Kjo shtëpi nuk është për ata që janë klaustrofobikë (FOTO)

27 Tetor 2012, 18:04Lifestyle TEMA
Kjo shtëpi nuk është për ata që janë

Para pak ditësh ju sollëm lajmin për shtëpinë më të ngushtë në botë. Këto janë fotot e para të realizuar brenda shtëpisë në Varshavë, Poloni. Është e qartë se një klaustrofob do të çmendej aty brenda.

Shtëpia është projektuar nga arkitekti polak Jakub Szczesny.

Është aq e ngushtë sa në pikën e saj më të gjerë, ajo shkon deri në 1.5 metra, kurse në pikën më të ngushtë është vetëm 0.9 metra.

Në total struktura prej hekuri është 4.2 metra katrorë dhe ka dy kate.

Shtëpia quhet Keret dhe mban emrin sipas shkrimtarit dhe skenaristit izraelit, Etgar Keret, që ka drejtuar projektin dhe që do jetojë aty për gjashtë muaj.

3 komente në “Kjo shtëpi nuk është për ata që janë klaustrofobikë (FOTO)”

  1. Flor M. says:

    Une propozoj qe ky te jete burgu i Sales keto vitet e fundit te jetes qe i kan mbet ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. asso says:

    sa ja dashke te keqen!!!???Burg ky?????????????

  3. irdi says:

    Pse mos tejet edhe i edit,si burg kjo shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje