Kur Luan Rama konfirmoi kandidimin e tij për kryetar të LSI-së përballë Ilir Metës, u tha se kjo përçapje ishte e kotë. Por, ai nuk mendon kështu. “Unë besoja se do ta fitoja sfidën me apatinë, me konformizmin, me mungesën e kurajos për t’i thënë të vërtetat siç janë, me indiferentizmin dhe servilizmin etj. dhe konstatoj me kënaqësi se këtë sfidë e kam fituar”, thotë Rama, për Klan. Në këtë intervistë ai flet për arsyet që e shtynë të kandidonte për ndryshimet që iu bënë statutit të LSI-së si dhe çfarë ka dashur të thotë me fjalët “partia duhet shkundur nga përgjumja”. “Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi ombrella nën të cilën këta të vegjetojnë”, shpjegon ai. Sipas Ramës, operacioni i ndarjes me këta njerëz duhet bërë tani, sepse nesër do të jetë vonë.
Nga Renato Kalemi
– Zoti Rama, LSI zhvilloi zgjedhjet për Kryetarin dhe mbylli Konventën Kombëtare Zgjedhore, duke rikonfirmuar edhe një herë në krye të saj z. Ilir Meta. Ju ishit kundërshtari që ia doli të merrte mbi 6 mijë vota. E prisnit një mbështetje të tillë?
Me kandidimin tim në garën për Kryetar të LSI-së unë synova të dëshmoj se brenda LSI-së ka konkurrencë për të krijuar projekte dhe ide më progresive, por jo konfliktualitet; se ka rrugë të hapura dhe mundësi reale për realizimin e individualitetit politik të çdokujt, por jo intriga e përllogaritje për të sabotuar rivalitetin, që përbën shtyllën themelore të nismës së lirë në një organizatë apo shoqëri demokratike. Ndërkaq, pjesëmarrjen time në këtë garë e konsiderova edhe si një mundësi për të ndikuar në mendimin socialist të LSI-së, si një mundësi për ta ngritur debatin në nivele dhe në frymë që ta bëjnë të nevojshëm dhe të dobishëm, për të krijuar ndër ne më shumë hapësira, për të guxuar të shohim më qartë mangësitë dhe defektet tona dhe për të kuptuar se ajo që unë bëj, se ajo që ti bën dhe se ajo që të gjithë ne bëjmë ka vlerë, dhe merr vlerë kur është e lidhur me thelbin e shpirtit dhe të angazhimit tonë të pakushtëzuar prej përgjegjësisë që ushtrojmë apo hapësirës ku gjendemi. Vlerësuar në këtë kontekst, angazhimi im në garën për Kryetar të LSI-së pati vlerë pozitive dhe natyrisht, jo vetëm ata që më votuan mua, por të gjithë anëtarët e LSI-së që u bënë pjesë e këtij procesi duke marrë pjesë në votim, e konfirmojnë këtë vlerësim timin.
– Kur ju shpallët kandidimin për Kryetar të LSI-së në disa media kandidimi juaj u komentua si “i kotë”, pasi dihej se z. Meta do të fitonte sërish. Cilat ishin arsyet që ju shtynë t’i hynit kësaj gare? Besonit në një fitore tuajën?
Unë nuk kandidova për të sfiduar zotin Meta. Kandidova me bindje për të nismuar një proces dialogu, analizash dhe ballafaqimi politik brenda rradhëve të LSI-së, i cili do të vazhdojë edhe pas përfundimit të zgjedhjeve dhe Konventës tonë Kombëtare. Natyrisht, e prisja që një pjesë e medias të reagonte ashtu siç e sollët edhe ju në vëmendje përmes pyetjes tuaj, duke e konsideruar kandidimin tim “të kotë”. Por nuk është faji im që ajo pjesë e medias apo më saktë, ajo pjesë e atyre që rreken të bëjnë analiza politike “me vesh” si sazexhinjtë e dasmave të dikurshme, nuk arrijnë të kuptojnë se pa garë dhe pa ballafaqim alternativash nuk ka demokraci reale në jetën e një partie. Pra, thënë ndryshe, me kandidimin tim ia dhashë mundësinë edhe skeptikëve të kuptojnë se i kotë rezultoi skepticizmi i tyre dhe jo angazhimi im. Pa hyrë në detaje, por le të marrim vetëm një element të fushatës time: faktin që dikush flet ndryshe prej qëndrimit zyrtar të kryetarit të partisë dhe guxon të kandidojë përballë tij, ani pse në realitetin politik shqiptar raste të tilla janë të rralla, është i mjaftueshëm për të vënë re se LSI nuk është një kazermë ushtarësh, ku përveç komandantit të gjithë të tjerët janë rekrutë që kanë për detyrë të rrinë në rresht dhe t’u binden urdhërave të tij. Sepse LSI nuk është një krijesë virtuale, ajo është një realitet evident dhe me ndikim në jetën politike dhe publike në vend, me rekorde pozitive në veprimtarinë e saj politike dhe qeverisëse, por dhe me defekte dhe mangësi, për të cilat ne as hezitojmë dhe as kemi frikë të flasim në forumet tona apo edhe në sytë e publikut. Edhe ata që janë anëtarë apo veprimtarë të LSI-së janë qytetarë si të gjithë qytetarët e këtij vendi, me të njëjtat shqetësime, me të njëjtat halle, interesa, aspirata. Dhe natyrisht, jo të gjithë janë të kënaqur. Ka ndër ta që me të drejtë ose jo kanë vërejtje, kanë rezerva. Fushata e zgjedhjeve dhe pjesëmarrja ime në garë i përfshiu edhe ata dhe të gjithë së bashku e zhvendosëm debatin nga kafenetë apo korridoret në trajtë thashethemesh, në diskutim të hapur e të drejtpërdrejtë në forumet e partisë.
Që të rikthehem tek pyetja juaj, institucionalizimi i debatit dhe krijimi i klimës së guximit për t’i thënë të vërtetat në sy ishte një prej arsyeve që hyra në këtë garë. Unë besoja se do ta fitoja sfidën me apatinë, me konformizmin, me mungesën e kurajos për t’i thënë të vërtetat siç janë, me indiferentizmin dhe servilizmin etj. dhe konstatoj me kënaqësi se këtë sfidë e kam fituar.
– Si e vlerësoni procesin zgjedhor, qoftë garën për kryetarin e partisë, qoftë zhvillimin e Konventës Zgjedhore?
Procesi zgjedhor nuk qe një proces rutinë. Përmes zgjedhjeve në parti ne vumë në provë demokracinë e brendshme të saj. Ne patëm rastin të verifikojmë kush jemi, sa jemi, sa të bashkuar jemi, sa përgjegjës jemi për rrugën që kemi përshkuar dhe për atë që na pret. Ne i dëshmuam vetvetes, por dhe opinionit, se jemi një parti e mirëorganizuar, me disiplinë dhe rregull politik dhe organizativ. Ne zhvilluam një proces zgjedhor të hapur, gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të lirë. Nëse edhe zgjedhjet politikë në Shqipëri do të bëheshin me të njëjtat standarde që zhvilluam ne zgjedhjet në LSI, jam i bindur se nuk do të kishte konflikte dhe ankesa që aq shumë i kemi dëgjuar në çdo mbarim fushate.
Procesi zgjedhor në LSI përfshiu gjithë anëtarësinë e saj, mbi 31 mijë anëtarë; por përfshiu gjithashtu jetën e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, përfshiu jetën politike të vendit. Ky qe një proces dinamizues, qoftë për jetën e partisë, qoftë për idetë dhe projektet që LSI duhet të promovojë në jetën e vendit. Ky proces ishte një referendum besimi i anëtarëve për lidershipin, por ishte po aq edhe një audicion i zërave të lirë të një partie të lirë, çka do të na vlejë shumë për përballimin me sukses të sfidave të rradhës, ku më kryesorja është ajo e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
– Ndër ndryshimet e shumta që Konventa i bëri Statutit të LSI-së ishte edhe heqja e kufizimit të të drejtës për t’u zgjedhur kryetar i LSI-së, ndërkohë që më parë ishte që kryetari nuk mund të zgjidhet më shumë se dy mandate. Përse ishte i nevojshëm ky ndryshim?
Ndryshimet në statut u diktuan nga nevoja e reflektimit të një përvoje gati tetë vjeçare nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, nga domosdoshmëria për t’u paraprirë zhvillimeve të së ardhmes dhe dinamikës së jetës së brendshme të LSI-së. Nga kjo pikëpamje, e tërë fryma e statutit është e konceptuar dhe mishëruar duke patur në themel parimin e lirisë dhe jo të kufizimit apo diskriminimit, garën dhe ballafaqimin dhe jo përjashtimin. Pra ndryshimet janë konceptuar në bllok, për të kodifikuar autoritetin e forumeve mbi atë të individëve, qoftë ky edhe kryetari i partisë, i cili pas miratimit nga Konventa të ndryshimeve në Statut humbet shumë prej kompetencave që kishte më parë dhe që nuk ia lejojnë atij mundësinë e një pushteti apo të autoritetit dominant në raport me forumet e partisë.
– Në deklarimet tuaja gjatë fushatës për kreun e LSI-së jeni shprehur se partia duhet shkundur “nga përgjumja dhe ngopja me pushtetin”. Çfarë keni dashur të thoni me “përgjumje” dhe “ngopje nga pushteti”?
Më është dashur të bëj një analizë të detajuar të të gjithë aksionit politik dhe qeverisës të LSI-së, proces që më ka ndihmuar të evidentoj edhe mangësi apo defekte të shfaqura prej disa prej njerëzve tanë që kanë marrë përgjegjësinë e përfaqësimit të LSI-së në qeverisje. Ka disa drejtorë apo edhe ndonjë zëvendësministër për shembull, që kujtohen që është edhe LSI-ja kur ka ndonjë veprimtari si Konventa e pyesin se ku është vendi i rezervuar për ta, ndërkohë që nuk dinë se ku është apo çfarë veprimtarish zhvillon organizata e tyre e partisë, që nuk paguajnë kuotizacionin e anetarësisë, për të mos thënë se ndonjë syresh nuk di tjetër gjë përveçse të shkojë në zyrë e të dalë nga zyra pa e marrë vesh njeri. Qënie të këtij lloji nuk i vlejnë askujt e jo më LSI-së që ka tjetër ritëm, tjetër vizion dhe tjetër angazhim. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi ombrella nën të cilën këta të vegjetojnë. Operacioni i ndarjes me ta duhet bërë tani, sepse nesër do të jetë vonë.
– Gjatë këtyre tre vite e gjysmë bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me PD-në, a keni vërejtur defekte në qeverisje?
Partneriteti në qeverisje me PD-në nuk mund të analizohet e as gjykohet jashtë kontekstit të të gjithë zhvillimeve politike në vend dhe i shkëputur nga impakti pozitiv dhe produkti i vlefshëm që solli, përsa i përket stabilitetit politik dhe institucional në vend dhe ritmit të reformave në tërësi, e veçmas atyre që kanë të bëjnë me integrimin europian. A kam vërejtur defekte? Do të ishte e gabuar të thoja jo, sepse defektet dhe mangësitë bashkëshoqërojnë cilindo që punon. Personalisht, mendoj se një prej defekteve që duhet riparuar është transparenca qeverisëse përballë qytetarit. E nënvizoj këtë element se koncepti im për transparencën është shumë më i gjerë nga konceptimi qeveritar i transparencës. Sepse transparencë nuk është vetëm dimensioni mediatik i Kryeministrit apo fakti që lejohen kamerat në çelje të mbledhjes së qeverisë.
E kam thënë edhe gjatë fushatës time për kryetar të LSI-së, që transparenca e procesit të privatizimit në tërësi e veçmas i sektorëve strategjikë të ekonomisë lë për të dëshiruar. Për shembull, kemi një kontratë koncensioni me CEZ-in, të cilës në vlerësimin tim kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike nuk i është përmbajtur. Është detyrë e ministrisë, e qeverisë, e Entit Rregullator të Energjisë të informojnë qytetarët se ç’po ndodh me CEZ-in, përse lejohet penalizimi kolektiv i qytetarëve, të cilëve iu pritet furnizimi me energji elektrike në bllok për shkak se disa individë nuk paguajnë, e të tjera si këto. Unë iu referova një rasti, por ky nuk është i vetmi.
– Prej disa javësh po flitet për një lloj “përplasjeje” ose “ftohje” mes LSI-së dhe PD-së, ç’ka mund të ketë shkaktuar lëkundje në koalicionin qeverisës…
Fakti që edhe ju në pyetjen tuaj shpreheni “po flitet”, më lë të kuptoj se është thashethem. Dhe në fakt i tillë është, sepse po të kishte fakte, pyetja juaj do të ishte ndërtuar ndryshe. Unë mund të konfirmoj me shumë përgjegjësi se në parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar koalicioni nuk ka as lëkundje, as përplasje dhe as ftohje. Ne nuk jemi konsumatorë të qeverisjes, ne jemi kontributorë cilësorë dhe shumë seriozë dhe iu përmbahemi në mënyrë shumë rigoroze parimeve të marrëveshjes së bashkëqeverisjes. A ka dhe gjëra për të cilat nuk jemi në unison? Natyrisht që ka, por ato janë krejt periferike përballë prioriteteve qeverisëse dhe që lidhen me mirëfunksionimin e institucioneve, me ruajtjen e stabilitetit politik dhe ekonomik, me përshpejtimin e ritmeve të integrimit etj.
– Tema më e ndjeshme e kohëve të fundit është ajo e koalicioneve para dhe pas zgjedhore. Zëra nga PS, por edhe nga LSI, janë shprehur se një koalicion mes të dyjave mund të jetë i realizueshëm. Sipas jush, a ekzistojnë baza për një koalicion të mundshëm PS-LSI dhe nëse po, kush duhet ta shtrijë dorën e para?
Ka një qëndrim shterrues dhe institucional në lidhje me “merakun” se me kë do të bëjë koalicion LSI, qëndrim që vjen prej Konventës Kombëtare që zhvilluam vetëm pak ditë më parë; qëndrimin politik për koalicionet do ta vendosë Konventa Kombëtare, e cila do të mblidhet posaçërisht në funksion të zgjedhjeve, në vigjilje të tyre. Çdo koment apo qëndrim tjetër jashtë këtij definicioni është i pavend, pasi përveç delegatëve të Konventës, askush tjetër nuk e ka tagrin të shprehet apo të vendosë për këtë temë. Ju më thoni se ka zëra në PS të cilët janë shprehur se një koalicion mes të dyjave është i mundur. Unë nuk i kam dëgjuar këto zëra, ndërkohë që kam dëgjuar Kryetarin e PS-së të jetë shprehur se nuk ka nevojë për koalicion me LSI-në, se edhe në 2009-ën dhe në 2011-ën paska fituar pa LSI-në, ndërkohë që në 2007-ën, kur qe në koalicion me LSI-në paska humbur! Këto janë llogaritë e tij, për të cilat në fakt as që jam i interesuar.
– Në dhjetor, pra pas një muaji, Shqipëria duhet të miratojë edhe tre ligje të cilat kërkojnë edhe votën e opozitës si kusht që BE të bëjë të vlefshme ftesën për Shqipërinë, si vend kandidat. Çfarë pengon që politika shqiptare t’i heqë edhe këto kushte të fundit për të merituar ftesën?
Është paradoksale, e madje deri në kufijtë e parodisë, këmbëngulja e lidershipit të PS-së për të mos dhënë votën për tre ligje që janë kusht eksplicit për të merituar ftesën si vend kandidat për në BE. Realisht nuk arrij të kuptoj kokëfortësinë e një aventure të tillë që vë në rrezik një prioritet kombëtar, siç është integrimi europian. Për çfarë arsyesh dhe për çfarë interesash bëhet kjo nuk e di, por e di shumë mirë se me interesat kombëtare nuk ka lidhje dhe po aq nuk ka lidhje as me interesat e socialistëve. Unë jam ndër themeluesit, më i riu në themelimin e Partisë Socialiste, dhe për 17 vjet kam milituar e kam qenë në lidershipin e asaj partie, e cila kredo të vetën ka patur integrimin euroatlantik të vendit, për realizimin e së cilës ka dhënë kontribute të pazëvendësueshme. Realisht nuk arrij të kuptoj se ç’po bëjnë duke bllokuar miratimin e tre ligjeve që presin vetëm votën e tyre!
Gjithsesi, pavarësisht pozicionimit të tyre të derisotëm, unë ende vazhdoj të besoj se qëndrimi i tyre nuk do të mbërrijë deri në aventurën sa të bëhet pengesë që Shqipëria, që është edhe e socialistëve sa është edhe e të tjerëve, të mos e marrë ftesën si vend kandidat për në BE. Turpi do të jetë i tyre, por kostoja është për të gjithë shqiptarët.
Boll kohë kemi humbur në këta 22 vjet. Ne jemi partia e integrimit, dhe e shohim me shumë përgjegjësi progresin e vendit drejt Europës së Bashkuar, që është poli që i ngriti në këmbë shqiptarët në kohën e ndryshimeve. Duke marrë shkas edhe nga mesazhet që solli për politikën shqiptare Sekretarja Hillari Klinton, sfida e integrimit europian të vendit na kërkon të jemi bashkë dhe të kontribuojmë të gjithë, sepse jemi përpara një shansi që nuk duhet humbur.
Opo ja shkumde Ilir Mutes ti, pa partise i hengre p….n!
Luan Rama ishte nje kandidati kukull,sa per form.
LSI ne te vertet e drejtojn Monika dhe Iliri,ky klan hajdutash.
Turp qe njerzit me ideale si dikur ky Luan Rama ja lejojn vetes te kthehen ne sherbetor te hajdutave.
Politika juaj O Luan Paçavurja ka per ta marre denimin.
4 vetat e pafajshem qe vrau Sali Berisha me 21 Janar vetem qe te qendroj ne politik Iliri yt,nuk e harrojn shqiptaret.
Kryetari jot ato vilat qe ka ndertuar dhe fustanet qe blen 7000 eurosh qe ti veshi hanemja Monika vetem me rrogen qe merr i ka mundesuar???????????
LSI eshte simboli i nje partie klientele,pa program dhe objektiva demokratike.Motoja e LSI eshte qe PD le te vjedh cdo gje vetem te na lerei ne te forcohemi,duke mos na shqetesu ne hapsiren tonete korrupsionit ku ne veprojm,…po sa per demokraci ne Parti,jua ka bere mutin juve n’kaptin te gjithve Lilua-Moniqua ,…me kohe.
Ky Çift degjenerato i politikes shqiptare.
Ca parti legenash!!!
A do vije dite te bejne burg keta plehra?
ti shkunde partine sic thua zotrote,,po kryetari jote ilir hajduti meta,,e shkundi dhe e tundi mire arken e shtetit,,po kete pse nuk e thua mor luan legeni,,,ju jeni hajduta dhe kjo parti duhet te zhduket nga jeta politike,,le te fitojne te gjithe vetem ju hajdutet e lsi nuk duhet te ekzistoni me,,,se keni nje kryetar hajdutttttttttttttttttttttttttttt i cili quhet ilir metaaaaaaaaaaaaaaaaa,,parti kurvash dhe hajdutash…..
Edhe Shqiptar edhe Politike te ndershme nuk perputhet!Genjeshtrat tregoja BE por jo shqiptareve!
SA MIRE KUR TE GJITHA PLEHRAT MBLIDHEN NE NJE VEND.
ja dhe toci i rradhes. po pse mer gamor kijton se behesh drejtor i lsi ne filma
Kur ha hudhra (thote populli yne i mençur) te vjen era.
Une kam pasur respekt per Luan Ramen po duke e pozicionuar vehten ne udheheqje te nje partie banditesh qe drejtohet nga nje prej simboleve me te spikatur te korrupsionit e te qelbesirellekut ne Shqiperi, siç eshte Kokelopa, Luani i bije te kete ngrene jo hudhra po m…. dhe kjo mjfton qe te qelbe gjithe dynjane
Vetem moral nuk keni ju djali i Dervish Rames, prandaj mos fol per moral.
Turp per ju parti hajdutesh.
Muco, nuk eshte djali i Dervish Rames, eshte djali i Mersin Rames.
Mersin Rama nga Peshkopia ka qene oficer kufiri me detyre ruajtjen e kufijve me Jugosllavine e asaj kohe.
Ndersa babai i Ilir Metes ka qene komisar i Spitalit Ushtarak, por pa qene mjek.
Nuk eshte ne tipin tim te merrem me biografite e njerezve, por keto i dhashe sa per saktesim.
Nuk jam dakort 100% me ty claus, e shoh qe e njhke pak Mersinin ose ke degjuar por jo plotesisht,sepse ke harruar anen kurverore si te mersinit dhe te te birit qe quhet luan po ngjane me shume me lepurin dhe te hane mbas kurrizit dhe jane shume mosmirnjohes ne rast se nuk e kane shitur bythen.Po te doje l(uani)le te mos jete dakort dhe po ja mbajti le te ktheje pergjigje ketu ku po shkruaj une. Po te doje per keto qe thashe kame fakte reale.
Ti hash mutin partise se s’more post, ja Bes Pesha Drejtor ti mbete ke klubi partis.
ke shkund kyt timin
ja more ne goj e pastaj ja shkunde, o servil muti
nga lekat e shkunde o luan??po partia te shkundi dinjitetin, ??
Te pakten futeni tek rubrika e Antenes, eshte qesharak qe ne titull.
LSI shpk. E dini se kush eshte tani drejtori i spitalit “Nene Tereza” dhe cfare karriere ka?
Ja Cv -ja e tij:
Arsimi: shkolla 8 -vjecare.
arsimi i mesem- shofer
arsimi i larte -juridik ne Universitetin Kristal
Eksperienca ne pune:
Shofer personal i Spartak Brahos.
Kancelar i Universitetit Justiniani i Pare
Drejtor i Spitalit LSI
Kjo eshte shqiperia ime ne 100-vjetorin e Pavarsise.
KJo eshte aresyeja perse nuk u vu drejtor Petrit VARGU.
Bravo Luan rama.Nje interviste shum e mire dhe objektive.Cdo Indivit perfaqeson personin e tij dhe natyrisht morali dhe atdhedashuria e Luan Ramas nuk eshte i njejte me ate te Ilir Metes.Luan Rama testoi elktoratin te LSI ne se ai Elektorat ka ndryshuar opinjon per indivitin Meta sepse dihet qe Meta kohet e fundit ka kaluar momente te veshtira duke e ekspozuar veten e tij perpra syve te shqiptarve si krytar i LSI qe ben aleanca per vlera monetare ne kurriz te taksave te popullit shqiptar dhe per ate ai u kap me presh ne dore sic i thot populli.Iliri eshte nje karrierist i terbuar (keshtu jane te gjith Skrapallinjte dhe Leberit)dhe per ate aresye ai ndryshoj edhe kushtetuten e partise se tij qe ai te rizgjidhet per jete ne krye te asaj partie,tamam si Putini e shum qelbesira qe vrapojne te bejne kushtetuta me nene te kufizuara per liderin por kur hypin ne karrike per karririerizem te terbuar ndryshojune cdo gje ne favor te tyre.LSI eshte parti e Skrapallinjve te korruptuar por sot per sot duke pare se PS udhehiqet nga qelbesirat qe jane 1000 here me te keqij sesa LSI ato jane sot te nevoshme per te mbajtur PD partriotike ne qeverisje dhe dihet se ne qeveri zemrekun e vendimeve i merr PD qe eshte pozitive kurse LSI vertetesisht ben spekullime financiare dhe natyrisht qe po zgjerohet si parti sepse ka punesim me te mire dhe ka perballe nje Opozite qe eshte per te ardhur keq jo per ate si PS por si opozite shqiptare qe duhet te ishte ne lartesine e duhur qe vendi te demokratizohej dhe zhvillohej edhe me mire.Po ku keni pare ju ne bote qe udheheqesi i nje opozite ti kerkoj ndihme Armikut te kombit vet qe ta e ndihmoj ne fushaten e zgjedhjeve sic beri Edvini me papandreun?ajo ishte nje fishek ne trurin e kombit shqiptar dhe deshiroj qe ajo PS te asgjesohet komplet si tradhetare e ketij kombi.
Sikur ka shkundur ” arrat” e Ilirit.
Nuk ja vlen te humbesh kohe me jashteqitjen e popullit.
Keto te L.S.I. jane plehra toksike.
Te gjithe keto mytebere duhej te ishin ne burg. Medet qe vendi ka rene ne duart e tyre. Jane njerez zuzare, te paafte, te kapur nga krimi dhe shume medioker. Kur i sheh ne TV te vjen kaq ndot sa nuk pershkruhet me fjale!
Dy kllounet e LSI-is,habitem cfar rrace jemi ne qe mund te genjehemi nga keta medioker.
Lereni Luanin te shkunde k… e Ilirit. Servilizem me te peshtire nuk ka.
Nuk paska pasur njeri me te ndyre se sa ty o ilir meta i dyte.Nje sahanlepires nje hajdut,nje BIXHOZXHI qe siç thon per tu patur zili,nje amator i peshtir i politikes nje njeri qe per nje karige u …………. nga saliu ,iliri,e CO.Si nuk te vjen rend nga vetja ore QEN BIR QENI.Si nuk hapet dheu e te perpij ty ore MUT MUTI.Pty Rac e ndyre.Do vij koha qe VEND NUK DO TE GJENI KU TE FUTENI JU O HAJDUTER,VRASES e VAMPIR.
Zoti Rama juv shkundet morat qe si kishe heqiur edhe pse kishe vite ne Kryeqytetin Tirana.Por disave njerez servile frikacake dhe ileqare,si juve morat sju iqen edhe me uje te nxehte.
Morat do te hiqen Zoti Rama,kure te dilni perpara gjyqit Tribunal,per bashkepunim dhe fshehje te krimit ne bashkepunim.
Bo car fytyrash, jashteqitje njerezore robt ku ti keni o te mallkuar,
perversa hajduta kurva.
Ndoshta e kam gabim, por me duket qe fytyrat me te ndyra dhe me mostruooze te politikes shqiptare jane mbledhur tek LSI.
Besoj se fytyra te tilla monstra si Ilir Meta dhe Monika Kokemadhja,Spartak Braho, Petrit Vasili, Ylli Manjani,Nasip Naco,Luan Rama,Besian Pesha, Pellumb Pipero, Nora Malaj, etj qe nuk dua ta ndyej doren, nuk mund te gjesh askund.
Te gjithe vijne nga familje komuniste te lidhur me diktaturen (bij dhe bija oficeresh, policesh, sigurimsash)dhe jane nje prerje persa u perket veseve dhe tipareve: vjedhes,sharlatane,medioker,provinciale,ordinere, te pabese,mashtrues.
Mos ma merrni per mungese modestie,nuk e kam gabim. Jam i sigurte qe perceptimi im eshte i sakte.