Një vogëlush humb jetën teksa operohej në sy

8 Nëntor 2012, 16:50Politika TEMA
Një vogëlush humb jetën teksa operohej në sy

(E PERDITESUAR)- Një vogëlush ka humbur jetën ndërsa po operohej në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

11 vjeçari D. A ka gjetur vdekjen ndërsa po operohej në atë që njihet si spitali francez në QSUT.

Fëmija vuante nga rënia e qepallës dhe po operohej nën asistencën e mjekëve të huaj.

Por ai humbi jetën gjatë operacionit dhe menjëherë familjarët e tij kanë depozituar një padi në polici.

Oficerët e komisariatit numër 4 kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës.

Mjekët thonë se shkak i vdekjes ka qenë fakti se vogëlushi nuk e ka përballuar anestezinë.

Familjarët e vogëlushit që humbi jetën në sallën e operacionit, teksa po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në sy, kërkojnë zbardhjen e vdekjes së djalit të tyre. Sipas familjarëve, ndërhyrja ishte thjesht estetike dhe mjekët u kishin dhënë garanci për suksesin e këtij operacioni.

“Në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme mora informacion se ka vdekur stërnipi im. Menjëherë vajta në spital dhe kërkova kontakt me mjekët që kanë bërë operacionin. Ishte një përkthyes shqiptar, njoftoi mjekët dhe më tha se operacioni u krye nga 3 mjekë irlandezë. Profesori irlandez na tha që fillimisht gjithçka ka qenë normale, gjatë procesit iu rrit temperatura. Bëmë të gjithë ndërhyrjet, por ishte e pamundur. Sipas mjekut, kjo ndodh rrallë në botë, në 15 mijë raste mund të ndodhë një rast. Diskutova me njerëzit e familjes se duhet njoftuar policia, sepse nga një operacion i thjeshtë të përfundosh kështu. Nuk fitojmë gjë se ne na iku njeriu i dashur, por duhet të zbardhet vdekja. A si rrjedhojë e neglizhencës, apo si rrjedhojë e mbidozës së narkozës nuk e dimë pse ndodhi, duhet ekspertizë. Fëmija vajti shëndoshë e mirë. Denisi kishte një deformim në qepallat e syrit. Është bërë njëherë një ndërhyrje dhe duhet ta bënte sërish. Ishte një operacion estetik, fëmija shikonte shumë mirë. Në kohën që ka marrë narkozën Denisi nuk është zgjuar më,” shprehet për NEWS24 daja i babait të fëmijës.

25 komente në “Një vogëlush humb jetën teksa operohej në sy”

  1. anestezisti says:

    QSUT eshte e famshme per stafin reanimator-anestezist, pijanece ose femra fycka

  2. Dean says:

    R.I.P., dhe ngushullime familjes.S’ke c’a te thuash ne keto raste.

    1. Iliri says:

      Siiiii? Nuk ke ca te thuash ne keto raste??? Burgu mo zoteri burgu, madje me nene te paamnistueshme. Nuk ke ca te thuash nese behet fjale per ndonje operacion te rende, por per te tille operacion qe behet me shume per plastike dhe estetike se sa per nderhurje per jete a vdekje… A e kuptoni se jane gati te thone se e pati fajin vete qe vdiq!!! “Nuk duroi narkozen”. Eeejjj, as kete nuk dine ta japin ne masen e duhur? A e kuptoni se dikur dikush paguante edhe per nje projekt apo ndertim qe nuk i rezistonte kohes se llogaritur? Nuk eshte puna se ka njeri deshire te vdese apo te denoje njerez, por a e kuptojme se sa pak pergjegjesi kemi per gjera qe i marrim persiper vetem se keshtu mendojme se fitojme? Po parate e kerkuara a do tia kthejne atij te ziut? Secili ta mendoje si tek femija i tij. Kndej te marrin jeten, andej te nxjerrin syte, ne shkolle te nxjerrin trute pa te mesuar asgje dhe hajt se keshtu do ta bejme kete vend. Burg o vlla burg.

      1. Bora says:

        Ngushellime familjes. Sa per ju qe menjehere hudheni ne sulm, eshte e vertete qe mjeket jane bere maskarenj dhe QSUT eshte bere si cerdhe minjsh por une kam pare dhe mjek qe e benin punen me mish e shpirt. Nuk e di shkakun e vdekjes se vogelushit por ne fakt ekziston nje semundje e rralle muskulore qe pacienti nuk e duron anestezine dhe vdes ne salle me hipertermi te pakontrollueshme. Kur profesori na ka shpieguar tha se per keta pacient duhet pajisje e vecant per anestezine qe ne shqiperi nuk ka. Kur e pyetem cbehet ne keto raste pergjigja ishte: Deri tani ska rastisur nje pacient i tille por te ne ai eshte i destinuar te vdese.
        Ky eshte vendi ku jetojme, ose bejme dicka per ta ndryshuar ose shajme e bertasim kedo qe na del perpara per te fshehur pergjegjesite tona. (Nuk e perjashtoj faktin qe te jete edhe faji i mjekeve)

      2. Dean says:

        Ajo eshte detyre e sistemit te Drejtesise,shoku im,jo e imja.Une si qytetar kam vetem fuqi te shpreh keqardhjen time per femijen qe nuk mundi t;a shijonte dot ket jete. dhe ngushullimet e mija per familjen,pasi kane nevoje per 1 fjale te ”mire”.A do ta gjykoje ”drejtesia” kete ceshtje???? Mua s’me ha buza kulac,por edhe nese ndodh padyshim qe ata kan per te dale te ”pafajshem”.Megjithate,as burgu nuk e sjell pas femijen e shkrete.

  3. ai burri says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes!!!
    Na rujt zoti nga spitalet e Doktorret tane.

  4. Gezimi says:

    Koston e mediokritetit, paaftesise, korrupsionit, grykesise do e paguajme te gjithe. T’i mbajme me shendet!

  5. Adoleshent says:

    Prisni more miq prisni! Athere kur do ju djegi edhe juve ndoshta do ju bie ndermend te zgjoheni, ju mos levizni nga Tema, rrini ketu per 7 pal qefe komentoni, shani nai tip tourkofagos, asistencen e merni, ose pencionin.
    Ngushellime familjes vogelushit.
    Sherim te shpejte minatorit (skllavit).
    Minatoret coptohen, politikanet pasurohen!

  6. Andon says:

    Ngushellime familjes se vogelushit!
    Le te hetohet rasti dhe pastaj te nxiren perfundimet. Raste te tilla ndodhin ne gjithe boten. Para se ti nenshtrohesh nje operacioni, pacienti, ose dikush qe eshte kujdestari I pacientit (ne rast se pacienti eshte I pa afte te vendose per veten) duhet te nenshkruaje nje dokument, I cili me permbajtjen e tij te shpjegon qe rreziqe te tilla ekzistojne. Nese ti e firmos dokumentin, do te thote qe e mer parasysh rrezikun, dhe si rrjedhoje heq pergjegjesine e mjekut nga vendim marrja per pacientin. Por nuk heq pergjegjesine e mjekut ne rast gabimi apo neglizhence.

    Pra, mos shani kot mjeket, pa ditur si ka shkuar ne te vertete “puna”

    1. Iliri says:

      Gjithe puna eshte tek pergjegjshmeria e secilit kur merr persiper te beje dicka. Ketu nuk behet fjale per te gjithe mjeket, por per ata qe kane pergjgjegjesine dhe le ta mbajne ate. Vetem se, dikush duhet te pergjigjet. Nuk mund te kalojne keto pune per relativizime te tipit “emo keshtu e kane keto pune”. Ne kete rast le te jene vete mjeket e paperlyer qe te ngrene zerin e profesionalizmit dhe integritetit. Mgjt, edhe ky rast do te arkovohet ne precedentet e pandeshkueshmerise, te cilen e gjejme kudo, jo vetem ne mjekesi.

      1. Andon says:

        Nuk eshte patjeter faji I mjekeve. Te pakten une uroj te mos jete faji I mjekeve.
        Ndoshta vogelushi ka pasur ndonje alergji qe nuk e kane ditur… vetem mund ta imagjinoj dhimbjen e familjes… zoti I ndihmofte.
        Ne rast se konstatohet ndonje gabim nga ana e mjekeve, shpresoj qe te mos e “fshijne nen rrogoz.”

  7. Mjek says:

    Ne vendet e zhvilluara vdesin rreth 20 vete/10.000 anestezi; ne vendet ne zhvillim 20-50/10.000 anestezi dhe nuk eshte ky problemi.

    Problemi ne Shqiperi me qellim adresohet gabim, kryesisht nga politika dhe media e kontrolluar prej saj.
    Iu intereson gati te gjitheve qe konflikti te jete direkt pacient-mjek nderkohe e verteta eshte se pacienti shkon te trajtohet ne “spital” dhe jo tek filan “mjek”.
    Pergjegjesine direkte e ka institucioni. Ai ka pergjegjesi per infrastrukturen, paisjet, materialet dhe medikamentet qe garanton per sherbimin mjekesor. Por ka pergjegjesi direkte edhe per cilesine e mjekeve qe puneson dhe duhet te garantoje nje cilesi te tyre sipas nje standarti te pranueshem.

    Neser do te dale drejtori i spitalit dhe ministri dhe do te deklarojne qe ne spital nuk mungon absolutisht asgje.
    Njerezit nuk do te marrin vesh asnjehere nese mund te shpetohej ky femije apo jo, a u rregullua cka caloi ne kete rast dhe kjo do ta shtoje me shume pasigurine e tyre kur t’i drejtohen dyerve te spitaleve qofte edhe per nje problem sado te vogel shendetesor.

    1. Fiona says:

      Jam dakord me sa thote “Mjeku”. Vetem se pergjegjesia duhet te dale e plote, si ajo institucionale, ashtu edhe ajo individuale.

    2. Juristi says:

      Sa per djeni ne 15 vitet e fundit emerimet ne QSUT nuk kryen mbi baza aftesish profesionale por ne baze te disa aresyeve te tjera…
      I njoh mire mjeket e Q.S.U.T. Ka shume paaftesi mes tyre. Dhe ata qe me te vertet kane qene te afte nuk e kane me priotet shkencen por xhepin e tyre. Por faj ka dhe populli qe u beson atyre verberisht. O popull thirri mendjes…
      Propozoj qe duhet ndryshuar emri nga QSU ne QTU pasi me duket me shume si nje qender tregtare sesa spitalore.

  8. Xhemil Seferi says:

    JAM NGA DUKATI, MOSHA 70 VJEÇ. Kam vuajtur nga guri në vesshka qysh në moshën 28 vjeç. për deri në moshë 33 vjeç vuajtja nga kriza të llatarshëme, sepse analizat dhe aparaturat nuk më diktonin gurin dhe nuk më çonin në Tiranë. U deshë miku të më çonin në Tiranë, e cila më përcaktoi gurin oksalat i cili bllokoi ureterin e djathtë. I madhi Besim Elezi dhe një ruse më operuan, por më lanë ifeksionin e rrugëve urinare. Operimi mu bë në vitin 1976. Prej athere dhe deri më vitin 2011 që shkova në Kanada vazhdimisht bëja analiza sepse kisha kriza, por mjekët mi nxirnin mirë. Mbas demokracisë nuk ma varnin far. Mjekëve u plasi dhe ajo çik cip që trashëgonin nga frika në kohën e socializmit. Mbasi bëra analizat komplekse pa lek në Kanada, më përcaktuan dy gurë 3 cm. copa. U llatarisën sepse sikurse thoshin guri më i math në historin e Kanadas ishte evidentuar 6 mm. Thuaj babait i thanë vajzës që dinte anglisht se na ka prur një gur gjigantë. Realishtë kështu e kishin shkruar në kartell. Katër herë më futën në sallën e operacionit. dy herë rrezet nuk dhanë efekt nga madhësia. E treta u bë po me rreze, por me cpim nga mbrapa. E katërta ishte kontrolli. Në të tretën gurët u ligujduan, ndëjta vetëm dy ditë në spital. ndërsa dy ndërhyrjet e para me gjithë se më vinin në gjumë unë nuk ndjeva ndonjëherë shqetësim dhe mbas dy orëve shkoja në shpi. Pra gurët u formuan në 28 vjeç, dhe u ligujduan në moshën 68 vjeç, pra mbas 40 vjetëve. Po sikur të isha operuar në Vlorë, do më kishin coptuar. Po paratë ku do ti gjeja? Do shisja shtëpin. Ndofta do më kishin dërguar në mos qënje.
    E shkrova gjatë se po më dhëmp shpirti për atë fëmijë ëngjël që e masakruan vampirët që marrin diplomat nga rogneri. Gjith superstruktura jonë është kthyer kriminele, por mjekët janë super kriminelë sepse në vëntë të zgjatin jetën të marrin Jetën. Ngushllime prindërve dhe të afërmëve. Tmerr ç,patët me ëngjëllin more vampirë?

  9. Fatmiri says:

    Spital,Frances,amerikan,europian! Vetem emrin kane sepse mjeket e sapodiplomuar mbasi mbarojne punen ne shtet vrapojne ne spitalet gjoja te huaja.Ne spitalin Amerikan ne Fier mjeket e poliklinikes i rekomandojne pacientet tek spitali amerikan mbasdite kur shkojne vet atje. Po keshtu Mamografia behet falas dhe pastaj te rekomandojne EKO, mbjedhje, vizita ne tirane.O zot na Ruaj i beme leket vetem ilace.Grate Fierke i ka zene tmerri. O shtet ku je por dil nje here.

