Kreditë e këqija nuk dinë të ndalur, shkojnë në 1 miliard e 265 milion dollarë

6 Nëntor 2012, 20:49Politika TEMA

Kreditë me probleme arritën një rekord të ri në tremujorin e tretë të vitit duke kapur kuotën 22.7 për qind e totalit.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në periudhën korrik-shtator, huatë e pashlyera në banka u rritën me mbi 1.5 pikë përqindjeje, ndërsa krahasuar me një vit më parë ato janë 4.7 pikë përqindje më të larta.

E thënë në vlerë shifra është 1 miliardë e 265 milionë dollarë ose mbi 10 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Pas 2009-ës, kreditë e pashlyera janë rritur nga viti në vit duke reflektuar ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të disponueshme në ekonomi.

Por së fundmi, rritja e tyre është ushqyer edhe nga një tjetër faktor, që lidhet me vështirësitë financiare të buxhetit. Dy vitet e fundit, Qeveria ka krijuar një rrjet të gjerë detyrimesh të pashlyera ndaj kompanive private, të cilat kanë kryer punë publike, kryesisht në ndërtim.

Banka Botërore tha pak ditë më parë se shifra mund të jetë nga 1.5 deri në 2 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Edhe pse nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht si nga qeveria ashtu dhe Banka e Shqipërisë si përgjegjësja direkte për stabilitetin financiar të vendit, FMN dhe Banka Botërore këmbëngulin se detyrimet e fshehura të buxhetit e kanë transferuar zinxhirin e borxhit në banka.

Pasi në pamundësi për të arkëtuar paratë nga Qeveria, bizneset nuk mund të shlyejnë kreditë që kanë marrë në banka. Rritja e kredive të këqija ishte një nga shqetësimet e evidentuara më fort nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në misionin e tij të fundit në Shqipëri. Në deklaratën publike, shefi i misionit të FMN i kërkoi Qeverisë të ndërhyjë me masa urgjente, fillimisht duke shlyer të gjitha detyrimet që ka ndaj privatëve dhe më pas forcimin e sistemit ekzekutues të garancive./TCH

6 komente në “Kreditë e këqija nuk dinë të ndalur, shkojnë në 1 miliard e 265 milion dollarë”

  1. ai says:

    Kreditë e këqija nuk dinë të ndalur, shkojnë në 1 miliardë e 265 milion dollarë ????? Hiqini breket kesaj radhe me duket se i takon qeveris…..

  2. kajtushka says:

    Sa perqind kane marre militant e PS dhe sa perqind kane marre talibanet e PD nga kjo kredi me probleme por qe do te behet problem pasi te varet Fullani qe komenton arritje te shkelquera te ekonomise.

  3. alban4eva says:

    Shqiperia (Albanistani) po ndryshon.. kjo asht “mrekullia ekanamike” e Saleh shpelles.. e Saleh kurves..

  4. plaku says:

    Une mendoj se neve kemi nje problem shume te madh ne kuptimin qe Sala yne nuk eshte kolegjial. Ai mendon se i di te gjitha dhe po na merr ne qafe.
    Ai duhet te kete si keshilltare ekonimike njerez te ri,me shkolle dhe eksperience dhe ne asnje menyre militante partie.
    Ai nje here flet se duhet te mbjellim ullinj, arra, lajthi, kemi vererat si verert franceze, te ndertohet hekkurudha Tirane-Pekin,te mesojme gjuhen kineze, grate gjermane te gatuajne me energjine elektrike diellore shqiptare, ne cdo shtepi te kemi internet, nderhyn ne historine dhe gjuhen shqipe, arkeologji, ekonomi, fizike etj. Shkurt muhabeti ky i çmendur po na merr ne qafe. Eshte i rethuar me servila, te pa afte dhe militante partie qe e lavderojne dhe e ngrine ne qiell dhe ky person fluturon me pras ne bythe duke humbur kontaktin me realitetin. Ky i çmendur duhet derguar ne çmendinen e Vlores.
    Shifni per shumbull se si ky kryeminister flet anglisht duke na turperuar ne syte e botes.

    http://www.youtube.com/watch?v=a873vqCQDvQ

    Me e bukura eshe kur ky injorant kerkon zyrtarisht nga tregu i kapitalit boteror qe ata te blejne bono shqiptare. Sic duket ky injorant nuk e di se KAPITALI nuk ka atdhe dhe etike. KAPITALI shkon atje ku pret fitime me te medha dhe siguri qe kredite e dhana do ti marri prape. Kur ti si shtet ke mbi 60% borxhe publike, kapitali nuk ka besim se ti kredite e marra do ti kthesh dhe ne se ka besim te jep kredi me interesa shume te medha.
    Ketu ne forum une mendoj se kemi nje specialist shume te mire financash.Ai ka emrin DENIS dhe eshte me te vertete fatkeqesi qe qeveria keta njerez nuk i merr per keshilltare ekonomike.
    Gjermanet kane nje proverbe shume te bukur : Njeriu i ha te gjitha, i pi pothuaj te gjitha dhe nuk i di te gjitha.
    Sala yne, ky produkt i injorances po na merr ne qafe dhe duhet hequr. Gjermanet thone se qellimi shenjteron mjetet. Duhet hequr qafe me vote dhe basta ne eshte ngjitur si m….pas kepuces.

  5. Denis says:

    Plaku

    Te falenderoj per vleresimin. E kam thene dhe me pare qe ne kete vend po te kesh dinjitet nuk te do njeri prandaj administrata eshte e mbushur me njerez injorante nga profesioni e te manget nga kultura. Sa per artikullin dua te them vetem nje gje, ai raport eshte i pasakte. Niveli real i kredive me probleme eshte me i madh. Sidoqofte s’ka vend per panik ende se sistemi bankar vendas vleresohet i qendrueshem deri ne nivelin 50 perqind te kredive me probleme.

    Respekte,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje