Akuza e Ambasadorit Arvizu për Berishën!

5 Nëntor 2012, 22:00Politika TEMA

Nga Ardian Ndreca

Tashma asht shumë vonë për dialog. Lirak Bejko ka vdekë dhe me të nuk asht e mundun me dialogue ma. Bashkë me Bejkon ka vdekë edhe shpresa që Berisha të mund të dialogojë me kend pa qenë o në pozita forcet o në pozitën e bashkëpuntorit në afera me ngjyrë të errët.

Ndaj ish të burgosunve ai nuk kishte asnji forcë, përveç asaj me i lanë me vdekë siç edhe i la. Me ta ai s’ka bashkëpunue kurrë pa i ba si veten e vet, kurse përgjatë komunizmit ai s’i kishte takue asnjiherë, pse s’kishte ku t’i shihte përposë ndonji salle gjyqi ku njerëzit si Berisha shkonin me ftesa për me rrahë shplakë ose për me dëshmue për akuzën.

Këto dy muejt e fundit treguen se ish të burgosunit politikë në Shqipni urrehen pa masë. Urrehen prej ish stalinistave të djeshëm që i dergjën ndër burgje. Urrehen prej hajdutëve në pushtet, që nervozohen kur dikush kërkon paret e veta. Ata nuk janë të dashtun as prej atyne që ndejtën si dele për dekada, pse janë ndërgjegja e tyne e keqe. Këto, së bashku me disa qindra tjera, janë arsyet që gjatë atij mueji kalvari në Tiranë, përreth tyne kishte ma shumë policë se mbështetësa.

Jam i bindun se greva e ish të burgosunve nuk ka dështue aspak. Janë partitë politike që kanë dështue përballë saj. Nuk flas këtu për parti të pakuptimta që mund të pushonin menjiherë së qeni pa u ndie mungesa e tyne, parti si puna e Republikanëve, LZHK-së, Demokristianëve, PBDNJ-së e ndonji tjetër po aq e pakuptimtë, flas për dy partitë e mëdha politike.

Greva e urisë dhe akti ekstrem i (vetë)ndezjes së opinionit publik shqiptar nga ana e ish të burgosunve politikë ka pasë padyshim nji kosto të naltë politike për të djathtën në fuqi.

Kostoja asht politike pse Berisha i dha asaj greve ngjyrime të tilla. Madje, në qoftë se Berisha nuk do t’i kishte përça ish të burgosunit politikë në këto dy dekada, ata sot do të kishin qenë nji forcë e aftë për me i dhanë tonin së djathtës.

Por sot logjika “i djathtë” e “i majtë” asht zbehë krejtsisht. Sot nuk ka asnji letër lakmusi që të tregojë se cila asht vija politike e koalicionit qeverisës. E vërteta asht se Berisha don me qëndrue në pushtet “me çdo kusht”, dhe kjo asht shumë e randë. Ai sigurisht ka arsyet e veta të forta personale për me veprue kështu, por pushteti heret a vonë të konsumon, të paktën kështu thoshte dikur me cinizëm Giulio Andreotti.

Besoj se në këto çaste truni i Berishës punon ethshëm, kërkon rrugëdalje, trillon, shpik, mundohet me gjetë arsye për me justifikue vendimin që mori për me i lanë me vdekë ish të burgosunit politikë.

Tue mos dialogue me Lirak Bejkon e Gjergj Ndrecën me shokë, ai tregoi se e ka trunin shumë kilometra larg zemrës, tue dëshmue se ende s’e ka mësue se shpeshherë zgjidhjet e vetme të problemeve të mëdha rrjedhin prej zemrës dhe jo prej trunit.

Kah ana tjetër ai asht mësue me evidentue zemrat e njerzve, vetëm tue ua çilë kafazin e krahnorit e jo tue kultivue nji ndjeshmëni qytetare e politike ndaj pritshmërisë së tyne.

Për ketë arsye akuza ma e randë që i asht ba ndonjiherë Berishës asht ajo e ambasadorit Arvizu, i cili menjiherë mbas masakrës së 21 janarit deklaroi pa iu dridhë zani se Berisha asht nji burrë shteti.

Tek Berisha nuk shihen as gjurmët e burrit dhe as shenjat e shtetit.

Asht thjesht nji individ që po konsumon nji mbas nji vepra të randa, për të cilat ndoshta nji ditë do të merret si i pandehun.

 

48 komente në “Akuza e Ambasadorit Arvizu për Berishën!”

  1. LULI says:

    ”….nuk shihen as gjurmet e burrit dhe as shenjat e shtetit .” shume i zgjuar dhe i urt ,rrofsh o Ardian Ndreca .

    1. feniks says:

      Zoti Mero Baze!!
      GJUHA LETRARE SHQIPE ESHTE E NJEJTE PER NGA RENDESIA SI FLAMURI KOMBETAR!!!
      Ne se do fillojme te gjithe te shkruajme sipas dialekteve tona,apo te pertdorim flamure te zones,fisit apo qejfit tone,atehere kjo do ishte nje shenje e qarte se shqiptaret jane ME AFER MESJETES SE TE ARDHMES!!!
      FLAMURI DHE GJUHA JANE DY NGA VLERAT KRYESORE KU NE SI KOMB PERFAQESOHEMI NE BOTE ME HISTORINE DHE KULTUREN TONE!!!
      Boll na kane percare Sali Berisha me kliken e vet,por te pakten te mbajme GJUHEN LETRARE DHE FLAMURIN,se tjeter gje nuk kemi!!!
      Pas tyre na ka ngelur vetem BENZINA!!!

    2. reformer says:

      Ardian Ndreca. Je i sakte si gjithmone. Andreoti pati nje tik dhe tha “jo per mua”. Qe atehere thuhet se pushteti konsumon ata qe nuk e kane. Sidoqofte rasi i Saliut eshte edhe me keq: ai po konsumon historine tone, nje popull te tere dhe nuk do t’ja dije se po na vonon edhe disa dekada ne ecjen tone perpara…

  2. Gezim says:

    O popull i pjerdhur.
    ata qe u denuan vertet per politike ndjese pacin, kane vdekur. Keta qe kerkojne leke nuk kane jetuar me keq apo me mire se ne te tjeret jashte.
    Pse keta te merrkan miljona, kurse prinderit tane qe kane lene shpirtin ne pune, u dashka te kene pension 100 mije leke?
    Lerini mor se duke share nga mjesi ne darke, po harroni se ca jeni, por dini vetem te shani.

    1. azemi says:

      gezim
      e kush ka tru te te kuptoje ty?

      1. Aleksander says:

        Azem, mjafton pak zemer e pak gjak shqiptari ne deje per ta kuptuar.Shkrimi eshte i perkryer,tamam koncentrat e jo fjale ne ere.Pergzimet e mija Ndreces edhe per gegnishten brilante. Ky eshte nga te paktet qe ka kuptuar se populli shqiptar eshte i tejngopur me pallavra,ndaj ne nje vesh i hyjne e nga tjetri i dalin gjithe sa degjon.

    2. rudini says:

      or gezim,nuk don te thote pse je jasht,dhe ke mundesi me e ble nji kompjuter dhe je ne gjendje te japesh “mendime”si keto qe po pjerdh.me fal nuk te njof,por do te beje mire qe at komjuter qe ta ka ble gruja duke i bere pompini italianeve,perdore per filma porrno,keshtu kur gruaja te te thote ne darke jam e lodhur nuk ta jap.knaqu me dore.tung katunar

    3. Devolliu says:

      O Gëzim pordha, kujt Populli i takon ti?

    4. moni says:

      Gezim, ish te persekutuarit po kerkonin zbatimin e ligjit. A eshte e drejte apo jo qe ata te kompensohen per ditet e burgut, kjo eshte nje ceshtje qe qeverite shqiptare kane marre vendim. A ka fryrje te listave duke futur njerez qe nuk e meritonin? Me siguri qe po se sic jane punet ne Shqiperi, ku futet miku e shoku. A ishte e drejte greva e tyre e urise dhe zjarrevenia ndaj vetes? Per mua nuk duhet te kishin arritur deri aty, por te rrish ne burg (flasim per burgjet e asaj kohe) mendja fillon dhe ta leviz figuren. Por fajin ketu e ka qeveria me mos dialogimin me ta. Nese ketyre u kishte ikur mendja, cfare i kushtonte qeverise qe perfaqesuesit e saj te takoheshin me ta dhe te ballafaqoheshin. Kaq keni marre deri t’u thonin, apo kishte ndonje gje qe donin te fshinin, abuzimet me keto fonde??? Dhe per me teper a ka vend per sarkazem dhe ironi kur dikush i ve flaken vetes??? Eshte e turpshme!!!

  3. ILIRET says:

    Po a do te merret valle ndonje dite si i pandehur. A do te kete ndonje burre apo burrneshe qe do t’i beje atij gjyqin?

  4. zefi says:

    Jo,or taj zotnaj,nuk osht bur shteti Brrisha,por ZOGJ MAGJARI!!!
    Ene no te tjert,ene tej,nuk jena mo te majr,por te tane ZOGJ MAGJARI,qi e lame ket UDB-ash,te djege Shqypnine!!!
    Ju rrejti per 22 vjet per “LUFT KUNER KOMUNIZMIT”,por po ndertonte vete SHTETIN FASHIST!!!
    Kujtuet se Berisha ishte anti-KAMUNIST???
    Haaaaa!!!
    Brrisha osht BISHE SERBE,o Ndrec!!!!
    Cojuni te tan kunder ketij CETNIKU SERB,se na dogj te tanve me benzine!!!

  5. xhoni says:

    O Ndrec?
    Ty te shqeteson DIALEKTI SHKODRAN,o TUTKUN e jo DEMOKRACIA APO KRIMINELI BERISHA!!!
    Po ky moderatori i TEMES,mos kujton se ka ardhur koha te vihet ne zbatim teoria e MAO CE DUNIT E 100 LULEVE DHE 100 SHKOLLAVE???
    Ne se edhe juve nuk ju pelqen GJUHA ZYRTARE SHQIPE,nuk beni me pak se Berisha kunder Shqiperise!!!
    Po ju dogji,MOS E BOTONI KOMENTIN TIM!!!

    1. Arberor says:

      Xhoni ka shume te drejte! Gjuha e dialekteve perdoret ne letersi, ne art, por jo kur i shkruan publikut per gjera te pergjithshme shoqerore. Sikur te gjithe te fillojme te shkruajme ne dialektet tona, si prsh, ate Cam, Lab te zonave te thella, apo malesore te zonave te thella, atehere nje Zot e di se cfare sallate do te behet. Ju z. Ndreca edhe pse mesazhet i keni te mira, keni nje arrogance te papare karshi gjuhes standarte, ajo qe eshte shume e cmuar ne mbare boten, si kulmi i qyteterimit per bashkimin e nje kombi. Me vjen keq qe vazhdoni te ngulni kembe duke injoruar lexuesit me te shumte. Ne nje vend tjeter perendimor asnje gazete nuk do ti kishte publikuar shkrimet sado te ishin te mira, por edhe Mero ka pak faj ketu, derisa flet per zbatime ligjesh, etj, por per te mos prishur qejfin e kolegve te tij, nuk zbaton ato qe jane thelbesore ne profesionin e nje gazetari te mirefillte.

    2. Heron says:

      O xhone quhet opinion çka Ndreca ka shkruar dhe nqs do mund ta shkruaj edhe ne kinezçe , ti daç lexoje daç mos e lexo, po te dhane ndonje dokument ZYRTAR ne gegnishte ahere ka problem !tung nga tepelena!

      1. xhoni says:

        Kerkoj ndjese per repliken me Ndrece anti standartin e shqipes letrare,se harrova,qe ai e ka shkruar per INJORANTET SI TY,QE NUK DI TE SHKRUASH SHQIP!!!
        A ke degjuar ndonje kosovar kur flet ne TV,qe perdor GJUHEN LETRARE SHQIPE me mire se shkodranet???
        VINI RE:
        Nga te gjithe zonat e Shqiperise,vetem shkodranet nuk e flasin GJUHEN LETRARE,se u ka marre TRURIN SERBISHTJA!!!
        VERENI XHOZEPINEN se si e flet shqipen,si gjuhe te trete a te katert!!!

    3. gladiatore says:

      Komplimenti!! shume e sakte dhe shume e drejte, kur kam lexuar kete artikull çuditerishte mendova sikur e kishte shkruajture nje i pashkolluar!! Eshte me te vertete per te ardhur keq dhe kete fryme qe ne fillim e futi edhe zoti berisha per te na perçare gege e toske!!!!! Per mua gege toske KA PAK RENDESI eshte SHQIPERIA IME E GJUHA LETRARE QE ME INTERESON!! S’po kuptoje asgje perse ne shqipetaret duhet te harrojme gjuhen letrare shqipe

  6. ilir says:

    Bema te verteta pushtetaresh te sotem. Degjojini me ze dhe figure:

    http://www.youtube.com/watch?v=PymgH5zYfXk

  7. kel ukaj says:

    Kur lexoj çfare shkruhet, kuptoj vetem nje gje qe edhe shkruesi eshte nje Enverist, nje Stalinist, nje Salist demokrat nuk eshte. Nuk dua te fyej askend biles kam shume respekt per ata ish te persekutuar qe kane mbete burra por shumica jane vene ne sherbim pa kusht te qenit Sali Berisha. Para se gjithash kam respekt per burra si Kurt Kola nje legjende e gjalle i cili ecen me koke e kambe te veta dhe jo te Sales o Enverit. Ish te persekuturit u vune ne sherbim te Sales dhe jane persekutuar me mijera shqiptare nga ky rregjim gjakatar. Jane persekutuar me shume se ne kohen e Enverit po r ata qe u persekutuan ishin shume me te zote dhe te forte se ata qe ishin kunder Enverit. Jam ne te paret kunder komunizmit dhe kam qene nder te paret kunder kriminelit Sali QENI. Te persekutuarit qe ishin ne SHIK ne Polici ne Zyrat e Kuadrit (zyrat e te perndjekurve politike) u kthyen ne persekutore dhe bash kunder atyre qe luftuan per lirine e tyre. Tani na dalin se Berisha nuk ka bere asgje per ata. Jo! kjo eshte nje genjeshter Sali Qeni ka bere shume per JU dhe ju keni qene klyshe te Sali Qenit. Aq kelyshe te bindur qe kane qene sa moren armet per te luftuar ne JUG. Aq te pabese dhe pa principe kane qene qe me metodat me te ulta kane luftuar kunder atyre qe shihnin larg urrejtjve te atyre qe donin nje shqiperi per te gjithe sipas meritave. Nuk jam kunder te drejtave ligjitime te ish te perndjekurve por ata duhet ta dine se krimet e komunizmit jane ata qe duhet ti denoncojne dhe jo ne qe nuk i dime ose me mire me thene nuk i kemi jetuar.
    Une Ju them te ish persekutuarve “miresevini ne luften kunder Sali Qenit”. Por mos mendoni te na hidheni. Ne nuk mbeshtetemi tek qena e kelyshe ne studiojme e punonjme ne kemi qene te zote te ndertojme diçka ne dhe te huaj e jo me ne shqiperi. Shqiperia behet me pune e studim, puna e studimi e flakin Sali Qenin ne rruge dhe gjithe kelyshet e tij. Shqiperia pas 100 vjetesh eshte si Palestina pa shtet ne realitet, pa te ardhme per qytetaret e saj. Per kete duhet pune dhe jo greva per leke, duhet studim po nuk ka nevoje per “kristal”. Se jane burra ish te persekutuarit marrin armet e japin jeten per liri demokraci e zgjedhje te lira e nuk bejne si UCK qe po ven zengjiret popullit te Kosoves. S’ka heronj shqiperia, ajo eshte plot me zhaba qe bertasin gua, gua.

  8. Treviso says:

    Zoti Ardian, Bravo te qofte. Per saliun eshte shum vone . E kam theksuar ne nje koment perpara. Saliu çfardo qe te beje tani, koha mbaroi.
    Ju ne artikullin tuaj i keni bere nje analize te thjeshte por me shum kuptim. I keni bere nje analize qe ta kuptoje dhe ai vete.

  9. pici says:

    Ky Xhoni me siguri e ka emrin Xhelal, por ka shkuar ne Amerike te laje pjatat dhe per shkurt e therrasin Xhoni. As emrin tend nuk di te shkruash, nde shqipet “Xhoni” nuk ekziston o trap

    1. xhoni says:

      Po a ka me TRAP se ty,o pici(shkurtim i pic…a),qe nuk e di shqipen???
      Mesoje ,o rrote,se emrat nuk shkruhen sipas gjuhes,por sic e ve personi vete!!!
      Ne Diber Xhelalit i thone “ZHELAL”,ne Mat,GURIT i thone “GJUR” etj!!!
      A je zog gomari,a je prej PUKET???

  10. Tan_Tironci says:

    Ardian Ndreca i ke bere nje pershkrim te vertete gjendjes ne te cilen gjindemi…
    Jam dakort me Ty ne cdo pikepamje,( mgja se me ke lexu mendimet e mia, turp per Ty, qe me kopjon mendimet)
    Ardian, cfare mendimi ke si me sheru Shqiperine?

  11. Pamvarësia says:

    Gjithçka thuhet në këtë ,,opinion” përputhet, fatkeqësisht, me të vërteta të pa kundërshtueshme. Por, në lidhje me një problem tjetër, autori A. Ndreca më krijon një përshtypje as pak të këndëshme. Fjala është për rrebelimin e tij ndaj ,,gjuhës letrare të unifikuar” të miratuar nga një Kongres gjuhëtarësh afër katër dekada më parë. Jam përpjekur ta lexoj edhe në shkrimë të tjerë z. Ndreca. Edhe pse i njoh kënaqshëm dialektet e shqipes, ndoshta më mirë dialektin specifik shkodran, më lehtë e më mirë kam kuptuar, madje pëlqyer, të shkruarit e poetit të madh Ndre Mjeda se sa z. Ndreca. Nejse. Mënyra e të shkruarit është punë e tij, por mendoj se këtë mund ta bëjë në librat e tij me që jemi në ,,ekonominë e tregut” dhe duhet të jetë më i përgjegjshëm kur shkruan në median publike. Z. Ndreca duhet të bëhet i vetëdijshëm se duke u rrebeluar ndaj shqipes të unifikuar, bën më shumë ,,zullume” se një k/ministër qe djeg e vret qytetarët e tij.

    1. E-mini says:

      Edhe ju zoti “Pamvaresia” jeni rebeluar ndaj standardit qe ne emer, ne standard thuhet: Pavaresia. Lereni formen dhe merruni me mendimin, pse per nga forma s’jeni i zoti te shkruani siç duhet standardin. Kaq per sonte.

    2. AHA says:

      plotesisht dakort PAMVARESIA,per ilustrim po permend R. Saviano autori italian nga Napoli qe lufton mafien napolitane Camorra ,imagjino te shkruante ai ne dialekt…
      Kujtoj ketu Josepinen e “vetedijen”e saj ne lidhje me dialektin,lexoj kete artikull…ku doni me dal o zoterinj,me thoni,kush perfiton nga kjo?

  12. Arjoni says:

    Zoti Ndreca duhet te jesh i sinqerte! Deklaroje qe je i interesuar te fitoje Edi Rama pasi te eshte ofruar dicka nga ai. Eshte shume me e ndershme te thuash se te intereson te fitoje PS. Paradoksi eshte qe po mbeshtet nipin i Spiro Kolekes dhe Kristaq Rames qe kane masakruan klerin katolik, i cili te ka financuar shkollimin tend!!!!! Kjo eshte “mirenjohja” jote kundrejt kishes dhe botekuptimi yt i vogel dhe meskin! Te lutem mos iu shit njerezve interesat e tua private si vlera intelektuale dhe te paanshme.

    1. Elton says:

      O loqe ku e lidh ramen me katoliket? Ti do Jesu nje kar me zile ose nje loqe druri. Ik mor put doktorin se ai ka qene komunist 24 karat se kush I vrau katoliket

    2. Refiku says:

      Ti Arjon qenke i Kurvit, alias Sali Serbi, shko tek 55sa te komentosh jo ketu o kelysh i Saliut dhe Ilir Rusmajlit

  13. Genti says:

    Citati i Andreotit eshte perdorur ne menyre krejtesisht te gabuar. Andreotti ka thene se ”pushteti konsumon ate qe nuk e ka”. Ndersa qe pushteti te konsumon e ka thene Giancarlo Pajetta.

  14. Pavarësia says:

    Për anonimin E-mini: Një herë, dhija dhe delja, pasi kullotën një terren, do të kapërcenin një kanal për të dalë në një kullotë tjetër. U hodh e para delja… Kur ra në tokë në anën tjetër, i u ngrit bishti… Dhia, që nuk ishte hedhur ende, qeshi dhe foli: ,,hi,hi,hi, ta pashë…!”. Delja, hazër xhevap, iu përgjegj: ,,Ti një herë ma pe moj… po unë ta shoh për ditë…!” Nejse. Po e pranoj ,,gabimin”, megjithse nuk është krejt gabim sepse kam lexuar diskutime gjuhëtarësh për këtë term: Të shkruhet ,,Pavarësia” apo ,,Pamvarësia”. Ndërsa për rastin në fjalë, nuk kemi të bëjmë me një devjim ortografik por me një rrebelim të pastër ndaj një gjuhe të unifikuar. Dhe këtë autori në fjalë e përdor në çdo rast, çka përbën një veprim që i shërben vetëm përçarjes të kombit, për të cilin ,,shoku” Sali po punon me pasion të pa zakontë. Dhe qëndrimin kritik të z. Ndreca ndaj pa udhësive të Berishës, unë e përkrah pa rezerva. Ndërsa qëndrimi i tij rrebelues(nuk e di se për çfar motivi)ndaj gjuhës, mendoj se nuk duhet toleruar. Kështu, z. E-mini.

    1. Korabi says:

      Kur trojet shqiptare ishin nen perandorine osmane, ekzistonin 4 vilajete dhe perkatesisht 4 kryeqendra shqiptare : Janina, Manastiri, Shkupi e Shkodra. Nga keto te katerta 2 jane zhdukur nga harta e shqiptarizmes njera eshte gjysmake ndersa e plote ka mbetur vetem Shkodra. Me kete pretekst shume e shkodrane pretendojne qe bota shqiptare te rrotullohet rreth shkodres, perfshire ketu kulturen dhe dialektin te cilin duan te jete ai baza e gjuhes standarte. Harrojne qe ka kaluar me shume se 1 shekull qe nga koha kyr Shkodra ishte kaq e rendesishme , dhe sot eshte vec nje qytet nder shume te tjere ne trojet shqipfolese, nuk eshte nje nga qendrat ekonomike dhe kulturore te shqiptareve sot , sic mund te jene Tirana , Durresi ,Prishtina etj. Dhe ne kete mungese koherence behen qesharake me fanatizmin e tyre per ta ruajtur dialektin te paprekur. Kam pare gjirokastrite , skraparllinj, tropojane e dibrane te ardhur ne Tirane qe pas disa vitesh ne menyre te natyrshme ju thyhet dialekti, dhe brezi i dyte nuk perdor dialekt, vetem me shkodranet ndodh qe e ruajne fanatizem dialektin si artikullshkruesi a thua çoç po na tregojne kur perdirin me mburrje dialektin. Don Kishoter!

    2. E-mini says:

      Po lere o Pamvaresia/Pavaresia do te modifikosh edhe drejteshkrimin e gjuhes shqipe per te fshehur injorancen tende. Thuaj qe je verior edhe ti, s’ka asgje te keqe, dhe se nuk ke aq shume familjaritet me standardin, pra e thene ndryshe: je ca injorant, por ketu do t’i japesh mend autorit te shkrimit qe me sa di une eshte profesor ne Itali. Shko meso shqipen njehere, pastaj fol e jep mend.

  15. Donjet Liridoni says:

    Ju lumtë, z. Ardian! Si perhere i sakte, vizionar, sarkastik dhe në kohen e duhur me i zgjue “delet” e ngopme.
    Dola ketu jo vetem per te pershendetur (çka mund te thosha dhe plot e plot gjera te tjera)por me intrigoi komentuesi Arjoni (dhe ndonje tjeter) po kryesisht ai. Mqs kam studiuar edhe stilistiken, kam nje bagazh njohurish e pervoje jo te paket,ndjek mediat, jeta me ka perplasur me gjithfare tipash si alias Arjoni etj,me terhoqi vemendjen fraza “Deklaroje qe je i interesuar te fitoje Edi Rama pasi te eshte ofruar dicka nga ai”. Fryma ultimative (e perseritur edhe me pare ne adrese tende nga ndonje “Arjon” tjeter)çuditërisht me solli ndermend fytyren e një gazetari me nje mbiemer qe, ne tranzicion iu modifikua per faqe te zezë (nga R. Marku), me duket i punesuar ne Bashkine e Tiranes. Dhe nje mikut tim, bashkepatriot me të, pikerisht keshtu iu drejtua, kur ai ne nje fushate elektorale mbeshteste Edi Ramën me bindje te plote dhe, pa asnje urdher partie a te ndokujt tjeter, pasi vleresonte rolin e tij transformues, si rrallekush ne kryeqytet. E them kete se lukunia e rrogetare-mercenareve te Salibegut te Pare, me t’u publikuar shkrimi yt ketu te “Tema”, u çuan peshë (a thuhet keshtu ne Shkoder, apo jo?)dhe, kushedi sa “Arjone” te tjere, jane duke punuar nderkohe, per te gjuajtur sa e si te munden mbi kete maje.
    Eshte e turpshme mendesia mercenare e tyre! Nuk kane sy ky soj e sorollop ruralistesh, qe ne kembim te ndonje darke thiu, te ndonje spiunlleku etj, shkuan ne shkolla gjysmake dhe dolen njerez gjysmake, me nje barre vesesh, skllever e bij sklleverish.

  16. shvejk says:

    Jam dakord me ty o Ndrece,Vetem te lutem shkruaj ne gjuhen zyrtare ashtu si bejne te githe gazetaret dhe opinionistet. Te lutem imagjino sikur te gjithe te fillojne te shkruajne me dialekt ,Ca labce, ca lalucce, ca te tjere elbasance .Do te ishte me te vertete kaos.

  17. rea says:

    Tek Berisha nuk shihen as gjurmët e burrit dhe as shenjat e shtetit.

  18. ALBAN DEGA says:

    SOT ME VJEN TURP QE JAM BASHKEKOMBAS…. I KETIJ KATILI !

    – Jo sot por te pakten tash 20 vjet me vjen turp qe jam bashkevendas e bashkekombas i Sali Berishes, marrja e Malesise se Gjakoves dhe zjarrvenesi i mbare Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me mire nje fund me tmerr se nje tmerr pa fund!

    … Ish- diktatori komunist Enver Hoxha dhe ushtaret e tij i denoi me arrestime, ndeshkime, lincime, burgje.
    Ushtari i tij besnik deri ne vdekje Sali Berisha i denoi me spiunime dhe thirrje cartane ” armiqte ne litar” deri ne sallat e gjyqeve dje.
    Sot Demokratori po i denon me vdekje per se gjalli. E me nje vdekje jo dosido. Me nje vdekje te llahatarshme.
    A ka vdekje me te rende se te lyesh trupin me benzine e t’ia vesh flaken vetevetes!!! Vdekje permbi cdo vdekje!!!
    Pse !? Sepse nuk kane ne c’te humbin me pervec prangave te urise!
    Pse!? Sepse nuk kane me c’te humbasin pervec tmerrit te varferise!
    Pse!? Sepse nuk kane me c’te humbasin pervec jetes qe ua ka bere me te rende se vetdjegja me benzine!
    Pse!? Sepse nuk kane me c’ te humbasin pervec politikes katile te ketij fosili enversit me emrin Sali Berisha!
    Pse!? Sepse vetdjegja me benzine eshte me e lehte se te shurdhohen nate e dite e dite nate nga leksionet e tij ndaj Evropes dhe Amerieks demokratike per “mrekulline e tij ekonomike reganiane” !
    Pse !? Sepse me mire nje fund me tmerr, se nje tmerr pa fund. Jo tmerr dosido, por llahtaria vete !

    Greve vdekjeje

    A nuk eshte e tille greva e vdekjes. Vete emri i saj shkakton llahtari!
    E demokratori, demokrat me pallavra, me fjale dhe diktator fanatik me vepra, fara me e keqe e diktatorit, i detyroi te futeshin ne greve urie, ne greve vdekjeje, ne greve sakrifice sublime me vetdejegje me benzine!
    Cili eshte ajo qenie njerezore ne Bote qe e ben nga qejfi apo per heroizem, apo tangallek nje akt te tille vetsakrfikimi sublim, vetflijimi te shkalles me te larte!?
    Le ta pyesi komunisti Sali Berisha vetedijen e tij diktatoriale, autokratike, tiranike, jo aspak maskat e tij te cjerra demokratike, jo betimin e tij te rreme te Hipokratit se cfare mund ta shtyje nje qenie njerezore deri ne kete greve vetdjegijeje me benzine!?
    Ish – te Persekutuarit Politike jane vetem viktime e kesaj zjarrvenie. Ata jane vetem autoret e ksaj llahtarie per nje jete me te mire.
    Regjizori dhe shkaku i saj eshte pikerisht Sali Berisha me politiken e deklaratat e tij zjarrvenese!

    Zjarrevenesi i Shqiperise

    Pse !?
    Zjarrevenesi i Shqiperise ne 1997-en, me me shume viktima se gjysem shekulli diktature, nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe vendlindjes sone te perbashket
    Zjarrvenesi i Malesise se Gjakoves per nje fyerje femije, me mbi 170 viktima te moshes nen 50 vjec!
    Ia vuri zjarrin Malesise se Gjakoves dhe Shqiperise per te ngrohur poltronen e tij qe pikon gjak e korrupsion, uri e vekdje ne cdo pore te tij,
    Nese Shqiperia kishte diktaturen me te eger komuniste ne mbare Boten dje , sot ka demokraturen me te sterkorruptuar e pergjakur ne mbare Boten.
    Nje demokrature shtrigane qe pjell gjak e vdekje ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit’ ku nuk guxoi te ekzekutonte as nazi- fashizmi dhe as diktatura katrahure, sic veproi diten per diell Sali Berisha dhe soldieri i tij kusar i autostrades se kombit dhe vrastar i kater deshmoreve te 21 janarit 2011, qe sot komandon Bashkine e kryeqytetit me vota te vjedhura Lulezim Basha.

    Nga diktatura tek demorkatura

    Dje Shqiperia kishte katrahuren komuniste me barbare ne krejt Boten. Aq barbare sa edhe Rumania e Causheksut apo Kuvba e Kastros ishte Perendim ne krahasim me te.
    Sot Shqiperia ka demokraturen- katrahure me te korrutpuar ne mbare Boten ku vidhet vota e sovranit per te vjedhur pasurine e demosit, ku vidhen pasurite dhe jeta popullit per te vjedhur me to votat e demosit dhe te ardhmen demokratike te Shqiperise, qe e kane kthyer ne nje ciflig per klanin dhe oligarkine e vet .
    Nese Shqiperia kishte monstren komuniste Enver Hoxha, sot ajo ka perbindeshin neo-komunist Sali Berisha.
    Ata i dallojne vetem emrat e asgje tjeter. Nese Berisha vjell vrer e helm kunder babait te tij ideologjik e shpirteror po aq shtrigan sa vete ky, kete e ben vetem e vetem se ai ishte me i pashem, me i zoti, me dhelprak
    Sepse sot ne 68 vjetorin e tij ai e shikon dhe e parandjen se kurre nuk mund te matet me te as per kohezgjatjen staliniste ne poltrone, cka babai i politik boterore Uinston Chuirchill e cilesonte si peshoren e zotesise se nje politikani.
    Ne fund te fundit Enver Hoxhen e komandonte vetem Enver Hoxha dhe jo cfaredolloj ambasadori pispiruq, qe jane turpi i demokracise boterore.

    Nje dallim thelbesor

    Po u kujtoj deklaraten e famshme te antikomunistit et sprovuar francez Sharl De Gol dhene “Le Monde” ne vitete 60-te se ” I vetmi vend me te vertete i pavarur sot ne Bote, politika e te cilit behet ne Tirane dhe jo ne kryeqytetet e fuqive te medha eshte Shqiperia e Enver Hoxhes”.
    Po u kujtoj gjithashtu deklaratat e mbretit te shtypit boteror ” The New York Times” qe shkruante ne mars te vitit 2008 se Shqiperia komandohet nga ” Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”
    ” The Times” te Londres qe e quante qeverine e Sali Berishes si nje ” bande gangsterash” qysh ne 1997-en.
    Po sot!?

    Sot me vjen turp qe jam tropojan

    Jo sot, por te pakten tash 20 vjet me vjen turp qe jam bashkevendas i Sali Berishes, marrja e Malesise se Gjakoves dhe zjarrvenesi i saj dhe i mbare Shqiperise!
    Jo sot, por te pakten qysh prej Nenit nazist 24, qe formalisht dhe de jure nuk e kishte as ish diktatori Enver Hoxha, te cilin e duartrokiti edhe nje fare Uilliam Rajerson, turpi i Amerikes, qe e beri ate president te Shqiperise me garancite dhe rekomandimet e UDB-se se Milloshevicit.
    Sot me vjen turp qe jam tropojan, bashkevendas i Sali Berishes !
    Sot me vjen turp qe te jem jo vetem bashkevendas por edhe bashkombas i ketij katili qe po con me vetdije te plote prej katili 24 karat komunist drejt vdekjes me vetdjegje me benzine viktimat e ish- diktatures komuniste.
    Viktimat sublime te ish diktatures komuniste jane sot viktima te katrahures saliiste. Viktima dje ! Viktima sot!
    Po ana tjeter e barrikades!?
    Zengjin dje! Zengjin sot!
    Bythelepires se ish- diktatures dje!
    Lepires prapanicash te ambasadoreve sot!

    “Sot me vjen qe jam shqiptar” !

    Sot me vjen turp qe te jem bashkevendas por edhe bashkekombas i ketij perbindeshi enverist qe me vetdije te plote prej katili .24 karat enverist po rivret me benzine e me greve vdekjeje ish- viktimat e persekutimit barbar te babait te tij ideologjik e shpirteror!
    Sot me vjen e do te me vije turp te jem bashkevandas e bashkekombas i ketij turpi te shqiptarise dhe marrje pa fund te Malesise se Gjakoves.
    Na e mori fytyren para shqiptareve dhe para Botes demokratike qe per karrike e pushtet te pakufizuar ala Luigj 14-te apo ala stalinist “Vse Vllasam Sovjetam” ia vuri , po ia ve e do t’a vere deri ne vdekje zjarrin e benzinen jo vetem vendlindjes sone te perbashket Malesise se Gjakoves por edhe Nenes sone te madhe Shqiperise!
    Sot ne prag te njeqintvjetorit te Pavaresise se Shqiperise mu ringjall Gjergj Fishta !
    “Sot me vjen turp qe jam shqiptar”
    Do te shkruante Fishta e pvadekshem po te jetonte sot .
    Nuk do te ishte cudi qe edhe te ishte ne radhen e grevisteve te vdekjes per shishen me benzine
    Sot me vjen turp qe jam bashkevendas e bashkekombas i ketij katili !

  19. besniku says:

    Z. Gazetar! I lexoj me kujdes shkrimet e tua. Me pelqejne shume. Shkruani shkurt dhe sakt. Lidhur me kete shkrim ju thoni: “Asht thjesht nji individ që po konsumon nji mbas nji vepra të randa, për të cilat ndoshta nji ditë do të merret si i pandehun!” Une jam plotesisht me keto qe thoni, por pyetja ime eshte kjo: Kush do te jete ai, apo kushdo te jane ate qe do ta marrin te pandehur? Vetem nese e merr UDB-ja e tij se njeri tjeter nuk mund dhe nuk guxon ta marre si te pandehur! Dhe Sali Beisha e di kete gje, prandaj nuk do t’ia dije as per te perndjekur politike, as per opozite, as per shoqeri civile (tani per tani ne Shqiperi nuk ka nje te tille), dhe as per popull. Ai e di se eshte i mbrojtur, se perndryshe do te qe nje frikacak dhe servil i ndyre, sic eshte edhe si njeri. Faleminderit!

  20. blerina says:

    faleminderit qe shkruan ne gegnisht. artikull i forte. a thu sali-begu ka me dale ndonjihere si i pandehun karshi ketij populli se???

  21. Uarda says:

    Ky Ndreca kot sa lodhet. Edhe me Salen e ka prishur punen, edhe me Edin nuk ka gje ne traste (sepse eshte malok).
    Ky me mire te beje si kusheriri i tij Gjergji. Te lyhet me benzine dhe ti dergoje lajm Shtjefnit qe te vije ta ndeze.
    Pune malokesh, (pune korrakesh do thoshte Turkofagos).
    Ore meqe ra fjala, di gje kush se nga ka humbur? I lig ishte por kishte sens humori. Jo si ca budallenj qe shkruajne tani pa pike lezeti si Labi Leshi, Vrimanika, Plakaruqi, e te tjera rrembythje.

  22. Elsa Pema says:

    Ti Xhoni duhet te jesh Xhelal koti,

  23. adam says:

    berisha i ka shpresat per njemandat tjeter vetem tek vjedhgja e votave.nje shprese e padukshme berishes do ket shancin te digjet neser ai ka marre nje mesazh te qarte nga amerikanet e qeveria obames monitorim ,monitorim then qarte SHBA duket se dispononte dhena se berisha ka mare masa qe te manipuloje zgjedhjet e rradhes .fitorja e Obames do jte nje shanc i humbur i berishes per te qendruar ne pushtet .

  24. sali says:

    Kurse ti qe shkruan kete paçavure je nje qelbesire qe kerkon te pastro
    hesh me gjakun e te perndjekurve edhe pse dikur mund ti kesh sherbyer denimit te tyre. Jeni tamam plehra qe levrini si krimbat pas shiut dhe kerkoni te beni karjren e zvaranikeve.

  25. SADIKU says:

    Z.ARDIAN te lumte pena dhe mendja. GEZIMI QENKA NJI DJAL BUSHTRE DHE NJI BIR KOMUNISTI SI ME QENE RRITE NE NJI BARK NGA NJI NANE ME SALI BERISHEN
    PER MOS ME THANE QE ESHTE EDHE KRIMINEL

  26. Kurbinasi says:

    Redaksise.

    Ju lutemi shume.Komente te tilla si te komentuesit”Uarda” me siper nuk duhet te botohen,gjithnje nga ana etike dhe percarjes kombit.

  27. Prishtinasi says:

    Autori i ketyre rradheve e ka percjellur me shume vemendje karrieren faustiane te dr. Sali Berishes. Ai shte vertet nje Faust i vogel shqiptar qe ia ka shitur shpirtin Mephistophelesit. Karriera e tij qe nga fillimi e deri ne ditet e sotme eshte percjellur nga shkaterrimet,dhuna, vrasjet, mashtrimet e poshtersite e te gjitha llojeve.Megjithate ai ende eshte ne skenen politike. Berisha eshte vazhdim i diktatures ne politike me “votat” e shqiptareve. Ka mundesi qe nje dite ta shohim ne nje salle gjyqi, tanime jo si deshmitar, por si i akuzuar. Ka mundesi, por nuk jam i sigurt se kjo gje do te ndodh.Pse? Sepse para gjyqit ai eshte dashur te dale me se voni ne vitin e mbrapshte 1997. Kjo nuk ndodhi. Dhe kjo i ka deshperuar shume shqiptare! Eshte, pra, e veshtire qe te ndodh edhe ne te ardhmen, megjithese mrekullite nuk perjashtohen.

    Duke qene kosovar, per te burgosurit politike shqiptare nmund te flase vewtem per aq sa kam lexuar. Eshte e pafalshme se si jane trajtuar keta te burgosure! Ata bere punet me te rrezikshme ne sektoret me te veshtire te ekonomise shqiptare. Shume prej tyre kane vdekur nr krzo vende pune qe ishin bere per t’i vrare. Ata qe kane mbetur gjalle, me e pakta qe mund te behej, do te duhej t’i merrnin ato rroga qe kurre s’i kane marre. Kompenzim material sigurisht nuk ka per burgjet. Eshte ashtu sic thote Eduard Ypi, vetem se ky njeri pa moral qe perkrah Berishen nuke di se cka eshte burgu, sado qe ndonje porej anetareve te familjes se tij e ka provuar ate. Eduard Ypi u tregua perbindesh dhe si i tille do te mbahet mend gjate!

    Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca, pavaresisht shpifjeve qe behen kudner tyre, na kane zgjuar nga nje gjume i thelle, duke na kujtuar sejemi nje shoqeri qe krimin s’e denuar asnjehere.

    Bejko dhe Ndreca neve kosovareve na e kujtuan nje fakt qe e kemi injoruar shume kohe:ne mesin tone kemi edhe ne te burgosure te tille qe kurre kush s’eshte marre me ta. Para disa ditesh vdic Kadri Mani, nje i burgosur qe vdic i braktisur pikerisht si Bejko e Ndreca, sepse dhe ne Kosove te burgosurit politike urrehen mes veti. Adem Demaci mendon se mund te flas ne emer te te gjithe te burgosureve. Edhe ky njeri i ka percare te burgosurit si askush tjeter. Eshte kuklti i i individit qe eshte perdorur me mjeshteri ne kete rast. Tani adem Demaci per 28 vjetet e burgut te tij ka nje rroge, nje zyre dhe nje makine. Kadri Mani qe mbajti 17 vjet burg, sipas kesaj logjike do te duhej 65% te ketyre privilegjeve. Por jo. Ai u harrua, sepse ishte nje nejri i pakompromis dhe nje europian. Qysh ne burg ai shkruante sonete per Nene terezen, kurse Adem Demaci krenohej me Enver Hoxhen ashtu si Hydajet Hyseni etj.Edhe ne Kosove, pra, ka pak a shume dy grupe te burgosurish. Nje grup i madh, te cilin ne nuk e perceptojme, ose te shumten per ta mendojme sikur per dicka qe ka ekzistuar dikur , por qe nuk ekziston me. Dhe nje grup te vogel ish te burgosurish politike qe kane poste te dores se dyte apo te trete ne qeverine e Kosve dhe jane te lumtur qe kane nje makine, nje zyre dhe nje rroge te majme per rethanat kosovare. Nje pjese tjeter e ketij grupi jane ne Kuvendin e Kosoves si psh. Hydajet Hyseni, teresisht i shfytyruar. Nje njeri qe te ben te ndjehesh keq kur e sheh se ne c’gjendje ka rene.

    Ne fillik te viteve ’90 te burgosurit politike te Kosoves i urrenin te burgosurit politike te Shqiperise. Duke qene, pjesa me e madhe e tyre, enveriste, s’kishte si te ndodhte ndryshe. Injorancen e tyre politike njerezit ua falnin sepse kishin luftuar per nje cestej te madhe: per clirimin kombetar nga Serbia. Ne anen tjeter te murit shqiptare keta te burgosure urreheshin per enverizmin e tyre.

    Ka ardhur koha qe te burogsurit politike te Shqiperise (ketu perjashtoj ata qe para se te zbrisnin ne ferrin e burgjeve komuniste vete kishin qene pjesetare te nomenklatures dhe persekutore te devotshem qe edhe ne burgj e urrenin sistemin politik te perendimit)dhe ata te Kosoves te baskohen per nje kauze te madhe kombetare. Njera pale te heq dore nga urrejtja ndaj enveristeve (sepse te tilla nuk kane qene shumica e tyre, pavaresisht qe ne mungese te informacionit kane pasur nje qendrim adhurimi ndaj Enver Hoxhes), pala tjeter te heq dore nga urrejtja ndaj antienversiteve, sepse, nje pjese e tyre, pjesa me e madhe, kane qene per vlerat perendimore. Pra, duke e korrigjuar secila pale vetveten, mund te ndertojne nje front te madh poer demokratizimin e vertete te Shqiperise natyrale dhe keshtu te bejne te pamundshem qeverisjen e shqiptareve me metodat orientale bizabtine dhe islamike.

  28. I.Troplini says:

    Gegenisht apo toskenisht,,,,,,nje mendje e kthjellet eshte nje kenaqesi per lexuesin shqiptar. Te lumte Ardian Ndreca.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje