Prokuroria e Durrësit ka kërkuar një javë më parë ekstardimin e shtetasit amerikan, Carl Stephan Kaminski, i cili akuzohet për abuzim seksual me tre djem të mitur nga fshati Rrashbull.
70 vjeçari kishte mbërritur në Durrës si turist dhe i kishte vënë vetes emrin David Goldenstein dhe mbante pasaportë belge të falsifikuar. Sipas hetuesve të çështjes, Kaminski është arrestuar në Gjermani për falsifikim dokumentesh pasi është larguar nga Shqipëria dhe pas kryerjes së dënimit në këtë vend u është dorëzuar autoriteteve amerikane, të cilët pedofilin e kishin shpallur në kërim ndërkombëtar.
“Në muajin gusht të këtij viti, së bashku me letër-porositë, prokurorisë i është dërguar edhe një CD me mijëra foto me fëmijë, që Kaminskit i janë gjetur në banesë dhe në kompjuterin e tij personal nga autoritetet amerikane. Në fotot që i janë sekuestruar pedofilit, konstatohen vepra të turpshme seksuale me fëmijë të vegjël, kryesisht djem të moshës 5 deri në 12 vjeç. CD-ja është verifikuar nga autoritetet shqiptare dhe midis fotove janë edhe ato të tre djemve të vegjël të moshës 8 deri në 12 vjeç, të cilat i përkasin kohës së qëndrimit të tij në Rrashbull. Bëhet fjalë për periudhën 2003-2004”, pohon për GSH-në prokurori i çështjes, Vladimir Mara.
Sipas tij, dyshohet se Kaminski ka kryer abuzime edhe me fëmijë të tjerë, por për tre raste ka prova të pakundërshtueshme nga familjet dhe dëshmitë e prindërve, por edhe të fëmijëve të abuzuar në atë kohë.
“Provë e pakundërshtueshme është e njërit prej viktimave, i cili është në moshë madhore tashmë, i paralizuar dhe me traumë të fortë fizike dhe psikologjike. Kjo për shkak të abuzimit seksual nga 70 vjeçari. Djali i mitur në atë kohë ka pësuar traumë dhe ka përfunduar në skizofreni. Por janë edhe dëshmitë e dy djemve të tjerë, kushërinj të parë me djalin, të cilët kanë dëshmuar për abuzimet që ka kryer 70 vjeçari. Prokuroria ka marrë në pyetje familjarët e tre djemve, të cilët sot janë në moshë madhore, por edhe vetë ata, familjarët e viktimave, kanë deklaruar se në atë kohë Kaminski u mësonte tre djemve kushërinj anglisht dhe kompjuter. Por një vit pas qëndrimit të shtetasit amerikan në njërën prej dy familjeve, njëri prej fëmijëve kishte shfaqur probleme të rënda fizike dhe mendore, probleme të cilat i vuan edhe pas 8 vitesh”, pohon Mara.
Sipas prokurorit, është kërkuar urdhër-arresti ndërkombëtar dhe në shkurt të 2013-ës pritet që Kaminski të ekstradohet në Shqipëri, pas përfundimit të burgut në SHBA.
AMERIKON NGA POLONIA ;MBIEMRIN NGA GJERMANIA DHE PREJARDHJA NGA JERUZALEMIA
Ky eshte çifut polak, nuk e ekstradojne e as denojne se Birisha o kukull e çifuteve.
Po ky ka bythe Shqiperia te ektradoje nje çifut. Harrojeni se me nje urdher qe vjen nga lart e mbyll çeshtjen Ina Rama direkt.
THone qe edhe konsulenti albpetrolit eshte i dyshimte.Sa milion i jepen per ‘konsulence’nga parate e femijeve te traumatizuar shqipetare?
Sa e padrejte eshte bota! kete de ekstraditojne dh ede fusin ne burg. po priftin qe ,,,,, dmth e kuptuat, po jo vetem mua edhe shume mikropedhi te tjere . gahhhhh mos te gjente shpirti karare.
Pisa! Nuk ka denim per keta!
O njerez thirrini mendjes! Mos ja besoni femijet tuaj asnje njeriu te gjalle,dhe mos e kini problem pse tregoni mosbesim tek te tjeret,sepse ne te tilla qelbesira koherash,dhe me te tille qelbesira njerez jetojme.Po t’i ndodhe gje femijes tend i ndodh per pa aftesine tende si prind(flasim per rastin ne fjale).Ruajini femijet tuaj,si skifteri zogjte e tij!