  10. kujtim maglaj says:

    mjeket mjeket u gjet fajtori ,po a mundet kush te me tregoje se sa operacione me sukses kryhen ne dite ne qendren spitalore . ku me lek e ku pa lek si nuk lexova nji fjale te mire nji here per keta mjeket tane.epo raste suksesi ka me qindra,po ku degjum per to po vetem kure ka ndonji deshtim shkruajn gazetat,po ju bej edhe nji pytje pse neper gazeta ka lajme vetem te zeza …..?

    1. Iliri says:

      Zoteri, natyrisht qe mjeket bejne edhe shume operacione te suksesshme, por puna eshte se edhe keto operacione te suksesshme korruptohen nga pagesat e paligjshme po kaq te suksesshme. Sepse humanizmin si mjek e permban vete profesioni. Kur humanizmi shitet dhe blihet, nuk eshte me humanizem, por demonizem. Nese nuk garanton sukses me aftesite dhe njohurite, mos merr njerezit ne qafe. Nes garanton sukses, por per kete kerkon edhe korrupsion, perseri mos merr fukarenjte ne qafe. Ore, keto fjale mund te duken si prej ndonje UFO-je, por keshtu eshte kur nuk ke shtet. Dhe nuk eshte puna vetem tek mjekesia. Duhen bere shembuj ndeshkimi. Para se te kerkojne pune neper spitale keta nallbane, te mos kerkojne mikun apo sekserin, por ta pyesin b… mire, edhe sikur ti lusin per ti punesuar. Kjo sjell edhe besimin e fakir fukarait popull. Perndryshe as nuk do te dime dhe as nuk do te duam te bejme ndonjehere perpara.

  11. kujtim magilaj says:

    [ nese nuk garanton sukses me atesite dhe njohurite mos merr njerezit ne qafe].po bej edhe nji pytje nisur nga kjo qe ti thua me te drejte ,ku merren kto njohuri sot ?.mos me thuaj ne shkolle nuk ti jep kush do i blesh ,duhet literature biles e fundit, duhet marre pjese ne seminare simpoziume etj etj .pervec nji rroges qe ti duhet ta dish sa eshte rroga nji mjeku.flas gjithmone ne kushtet qe jemi ne shteti nuk ekziston.

  12. Bora says:

    Sa kollaj e beni te gjithe, a thua se te jesh mjek eshte gjeja me e lehte ne bote dhe te gjithe jane maskarenj. Behet 6 vjet shkolle per te dale mjek dhe na dalin syte vendit duke lexuar gjithe jeten, ka dhe parazita se shqiperia eshte e mbushur plot me njerez te tille por pjesa me e madhe rroptohet duke gjet libra e duke mesu gjuhe te huaja se librat tane sbejne nje lek. Nuk eshte as e thjeshte te mbash familjen me 500 milek rroge sidomos kur e di sa me zor e ke marre ate profesion. Eshte krijuar nje urrejtje e madhe ndaj mjekeve a thu se ata jane e keqja por e keni gabim. Duhet te shifni njeher nje mjek roje qe pasi ka ndejt gjithe naten ne operime nuk ka me fuqi te rrije ne kembe, me siguri do thoni sa zarfe ka marre. Keni te drejte ka marre po nuk eshte ai problemi me i madh qe ne kemi. Nese nje mjek merr zarfin pasi ka shpetuar nje jete mendoni pak qeveritaret qe marrin thase me para pasi na kane vrare ne mes te sheshit. Nuk dua te justifikoj njeri por shqiperia eshte zhytur kaq keq ne pleh sa te besh mjeket dash kurban nuk eshte zgjidhje por vetem justifikim.

  13. White River says:

    Kjo ngjarje e dhimbshme që ndodhi me këtë fëmijë të vogël e të pafajshëm është në fakt pasoje, rrjedhojë dhe rezultat i një MAKINERIE dhe SISTEMI të tërë KORRUPTIV që është themeluar në Shqipërinë tonë gjatë këtyre 20 viteve demokraci. Bluzat e Bardha mbajnë vendin e parë si gjithmonë pasi ata jo vetëm që të rjepin lëkurën me para, por ata të lënë gjysmak për gjithë jetën ku rasti më i keq të shkaktojnë edhe vdekjen për shkak të injorancës së thellë që ata kanë në trajtimin e sëmundjeve, njohjen dhe dallimin e diagnozës dhe në mënyrën e kurimit të saj. Më keq akoma ata në jo pak raste nuk dinë as të dëshifrojnë APARATET e ndryshme moderne. Kush janë përgjegjësit në këtë situatë?! – Përgjegjësia kryesore i mbetet shtetit, në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shëndetësisë e cila nuk mbikëqyr si duhet NIVELIN e MJEKEVE të cilët punësohen në spitalet shtetërore por edhe ato private, sepse vetë kjo MINISTRI është e korruptuar deri në palcë dhe nuk i intereson që të luftojë korrupsionin dhe krimin e bluzave të bardha = këta doktorë janë kthyer në VAMPIRA, janë aq shumë të BABEZITUR sa ky populli jonë e di gjendjen e tyre se po i vuan përditë këta maskarenj barkë-pangopur.

  14. Syr says:

    Ngushellime familjes- eshte vertet nje fatkeqesi, por e verteta eshte se komplikacione ndodhin. Femija eshte operuar me anestezi te pergjithshme dhe egziston nje komplikacion I quajtur hyperthermia kur ne menyre krejt te pa-parashikueshme temperatura e trupit rritet dhe Kjo con ne dobesim te zemres. Ky komplikacion nuk ka te beje fare me dozen e anestezise. Vdekshmeria apo mortaliteti eshte shume I larte. Te mos fajesojme mjeket pa pritur rezultatet e autopsise. E kuptoj deshperimin e familjareve dhe indinjaten e lexuesve, por te mos nxitojme e ti quajme mjeket vampira e t’I denojme me varje a djegie per komplikacione qe mjekesia sot per sot jo gjithnje mund t’i parashikoje e t’i kuroje. Nuk ka mjek qe kerkon te kete ne ndergjegje vdekjen e nje femije !!
    Me vjen vertet keq per femijen e per familjaret sepse jam prind vete, por I lutem lexuesve te mos nxitojne ne komente. Mjekesia ne Shqiperi ka nevoje per reformim rrenjesor dhe Jo per urrejtje.

  15. mjek says:

    Rasti nuk eshte kaq i thjeshte, lexoni te gjithe ne internet per HIpertermine malinje eshte vdekjeprurese,ky eshte fati keq i djalit dhe i familjes.Sa per mjekesine problemet jane te shumta, ka mjeke te afte dhe te pafte,human dhe jo human, problemi kryesor eshte sistemi pasi mjekesia(diagnoza,trajtimi) eshte e kushtueshme ne cdo vend dhe nuk eshte faji i mjekut (i cili do ta beje punen ashtu sic duhet) qe pjesa me e madhe e pacienteve jane te varfer dhe kane nevoje per shtetin e tyre.Mos gjykoni kaq lehte,njerezit qe kane mjeke ne familjet e tyre e dine sa profesion te veshtire dhe stresues kane, kuptohet midis tyre ka dhe sharlatane me te cilet duhet te merret drejtesia.

  16. Genard says:

    Nese ka ndonje shtrese qe jane per tu mallkuar nate e dite ne kete vend jane MJEKET. Gjysmat jane te paafte dhe gjyama tjeter jane te korruptuar (te gjithe bashke, si te paaftet ashtu dhe te korruptuarit, jane pa piken e humanizmit dhe njerzillekut). Per te mos folur qe shumica e te diplomuarve per mjekesi jane nga fshati, me familje te rrjepura, te skamura dhe qe te vegjel u ushqejne idene per te studjuar per mjekesi qe te nxjerre gjithe familjen nga dita e hallit. Une e kam njohur nga afer sistemin pasi punoj ne nje Organizate nderkombetare dhe kemi bere mjaft studime mbis sistemin spitalor dhe mjeket ne Shqiperi. Dhe per kete nuk ka faj as shteti as ministria dhe as drejtori i spitalit, por babezia e pafrenuar e ketyre monstrave me bisturi. Fshatare me bluza te bardha qe nuk nginjen me para.

  17. fiku says:

    Vetem ne Shqiperi ka spitale fantazem me emrat “amerikan”, “gjerman”, “francez”, “italian” etj. Ne keto spitale nuk ka asgje nga shtetet qe mbajne emrat, pra eshte mashtrim i tmerrshem dhe duhet nderhyre urgjentisht. Qellimi i tyre eshte te rrjepin njerezit duke i “rekomanduar” te shkojne nga nje analize tek tjetra qe kushtojne sa frengu pulen. Per keto institucione mashtruese duhet vertet “revolucion” qe te shkulen nga rrenjet ndryshe do te vijojme te vuajme dhe te vdesim nga babezia e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje