Kunati i Lulit, debat me Lulin për përmbytjen e Tiranës

27 Tetor 2012, 21:40Antena TEMA

Pas shirave të fortë që përmbytën Tiranën, Kunati i Lulit vendosi të bëjë një zgjidhje. Mori një çadër të Megatek-ut ku është i pari i biznesit dhe ia çoi Lulit në zyrë.
-Eja dalim në lagjet e mbytura me ujë, i tha, se janë mërzitur njerëzit.
-Po çfarë tu them unë njerëzve, unë u thashë që Tirana nuk do përmbytet më, ajo është bërë si Venecia.
-Eja se për atë punë ia hedhim fajin Ed Ramës. Ti dil e takoji nëpër shi. Të kam sjellë çadër.
U nisën të dy bashkë dhe arritën tek Komuna e Parisit.
Luli takoi disa qytetarë që po nxirrnin ujin nga oborret.
-Kam ardhur t’u takoj, tha, se e di që jeni në hall, por rëndësi ka që ju po e përballoni situatën.
-Faleminderit, i tha një banor. Nuk ke nevojë të shkruash në çadër “Bëje mirë, bëje vetë” se nuk presim ndonjë gjë prej teje, vetë do ta bëjmë.
Luli u kujtua se çadra e Megatek-ut e ka sloganin e shkruar sipër dhe u zu ngushtë.
-Ç’më bëre, i tha Kunatit, më turpërove me njerëzit.
-Mos ça kokë, i tha Kunati. Kështu je më i besueshëm. Po të rrish tani t’u thuash që vitin tjetër nuk do përmbyteni se unë do merrem me këtë punë, do të gjejë belaja se ato do mbyten prapë. Kështu u ke dalë borxhit, u ke thënë bëje mirë, bëje vetë.
Pas Komunës së Parisit, Luli me Kunatin shkuan tek Don Bosko. Edhe aty situata e njëjtë. Rruga plot me ujë, oborret me ujë, garazhet me ujë.
Luli bëri kujdes që çadrën ta mbante mbyllur që të mos i lexohej më slogani. Kunati e kuptoi dhe u mërzit shumë.
-Çfarë do bëjmë zoti kryetar, i tha një banor. Kanalizimet janë
mbyllur, uji ka kërcyer brenda…
-Shko tek Megatek dhe blej tuba të mira, i tha Kunati. Nuk ua ka fajin Luli se ju tubat e shkarkimit i blini rrugëve dhe jo tek Megatek-u.

Luli u gjend pak ngushtë që Kunati e përdori përsëri dhe hipi i mërzitur në makine. Prej andej shkuan në Kombinat.
Luli nga meraku e hoqi fare çadrën e Megatek-ut dhe i tha Kunatit se nuk mund të fliste në emër të tij. Banorët i zunë rrugën dhe filluan ankesat.
-Eshtë zënë kolektori kryesor, tha njëri, është mbushur me shishe plastike dhe ka kërcyer ujët nëpër shtëpi. Nuk dimë ça do të bëjmë?
-Vetë e keni fajin, u tha Kunati. U kam thënë që gjithë shishet plastike duhet t’i grumbulloni dhe t’i çoni tek pika ime në Sharrë. Po ta kishit bërë këtë, sot nuk do ishte bllokuat kolektori dhe nuk do ishit përmbytur. Nuk ka çfarë bën kryetari vetëm, pa ndihmën tonë. Ja, unë e kam kunat dhe prapë i rri afër. Shishet plastike po ia mbledh, kanalizimet po ia ndërroj me tuba Megatek-u, lejet e ndërtimit po ia kontrolloj të mos jepen ashtu kot, këto festat dhe panairet ia bëj unë të gjitha. Sikur ta ndihmonit dhe ju sa një e qindta ime, Tirana do bëhet lule. Ja boll që ato shishet plastike mos t’i hidhni po të m’i jepni mua se i rregulloj unë i bëj tuba shkarkimi pasi t’i përpunoj në fabrikë.
-Rrofsh o bir për gajretin, i tha një plak.

Pas kësaj Luli u tërbua me Kunatin dhe hipi në makinë.
-Më nxore bojën, i tha. Unë të them mos fol më, ti prapë merresh me punët e tua.
-Edhe ti më nxore bojën, i tha Kunati. Më thonë të gjithë, më mirë të ishe bërë ti kryetar se të paktën do kishe kunat një njeri që nuk do të ngatërrohej nëpër këmbë se s’di të bëjë gjë.

7 komente në “Kunati i Lulit, debat me Lulin për përmbytjen e Tiranës”

  1. S. Tufa says:

    Megateku eshte si vorreze. Nuk hyn anje klien gjith dites.
    Kjo tregon se sa i mencem eshte si menaxher kunoti.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html

  2. kapo says:

    O kunat po ti i q. motren lulit apo ta q. ai ty se spo e marrrim vesh ne te uruarit kete pune, milet budalla ne hesapi.

  3. Besart says:

    Hahaha ke ate ndertuesen brigadieren qe ka ndertu pallate me norin ajo GRIGJJA hahaha ajo i di mir kto pun i jep nje zgjidhje qe sta merr mendja.Ajo ka ndertu me ate burrin me benz dhe besoj do jet e gatshme ti japi zgjidhje ktyre problemeve.Pale ben pjese edhe te forumi i tiranes, kshtu quhet?Ajo tiranen e ka par shum von megjithse i jep shum gaz.O Kope Grigjash me fytyra ujku!

  4. Uarda says:

    Me duket se ja q. te dy njeri tjetrit.

  5. BUJAR U.S.A says:

    Njeriu qe qesh d.m.th lulja e bashes nuk ben gje tjeter por vec te rregulloj biznesin e kunatit.Jam i sigurte qe ky njeri koti deri ne fund te mandatit qe vodhi me ndihmen e doktorr krimit nuk ka per te bere asgje per Tiranen.Pra populli i Tiranes do e kujtoj Edi Ramen por tani eshte vone.Ne zgjedhjet e pergjitheshme te 2013 do jete po ky popull qe do ti jape qeverise se sotme grushtin me te rende qe ka pare ndonjehere.Poshte hajduti dhe krimineli lulja e bashes qe mbasi vodhi 200 miljon euro nga rruga Durres-Kukes vrau edhe 4 demostrues te pafajshem.Ky dordolec qe nuk ka as minimumin e personalitetit do ndeshkohet dhe se dita e qametit per te eshte shume e afert.Bythlepisi i doktorr krimit do te kujtohet vetem per masken e qeshjeve nga aktoret e famshem te Portokallise dhe banoret e Tiranes.Pershendetje or i madhi MERO per keto shkrime te nivelit te larte.

  6. Diku says:

    Gazmore!
    Nje thashethem qe kam nigju ket ver ishte qe trualli ku esht ndertu Megateku i ka kushtuar pronarve 2.5 milion euro. Vetem trualli.
    Sa t’plasi nje tjeter ’97 do e shifni si do bastisen kto TEG-et,QTU-t,Megatek-at….

    1. Orni says:

      Megatek-un e ka Luli, jo kunati.
      Kunati eshte thjesht gisht aty. Ben ca i thone.

      Toka ka bo 2.5 milion Euro, kurse vecse godina me aspirim per 1 stadium ka bo 10 milion Euro.

      Luli ka eshe BelleAir-in qe eshte nga linjat me te sukseshme ne Europen juglindore sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje