Berisha kërkon që vendimet e gjykatave t’i zgjidhë me kompromis

7 Nëntor 2012, 13:22Politika TEMA
Berisha kërkon që vendimet e gjykatave t’i zgjidhë me

Kryeministri Berisha, edhe pse për zgjedhjen e kreut të Qarkut të Fierit ka disa vendime gjykatash, kërkon që të ketë kompromis politik. Edhe pse duhet të jetë i pari që duhet të respektojë vendimet e gjykatave, Berisha duket se kërkon që ta shesë sa më shtrenjtë hapjen e rrugës për këtë çështje.

“Amendimet në ligjin për Gjykatën e Lartë janë diktuar tërësisht nga grupi i Partisë Socialiste, i cili kërkoi në ligjin e Gjykatës Administrative, të shtohet kolegji administrativ në Gjykatën e Lartë dhe ne e pranuam, pavarësisht se hartuesit e ligjit nuk e kishin parashikuar, nuk e konsideronin të nevojshëm. Por ne jemi të gatshëm për të dëgjuar propozime të tjera të grupit të deputetëve socialistë për këtë ligj, në mënyrë që ai të votohet bashkërisht. Ky ligj është hartuar me mbështetjen e EURALIUS, një mision i vendosur pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe që Bashkimi Europian paguan për të asistuar institucionet e shtetit shqiptar, në të gjitha çështjet ligjore dhe të zbatimit të tyre.

Po kështu, ligji për Shërbimin Civil është hartuar me ndihmën e një kompanie, që ka ekspertizën më të madhe në Europë në çështjen e ligjeve të shërbimit civil dhe të ligjeve të së drejtës publike. Ligji është në parlament dhe, në qoftë se Partia Socialiste ka vërejtje apo sugjerime, ne jemi të hapur plotësisht t’i pranojmë ato, mjafton që ne të konsolidojmë më tej shërbimin civil. Disa nga konceptet janë pak të ndryshme nga ato që kemi, por ne i jemi përmbajtur strikt konceptit të depolitizimit. Megjithatë ne jemi të hapur ndaj Partisë Socialiste, për të marrë vërejtjet dhe sugjerimet e reja që ata kanë,” tha Berisha.

“Zoti Rama shtron problemin e Fierit. Unë dua të informoj shqiptarët se, meqenëse ky problem po stërzgjatet, nuk ka një njeri të lirë, shqiptar a i huaj, që të mund të lidhë ligjin e Gjykatës së Lartë me problemin e Fierit. Absolutisht, as edhe një i vetëm, sepse janë dy gjëra tërësisht të palidhshme. Por, në rast se zoti Rama dyshon në statusin aktual të qarkut të Fierit, të kryetarit, të anëtarëve të qarkut, unë i ofroj një kompromis të qartë politik. Ky kompromis është që secili nga anëtarët e qarkut dhe të gjitha instancat t’i nënshtrohen mocionit të besimit, ata që vijnë nga bashkia, në këshillat bashkiake, ata që vijnë nga komunat, në këshillat komunalë. Përbërja e këshillit të mund të përcaktohet nëpërmjet këtij votimi, por jashtë kushteve ligjore, askush nuk mund të cenojë mandatin e këshilltarit. Këshilltari i qarkut është deputeti i komunës apo bashkisë në këshillin e qarkut, pasi këshilltari i komunës është deputeti i komunës në komunë dhe ai i bashkisë i qytetit. E kam thënë me dhjetëra herë, a më ka dëgjuar ndonjëherë zoti Rama të shkoj në gjykatë apo të ankohem për Paulinin? Absolutisht jo! Njerëzit janë të lirë, nuk janë skllevër as të kryetarit e as të partisë, se ç’mund të them për njerëzit e mi që kanë ndërruar kampin,” tha Berisha.

“Sa i takon Fierit, meqë po bëhet tërkuzë ky problem, nuk ka një njeri të vetëm të lirë që të mund të lidhë Ligjin e Gjykatës së Lartë me problemin e Fierit, janë gjëra të palidhshmep. Por në rast se Rama dyshon në statusin aktual të Qarkut të Fierit, të kryetarit, anëtarëve, atëherë i ofroj atij një kompromis të qartë politik dhe ky kompromis është që secili nga anëtarët e qarkut dhe të gjitha instancat t’i nënshtrohen mocionit të besimit, ata që vijnë nga bashkia në këshillat bashkiakë, ata nga komunat në komuna. Në rast se nuk ke më synim bllokimin”- tha Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Votuesit kanë zgjedhur, gjykatat kanë dhënë vendime të njëpasnjëshme për fituesin e kreut të Qarkut të Fierit, ndërkohë që Berisha kërkon kompromis politik! Vetëm një njeri që nuk respekton as votën dhe as drejtësinë mund ta kërkojë këtë gjë”.

18 komente në “Berisha kërkon që vendimet e gjykatave t’i zgjidhë me kompromis”

  1. loni says:

    dhe ky eshte maloku jone,,,cfare keni per te thene ju komentuesit demokrate per shkelje flagrante te logjit ne kete qytet..pergjigjuni i kujt eshte fai,,populli zgjodhi,,gjykata vendosi ate qe zgjodhi populli,,tani kush e ka fain????me siguri edi rama sipas ben chikarigo..

    1. Vlora says:

      jo mor jo dorezohu se boll te hapen ruge si i mare qe je, dhe jo se ke te drejte.

      rama te qendroje fort ne kete pike te mos votoje ato ligje pa vajtur ne vend qarku i fierit.

      per lulket tende te bashes i qendrove fort vendimit te gjykatave.

      po tani???????????

      dil dhe thuaj hapur qe nuk i zbatoj kurre vendimet e gjykatave.

      1. Ndjese te nderuarit Lirak,qe nuk ju ndihmova dot sa ishe gjalle says:

        Sali.
        “Nese do te ndryshosh dicka tek tjetri,
        duhet me pare te ndryshosh tek vetja”
        mather Teresa

        E sa larg je ti more Sali,nga kjo qe thote
        hyjnesha.
        Vete fakti qe ti sot perzieve zgjedhjen e
        Amerikaneve me zgjedhjen banale te Fierit
        realizuar me sharlatanizem nga babezia jote,
        tregone se ti je me mijra vjet mbrapa.
        “Makina nuk mund ta rrise shpejtesine,duke
        u bere edhe me e vjeter.”
        Ti je i tille,qe edhe pse me ate makine po shtyp njerez,
        po bertete duke thene se po ju coje drejte
        “fitoreve”,qe thojzat thone:-drejte humnerave me te thella.

    2. Nordi says:

      Ky shpellari yne eshte kokrra e idiotit. Nga ajo qe nuk i pelqejne vendimet e gjykatave thote ta fillojme procesin nga e para, pasi keshtu mund ti bleje ose bej presion njerzve te thjeshte per te vene ne jete mendimet e tija te mbrapshta.
      PS nuk duhet te pranoj asnje propozim apo oferte. Zbatimi i ligjit eshte oferta e drejte. Cdo veprim tjeter eshte i kundraligjshem. Lereni ti lepije njehere ato qe ka peshtyre deri tani ky haleja.

    3. gjergj says:

      une nuk jetoj aty -por eshte qesharake kjo pune edhe bie ere -nuk jam me asnje parti-por deri dje komente e fyerje pse nuk e zgjidhe kryeministri tani qe eshte puna me rendesi thote ok ta bejme si do rama vetem te bashkepunojme tani prape e paska keqe-sido qe te behet eshte keqe….ore po jeni vellezer te gjithe, partite bashke beni dicka ..

  2. Anti talebani says:

    Se ben gafe dhe i pranon allishverishe ketij monstre.

    Ky snjeh seder, ligj, komunitet.

    Shkelmin jepi.

  3. nuk harroj says:

    Po kur e ka respektuar voten e lire kafsha?Mos ne 96?Mos ne 09 apo vjet ne ato lokalet?Ai do litarin me dhjame qeni ne gryke!

  4. asso says:

    eh sa ngjashmeri kemi ne me ameriken!!!!Akoma nuk njohim vemdimet e gjykates se Larte dhe i zgjdhim me kompromis!!!Cfare presim me??????????

  5. Treviso says:

    O kriminel, pse skerkon te perseritet votimi por kerkon kompromis me ligjet ne fuqi? Kjo qe kerkon ti eshte absurde. Ti je kail qe te pranohet Shqiperia kandidate pa zgjidhur problemin e qarkut te Fierit.
    Kompromiset me ty duhet te jene zero se ti ben kompromise gjithmone ne korriz te popullit te vuajtur. Poshte fara e keqe qe eshte mbjelle ne Shqiperi.

  6. al says:

    ed vazhdo te kembengulesh ne te drejten e zbatimit te ligjit. qarku i fierit mund te mos ishte sebep per votimin e tre ligjeve ne parlament, por njohja e situates se fierit dhe nga europianet edhe nga vet hilari klinton eshte test per qeverine qe te mesohet me zbatimin e vendimeve te gjykatave. pse nuk themi qe qeveria eshte ajo qe pengon statusin, te njohi vendimin dhe ps pastaj ska justifikim por do ti votoje ligjet se sben. tregohuni tolerant se populli nuk ju a ka ngene te ju degjoje.ne europe shkohet me kulture dhe shtet ligjor ndryshe nuk ka.

  7. bujar hasaj(i riu) says:

    Rama te kerkoje jo vetem zbatimin e vendimeve te gjykatave per postin e kryetarit te Qarkut Fier, por dhe te çoje ne ndjekje penale shkaktaret e kasaj zvarritje, ish-prefektin Bujar Hasa dhe prefektin bert Bitri, e ndonje tjeter.

  8. Daja nga Kavaja says:

    Na cave trapin cdo dite ne Tv more kriminel i felliqur,more maskara ti duhet te ishe tani pas hekurave per te gjithe te zezat qe ke bere.Do japesh hesap deri ne nje per te gjithe te zezat shume shpejt.

  9. gjon says:

    ASNJE KOMPROMIS ME NJERIUN QE KA DHENE PROVA DISA HERE SI NJE INTRIGANT PROFESIONIST,KATIL,TE VRET NATEN E TE QANE DITEN,SHKATERRUSE I PA SHEMBULL I TE GJITHE PASURISE KOMBETARE NE MENYRE BARBARE.

  10. ardian says:

    Une kam nje pyetje per zotin Baze nese ai eshte dakord qe te lidhet votimi i ligjeve dhe marrja e statusit kandidat per ne BE me nje problem te pazgjidhur ne qarkun e Fierit.

  11. ILIRET says:

    Po lere Fierin o SRB. Dhe, tak, mer Europen, brenda nates.
    Po c’mut kryeminister je ti,qe thua te votbesohen keshilltaret ne bashki e komuna. Kush je ti more qe urdheron keshilltaret bashkiak e komunal te votebesojne te zgjedhurit e tyre. Ata jane votebesuar nje here dhe kete votebesim e kane provuar edhe ne gjykate.
    Po qenke fare mor kryeministri jone. Po ku votebesohen vendimet e gjykatave? Ato vetem zbatohen.
    Nje shtet, ne te cilin nuk zbatohen vendimet e gjykatave, a mendoni se eshte shtet europian? A e meriton te hyje ne Europe?
    Cdo dite po na mbushet mendja se SRB-, nuk e do Europen, ndryshe per hir te saj, do ta linte, qe ne krye te qarkut Fier te ishte nje socialist, i zgjedhur me vote.
    Por ne se duhej, do te tregonte zgjuarsi dhe do te thoshte:
    “Per te hyre ne Europe, jo vetem Fierin por tere Shqiperine le ta marin socialistet”… Por jo, ai do Fierin jo Europen…..

  12. cufo corapegjati says:

    Nje pergjigje per “ardian”:
    Zbatimi me korrektesi i kushtetutes se vendit dhe veçanarisht i vendimeve te gjykatave (si pushtet i pavarur)jane rruga per ne Europe.
    E keqja e shefit tend, more palo burre qe i lepihesh pushtetit te Saliut, eshte se ai ka kapur gjithe pushtetet dhe institucionet e pavarura. Kjo tremb Europen. Une mendoj se prova per ne Europe nuk eshte qarku Fierit, por zgjedhja e prokurorit te Pergjithshen dhe pastaj votimi i ligjeve me 3/5-at. hajt tung, more hajdut te votave te popullit.

  13. Fatmiri says:

    Ore e kuptoni qe shpellari nuk do qe te futemi ne Europe? Po te futemi ne Europe ai mendon se Europa nuk e le me te bej si te doje me shqiptaret dhe shqiperine.

  14. nxenes-e says:

    -Aka mundesi qe kjo shkarravine e politikes sone t’a mbylle nje dite gojen dhe t’nalere rehat ne hallet qe na ka krijuar dhe shtuar??
    -Na eshte bere si rriqen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje