Obama përshëndet amerikanët si fitues (VIDEO)

7 Nëntor 2012, 09:32Politika TEMA

Presidenti i rizgjedhur Barack Obama në një fjalim emocionues përpara mbështetësve të tij në Chicago, por edhe përpara gjithë popullit amerikan vlerësoi fushatën elektorale, kundërshtarin e tij në këtë garë, falenderoi familjen dhe ekipin e tij mbështetës, si dhe të gjithë votuesit që votuan për të dhe për sfidantin Mitt Romney.

“Demokracia në një komb pej 300 milionësh mund të jetë e komplikuar, ne kemi opinionin tonë, kemi besimet tona. Vula e lirisë sonë, janë argumenti ynë”, tha Obama, duke vlerësuar procesin zgjedhor të 6 nëntorit. Obama theksoi se për Amerikën,më e mira duhet të vijë.

Po ashtu Presidenti kujtoi se çdo njeri në këtë komb ka të drejtë për një jetë më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar, më të sigurt dhe më të fortë ekonomikisht.

“Ne duam të jetojmë në një komb të respektuar, të sigurtë, që mbrohet nga trupat më të mira që kjo botë ka njohur ndonjëherë,por gjithashtu në një vend që ecën përpara me besim për të përvetësuar paqen. Ne besojmë në një Amerikë bujare, në një Amerikë tolerante, të hapur për ëndrrat e fëmijëve të emigrantëve që duan të studiojnë në shkollat tona dhe të marrin këtu një edukim, për një vend më të mirë për të rinjtë dhe për të varfërit”, tha Obama.

Presidenti theksoi se demokratët kanë shpresa të mëdha për të ardhmen për të krijuar konsensus, për të arritur kompromise për ta çuar vendin përpara.

“Ju më keni bërë një president më të mirë, Unë kthehem në Shtëpinë e Bardhë i sigurt për rrugën që duhet bërë dhe të ardhmen që na pret”, tha Obama. Presidenti premtoi se do të punojë me partitë për të arritur progres në këtë vend, për të patur më shumë vende pune, për të përmirësuar jetën.

Por Obama iu kujtoi qytetarëve amerikane se puna e tyre nuk ka mbaruar vetëm duke hedhur votën në këto zgjedhje presidenciale.

“Roli i qytetarëve nuk përfundon me dhënien e votës. Të gjithë duhet të punojmë për këtë vend. Ky komb ka më shumë pasuri se çdo vend tjetër, kemi ushtrinë më të fortë, kemi shkollat më të mira, por nuk na bëjnë këto gjëra të jemi më të mirë se të tjerët. Ne duhet që të të pranojmë përgjegjësi të përbashkëta për të ardhmen dhe për brezat që do të vijnë”, tha Obama./TCH

17 komente në “Obama përshëndet amerikanët si fitues (VIDEO)”

  1. coku says:

    URIME OBAMES DHE popullit amerikan! do te duhet shume kohe per mua qe amerika te harroje katrahuren qe gatoi bushi dhe republikanet, vjedhjen e votave, kolapsin ekonomik, lufterat neper bote. ata treguan se duan nje bote me te mire duan paqe! ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN! per me sakte shikoni ketu.
    http://www.youtube.com/watch?v=chj5R0Izt9s&feature=related

  2. Albana Lole, USA says:

    PRESIDENT OBAMA: PRESIM ME SHUME NGA JU!
    BUSH SHKATERROI SHUME GJERA NE USA. JU PO I RINDERTONI.
    SUKSESE!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/happy-20th-anniversary-barack-and.html

  3. malsori says:

    URIME NGA ZEMRA Z.OBAMA.

  4. Per hajer i qofte dhe na lini rehat says:

    1. si more e pranoi humbjen Mitt-i Romney-ja! ku jetojne keta njerez more, si u pranoka humbja ne zgjedhje. Te marrin shembull nga Sali Serbi yne dhe ti vene flaken vendit po nuk fituan.
    2. aman te dali Rama dhe te beje nje bejte ne Twitter per fitoren e Obababaobames se nuk na shkon fitorja ne barke ndryshe.

  5. 1 says:

    e majta dominon boten…

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Urime, urime, urime zotni President i USA Barak Obama !
    Kemi pare gjera spektakolare gjate kesaj fushate qe dhe ketu ne Itali njerezit kane ngelur te habitur !!!
    Rralle te gjata per te votuar ! Pleq, invalide, gra , femi, te gjithe ne votime, gje qe klasa politike e Europes e ka shkaterruar ! Ketu i lene du tre dite qendrat hapur e nuk shkon askush !!!
    Mbi 1 milion Shqiptarve, emigranteve pjeses me aktive, OSBE i ka hequr te drejten e votes per te mbrojtur nje shkerllate si puna e shkerllatave qe jane vete OSBE nje organizate ” con stampo Mafioso ” !!!
    Opozita Shqiptare per te vene drejtesine, per te mbrojtur emigrantet, per te mbrojtur veten e tyre duhet qe t’ ja shkerllejne me te pare e me te mbrape OSBE – ne !!!
    Me 1.djetor.2012 duhet te filloni preotestat para OSBE – se ndryeshe keni per ta patur perseri krim Berishen edhe 4 vite te tjera ne shpine ose do detyroheni te hapni lufte edhe nje here !!!

    1. Eri says:

      “Rradhe te gjata per te votuar ! Pleq, invalide, gra , femi, te gjithe ne votime, gje qe klasa politike e Europes e ka shkaterruar ! Ketu i lene du tre dite qendrat hapur e nuk shkon askush !!!”

      E permend dhe kete fakt Obama ne fjalim. Pervec falenderimit per ata njerez qe priten per ore te tera ne rradhe, angazhohet per ta ndrequr kete problem ne zgjedhjet e ardhshme.
      Edhe ne Shqiperi njerezit presin me ore ne rradhe, por s’ka vlere se vota e tyre lexohet si do Berisha me Ristanin.

  7. al says:

    urime presidentit obama per fitoren dhe presim gjithnje nga miresia e tije me shume paqe dhe qetesi ne bote. triumfi i obames eshte treguesi me i qarte i politikes demokratese ne amerike. historikisht sa here amerika eshte ndodhur ne kaos shpetimi ka ardhur nga demokratet, kujtojme rusveldin ,klintonin dhe se fundi obamen qe mori nje amerike te shkaterruar ekonomikisht nga bushi ku megjithe perpjekjet keto kater vjet akoma nuk jane realizuar objektivat. urojme qe fitorja e obames te jete nje sinjal i forte per demokracine shqiptare . mjaft duruam 22 vjet pa shtet ligjor,te bejme dhe ne zgjedhje te rreguillta qe mos te kontenstohen nga aasnje parti te kemi dhe ne drejtesi dhe prosperitet ne vendin tone si dhe mbi te gjitha te shuhet konflikti politik qe na ka zene frymen keto dy dekda.

  8. tr says:

    shpresonte Saliu qe te perdorte fitoren e Romnyt si rikthim te djathtes por…ahaaa,ska kthim mbrapa doktor,eshte rradha jote tani…

  9. safeti says:

    Kjo nuk esht e drejte! Komisioni zgjedhjeve duhet te hapi kutite dhe te numeroj votat e hedhura gabim. Ku e dine keta qe ska vota te hedhura gabim. Cfar demokracie esht kjo kesht?

  10. LORA says:

    Popujt nuk gabojne kurre ne zgjedhjen e tyre,natyrisht kur vota e tyre eshte e respektuar ne perpikmeri.E bekofte zoti Popullin Amerikan dhe demokracine funksionale,ne menyre permanente, te tij.

  11. juli says:

    me vjen keq qe ndodhem ne shqiperi dhe nuk isha ne usa per te votuar.
    jam republikan i lindur por duhet te pranoj qe ne ( republican) po vuajme akoma idiotsite e george bush .. suksese obames , god bless usa and albania

  12. Eri says:

    Fjalim gjigand, i rrjedhshem, emotiv por jo patetik, gjithperfshires.
    Qindra vite larg nga kultura politike shqiptare. Te jep trishtim ky fjalim kur mendon Saliun qe vazhdon ende te qeverise Shqiperine.

  13. Toni.I. says:

    Ehhh sikur Politika SHQIPTARE tè kishte njè 10% tè Obamès ose Politikès
    Amerikane nè pèrgjithsi do ishim shumè-shumè mè mirè.
    Punè tè mbarè z.Obama President of Amerika.

  14. Treviso says:

    Urime te perzemerta zoti Obama.
    Eshte nje fitore e madhe per popujt Amerikan, per rizgjedhjen tuaj si president.Eshte nje e ardhme me e sigurt per te gjithe ato qe qerkojne nje jete me te mire. Uroj popullin Amerikan, qe diti te vendose personin e duhur per ti çuar perpara.
    Mendoj se do gjeni kohe te punoni me shume ne ato shtete qe i mungon demokracia e vertete.
    Te uroj pune te mbare dhe te dilni sa me shpejte nga kriza ekonomike qe ka mberthyer popujt e mbar botes.

  15. edi says:

    Urimet me te mira per Ju, Familjen Tuaj dhe popullin Amerikan z.Obama per fitoren tuaj

  16. ilir says:

    dje gjate dites se votimt ne te gjithe qendrat e votimit ne lagjet e varfera njerzit rrinin ne rradhe per te votuar…imazh qe duhet ta kem para syve per zjedhjet e qershorit…te gjithe ne rradhe para kutive per te hequr familjen hajdute qe kujton qe pasuria mund te behet vetem duke vjedhur…90% qe vuajne ne kete shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje