Bamir Topi prezanton departamentet e partisë. Ja qeveria hije e FRD-së

2 Nëntor 2012, 11:56Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Kryetari i Frymë së Re Demokratike, Bamir Topi, prezantoi sot departamentet që do të punojnë për hartimin e programit të FRD.

Topi e nisi fjalën e tij duke u shprehur se mesazhet e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, ishin një sinjal për politikën shqiptare që ajo të bashkëpunojë për qëllimet kombëtare.

Ndërsa ka prezantuar strukturat e partisë, Topi theksoi se programi politik i FRD-së do të bëjë që kjo forcë politike të arritje rezultate në zgjedhjet e 2013-ës.

“Unë shfrytëzoj këtë rast të shpreh vlerësimin tim më të lartë të vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, e cila jo vetëm me vizitën e saj, por sidomos me mesazhet mjaft domethënëse, i dha një sinjal të qartë politikës shqiptare që e ardhmja realizohet vetëm  me një mirëkuptim dhe bashkëpunim për qëllimet e madhe, aspak për qëllime meskine që jo pak herë i kemi parë të demonstruara nga politika konfliktuale”, tha Topi.

Topi ritheksoi sërish se Fryma e Re Demokratike nuk do të bëjë koalicion me asnjë nga dy partitë kryesore politike në vend.

“FRD-ja nuk do të jetë në aleancë me asnjë parti të vjetër pasi i konsideron ato si dy anët e një molle të kalbur dhe fajtore për keqqeverisjen e vendit. Ne jemi në aleancë besnike me qytetarët, me ata që besojnë që ky vend mund dhe duhet të bëhet, se Europa nuk arrihet duke emigruar por duke e bërë vendin tënd të denjë për të qenë pjesë e saj”, tha Topi.

Më poshtë janë disa nga departamentet e FRD:

 

1. Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë do të drejtohet nga znj. Alketa ÇOÇKA MATI

Znj. ÇOÇKA MATI është diplomuar në Universitetin e Ilinoisit në SHBA në Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pas disa vitesh aktivitet profesional, humanitar dhe politik në SHBA është rikthyer në Shqipëri me angazhime në fushën akademike.

2. Departamenti i Integrimit Evropian do të drejtohet nga Prof. Asoc. Dr. Mirela BOGDANI

Zonja Bogdani është një emër i njohur në jetën publike dhe botën akademike. Ajo ka kryer studimet master në Universitetin e Oksfordit për “Politika Evropiane”, si dhe në Universitetin e Kardifit, njëkohësisht edhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, për “Politika Publike Evropiane”. Është doktoreshë në shkencat mjekësorë. Zonja Bogdani është lektore në disa universitete evropiane dhe shqiptare, autore e disa botimeve shkencore dhe eksperte nga më të njohurat në fushën e studimeve evropiane.

3. Departamenti i Arsimit dhe Shkencës do të drejtohet nga Prof. Dr. Edmond DRAGOTI

Profesor Dragoti është një personalitet në jetën publike, psikolog dhe pedagog, autor i shumë teksteve universitare dhe studimeve shkencore. Z. Dragoti ka përvojë të gjatë akademike, por edhe politike dhe është një nga ekspertët më të njohur në trajtimin e çështjeve të arsimit dhe shkencës.

4. Departamenti i Shëndetësisë do të drejtohet nga z. Aleksandër SALLABANDA

Zoti Sallabanda është një personalitet i njohur publik, me një CV të pasur profesionale dhe politike. Ai është mjek, ekspert i shëndetit publik, Doktor i shkencave mjekësore. Në karrierën politike janë të njohura angazhimet e tij si Zv/ministër i Shëndetësisë dhe Ambasador i Shqipërisë në SHBA.

5. Departamenti i Marrëdhënieve Publike dhe Medias do të drejtohet nga znj. Edlira Gjoni

Zonja Gjoni është një analiste e njohur politike dhe pedagoge në universitet. Ka kryer studimet master dhe është doktorante në fushën e komunikimit në Suedi. Zonja Gjoni sjell një eksperiencë dhe përqasje të re në fushën e marrëdhënieve me publikun, ku pjesën qendrore, e zë pikërisht ndërtimi dhe përcjellja e mesazhit politik ne interes te publikut.

6. Departamenti i Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor do të drejtohet nga z. Andi SEFERI

Zoti Seferi është jurist dhe ekonomist, ka kryer studimet master në qeverisje në Universitetin e Palermos, dhe Universitetin Katolik në Perugjia, Itali. Ka një përvojë të gjatë angazhimi në disa organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e Kosovë dhe në programe trajnuese si ekspert i metodave bashkëkohore dhe kooperimit ndërkombëtar.

7. Departamenti i Çështjeve Kushtetuese, Ligjore dhe i Politikave të Institucioneve të Pavarura do të drejtohet nga zonja Edlira Abazi

Zonja Abazi është juriste, specialiste e Shkencave Politike, Master “Për të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative” dhe për “Marrëdhënie ndërkombëtare”. Ajo ka përvojë të gjatë pune në Gjykatën Kushtetuese dhe në institucione akademike e universitare, ku është lektore.

8. Departamenti i ish të Përndjekurve Politikë do të drejtohet nga z. Bedri BLLOSHMI një nga emrat simbol të disidencës antikomuniste në Shqipëri

Zoti Blloshmi është një emër shumë i dashur në publik. Ai në mbrojtje të ideve demokratike kaloi shumë vite burgim politik në regjimin komunist dhe sot në demokraci është një shkrimtar e autor me disa botime me vlerë historike. Zoti Blloshmi është diplomuar në shkencat juridike. Vëllai i Bedriut, poeti Vilson Blloshmi u pushkatua bashkë me poetin Genci Leka nga regjimi komunist. Familja Blloshmi numëron 12 të pushkatuar nga regjimi komunist.

9. Departamenti i Çështjeve të Pronësisë do drejtohet nga zonja Arjola TOLA (TABAKU)

Zonja Tola është juriste dhe inxhiniere, me studime master në administrim publik dhe me përvojë të gjatë profesionale në çështjet e pasurisë dhe pronësisë në Shqipëri. Aktualisht është eksperte teknike dhe konsulente ligjore në çështjet e pronësisë së paluajtshme.

10. Departamenti i Politikave Ekonomike, Burimeve Natyrore dhe Pasurive Kombëtare do të drejtohet nga z. Alfred CAKO

Zoti Cako është gjithashtu një figurë e njohur publike, ish deputet në parlament gjatë viteve 2001-2005. Z. Cako ka kryer masterin në administrim biznes në programin e Universitetit të Nebraskës. Ka përvojë të gjatë politike dhe profesionale, është botues i suksesshëm dhe analist politik në media.

11. Departamenti i Politikave Financiare dhe Rregullimit të Tregjeve do të drejtohet nga znj. Gerta GUMENI

Zonja Gumeni është gjithashtu një emër i njohur i fushës financiare, eksperte ekonomie, diplomuar në Menaxhim Biznes në Universitetin e Torontos, Kanada. Zonja Gumeni ka përvojë të gjatë administrimi dhe drejtimi, duke qënë drejtuese kryesore për disa vite në INSAT, në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Aktualisht ajo drejton “Qendrën e Zhvillimeve Post Tranzicion”.

12. Departamenti i Marrëdhënieve me Biznesin do të drejtohet nga znj. Mimoza PREKU, specialiste e njohur e biznesit dhe Dhomave të Tregtisë.

Zonja Preku ka kryer studimet master në shkencat administrative dhe ka përvojë të gjatë pune në Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. Gjatë aktivitetit të saj ka koordinuar projekte të ndryshme në fushën e biznesit, dhe aktualisht është Drejtore e Departamentit të Misioneve të Biznesit dhe Panaireve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

13. Departamenti i Infrastrukturës, Rregullimit të Territorit dhe Transporteve do të drejtohet nga Stavri RISTANI.

Inxhinier Ristani ka një përvojë të gjatë akademike dhe profesionale, është Doktor i Shkencave në inxhinierinë e strukturave (Itali), dhe prej 30 vjetësh është lektor në Universitetin e Tiranës. Ka gjithashtu përvojë politike në angazhimet politike si Zv/ministër apo edhe si ekspert direkt i fushës, duke qenë një nga autorët e reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe të shërbimit të kanalizimeve që po implementohet në Shqipëri.

14. Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit do të drejtohet nga Prof. Dr. Aleksander Flloko

Zoti Flloko është biolog i njohur, pedagog prej 30 vitesh në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me përvojë të gjatë profesionale, politike dhe administrative. Zoti Flloko ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në çështje të veçanta të bujqësisë dhe ushqimit, si dhe për pesë vjet ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë. Ai është autor dhe bashkëautor në disa botime, përfshirë studime shkencore brenda e jashtë vendit në fushën e bujqësisë.

15. Departamenti i Politikave të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të drejtohet nga z.Agron XOXA

Zoti Xoxa është një nga ekspertët më me përvojë në fushën e kulturës, pianist dhe publicist i njohur, me studime pasuniveristare në Gjermani dhe Belgjikë, si dhe me eksperiencë administrative e drejtuese në disa institucione kulturore. Ai ka qenë drejtor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe këshilltar pranë PNUD dhe në Ministrisë së Kulturës. Zoti Xoxa është prej vitesh pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura.

16. Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Shoqërisë Civile do të bashkë-drejtohet nga z.Kliton ZGURI dhe znj. Edlira SEFERI SHETA

Zoti Zguri është psikolog, ka kryer studimet master për Qeverisje dhe Politika të Zhvillimit të Territorit. Ai ka një eksperiencë të gjatë në radhët e shoqërisë civile, ku në fokus të këtij aktiviteti kanë qenë gjithmonë çështje me interes dhe ndjeshmëri të lartë për publikun.

Zonja Seferi SHETA ka kryer studimet pasuniversitare në Itali për sipërmarrje, marketing dhe menaxhim në sektorin social – shëndetësor. Ajo është menaxhere në sektorin privat, eksperte në fushën e sipërmarrjes dhe sektorit social, me përvojë të gjatë në OJF humanitare ne Shqipëri dhe Itali.

17. Departamenti i Diasporës dhe Emigracionit do të drejtohet nga z. Lisandër SARAÇI

Zoti Saraci është matematicien dhe ekspert në financë, me master në Universitetin e Parisit dhe Institutin e Shkencave Financiare dhe Aktuaristike, Francë. Ka një përvojë të gjatë në rrjetin e organizatave shqiptare të emigracionit, në promovimin dhe organizimin e komuniteteve tona në diasporë, si dhe në angazhimin e tij si këshilltar i Presidentit për cështjet e sigurisë kombëtare.

18. Departamenti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare do të drejtohet nga z. Klajdi Mati

Zoti Mati është ekspert i njohur me përvojë të gjatë profesionale në Shqipëri dhe në SHBA në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Është diplomuar për Drejtësinë Kriminale, dhe ka kualifikime të ndryshme në SHBA. Ai ka gjithashtu përvojë në çështjet e sigurisë edhe në Shqipëri, me angazhimet e tij si drejtues pranë zyrës së delegacioneve të huaja, Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë apo Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në këtë ministri.

19. Departamenti i Turizmit do të drejtohet nga z. Fisnik Brovina

Zoti Brovina ka kryer studime në shkencat ekonomike dhe ka eksperiencë në mësimdhënie në universitetet shqiptare. Zoti Brovina ka qenë një nga drejtuesit në institucionet përgjegjësisë për politikat e turizmit në Shqipëri.

77 komente në “Bamir Topi prezanton departamentet e partisë. Ja qeveria hije e FRD-së”

  1. geno says:

    E more Bamir…. Po perseri me kelyshet e Saliut do frymen e re? Mungon vetem Leka Meksi, Blerim Cela, Niko Glozheni, Ritvan Bode dhe… Saliu

    1. Albogentivlora says:

      Pse kaq negativ? Me mire keta se Aldo Bumci apo Muli Noka. Si thua ti?

    2. meri says:

      Ne syte tend, zoti Bamir dhe, me miratimin tend eshte bere cdo gje nga PD-ja deri sa u bere president, kur them te gjitha, te gjitha fare fare. Pasi u bere president qe mesove nje gjuhe te re, fillove te flasesh me heshtjen tende, pra kalove nga veprimet tek mosveprimet. Keshtuqe mos na u hiq si esnaf tani. Prandaj ti je nje variant i ri i PD-se, ne ate gjuhen e bujqesise sikur u thone omgj ketyre, varianteve te ndryshuara.
      Ti ne keto departamentet e tua ke ca te saliut e ca nga ata qe kane bere si kiu-fiu, si ky Mond Dragoti, me ps, me psd etj etj. Keta qe kapercejne ylberin keshtu nuk mund te jene te besuar. Po edhe si Sander Sallabanda, qe na vjen ne mendje gjithmone me konferencat e rinise qe bente ne gjimnaz, e ishte aq i devotshem sa gati gati i dilnin lote nga syte nga ngazellimi kur i fliste rinise se shkolles. Qe nga ata qe frymezonte rinine te behej anetare e PPSH.
      Keshtuqe keto partite gjasme te reja jane po ato te vjetrat ne variant te ri, tamam si pallto e kthyer mbrapsh.

      1. jetnor says:

        po shiko pak integrimin europian, vere emrin ne youtube te lexoni e shikoni kush eshte. Nuk po flas per jeten private se pastaj do behej nami e Bamir disidenti (mete drejte pa te drejte ska rendesi) do e largonte urgjent nga lista.

    3. coku says:

      shikoji bamir komentet. se sot kerkove falje qe nuk ndale berishen per te uzurpuar pushtetet. zakonisht falje kerkohet nga pafuqia ose nga mosditja e fenomenit pasi kalon nje fare kohe. ka kaluar shume pak kohe per mua qe kur re nga kali dhe gjerat nuk kane ndryshuar kushedi. eshte e njejta vije e ndjekur nga berisha vetem se tani po arin ne finish. e pra ti nuk mund te kerkosh falje sepse falje mund te kerkoje xhdokush nga ne komentuesit, per nje koment te nxituar ose aq e mendojme, por kreu i shtetit? pra i pari i vendit. mendoj se ke bere faj me mospengimin e berishes dhe e ke bere me ndergjegje, sepse cdo pengim i berishes do te sillte zgjedhje te reja dhe ti po te ishe president kur te beheshin zgjedhjet tani do ishe ne pension. pra ke menduar per veten tende shume ngusht. nuk ka menduar duke llogaritur popullin te cilit i flet tani. e mendon ndonjehere se sa mirenjohes do te ishin shqiptaret nqs do kishe ndihmuar sadopak ne pengimin e berishes apo edhe ne largimin e tij me pare. ndoshta te zgjidhnin perseri president nga populli po edhe sekur te mos zgjidheshe perseri kishe bere nje te mire per vendin tend per popullin tend qe e ke dashur e e do aq shume por nuk e llogarit. besoj qe ky popull te mos i harroje keto, ti ke menduar ne cdo moment per veten tende, sepse ke patur plot mundesi ta hiqje berishen po te ishe bere bashke me ata qe kerkonin zbatimin e ligjit, sepse kjo qeveri ka patur shume gabime dhe shume te renda.

    4. Agim Shehi (kasap ne Babru) says:

      Aleksander Sallabanda eshte nje plehre e Berishes, i shoqi i Sashenka Deges, e bija e Kryetarit te Deges se Puneve te Brendeshme te Tropojes, dhe super sigurims. Sallabanda vete eshte nje super hajdut, qe vodhi sa deshi ne Institutin e Shendetit Publik dhe turperoi Shqiperine ne Amerike. Shihni si i levizin syte, si te nje psikopati noterik, ai eshte idiot o Bamle Qyllollari

    5. Andi says:

      A kane futur Agron Xoxen aty!!!!
      Hajt ia pafshi hajrin.
      Do te degjenoroi FRD nga kapteri tek dera deri te zyra Kryetarit.
      Do me kujtoni shume shpejt kur ti vej flaken me degjerimin e tij edhe kesaj Partie pasi i ka nderruar edhe nja 6 te tjerea!

    6. Aredion says:

      Stavri Ristani eshte zotni burre ka mbaruar studimet ne rome dhe ka pasur vetem rezultate 30 dhe 30e lode. Kurse Agron Xoxa eshte nje krye mashtrues nje pd ist i flakte dhe nje hajdut ordiner. Merrte fonde nga ministria e kultures per tia dhene djalit dhe gruas se vet. Nuk gjendet nje person qe te flasi mire per kete plehre.

    7. Qytetari says:

      Per te gjith komentuesit qe vetem ofendone mbani parasysh se megjithse
      Mundoheni te fshini helmin tuaj duke u fzhehur nen lekujren e lexuesit , se eshte shum kollaj identifikimi juaj nepermejt IP address. Mos mendoni qe jeni anonim

    8. Neo Demokra Ti Ja says:

      Po pse merakosesh o gè!

      Ca emra nuk jane pa gje, te jemi realiste,
      se…ku t’i gjej edhe ai i shkreti Bamir!
      Gjithe gjithe kaq kane mbetur ne Tirane!

      Ne shqiperi ka vetem politikane tani: as bujq as…

      veteriner ka qene Bamiri, i nderuar, por nje i vetem eshte ai.

      mezi e kishte PD, iku me zgjerim, hapi konak te ri,

      Ja, pask ardhur edhe Mirela nga Ingliterra…po ne sikur degjuam qe hyri ne partine e Thecerit ajo…

      Fat per Shqiperine, megjithate, sa me shume parti aq me pak halle populli! Kur ishte vetem shoku enver dhe PP, ishin te lumtur njerezit, votonin vetem per Frontin demokratik, ne krye te cilit ishte Ajo, “Lady Balliu”, dhe shkrimtari disident…

      Mos caj koke njeri: s’ka asnje aresye qe te mos behen koalicione neser, sipas origjines nga kane ardhur: a i shkonte mendja njeriu qe te hanin ne nje çanak Meta me Berishen?!

    9. Prenga says:

      Ah more Bamir, qe i mblodhe gjithe maloket rreth vetes, i thu vetes edhe cun tirone, vetem Tirons nuk je ti… dhe kete dije mire…si te kesh ne stafin tend nje si Moza Preku, vetem staf nuk ke ti, por nuk ke per te qene kurre ne qeveri more njeri

  2. zhon.usa says:

    Departamenti erotik dhe motelve.

  3. Mjeku Tjeter says:

    Anglisht a mesoi Sallabanda?

  4. elio says:

    Nuk e kuptoj te gjithe keta te FRD jane diplomuar ne nje dege po i jane futur nje dege tjeter, njehere ne kete ane nje here ne ate ane…

  5. Arben Shkoza, says:

    Urime stafit te FRD-se, personalitete te njohura dhe njerez te ndershem dhe profesioniste. Emera si Dragoti, Sallabanda, Xoxa, Ristani jane jane nderi i inteligjences shqiptare.Keta te krijojne besim per misionin dhe sukseset e kesaj Partie.Por, nuk e di se ku kane peshkuar kete Bedri Blloshmin, kete njeri qe vetem shan,intrigon, shpif, grindet me cdo njeri, nje injorant pa vlere qe krenohet vetem me vellane e tij te pushkatuar, te cilit me siguri i vjen turp per Bedriun e mjere. Prandaj te perndjekurit politike nuk i besojne ketij njeriu..

  6. Fatja i Mjedisit says:

    Ridvan Saraci ? C`eshte ku more? Mos e keni gabim se nuk ka Ridvan, po Lizander.
    Ama po eshte ky i dyti e ka gabim Bamiri sepse ky eshte i semure mendor. Mjekohet prej vitesh per dicka serioze nga trute e kokes.

    Bamirooo !

    1. Besa says:

      Lisandri nuk eshte i semure mendor pse duhet te shpifni? une e njoh prej vitesh dhe me vjen keq qe lexoj gjera te paverteta.

    2. KOSTA says:

      Po ti ke te semurin mendor presidente dhe nzuk po te ben pershtypje, te shqetesoka nje person qe edhe po mjekohet, si thua ti, por qe drejton vetem nje departamente gje qe nuk do te thote se do te jete patjeter minister i ardhshem…….ne kemi dy te semure mendor dhe fizike ne krye te shtetit dhe nuk na vjen turp qe i mbajme akoma………Te lutemi qe keta te vijne ne pushtete se na mbytem shpellaret hajdute…..

      1. Fatja i Mjedisit says:

        Po me serioze ju lutem !
        Nuk ka lidhje kjo me Berishen, por me njerez me personalitet pertoke.
        Shikoni si e prezanton veten : ish keshilltar i presidentit per sigurine.
        Tani e kuptoni apo beni sikur nuk e shikoni qe ky format nuk ka hall tjeter vetem se promovimit personal?

        Mbaron matematike, punon si keshillues i presidentit per sigurine ( qe nuk eshte e vertet fare ) dhe do mbuloje ceshtjet e emigracionit se ka eksperience. Ju lutem !

        Ish te punesuarit e Bamirit ne presidence dhe e quani serioze kete? Po te pakten na e kurseni humorin kur nuk duam te qeshim.

        Megjithate koha do e provoje kete qe them une.
        Se mos i del ndonje variant tjeter punesimi ketij dhe nuk kaloi matane.
        Sa mund ka harxhu ky per tu bere keshilltar i asgjese tek Jozefina aq te mira qofshin!

  7. Ben Chicago says:

    dhe ne krye kane nje veteriner

    me mire 100 gomere me ne krye nje luan sesa 100 luane me ne krye nje gomar

  8. librazhdi says:

    me kete bedriun i ke vene piken , duket qe je fryma e vjeter, e vertet qe ka te pushkatuar ne fis por pas 1991 kur vuri ne krye te shik ne librazhd nipin e vete te pa shkolluar u ballancuan te pushkatuarit se edhe ai pushkatoi shume librazhdiot, pasi bedriu nderyri qe nje transportue qumshti u be kryetar shik. bamir shko mjeko ndonje gomar ate zanat ke ti nuk je per politik.

  9. MEMEDHETARI says:

    Mbas 22 vjetesh militant ne Partine e Punes,komunisti i devotshem Sali Berisha,i vetepagezuar “demokrat”, iu drejtua gjithe ish anetareve te PPSH-se:
    “Ju jeni komunista!!!”…( !!!!!!!!! )
    Mbas 22 vjetesh militant ne Partine Demokratike,Bamir Topi,beniamini i Sali Berishes,duke pare qe Partia e tyre u kthye ne diktatoriale,pa lidhje fare me demokracine,Bamiri,pra,formoi Partine “Fryma e Re Demokratike”…
    Dakord deri ketu,por kur e degjon qe thote se PD dhe PS jane “dy anet e nje molle te kalbur” nuk ka se si te mos e krahasosh me komunistin “demokrat”Sali Berisha kur “shante” koleget …
    Valle nuk ka pergjegjesi vete Bamiri per gjendjen aktuale te keqqeverisjes se Shqiperise???
    Ku ishe ti,”Adam”,kur Berisha shkelte Ligje,rregulla,norma…shkelte Demokracine,ku ishe kur ai u kthye nga Demokrat ne Diktator???
    A mos valle vazhdon te justifikohesh me ate “gjetjen” idioteske qe “Une kam folur me heshtje”???
    Duke barazuar njelloj ne pergjegjesite si PD-ne edhe PS-ne ti kerkon te mashtrosh njerezit e ndershem qe te mos votojne Partine Socialiste ku kane hedhur shpresen,por te provojne Partine tende…
    Kjo mjegull sigurisht qe i sherben perbukuri Sali Berishes,”armikut” tend…
    Raportin e te mires dhe te keqes sot e dine me se miri te gjithe shqiptaret…
    “Molla” shqiptare e kalbur perbehet nga 80 per qind servile te paskrupullt te Sali Berishes,hajdute e te korruptuar,qe nuk duan t`ja dine fare per popullin e thjeshte,ata kane vetem hallin e “shpelles” se tyre…
    Edhe vete fakti qe po dalin kaq shume “krymba” nga “gjysma” PD-iste e verteton
    katerciperisht kete gje…
    “Dhe ky eshte vetem fillimi”,do te thoshte nje personazh i njohur humori…

  10. kujtim says:

    U ngjall prape Gerta Gumeni.
    Ta kemi parasysh se kur te marre perseri Drejtorine e Tatimeve do ti pushoje 300 veta me mesazh celulari.Nuk u ngopen keta njerez njehere.

    Me vjen keq per Bamirin qe e fillon me hapa fals qeverine hije.

  11. Mjeku says:

    Gerta Gumeni dhe Gerta Picari jane i njejti person ?

  12. Ali Aliu i Aliut says:

    Hahaha ec aty me marshe te ligat moj Fryma e re Derrmokratike , qe te mbane fryma ere . Po pse nuk nderhyt kur duhej ju tani u kujtuat ???? Po ky Nipi ktij Sallabandes eshte spiuni Fevziut i bene foto tullacken , Duhet ta perjashtihet nga Klani se spiunon Bamke Veterinerit

    1. Shtegtari says:

      O Like, po qesh si budalla me nofken qe i ke vene vehtes, hallall te qofte,te gjithe njesoj jane
      Kjo “qeveri” eshte tamam HIJE ose e thene ndryshe: “merre me leng se mishi u heng”

  13. USA chicago says:

    O Bamir nje pakrti koti Klajdi Mati Ka qene ne Chicago sikjuriti dhe se Ka fare idene per ceshtjet kombetare e shoqja e tij nuk di te kete mbaruar ndonje universitet ketu ne Chicago Alketa Ka Punuar shitese

    1. chicago says:

      o usa quhet parti mi jo paktri.e para e dyta qenke per te qir ropt bashk me keta komunistat e saliut,

      1. Selamn says:

        Kte komentin me fjale te ndyra do ta ket shkrujt gerta picari gumeni se ajo ngazellehet kur flet me fjale te ndyra

    2. Lule says:

      Tani ti qe ma quan dhe veten USA! Vetem USA qe nuk je sepse te ishe ne usa do ta dije mire se per ke flet. Zonja Mati jo qe ka mbaruar shkolle ne Chicago, por dhe me rezultate te shkelqyera se kemi qene vet ne diplomimin e saj. Kete e dime ne nevojtaret qe ku nuk ka qene dhe cfare nuk ka bere per ne. Ne zyrat e social securitit ne shkollrat e femijeve, me perkthime e neper spitale dhe te gjitha falas, kur te tjeret te kerkonin sa frengu pulen ose nuk te begenisnin fare. Nje njeri me shpirt te madh dhe human. Lum si FRD qe vetem se eshte ajo atje dhe ne te gjitha familjeve tona u kemi thene te votojne per te. Lam nam si shqiptare qe nuk dime gje tjeter vetem se ti hedhim balte njeri tjetrit.

    3. Lule says:

      Vetem qe nga Usa qe nuk je ti. Flet gjepura, e shoqja e klajdit ka mbaruar ne Northeaster Illinois University dhe kete e dime shume mire se i kemi qene dhe ne diplomim,bile shume krenare per te se qe nje ka te vetmit qe kish mbaruar me rezultate shume te mira. Rob koti qe si disa prej shqiptareve qe sado te dilni ne boten e jashtme prape mendje ngusht mbeteni dhe mundoheni se si e si te hidhni balte ne tjetrin.

  14. Beni says:

    Me kete, prof. Dragotin e keni rregulluar disi stafin, se me te tjeret, merreni me leng…

  15. berlin says:

    lizander saraci mos ka qene gje valle nje mfjatist ky leve e erjon veliajt dhe edvin rames. por sic duket paska ndel pa gjo andej dhe eshte hudh ketej !!!!!!

  16. florenc lala says:

    Topi nuk thote se ne jemi shume me te mire dhe me te zote ne kete vend. Por une e mendoj keshtu: Persa jane ministra Mediu, olldashi, Bumci, LSI &CO,etj, qe jane jane jashteqitja e ketij vendi, pse mos te jene keta te partise sime qe he per he nuk mbajne ere …

  17. Mirela says:

    HHAHAHAH Gerda Gumeni…me shkolle ne Toronto..Kur e beri,,,hahha se ketu ne Toronto e dine te gjithe qe ajo ska bere asnje shkolle..hahah Do pyetur universiteti i Torontos dhe do shihet sa fallco jeni ju ti gjithe.

    1. rivera says:

      Fatkeqsisht, keta emigrante fatkeqe e konvertojne cdo vit qendrim jashte me 1 vit shkolle. Kur nuk i njeh njeri i zbukurojne edhe me shume. Kjo Gerta ka qene nje fakire ne Toronto ku pjesen me te madhe e kaloi duke sherruar me burrin qe e ndau sapo u be Drejtore e Tatimeve.

      1. Selman says:

        Ka marre diplome per larje pjatash. Ha ha ha ha

      2. ana picari says:

        nuk e ndaj ajo e ndau daja im qe ta kemi te qart kte pjes!

  18. NAZMIU says:

    Ne Qarkun e Dibres i ke bere “naften” zoti Topi. Nuk behet FRD dhe spiunet dhe mashtruesit e Partise Demokratike. Saliu qe ne partine tende ka bere nje takim skandaloz ne qytetin e Burrelit. Ka patur SHIK-as, ish police te regjimit, hajdute e mashtrues te PD-se dhe te zhgenjyer te partive te djathta. E thene troc fare ti synon te marresh vota dhe t’i bashkosh me Sali Berishen, mjafton qe edhe ti te jesh brenda. Kush i ka keto kumbulla te tharta zoti Bamir agai….

  19. Gregori says:

    Aman o Bamir,po vertet e quan vehten te madh dhe te fuqishem per te bere nje qeveri per Shqiperine e shqiptaret? Thuaj e shaj sa te duash ti, e Kreshniku. Ne Shqiperi, si kudo ne gjithe boten demokratike, ka dy forca kryesore, e majta dhe e djathta, pastaj sa nen grupe mund te dalin nga keto forca, sido qe te jene, te qendres se majte apo te djathte, s’kane fuqi dhe peshe elektorale per te konkuruar dy forcat kryesore, pa ti quaj ato si te duash, molle e kalbur, kur ti je vete nje kalbesire e shkeputur nga kjo molle. Hiqe mendjen se do te vish ndonjehere ne pushtet, nuk genjehen njerezit aq kollaj sa thua ti. Je me qytetar se Saliu, por nuk je politikan si ai. Ai i ben zbor politikes.
    Ne finale, me nje grup tendin te vogel do te bashkohesh po me te, ashtu si ka thene edhe Rama per ty. Eshte parashikim real, per nje karrige do te shkosh tek ai dhe qeverine tende hije do te lesh perhere ne hije. s’do te shohe kurre driten e diellit te pushtetit.

  20. SKENDER BEU I VJETER says:

    MIRE PARTITE E VJETRA JANE MOLLE E KALBUR O BAMKE QYLOLLARI.PO TI QE HANGRE DHE PIVE NE KETE KALBESIRE ME GJITHE ATA PSEUDO DOKTORE,PROFESORE,C’FARE JE?APO KRIMBIDHE VEMJET QE HENGRET NE KETO KALBESIRA.KETA JENI JU FYMA E RE PORDHOKRATIKE.JU BINI ERA PORDHE DHE QELBESIRLLEK QE 10 KILOMETRA LARG O KRIMBA.

  21. Bamke re Bamke, a mendon se vertete do e hane shqipetaret sapunin per djathe duke te quajtur Fryme e Re edhe pse ke 22 vjet qe vedh ne krye te partive dhe shtetit? Edhe Nono po krijon Fryme te Re, dhe Berisha kur te ike nga partia PD po iku krijon nje Fryme te Re. Edhe Socialistet po flasin per demokraci te larte, bile edhe Gramoz Ruci flet per te drejtat e njeriut. Te gjithe dalin e flasin sikure te ishin Engjelli. Po ku e gjete Frymen e Re ti o Topi? Ti ke 22 vjet qe tallesh me popullin. Ty PDja te mori ne rruge si nje cope veterinere qe ishje…. ti e di mire apo jo, mos i harro shume gjera.

  22. Konica says:

    Shterzoi mali e polli nje mi…Nderkohe qe Topi ishte President, u be anektode e njohur thenia “flas duke heshtur”. Topi nuk ka pike karizme, eshte teper shabllon kur flet, nuk percon ndonje inteligjence prej politikani. Me beri pershtypje emri i Mirela Bogdanit, kjo zonje genjeshtare dhe mashtruese deri ne palce u mundua te shitet si YLLI i konservatorve britanik. Pa pike turpi e reklamonte veten nder lista shqiptaresh ne internet se ishte shqiptarja e pare qe po behej politikane kariere ne Britanine e Madhe. Pasi doli huq me kete, iu pervesh gradave shkencore…me paturpsine me te madhe, para ca vitesh filloi te shtonte mbase emrit te saj lloji-lloji titujsh dhe njoftoi me tam-tame se po mbaronte doktoraturen ne Oxford. Dhe si perfundoi….nje “complete loser” ne Shqiperi. Le te na tregoje Znj. Bogdani ku i ka ato doktoraturat titujt e te cilave i radhiste mbas emrit te saj si nje lunatike e vertete.

  23. altin says:

    Zoti Bamir!Mos u pezmato nga ironia e ketyre me siper por jepi forca, bej ate qe s’arrite te besh dhe jepi goditje Sales… kam shprese se goditja jote do te beje pune…

  24. coku says:

    shikoji bamir komentet. se sot kerkove falje qe nuk ndale berishen per te uzurpuar pushtetet. zakonisht falje kerkohet nga pafuqia ose nga mosditja e fenomenit pasi kalon nje fare kohe. ka kaluar shume pak kohe per mua qe kur re nga kali dhe gjerat nuk kane ndryshuar kushedi. eshte e njejta vije e ndjekur nga berisha vetem se tani po arin ne finish. e pra ti nuk mund te kerkosh falje sepse falje mund te kerkoje xhdokush nga ne komentuesit, per nje koment te nxituar ose aq e mendojme, por kreu i shtetit? pra i pari i vendit. mendoj se ke bere faj me mospengimin e berishes dhe e ke bere me ndergjegje, sepse cdo pengim i berishes do te sillte zgjedhje te reja dhe ti po te ishe president kur te beheshin zgjedhjet tani do ishe ne pension. pra ke menduar per veten tende shume ngusht. nuk ka menduar duke llogaritur popullin te cilit i flet tani. e mendon ndonjehere se sa mirenjohes do te ishin shqiptaret nqs do kishe ndihmuar sadopak ne pengimin e berishes apo edhe ne largimin e tij me pare. ndoshta te zgjidhnin perseri president nga populli po edhe sekur te mos zgjidheshe perseri kishe bere nje te mire per vendin tend per popullin tend qe e ke dashur e e do aq shume por nuk e llogarit. besoj qe ky popull te mos i harroje keto

  25. spiro says:

    Z.Topi!Mendoja dhe kam deklaruar se une e familja ime dhe rrethi im familjar do ta jepnin voten per Ju e per partine qe ju drejtoni.Ju personalisht e meritoni voten me vetite,inteligjencen e thjeshtesine qe ju karakterizon si familje e e nderuar.Por qe sot,duke lexuar listen tuaj e shprehimisht -11. Departamenti i Politikave Financiare dhe Rregullimit të Tregjeve do të drejtohet nga znj. Gerta GUMENI,jam i zhgenjyer,qe kjo kafshe,me fytyre femre,qe nuk ka meshire dhe qe e moli Saliun deri ne palce me poste,qe denigrovi Tatimet si pjelle e lavire e Saliut do te drejtoje një departament ne partine tuaj.Qe sot une do tju luftoj dhe do te jete turpi i juaj qe te mbani ato qe duan vetem poste dhe jane kamikaze vetem te poste.

    1. maks says:

      Spiro

      Keni shume te drejte.Kjo kafshe e eger me emrin Gerta eshte nje perbindesh. Nuk kam arritur te kuptoj se si nje person qe reflektonte vetem anet me te errta te nje burri te keq, te merrte cdo vit nga nje post te lakmueshem nga qeveria Berisha, pa patur asnje lloj kontributi civil dhe intelektual (shtoi edhe natyren vjedhese).

      Topi e fillon shume keq fushaten e tij politike.

  26. Ani says:

    Jam plotesisht dakort me mendimet e te gjithe komentuesve per Gerta Gumeni,,,Nje femer palaco qe kane ndjere dhimje ne kurriz kush ka qene ne kontakt pune me te. Ajo vetem femer nuk mund t’ thuash ,,, nje sahanlepirese e bythes se Saliut.Nje zemer kazme qe hodhi ne rruge njerzit e ndershem qe nuk bejne pakt me djallin Sali . Edhte ne turpin tuaj te vendosni ne poste drejtuese nje femerordinere si puna e saj. Shpresoj te mos bjere ne vedh te shurdhet ky koment ..

    1. Nga larg says:

      Pu, pu, pu kush qenka kjo. Me emer nuk e mbaja mend se me thene te drejten kam qene jashte shtetit kur kjo ishte tek Tatim-Taksat. Por pasi lexova mesazhet i gjeta forografine ne internet dhe e njoha pernjehere. E kam pare per here te pare ne nga Opinionet e Fevzo Sandrit perpara zgjedhjeve te 2009, ku ishin perballe 3 gra te majta dhe 3 te djatha. Dhe kjo ishte perkrah Albana Vokshit dhe Mesila Dodes. Nuk ia vlen te humbas kohe me koment per te, por them vetem se nuk kishte asnje ndryshim nga ato te dyja qe kishte ne krah dhe i permenda emrat me lart.
      Shoh edhe nje emer tjeter ne kete liste, qe e di nga eksperienca personale e imja, qe nuk shquhet per aftesi ne pune.
      Nuk e di se c’ka nder mend te beje Z. Topi por nuk me duket fillim i mire me keto emra. Dhe fillimi i mire, thote populli, eshte gjysma e punes. Dielli duket qe ne mengjes dhe une nga keto emra deri tani shoh mjegull, me ndonje perjashtim.

    2. entela says:

      Ani

      Per hit te se vertetes, Saliu e pushoi Gerta Gumenin me ceremoni nga pozicioni i Drejtoreshes se tatimeve per korrupsion.

      Por kjo u lidh me Faten e Republikaneve dhe ne momentin qe Republikanet moren Ministrine e Shendetesise, kjo u katapultua si Sekretare e Pergjithshme me 2008. Nje vit me vone kandidoi per deputete per PR ne Tirane dhe mori 2 vota ne zonen e saj.
      me ardhjen e LSI tek shendetesia u pushua menjehere dhe u zevendesua nga ish mikesha e saj Mirela CANO. Edhe tek shendetesia e vazhdoi vesin e vjedhjes duke perfituar nga fisnikeria e Anila Godos.

      Topi mendon qe Gumeni nuk do te vjedhe me. Por harron qe bishti i qenit, bisht qeni mbetet.

      1. Selman says:

        Gerta eshte nje mashkull i shemtuar qe e para gje qe ben sapo merr nje post, i fut gishtin atija qe e ndihmoi. Ka mbetur rrugeve ndaj shkon te lepiet te ……. bamirit. Fundja pa pune eshte. Edhe ridvani qe e rregullonte vazhdimisht me”pune” e ka braktisur qekur u martua

  27. plare says:

    Ky Bamiri eshte me legeni nga te gjith pas Kreshnikut atdhetare, me paftyrsine me te madhe po na kerkon ndjese me demek ky maskara me titull profesor ! ik ore ha ndonje tave dheu se nuk je per Shqiptaret ti …..

  28. luani says:

    Ore po ky Klajdi Mati la qene ne chigago,nje gomar vetem samari i mungon,ai nje mute ka bere shkolle dher specializim,ai ketu hiqej si roje personal i sales , nje njeri genjeshtare dhe mendje madhe prej budallai,per te tjeret nuk flase se nuk i njofe po me kete o bamke e ke dhjere fare.

  29. lonita says:

    Bamiro,
    Njoh disa nga ata qe prezantove, ku do vecoja S. Ristanin qe eshte me te vertete i shkolluar ne perendim , gjithnje me rezultate te shkelqyera ne universitet brenda e jashte, me vullnet dhe punetor i jashtezakonshem, sukseshem, guximtar e vizionar, por i mosvleresuar ne keto 20 vjet se kerkoi pune te ndershme dhe ligj. Uroj te kesh shume te tille,por vet nuk je i tille. Heshte shume gjate per te mos thene se je pjese e rendesishme e kesaj situate absurde. Kishe shume mundesi per te vepruar edhe vitin e muajet e fundit te detyres, por karrikja te eshte ngjitur edhe ty fort. Je i pabesueshem me ato qe ke thene e ke bere qofte edhe tashti qe nuk je me prane pushtetit.

  30. Shkupi says:

    Po departamenti i KETIJ?

  31. Beni says:

    O zoti Bamir Topi, nuk eshte aspak vone te na shpetosh nga ky haleja i Vucitolit.
    4 vjet president i venit i bone pese shoke debutet nga PD, boje nje interpelance parlamentare kryministrit vucitolist dhe rrrezoje Qeverine para 28 nendorit.
    Atehere shqipetaret do te thone: Kapelen zoti Topit. Po qe se nuk i ke as 5 burra me vehte nga parlamente, harram tu bofshin ato vite president dhe te lutem mos vej ne nje peshore skamjen islamiste de vucitolit me rilindesin Edi Rama.

  32. nela says:

    Mire qe na sqaruat qe ne fillim se ke keni futur ne parti qe te mbledhim mendjen dhe te mos ju votojme.

  33. titi says:

    Mimoza Preku do beje politikat e biznesit?!! E keni seriozisht?

    1. Çudi! says:

      Pra, nuk qenkam habitur vetem une per kete!!!

    2. lida says:

      T alumsha qe e njihke mire Moza Prekun, eshte nje moster e kaluar mostren ne te gjitha anet

  34. Adi Myzyri says:

    I lexova per kuriozitet artikullin dhe komentet. Eshte interesant fakti qe te gjithe ministrat hije te Bamirit paskan qene jashte dhe te arsimuar jashte! gallate e madhe Duke qene edhe vete jashte e di se co me thene te mbarosh studimet dhe sa rendesi kane keto. Por me vjen per te qeshur qe pas titujve te doktorave dhe profesorlliqeve keta persona po na u bokan gati per te ta na qeverisur me bamirin ne Tirane.Si duket nuk ju paska hyre ne pune keto studime ne vendet ku kane studiuar apo sja u paska var njeri ne ato vende prandaj qenkan kthyer ne Tirane per tu bashkuar me bamirin, nje spiun i vogel qe Enveri e coi me studime ne Itali dhe Saliu e boni President! Thirrini mendjes e Shqiptare qe jetoni ne Shqiperi, tregojuani vendin ketyre delenxhillereve qe jane bere si hijenat. Per kuriozitet kam pasur rastin ta njoh kete Gerten ne Toronto. Nuk e di se si ka qene si drejtuese atje ne Tirane pas vitit 2005 kur e la kanadane pas fteses se Albana Vokshit per tu bere pjese e drejtimit ashtu sic shkruajne disa komentues. Ashtu sic e njoh une ajo ishte nje femer ambicioze dhe me vizion. Nuk eshte e vertete qe ka mbaruar Universitetin e Torontos por ka mbaruar nje Kolegj 3 vjecar (“Seneca College”)per aministrim biznes dhe ceshte e verteta e ka mbaruar shkelqyeshem. E kam njoft per inteligjente, dhe kembengulese, ka pas punuar shume mire edhe me Ermelindsa Meksin dhe me habit fakti qe i qenka bashkuar Bamirit por mbase ja kane mbylle deren ata te PD dhe do me qene pjese e taves ne Tirane. Ne mos qofte qe edhe kjo parti te jete satelite e Sales dhe keta jane te deleguar. Mjere mileti shqiptar

    1. Selman says:

      Kolegj i thone shkolles se mesme nga anet tona. Ju dashkam dhe nja gjashte vjet shkolle ksaj Picares (Gumenes) qe te quhet me shkolle. Hajd se mbase ja shpjegon Bamiri, se Ridvani i shpjegoi sa mundi i ziu

  35. albi says:

    me xoxen i ke humbur te gjitha votat hiqe sa nuk eshte vone nje njiri qe eshte ber antar i partis punes ne vitin 1989

  36. nerta says:

    Kurrikulumet e cdonjerit anetar duken mese te pasur por nuk di sesa jane te verteta apo jo….e jam shume e sigurt qe secili nga keta zoterinj qe kane arritur te behen aleate me zotin Batmir patjeter qe jane te te njejtave idealeve ….te zene nje vend te rendesishem ne qeveri, te bejne nje pasuri ku sigurojne te ardhmen e femijeve , niperve e sterniperve….etc por nuk besoj kurre qe ju intereson e ardhmja e Shqiperise apo e popullit shqiptar ….mjafton te lexosh edhe komentet e mesiperme e kuptohet se me c’fare personalitetesh kemi te bejme….
    Kini te pakten kurajo te mos beni premtime qe as ju intereson t’i mbani ….
    P.s Ato masterat tuaj jashte Shqiperise non valgono un ca……
    Keshtu shkoni e ua tregoni atyre qe emrin master e degjojne per here te pare ….e shkoni e punoni me ndershmeri e te pakten nja 8 ore ne dite …..sesa te vidhni leket e populli te shkrete……………

  37. gled says:

    po ket Edlira Abazin nga e ke gjet mor aman?

  38. Mirela says:

    Adi si heq presjen cka ke shkruar ..vetem se Gerta Gumeni…ne Toronto nuk ka bere asnje dite shkolle ne college..Bile edhe ne Tirane kur nisi nje master e ngeli tri here ish guvernatori i bankes Shkelqim Cani dhe ja dogji masterin perfundimisht.. Pastaj eshte fare e thjeshte ..te gjithe keto ti nxjerrin diplomat ..se dhe Vokshi thote ka mbaruar ne Columbia …por kur ka vene cv ne kuvend e ka harruar kete fakt..se dihet po tu vertetua ..gjej e fshihu gazetareve..Mgjth keto mostra skane turp se jane pa skrupuj..Por Gerta mban rekord se ska asnje vlere si ne te pare dhe ne te sjelle.

    1. Adi Myzyri says:

      Mirela,
      Me duket se edhe ti e njifke Gerten por nuk e di a e ke njoft kur ka jetu ne Danforth (Greek Town). Une pergjithesisht them gjithmone te verteten dhe nuk dyshoj qe edhe ti ben te njejten gje. Por eshte i vertete fakti qe Gerta ka mbaruar Seneca College per administrim biznes dhe qe e ka mbaru me rezultate shume te mira, pasi vetem ate pune ka bere dhe ka rrit vajzen. Ne kolegjka qene ne vitet 2002,2003,2004 dhe me pas pas fitores se PD e ftoi Albana Vokshi per ta pasur si dore te djathte. Edhe miqesine me Ridvanin e ka pasur per shkak te Albanes, pasi kjo eshte motra e Moza Vokshit qe ishte shkalla ku ka hypur gjithmone Ridvan Bode. Respekte dhe gjithe te mirat

  39. Mirela says:

    Tamam o Nerta..kane shkolla ne perendim e po vine ne Shqiperi s ei preu barku….kane lare pjata ne perendim dhe obura te vjedhim ne Shqiperi…Vetem deshtaket vine ne Shqiperi te punojne me Bamken..kryehajdutin..dhe qe flet me heshtjen e tij mediokre

  40. politikanichicago says:

    bamire nuk te afrohet asnje figure e nderuar se je politikan koti e dine te gjithe qe ske horizont politik. sa per klajdi matin ketu ne chicago bleu nja 2 maune transporti i vuri ne pune falumentoi dhe pastaj u punsua roje objekti ne nje ndertes ne chicago. O BAMIR KERKOI FALJE SALES DHE KTHEU NE PD PO DESHE TE HASHE NDONJE KOCK, SJE I PARI QE DO TA BESH SE SHUME PARA TEJE E KANE BER DHE KANE DALE MIRE.

  41. FRD-ke says:

    ME LIGJE ME DREJTESI.
    Bamir Topi te prifte mbaresia
    E tille eshte dhe qeveria
    Jane gra dhe burra shqiptare
    Me ndershmeri dhe bujare
    S’jane kodoshe makiaveliste
    Intrigante o puciste
    Te perlyer ne kete jete
    Me vjedhje spiuneri
    Te prirur per prapesi
    Koke trashet s’e kuptojne
    Atdheu ka shtadhet vjet
    Qe bucet qe theret
    Nga mjerimi pa punesia
    Prej te pa afteve dhe qeveria
    Bamir Topi te pergezojme
    Me ju jemi te bashkepunojme
    Ndryshe atdheun do ta ndertojme
    Ne liri,demokraci me ligje drejtesi.

  42. Blloshmi says:

    Librazhdi: ti qe fshihesh pas keti pseudonimi, e para e punes informohu mire Agim Blloshmi qe drejtoi SHIK be librazhd nuk eshte nipi I Bedriut. Me siguri Aranit Leka te ka informuar gabim. Mos kujtoni se librazdi eshte I Nitit, Barth Kadillit, apo Vankes,

  43. dritani says:

    Siç duket ky Bamiri eshte nxenesi me i dobet ne klase ne lenden e gjeografise. A mendon se do i jape kush vote nga Veriu me kete kabinet hije? Apo kane ndonje kusheri a krushqi kendej?

  44. Cili says:

    Aman o Bamir, o cun tirone, pse na e nxive faqen me maloke me shumice, apo do te konkurosh Salen. Ate maloke Mozen ku e gjete, kush ta solli Fran Kacorri, po e ka te dashur more djale, por hiqe se vetem per pune nuk eshte ajo femer, me qafsh mua , po per rrjepje……

  45. Denonco.it says:

    Hahahahh kjo Edlira Seferi eshte rekordmenja per genjeshtra.Studime pasuniversitare quan nje kurs “oss” pas-tetvjecar per gra te deshperuara,qe ka lindur per tu dhene nje mundesi punesimi atyre qe nuk kane tru te studiojne.OSS ne shqip eshte punetore socil-sanitare = pastuse prapanice dhe nderim panolinash te moshuarve.(kush jeton ne Itali e di sh mire).

  46. ana picari says:

    e para punes nuk esht ndar gerta gumeni nga spartak picari por spartak picari nga ajo … e dyta punes ti xhaxhi adi myzyri gerta ska ber asnje shkoll ne kanada qe te ket dal e shkelqyer ke kolegji se ne university of toronto as qe behet fjal qe te ket shkel kemb ndonjeher dhe sa per te rrit vajzen avash icik se vajzen e ka rrit babi vet me sh se e ka rrit gerta .. dhe me sa duket se njifke dhe aq mire sepse nuk jetonte ne danforth por ne cosburn …. dhe nuk esht grua inteligjente por grua e lig qe sdo as baben e nenen e vet jo me te doj gocen e vet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje