Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka kërkuar palëve të lënë pas mosmarrëveshjet dhe të bashkëpunojnë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në një intervistë për “Ora News”, ambasadori Arvizu tha se dy liderët kryesorë duhet të punojnë për të mirën e vendit.
“Fushata në SHBA ka qënë një fushatë për të cilën është luftuar fort dhe ajo që më ka bërë shumë përshtypje është ajo që ata kanë thënë sot. Është një fushatë që bëhet gjithçka dhe kur gjërat përfundojnë ato kanë marrë fund. Pastaj janë njerëzit që udhëheqin dhe gjejnë një mënyrë që të bashkëpunojnë së bashku. Nëse më pyesni nëse ky është një mesazh edhe për politikën shqiptare. Unë them po është. Është mesazhi që dy drejtuesit të punojnë së bashku. Po patjetër ata duhet të punojnë së bashku, nëse njerëzit nuk e kërkojnë këtë atëherë si mund të presësh që liderët ta bëjnë atë nga vetëvetja”, tha Arvizu.
Ndërsa ka vlerësuar numërimin e shpejtë të votave në SHBA, ambasadori Arvizu theksoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.
“Më ka bërë përshtypje që ata kanë bërë që të numërohen votat aq shpejt edhe në bazë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne kemi një teknologji të përparuar, por ajo që po përpiqesha të thoja është që kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri. Të mos shohim të tejzgjatet për disa ditë numërimi i votave siç e pamë në 2011-ën pasi kjo nuk i shërben asnjë qëllimi. Shpresoj që një ditë do të përqëndrohen në cilësinë teknike. Vetë procesi i numërimit të votave është i rëndësishëm dhe më e rëndësishmja është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ndërkombëtarët do të thonë që populli shqiptar me të vërtetë ka folur dhe në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe kjo është e rëndësishme”, tha Arvizu.
Të njëjtën mesazh për numërimin e votave ka përcjellë edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth.
Në një intervistë për “Ora News” ambasadori Volfarth theksoi se shpreson që një proces i shpejtë i numërimit të votave të ndodhë edhe në Shqipëri.
“Votat në Amerikë janë numëruar dhe tashmë është Obama që u rikonfirmua si president. Ne kemi parë se sa shpjet janë numëruar votat por shpresoj që kjo të ndodhë edhe në Shqipëri. Dita e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të punojnë për këtë ditë që është edhe momenti kur shkohet dhe hidhet vota. Pas përmbylljes së fushatës zgjedhore duhet të punohet për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishme”, theksoi Volfarth.
po BURRI YT I SHTETIT i numeron per nje muaj.
Harrove Ciftin Ristani & Berisha?
Tridhjani koqet e lerini propagandat pa buke.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
Ambasadori Arvizu duhet ta nise intervisten me nje “me fal te madhe”, pasi ishte pjese e spektaklit te Lulezimes ne diten kur u nemerua kutia e fundit dhe Rama fitoi me 10 vota. Ai duhet t’i mesonte rregullat e demokracise “pinjollit” qe suportoj ne zgjedhje, por nuk e beri.
Pra ky person eshte i fundit qe duhet t’i tregoj shqiptareve te ndershem rrugen e demokracise, pasi ate nuk e degjoj as nxenesi i vete, Lulezimja.
I nderuar z.Ambasador.
Problemi i Shqiperise s’eshte te koha e numerimit te votave.Po qe per kohen ne ja kemi hedhur edhe Amerikes se………jane te numeruara para se te votojme.
Ja z.Arvizu ku qendron problemi yne.
Arviziu krahason Ferrarin me …..Zukun lol
Ne usa po ,se ketu 1 plus 1bejne 2, kurse ne shqiperi bejne 4…..
Historia:
Kishim nje komandant brigade ne Shkoder,te pa afte fare,qe ishte vene ne ate detyre,se kishte mik Hito Cakon!!
Ankoheshin vartesit:
-Komandant ,nuk kane buke ushtaret!!!
-Zgjidhja e komandantit:LE TE HANE USHTARET!!!
-Komandant ,nuk kane sapun per t’u lare ushtaret!!
-Zgjidhja e komandantit:LE TE LAHEN USHTARET!!!
_Komandant ,e zuri korenti ushtarin!!!
-Zgjidhja e komandantit:Kush i tha atij te kapte korentin??
KESHTU EDHE ZOTIT ARVIZU:
-Berisha i vodhi VOTAT NE SYTE E TU,zoti Arvizu!!!
-Arvizu:
-TE MOS VIDHEN ME VOTAT!!BASHKEPUNONI ME SHUME ME NJERI TJETRIN!!
PRA HAJDUTI TE BASHKEPUNOJE ME VIKTIMEN!!!
PO ASNJEHERE NUK THA:
JA,TI BERISHA JE HAJDUTI I VOTAVE!!!
Keshtu si ky Arvizu-i,une behem ambasador i tere botes!!!
Opo merr kallashin dhe vrite vet Bacen se po te jete per shqiptaret, ata syte nga ty i kane.
Per vete jane shume te zene duke pire kafe ene raki “qy me mjes”.
Patjeter Arvizu,tani qe kriminelet i quan burra shteti votat nuk do numerohen me per 3 muaj por per 3 vjet.
ne kemi metoden tone te numerimit (alla PS + PD) dhe nuk kemi nevoje te marrim shembull nga askush ….Ju votoni si te doni , ne numerojme si te duam.
Kush e gjen,a do ti perveshe me menget ky kumbari i “burrit te shtetit”
dhe i “yllit ne ngjitje”????????????????Fol ore fol si macok ne krye te sofres,perderisa te mbeshtillen rrotull ata qe nuk kane asgje te perbashket me aspiratat dhe hallet e shqiptareve.Ej arvizu,mos harro tu thuash porosine tende,”act now”.
Mjafton qe mos t’i certifikoni ju zgjedhjet z. Arvizu persa i perket rolit tuaj si ambasador i SHBA-se, se populli shqiptar di vete me pas t’i jap zgjidhje problemit.
“Burri shtetit” n.q.se nuk i thoni gje,i numron me shpejt nga gjithe bota dhe e nxjerr rezultatin me shpejt nga e gjithe bota,i numron 2 dite para se te zhvillohen zgjedhjet dhe me rezultat te sakte fare,sigurisht fitues do jete vete.
Me ate rezultat te ngushte qe fitoi Obama,do te ishte humbes po t`i numuronte votat Ristanqenqenefi…
Ajo eshte Amerika!!!
Degjuam fjalimin e Presidentit te rizgjedhur Obama…
Degjuam dhe fjalimin e Nishanlliut,kur e emeroi Berisha…
Dhe cfare tha?
Nga te gjitha na kujtohet mire vetem kjo:
“Bujari ju degjon!”…
Kjo eshte Shqiperia…
po ty ti numroi salja votat e ti mori me zort
E kthejme “filmin” dhe e zhvendosim ne Albanistan.Presidenti fitoi sipas lnumerimit te votave,por jo,nderhyn “Burri Shtetit” dhe thote,Ai ka fitue,por duhet me lexue edhe nji here,qe ta kete te sigurte fitoren, dhe cohen dhe Sashenkat dhe Tomat qe thone po,duhet me u numeru vota popullit,e thote ligji 324523086,paragrafi 43564.Dhe fillon numrimi dhe dihet qe fituesi do dali humbes. Mitt Romney beri nje gabim fatal,nga fillimi deri ne fund te fushates,nuk mori keshilltar “Burrin e Shtetit” Sali Berishen,se i rregullote me zgjedhje e te gjitha dhe fitoren do e kishte ne xhep.
Sigurisht qe ne USA numrimi kryhet shpejt. Thjesht, sepse atje nuk ka ambasador amerikan ne qendrat e numrimit!
OOOOOOK!
Pergjigja me e sakte e shkaqeve te fatkeqesise se shqiptareve!
Kush blen ambasadoret ka fituar zgjedhjet!
Me te vertete qe te dyja vendet fillojne me A ,por Amerika eshte babai i demokracise kurse ne akoma s’kemi futur kembet dhe jo se s’do populli..
Mungon respekti per te degjuar kundershtarin per t’a analizuar ate…per t’i shtrenguar doren para dhe pas debatit,bashkepunimi (harroje).Ekziston vetem uni komunist(I Stalinit ),i pa kalueshem deri tani.
Ju shoh zoti ambasador,por pa shprese.Ne zgjedhjet e kaluara me keni dhene nje goditje qe jam akoma ne gjendje shoku.
-Uroj qe zonja Klinton te mbaje fjalen..
SHUMICA E SHQIPETAREVE DINE TE NUMUROJNE ME MIRE SE TI EDHE SE TROJKA
Sistemin e ‘numurimit’ ne keto 22 vjet e keni ngaterruar e vazhdoni ta ngaterroni ju o i nderuari ‘ambasador’.Kerko tani e tutje te flasesh me pak,e jepu te njejten kesjille edhe atyre te ‘trojkes’ apo ‘trojes’.TE PAKTEN KUR NUK DINI APO SDONI RESPEKTONI NOCIONIN FILOZOFIK TE ‘HESHTJES’.
LAJMI I FUNDIT-Partija republikane amerikane sipas keshillave te shqipetaro-amerikanit Arvizu ka kerkuar ‘konsulence’ te RISTANIT i cili eshte nisur me avjon privat nga Bathorja ne Boston-BBB
A mor z.Ambasador,amerika ka me te vertete burra qe e duan vendin e tyre dhe dine me dinjitet te mbrojne punen e tyre si dhe te pranojne gabimet qe bejne dhe kjo eshte demokracia e vertete ajo per te cilen ky popull pret dhe lengon prej 20 vjetesh.POPULLI yne z.Arvizu di te numeroje per mbrekulli si dhe te dije se kush eshte fituesi por si tja besh Ristaneve e kompani si dhe sehirxhinjve si puna juaj qe vjedhjen e votave e certifikoni si fitore per hajdutet.Lereni kete popull rehat z.Ambasador qe do dhe respekton ameriken dhe popullin e saj por jo JU z.ARVIZU.pasi burri shtetit qe ju mbroni e shkateroi kete komb.Sa me pak te dilni z.Ambasador aq me mire eshte per kete popull.Pak po shohim Saliun gjith diten ne T.V,por tashti u dashka te te shohim edhe ty si udherefyes per qeverine e votave te vjedhura.Eshte turp per diplomacite e huaja te heshtin para maskaradave te tilla ndaj nje populli te etur per demokraci.Miopia dipllomatike ka ndikuar negativisht ne ecurine e proceseve demokratike ne vendin tone duke lejuar qe nje FYELL si Berisha te vrase e te prese si ti doje menderja dhe ju ne fund e quani BURRE SHTETI.
C’presim ne ta rezoje Arvizu qeverine!? Ai ben rolin e vezhguesit dhe keshilluesit per qeverine e tij.Nuk mund te imponohet shume se Sala lobon fuqishem thelle ne amerike “kunder ketij” per nje mbeshtetje tjeter.Me e shumta Arvizu merr pjese ne kongresin e AK-se dhe jo ate te LSI -se apo tjeter.Rama ne pushtet do behet njesoj si Sala diktator ashtu eshte dhe do gjejme belane si ta rrezojme nga pushteti.Votat fuqishem kete rradhe per AK-ne
..I nderuar Ambasador!::Ju Harruat qe per Numerimin e Votave te “Ftonit” Ristanin e Famshem Shqipetare…Ai bene Mrekullira…ai do te nxirrte Fitues edhe nje indjan qe nuk kishte Kandiduar per ne Shtepin e Bardhe…shiko se c´fare Monstarash nxjerr Shqiperia:Sali Berisha..ilir Meta…Mehdiu..Basha… e keshtu Lista eshte e gjate..
Monstarat Shqipetare e Bejne “Dobicin” dhe ta Hedhin ne Preher ..keshtu themi ne Shqipetaret…..se paku Urojme per Fitoren e merituar te Obames…
epo ne nuk kemi burra shteti si ne amerike jemi pakez primitve,per te krijuar vlera individuale pastaj shoqerore
Po ky gjojadiplomat kujton se eshte duke komunikuar me alpinistet e Saliut? Turp per Ameriken nese vertet ajo mendon se ne, shqiptaret-kosovaret, jemi partneret e saj me te mire ne Ballkan! Sikur inteligjenca shqiptare te mos ishte goditur barbarisht nga PD, dhe qarqet e jashteme mbeshtetese te saj, vendi dhe shteti tone do te kishte sot, padyshim, nje fytyre njerezore dhe te bukur. Poshte te paditurit kushdoqofshin ata.
Ne jemi Oligarki dhe jo Demokraci.
Ne na mungon leximi i sakte,pastaj te futemi tek i shpejti.
Mos vazhdo te besh demagogji me shqiptaret.