Adele është më e madhe se unë, pse nuk thoni gjë për të?

3 Nëntor 2012, 20:10Lifestyle TEMA
Adele është më e madhe se unë, pse nuk thoni gjë

Ajo ka pranuar së fundmi se ka shtuar 13 kilogram dhe tani Lady Gaga është përfshirë në debatin për peshën e saj.

Gjatë një interviste për revistën Stylist, këngëtarja foli në lidhje me lajmet e përhapur në media për peshën e saj. Ajo tha se përse njerëzit nuk e sulmojnë këngëtaren Adele për peshën e saj.

“Adele është më e madhe se unë, si ka mundësi që askush nuk flet për të? Ajo është e mrekullueshme dhe mendoj se vetëbesimi i saj është diçka që më duhet edhe mua. Ajo ka vendosur një standard të lartë për shumë femra,” tha Lady Gaga.

Gaga, emri i së cilës është Stefani Germanotta, 26 vjeç, tha se mamaja e kishte marrë në telefon dhe e kishte pyetur nëse kishte shtuar në peshë.

“E dija për disa foto në internet, por mamaja më telefonoi dhe më tha se a ke shtuar në peshë. Të gjithë më thoshin, por nuk e vrisja mendjen. Por kur pashë që ishte në lajme, ku ata flasin për luftërat, krizën ekonomike dhe zgjedhjet- thjesht mendova ‘kjo është qesharake’”.

“Dua të them, çfarë shembulli jam për vajzat e reja, që rrinë ulur në shtëpi? Epo unë nuk e vras mendjen nëse jam e shëndoshë, madje të jem e sinqertë, i kam shtuar 13 kilogram”.

3 komente në “Adele është më e madhe se unë, pse nuk thoni gjë për të?”

  1. Anduelinda says:

    Ti nuk krahasohesh kur me Adele-n, ne asgje.

  2. Bujari ju degjon says:

    Kjo eshte super debile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje