Gratë që lënë duhanin deri në moshën 30 vjeç, e shmangin thuajse komplet rrezikun për të vdekur më herët për shkak të sëmundjeve që lidhen me duhanin. Kështu thuhet në një studim që ka përfshirë miliona femra në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, rezultatet tregojnë se ato femra që pinë duhan gjithë jetën e tyre, vdesin dhjetë vjet më herët se femrat që nuk kanë pirë kurrë duhan.
Por ato femra që e lënë duhanin deri në moshën 30 vjeçare, do e shmangin rrezikun e vdekjes së parakohshme. Kurse ato që e lënë duhanin në moshën 40 vjeçare, vdesin një vit para kohe.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se kjo nuk është një licencë për të pirë duhan në moshë të re.
Studimi ka ndjekur gjeneratën e parë të grave që nisën të pinë duhan në vitet ’50-të. Në atë kohë gratë nisën që të pinë duhan në shkallë të gjerë.
Profesori i Oksfordit, Richard Peto tha se studimi tregon se gratë vdesin njësoj si burrat, nëse pinë cigare njësoj si ata.
“Më shumë se gjysma e grave që pinë duhan dhe që vazhdojnë të pinë, vriten nga duhani. Lënia e duhanit funksionon në mënyrë fantastike. Sa më herët ta lësh, aq më mirë”.
Per tu habitur qe ne TV tona nuk ka patur asnje reklame antiduhan.
Cfare tregon kjo?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/angela-martini-striptease-video.html