“Ju siguroj që na dëgjojnë... Do u japim edhe eksperiencë pozitive, edhe negative”

22 Tetor 2012, 18:59Politika TEMA

Ish- trajneri dhe kampioni i karatesë, Boiko Borisov, ishte i çlirët në konferencën për shtyp me kryeministrin shqiptar. Kreu i ekzekutivit në Bullgari, vinte në Shqipëri, tek një nxënës shumë i keq i Bashkimit Europian. Por edhe Bullgaria është një nga nxënëset më të këqija që i ka rënë për hise BE-se.

Por Borisov të paktën ishte i ndërgjegjshëm për këtë, kur tha se në Bruksel e dëgjojnë Bullgarinë. Se mos kujtojmë të kundërtën.

“Do të filloj me vlerësimin që ka Komisioni Europian. Dua t’ju siguroj se zëri i Bullgarisë do të dëgjohet në Bruksel. Ashtu siç e kemi ndihmuar Kroacinë, do të ndihmojmë edhe vendin tuaj,” tha Borisov.

Madje kryeministri bullgar shkoi më përtej kur tha se do e ndihmojnë Shqipërinë me eksperiencë negative dhe pozitive.

“Ne mund t’i japim një kontribut të madh Shqipërisë në procesin e bisedimeve që do të vendosen midis shtetit tuaj dhe Bashkimit Europian, bisedimet e aderimit, pasi ne mund t’ju ndihmojmë me përvojën tonë, edhe pozitive, edhe negative. Mund t’ju siguroj se në momentin kur do të vendoset votimi, mund të shpresoni për votën e Bullgarisë, Ju siguroj,” tha Borisov.

Më pas ai bëri një kërkesë më konkrete: duam bitum nga Shqipëria.

“Unë kam një kërkesë për palën shqiptare; në qoftë se ka mundësi, Shqipëria të eksportojë bitum, një çështje kjo për të cilën u diskutua edhe gjatë bisedimeve midis dy delegacioneve. Ka rrugë në Bullgari që janë ndërtuar para shumë vitesh dhe janë aq të qëndrueshme dhe aq të mira, në sajë të bitumit të mirë shqiptar. Jemi të gatshëm të marrim tërë sasinë që disponon vendi juaj,” tha Borisov.

Dhe kur të gjithë prisnin me interes se çfarë do të thoshte ai për ata persona që pretendojnë se janë me origjinë bullgare në Shqipëri, siç pretendojnë mediat e këtij vendi, ai nuk foli.

7 komente në ““Ju siguroj që na dëgjojnë… Do u japim edhe eksperiencë pozitive, edhe negative””

  1. Ramy says:

    Tani bythosocialistat ne sulm, êshte koha te nxjerrni vrerê ndaj Bashkimit Europian se mund te iu firojê ndonje vote nga LSI

    1. vitina says:

      Mund te shpresoni ne voten bullgare ,,, e kupton Rami llapaqeni ndryshimin midis shpreses dhe te sigurtes ?

  2. Selenica says:

    Opa, iku edhe Selenica. Nese nuk ia ka premtuar Zeni ndonje tjetri. Tani, keta, pasurite e vendit per serbet i kane. Por dhe bullgaret sllave jane, keshtu qe nuk i shkelin parimet.

  3. raimondi says:

    Kryeministri bullgar ka folur shume bukur .Bravo !

    Tamam politkan me qellime pozitive per maredheniet me ne__

    Dhe shume mire ka thene qe do ju japim edhe expkeriencen pozitive dhe negative
    –Biles experienca negative eshte akoma me e dobishme se te meson qe te mos gabosh

    Ky kryeminister ben nje politke per maredhnie te shendeteshme dhe te sinqerta midis dy vendeve

    Qenka nje politkan me tipare te verteta europerendimore

  4. 1 says:

    Ne bitumin e kemi dhe as nje gram nuk perdorim per rruget tona,e gjitha shkon ne France….,sa per pakicat,i plasi Bullgarise per Gollobordasit,nje grusht morrash jane,disa thone jemi turq te tjere shqiptare,disa maqedonas dhe disa bullgare….hahahhahaha

  5. iso labe says:

    Me Bullgarine duhet te ndertojme marredhenie te mira,kur Maqedonia te ndahet me keta do ulemi ne tavoline…!

  6. Taulant/Tirane says:

    Edhe une i mbaj ison “isos labe”.Bravo,bie dakort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje