E shoqja e Lirak Bejkos: Të gjithë janë të mirëpritur në homazhe

5 Nëntor 2012, 20:48Politika TEMA

Edlira Bejko, e shoqja e Lirak Bejkos, ka komentuar vendimin e Institutit të të Përndjekurve Politikë për të hapur dyert për homazhet në nderim të të shoqit.

Bejko komentoi vendimin e këtij instituti për të mos hapur dyert e homazheve për drejtuesit e politikës. Ajo tha se në mort dera i hapet edhe hasmit.

“Falenderoj shumë Institutin e të Përndjekurve Politikë që me konsensus na hapi dyert. Pavarësisht se Liraku i përket kësaj shtrese, unë dua të theksoj se janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, në mënyrë paqësore. Shqiptari e ka për zakon që në një ceremoni mortore, dera i hapet edhe hasmit”, ka deklaruar Edlira Bejko.

10 komente në “E shoqja e Lirak Bejkos: Të gjithë janë të mirëpritur në homazhe”

  1. raimondi says:

    Tamam Zonje me tradita shqiptare

    __Ngushellimet me te sinqerta familjes Bejko !

    Kjo fatkeqsi duhet te na sherbeje si nje moment pendimi dhe angazhimi,
    per te gjetur rugen e bashkepunimit dhe bashkejeteses paqesore…..

    Per tua bere
    jeten me te lehte , me te bukur dhe me te begate brezave te rinj…

  2. mergimtari fv says:

    Nje grua fisnike shqiptare fatkeqe , sa larg me bushtren qe mburret me statuset e saj fitimprurese kryekuvendare e ish-ish e persekutume mender femren-burre harbute . Zonje e nderuar te te rrojne femijet dhe te dashurit e zemres , ish bashkeshorti juaj i ndjere qofte i xhenetit .

  3. Franci says:

    Mirenjohje vepres te Lirakut, ketij pishtari te Demokracise te vertete Shqiptare. Saliu sot tallet, por Liraku tashme ka hyre ne histori, ai tashme eshte ne zemren e cdo Shqiptari te ndershem e patriot. Te tregojme solidaritetin tone me familjen e tij duke marre pjese ne percjelljen per ne banesen e fundit.
    I lehte dheu per Ty Lirak

  4. dallandyshja says:

    Ngushellime familjes Bejko,por nuk kuptoj pozicionin qe ka zgjedhur kjo zonje,kur pret qe ta ngushelloje dhe VRASESI. Si duket i shkon mendja qe saliu{vrasesi}ti japi tani ca leke, dhe me pas ndonje gjykatese si gruaja e Azem Hajdarit.Mjer ai i shkreti qe iku.

    1. Joni says:

      Ngushellime te sinqerta e me shume dhimbje familjes dhe Zonjes se te ndjerit.
      Ka folur si nje zonje fisnike ne piken e hallit qe e ka zene. Ju “dallendyshe” jeni keqkuptuar. Te gjithe e dine qe Saliu me kompanine e tij eshte shkaktari i tragjedise, por Zonja e ka fjalen per te gjithe shqiptaret qe duan ta nderojne te ndjerin e jo per vrasesin.

  5. dallandyshja says:

    Inderuar Joni,une e ndjej qe seshte vendi per debat,por mendoj se nuk jam keqkuptuar,kur rilexoj fjalet e Zonjes kur thote;unë dua të theksoj se janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, në mënyrë paqësore. Shqiptari e ka për zakon që në një ceremoni mortore, dera i hapet edhe hasmit”.Pra Joni,kur kjo Zonje thote–dera i hapet edhe hasmit,ne kete rast hasmi eshte saliu dhe qeveria e tije.RESPEKT DHE MIRENJOHJE LORIKUT.

  6. Ajet Delaj says:

    Ngushllimet me te sinqerta familjes se Lirakut.

    Thirrje publike.
    Ne emer te humanizmit e vuajtje te te te persekutuarve nga regjimi kriminal komunist te japim nje kontribut sipas fuqise e te ndihmojme familjen e te ndierit Lirak.
    Gazeta “tema” te na ndihmoje me nje numer llogarit te familjes Bejko .
    Botes te keqijat nuk i vijne nga te keqinjte kor nga indiferentet te zgjohemi pra se kurajo qytetare e te ndierit Lirak ne formen e saje me sublime realisht meriton te mbeshtetet.
    Ngushllime familjes
    Ajet Delaj
    New York

  7. ona says:

    verte nje grua shume fisnike,ngushellime ,ju prefte shpirti ne paqe

  8. ismeti says:

    ma burrnesh se sala frikacaku , edhe vrasesi sala mund te vij

  9. lushnjari says:

    Ngushëllime të sinqerta familjes së Lirak Bejkos. Liraku është me të vërtetë pishtar i demokracisë, dhe jo ata që u vranë për hasmëri e trafik armësh. Liraku meriton nje bust të madh në sheshin e Tiranës dhe të gjithë ta nderojnë. Vetflijimi i Lirakut duhet konceptuar shumë më gjërë se sa fitimi i të drejtës së vet për dëmshpërblim si ish i burgosur politik, Shqipëria njëherë e mirë duhet të çlirohet nga vargoi i zi që na ka zënë për fyti. Gruaja e Lirakut është me tërtetë një grua fisnike dhe shqiptare e vërtetë, ajo është nderi i Shqipërisë. Liria pa disiplinë krijon kaos e shthurje, ashtu sikurse disiplina pa liri krijon diktaturë, dhe ne jetojme në një neodiktaturë. U takon intelektualve të mirëfilltë profesionistë me integritet, që duan Shqipërinë në radhë të parë, të ngrihen mbi mediokritetin e rrugaçërinë, se boll kjo pjesë më progresiste e inteligjencës shqiptare e cila fatkeqësisht gjatë tranziscionit vazhdoi që të përballej me një dhunë sistematike të disa instrumenteve shtetërore.Kjo pjesë e inteligjencës, i bashkangjitet disidencës shqiptare të gjitha kohërave….Nga lushnjari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje