Horror në Nju Jork, mamaja gjen fëmijët të vrarë nga dadoja

26 Tetor 2012, 18:16Lifestyle TEMA

Një nënë në Nju Jork u kthye të enjten vonë në apartamentin e saj në Manhatan, por i gjeti dy fëmijët të masakruar nga dadoja e tyre. Kjo e fundit kishte tentuar po ashtu të vriste veten, por nuk ia kishte dalë.

Fëmijët ishin vrarë me thikë, kurse dadoja tentoi të priste fytin e saj.

Marina Krim u kthye në apartamentin e saj luksoz së bashku me vajzën tjetër, trevjeçare, kur gjeti djalin Leo, dy vjeç dhe vajzën Lulu, gjashtë vjeç, të mbytur në gjak në vaskë.

Dadoja, 50 vjeçarja Yoselyn Ortega i mbijetoi vetëvrasjes dhe tani është arrestuar nga policia.

Nëna e fëmijëve punonte si pediatre, kurse burri ishte zëvendëspresident në një kompani mediatike.

Kur ajo nuk i pa fillimisht fëmijët në apartamentin e saj, qiraja e të cilit kushton 10 mijë dollarë në muaj, nisi të kontrollonte, derisa mbërriti në banjo ku pa skenën e tmerrshme.

Gruaja nisi të ulërinte me sa fuqi kishte: “Më ndihmoni, më ndihmoni”.

Kur mbërritën policia dhe mjekët, fëmijët po merrnin frymë, por nuk rezistuan edhe shumë.

Drama ka shokuar amerikanët.




5 komente në “Horror në Nju Jork, mamaja gjen fëmijët të vrarë nga dadoja”

  1. Andon says:

    Lajm I hidhur, I pabesueshem… krim qe ka tronditur te gjithe ata qe e mesuan lajmin.
    Nena e femijeve u kthye ne shtepi me vajzen e saj 3 vjecare ne oren 5:30 pm…
    3 ore para se te gjente femijet te masakruar, mamaja kish shkruar ne blogun e saj:
    “Leo speaks in the most adorable way possible.”

    2 vjecari, Leo, kishte festuar ditelindjen e tij te dyte disa jave me pare

    Zoti ua lehtesofte dhimbjen prinderve dhe familjes se dy engjejve Leo & Lucia.

  2. ona says:

    Kjo eshte fundi i botes,njerezit jane kthyer ne kafshe dhe kafshet ne njerez.
    Ju prefte shpirti ne paqe dy vogelushve.

  3. net says:

    mesa shoh paskan qene te pasur dhe nuk vuanin nga paraja, 10000 USD ne muaj, goxha para, shummmm para


    keshtu eshte kur nena nuk bene rolin dhe misionin qe i eshte dhene nga Perendia dhe te kujdeste vete per femijet e saje e jo te ja leje dadove te cilat jan me te keqija se shtrigat.

    cte them, ngushellime.

  4. Gezim says:

    Kur lexon mostruozitete te tilla vetem zoti mund ta qetesoje ate qe ndjen robi ne shpirt e zemer.S ka mundur valle? Ky eshte lajm i sakte mbase por une nuk arrij t’a besoj se ndryshe me vjen turp e tmerr qe jetoj nekete planet.

  5. edi says:

    o zot, qysh mundet nje njeri i cmendur me ba kete, po qyhs bre nuk ju ka dhim, o zot denoje e te vun per ter jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje