do veje puna me tutje.
Grupimi pro qeverise duke prejashtuar ate kategorine qe jane perfituesit direkt te allishverisheve te tjeret ose me mire te themi simpatizantet e kesaj partie ndjehen jo fort komod dhe ceshte e verteta me prejashtime te rralla te tjeret kerkojne te jene jashte kesaj loje ose me mire te themi deshirojne tja lene kohes se si do marrin rruge keto probleme ngaqe nuk kane se cfare te humbin si me Saliun si pa te sepse mbeten thjesht tifoza te nje partie por qe kuptohet se mbeten enderrimtar dhe nuk duhet besuar se nuk votojne kete parti.
Grupimi tjeter qe eshte asnjanes ose te lekundurit e shohin si te padobishme qe Berisha te kete nje mandat tjeter sepse megjithe keto zullume qe ka bere kjo qeveri pervec destabilizimit nuk mund ti sjelle asnje te mire ketij vendi prandaj ata shohin mundesine te votohet dikush tjeter prej partive qe nuk jane ne koalicion me kete qeveri,ketu nuk mund te them se mund te jene te gjithe pro partise socialiste sepse ngaqe jane te tille te lekundur mund edhe mos te kene besim ose ndonje inat ndaj liderit apo edhe vete si strukture e kesaj partie dhe ose nuk votojne fare ose mund te votojne dy forcat e reja politike si ajo e Topit dhe e Spahiut.
Grupimi i trete qe eshte grupimi opozitar tanime eshte me se i bindur se duhet jo vetem te votohet por pa medyshje vota do jete per te larguar medoemos Berishen qe eshte bere i padurueshem dhe kuptohet se grupimi i majte eshte grupimi me i madh me nje elektorat shume te perhapur por qe nuk e ka votuar sa duhet ne kohen e Nanos per fajin e ketij te fundit dhe si rezultat edhe i percarjes se te majtes me Ilir Meten qe deri dje ishte si te thuash nje lider i preferuar per shume majtiste ai sot nuk e gezon aspak mbeshtetjen e ketyre njerezve per bashkpunimin qe beri me Berishen prandaj keto vota do jene ne favor te PS me prejashtim te disa aparatcikeve qe jetojne me thelet e pushtetit.
Nuk do ishte aspak me leverdi per partine socialiste te bente koalicion parazgjedhor me Ilir Meten sepse sic e theksova me lart pervec se do i shkaktonte dem ne elektorat asgje nuk perfiton me kete koalicion.
Ndersa lidhur me temen qe trajton zoti Mero gjithcka eshte ashtu sic e thote por se kjo qetesi ne dukje dhe ky pushtet qe po perpiqet te tregoje muskujt ka rrezike te shpertheje ne ate mase saqe do i dale situata jashte kontrollit dhe turma ne ato raste behet tej maset e rrezikshme dhe te merr perpara dhe mendoj se ashtu do ndodhe sepse ky idiot kryeminister si nje malok i trashe nuk terhiqet deri sa ta shoh vehten buze varrit.Vetem ne ate moment pergjerohet si lapanjoz por neqoftese do arrije puna deri aty atehere do jete teper vone.
Bashkim, Bashkim, se vetem keshtu mund ta ndihmojme ceshtjen e te drejtes ne kete vend. Faleminderit Mero.
Ceshte kjo pietje o Mero, po dihet se si ne komunizem do te jete, si kujtuat ju se isha i vetem une qe ndertova komunizmin, qe vrava dhe burgosa, apo edhe internova?
Ku i njihja une te gjithe ata qe i cova ne boten tjeter, trimat si Saliu me ndihmuan, ja kjo eshte e verteta.
Perse i shkruajta une gjithe ato vepar o Mero, per popullin thua, jo, une e dija se populli i kishte vetem per te zbukuruar raftet, ato une i shkrojta per trima si Saliu, se tek ata une shifja vazhdimesine e vepres time dhe qe ne fakt me doli e suksesshme, vete fakti qe biri im zgjodhi modelin tim per te qeverisur, tregon se ai i ka lexuar me endje veprat e mija.
Edhe modelin e spiuneve perseri nga modeli im e mori dhe mire beri, Saliu sot mbreteron fale angazhimit te ish kolegeve te tij te sigurimit te shtetit, ne qeveri dhe me gjere.
Saliu biri im, sot ka konsoliduar vepern time ne te gjitha fushat, vete aksioni policor i heronjve te heshtur, qe rezultoi me sukses per kapjen e njefare asllani, tregoi se ish struktura qe ngrita me sulon, jeton dhe vepron akoma po aq e fuqishme dhe efikase.
Mos bej me aludime te tilla Mero Baze, Shqiperia ka jetuar dhe jeton ne komunizem, une e di se ceshte komunizmi dhe po e shoh qe sjam gabuar me birin e partise Sali Berisha.
Me gjithese nuk kam ndonje simpati per ju, skrimet dhe gazeten i lexoj me vemendje.Ke ngelur vetem ne krahasimet vetem me komunizmin.Shiko me thelle ne historine e vendit.Fenomene te tilla i gjen sot ne te gjithe boten qe nga koha kur njerezit u ndane ne grupe(klasa).Eshte nje nga menyrat per te mbajtur pushtetin.(ne te gjitha sistemet)Pse nuk ndodhnin ne kohen e Zogut e me pare.Ceshtja e komunizmit eshte nje ceshtje tjter.Ne radhe te pare ne ish vendet socialiste nuk u vendos komunizmi.Sic e ke mesuar dikur ai do shume pune e kohe.Prandaj mos luani demagogji.Asnje lidhje nuk ka Berisha me komunizmin qe ti dhe shume si ti tumbetoni per te trullosur popullin.Lereni komunizmin meruni me popullin.Nuk rezohet Berisha me artikuj.Ju genjen mendja.Artikujt tuaj(dhe te tjereve) jane flete rrufe(flete ama).Nuk zgjidhin problemet.,vetem konstatojne, nuk tregojne alternativat per zgjidhjen e preblemeve.(Here tjeter me shume )
Nji artikull analize shume e sakte.TE LUMTE MENDJA DHE DORA Z.BAZE !
Lexova edhe intervisten e te fejuares.
Sala ka edukim te rrenjosur komunist dhe per kundershtaret e vet pa tjeter se i duhen deshmitare te rreme,servila,spiuna,me qe te tille ka shume. I UROJ Z.PATRIOTI LIRIM TE SHPEJTE DHE JU DHASHTE ZOTI MEND E ZEMER GJYGJTARVE SERVILA TE GJYKOJNE PAK MA DREJTE, se per deri tash e kane MENDEROSUR…
Si ne komunizem.Ateher te pakten e dimin se nga kush udhehiqeshim.
Ndersa sote me keqe se ne komunizem,pop e po.E pate Kadafin e shqiperise me pistoleten prej floririt.
Ja kjo eshte shqiperia,ja keta te paskrupullit,ndertojne pasuri me djersen e nje populli te shumevuajtur.
Me faqezijne jane ata apo ato qe e simpatizojne dhe keta,nuk bejne gje tjeter.Vetem se kure sdo te kene fate ne familjet e tyre,Zoti i denofte atje ku dhimbjne ta kene me te madhe.
Ne djalle shkofshin si komunistat,apo dhe socialistat.Se nje m…..ter jane qe te gjithe.
Per derisa ne krye te shtetit kemi nje ish KOMUNIST,ky stan kete bylmet do kete.komunistat te vritnin naten e te qanin diten ,ndersa ky i konvertuar ne demokrat te vret diten pa ju dridhur qerpiku.Viti 2013 qofte i fundit per te .
Nje pyetje kam:Kur lexoni komente te tilla,si te nje far Kol Tivari a ndonje tjeteri,qe e mbushin shkrimin me fjalet me te pista qe mund te perdorin vetem rugecet,a e pyesni ndonjegere veten se c’familje duhet te kene dhe cfar edukate kane marre keta tipa ne familjet e tyre.