Apple ka zbuluar një tjetër produkt të saj, një iPad mini, me një ekran 20 centimetër.
iPad mini do të dalë në shitje duke nisur nga 2 nëntori dhe do të kushtojë rreth 330 dollarë.
Ai u prezantua nga Phil Schiller i Apple, që tha se “mund ta mbani në një dorë, por nuk do të thotë se është një iPad i zvogëluar, është një dizajn krejt i ri”.
“iPad mini është i hollë sa një laps dhe i lehtë sa një tufë letrash, ka një çip A5, FaceTime HD dhe një kamera iSight 5 megapiksel si dhe wireless ultra të shpejtë. Bateria mban deri në dhjetë orë,” tha Schiller.
Po ashtu kompania prezantoi edhe një version të ri të iPad me një çip më të shpejtë. Kjo është gjenerata e katërt e iPad me një procesor të ri më të shpejtë dhe me mbështetje për rrjetet 4G në mbarë botën. Ai do shitet me të njëjtin çmim si iPad ekzistues.
Më pas në skenë doli boss-i i Apple, Tim Cook, që zbuloi se kompania ka shitur më shumë se 100 milion iPad, duke shtuar se bota e do këtë tablet.
Android dhe vetem android
Android dhe vetem android ?