Piedestalet pa monumente të Berishës...

5 Nëntor 2012, 22:32Politika TEMA

Një listë e gjatë premtimesh të kryeministrit Berisha për vepra arti e objekte monumentale, të cilat kanë filluar që më ditët e para të vitit 2005, kur rierdhi në pushtet, sot janë para syve të publikut të parealizuara

Nga Ben Andoni, JAVA

 

Ka një fill të përbashkët që i mban të bashkuar prej kohësh politikanët ballkanas: premtimi dhe pastaj gënjeshtra e mosmbajtjes së saj. Këtë, më shumë se gjithçka tjetër, e tregon një foto e kryeministrit shqiptar Sali Berisha me homologun e tij kroat Ivo Santander. Jo si dy shtetarë, të dy burrat në foto rreken t’i tregojnë njëri-tjetrit kleçka me sigurinë e atyre se i kanë gjërat në dorë. Në fakt, tashmë “i ka” vetëm Berisha, sepse kolegu i tij kroat është në burg me një mal akuzash mbi shpinë, shumë syresh të provuara lehtësisht. Kuadrit të tyre i mungon Milorad Dodik, presidenti kontrapedal i Republikës së Serbëve të Bosnjës, që së fundi deklamoi se Bosnja “është në fazën e shpërbërjes përfundimtare”, dhe vazhdon sivëllai tjetër maqedon Gruevski më fryrjet e tij lilipute. Analisti politik Dimitri Beçev në një publikim të qendrës së analizave të Këshillit Evropian mbi Marrëdhëniet me Jashtë, ECFR, do shprehej dhimbshëm për fenomenin e politikanëve ballkanas: “Në Shqipëri, Bosnje dhe Maqedoni, elitat politike i bëjnë premtime boshe BE-së, por as e kanë ndërmend të ndërrojnë rrugë për të shpejtuar procesin… Është e vështirë të shohësh metodën e BE-së, të karotës dhe të shkopit, të funksionojë mbi udhëheqës të pushtetshëm lokalë si Nikola Gruevski, Sali Berisha apo Milorad Dodik, motivimi parësor i të cilëve është përforcimi i pushtetit në një klimë politike gjithnjë e më pak konkurruese”, evidenton ai.

Andrallat e piramidës

Por, kështu duket mbase për të huajt si Beçev, veçse në Shqipëri kryeministri Berisha nga afër 30-40% e popullsisë (një shifër aproksimative) ende shihet si njeriu të cilit mund t’i besohet. Ndaj, edhe pse thotë të pathëna para kabinetit të tij krejt të fjetur, kryeministri shqiptar nuk tërhiqet. Bëmat e tij i lënë vendin njëri-tjetrit, ndërsa tollovia e shton edhe më shumë këtë konfuzion. E pamundur të përdorësh një kronologji të vërtetë, para kësaj katrahure. Si me gjysmë zëri, thjesht për inat se bashkia e Vlorës drejtohet nga përfaqësues i Opozitës dhe mbahet si bastion i të majtës historike, hodhi një ide se do punonte për festimet e 27 nëntorit në vend të 28 nëntorit, ditës së vërtetë të Pavarësisë…Prisni! Çuditë sapo fillojnë. Kjo situatë patologjike premtimesh e kryeministrit Berisha zë fill në fund të vitit 2005, kohë kur Berisha filloi ekspansionin e tij verbal. Ideja e kthimit të Piramidës në Bibliotekë Kombëtare u prit shumë mirë në publik dhe u vlerësua ndër zgjidhjet më oportune për të shpëtuar mjerimin ku gjendet sot e kësaj dite Biblioteka Kombëtare. Po fjala e tij s’jetoi shumë. Berisha u kthye shpejt në origjinën e tij haluçinante. Më korrik 2006 me vendim të qeverisë së tij, Piramida mori emrin “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ‘Pjeter Arbnori’” dhe plani për Bibliotekën Kombëtare u tret në eter. Një vit më vonë, në maj 2007, sërish u kthjellua. Në një periudhë vakumi politik, kur s’ishte bërë asgjë nga premtimet e tij, Berishës i ndriçoi në mënd një ide tjetër: “Një emër i madh si ai i Pjetër Arbnorit, kërkon që të vendoset edhe busti i tij përpara Piramidës”. Burokratët përgatitën konkursin, që u harrua sakaq. Pasi, në vitin 2008, kur Berisha nxori idenë e “Epokës së re të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës”, për “shndërrimin e saj në Panteon Kulture”, askush nuk kujtohej më për Pjetrin. Ndjekur nga një grup artistësh servilë premtoi dy salla kinemaje, auditorium muzike, një sallë teatri, sallë leximi, bibliotekë nëntokësore, galeri arti, qendër rinie multifunksionale. Edhe kjo u magazinua, pasi pak më vonë “gjigantin” e artit dhe kulturës shqiptare, mendoi ta kthente në Teatër Kombëtar. Tendera, konkurse, burokratë…u vunë sërish në lëvizje. Pak muaj më vonë, më janar 2009, teksa mori vesh pakënaqësitë e të përndjekurve, u premtoi një ditë përkujtimi dhe një Obelisk. Madje edhe vendin e kish në kokë: Mu atje ku duhej të ishte busti i Pjetër Arbnorit. Ky i fundit e pësoi sërish. Andrallat e Piramidës nuk mbaruan. Këtë herë feksi fantazma e Enver Hoxhës dhe Berisha shpalli se Piramida duhej prishur krejt dhe do ndërtohej parlamenti i ri: “Foltorja e Lirisë mbi mauzoleun e gjakpirësit…”.

“Atë kohë tha se do ndërtonte Monumentin e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë, në mes të Parkut Rinia. Aso kohe në Tiranë kryetar bashkie ishte ende Edi Rama dhe bënte be që atje tej që Berisha s’bëhej vonë për Azemin, por thjesht për të hapur sherr e debat. Sherri e debati u hap, por për ndonjë arsye enigmatike, vetë Saliu e la në mes të rrugës këtë projekt e s’e zuri më në gojë. Pastaj papritur e zuri malli për të përndjekurit politikë dhe deklaroi se do ndërtonte Obeliskun e të Përndjekurve në sheshin përpara Piramidës. Askush nuk e kuptonte dot pse kësaj radhe thoshte ‘obelisk’ e jo ‘monument’, por kjo enigmë na mbeti ngulur në kokë, sepse pa kaluar shumë kohë e la mënjanë obeliskun dhe tha se do ndërtonte Muzeun e të Përndjekurve në Burgun e Spaçit. Prapë filloi të bëhej projekti, i cili më pas edhe ky u braktis, ndërsa nga Burgu i Spaçit sot nuk kanë mbetur veçse ca mure të shkulura dhe rrënoja godinash”, do shkruante Artan Lame, pak javë më parë, në një artikull kushtuar malit të premtimeve boshe të tij.

Njerëzit do kujtoheshin për paradokset e tij, kur në mars 2012, Berisha iu rikthye sërish demagogjisë: “Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen e monumentit të Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit, Azem Hajdari, në parkun midis godinës së Kryeministrisë dhe lumit Lana, me shikim nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Busti i Pjetër Arbnorit, i Azem Hajdarit, Obelisku… Tashmë ishin hijet e tyre, që ngrinin supet. Ku? Pak muaj para kësaj, në një dalje të beftë para heshtakëve të qeverisë, që buzëqeshin me ritmin e lëvizjes së buzëve të tij, deklaroi se do të shkulte të gjithë bunkerët në vend. Shpejt u llogarit kostoja dhe kjo dukej krejt absurde. Kjo u harrua që të nesërmen.

Për shumë qytetarë, sot, Berisha dihet se nuk flet asnjëherë realisht. Në krah të tij, ministri i jashtëm memec, nuk i kujtonte dot pse dikasteri i tij nuk u shpërngul dot asnjëherë në godinën e hotel “Dajtit” (kjo e fundit, pas vendimit të tij u vodh barbarisht kur do ndërrohej destinacioni). Ndërkohë, analistë dhe gazetarë, pa marrë veten nga një bëmë e tij, gjendeshin me tjetrën dhe në kokë u qëndronin në suspansë moritë e premtimeve të tjera fantazmagorike: Porti i Shëngjinit, që do të bëhej shumë i aksesueshëm për kosovarët; Shqipëria 1 Euro; Autostrada e Kombit, që edhe sot e kësaj dite është ende e papërfunduar; bypass-in e Fierit dhe të Vlorës, aeroportet lokale etj., etj,. Shqipëria në 100 vjetorin e kujtimit të pavarësisë, do të kishte prej tij një parlament të ri. Këtë premtim na e mbajti për shumë kohë bashkë me zëdhënësen e parlamentit, e cila për të gjithë kohën vetëm ka plotësuar marrëzinë e kryeministrit shqiptar. Patetizmi i saj për Nënë Terezën jo vetëm është dukur fals, por edhe ka qenë i tillë, pasi në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Berisha premtoi të ndërtonte Muzeun e Nënë Terezës, bamirëses shqiptare, një premtim që iu shtua gjeografisë së tematikave të premtimeve të tij të pambajtura. Madje, edhe e theksoi: tek Kolonata. Por, sot e kësaj dite, ky vend i mrekullueshëm mes dy institucioneve akademike, që në kohën e bashkiakut Rama, për turp është fast-food, nga ku përcjell dhe emrin e tij, “Kolonat”. Ndoshta do ishte vendi më i mirë për të. Megjithatë, turpi më i madh do të ishte për një nga ndërtimet më të mira të Tiranës, stadiumin “Qemal Stafa”, për të cilin u pretendua se do të ndërtohej një krejt i ri, në vend të tij. Kuptohet se sot, në muajin e përkujtimit të shpalljes së Pavarësisë, jo vetëm s’është bërë gjë, por ai është lënë në gjendjen e vet të mjerueshme, me punimet e parkingut afër, të cilat pothuaj ia kanë marrë krejt frymën arkitektonike. Në fund të aksit të “Dëshmorëve të Kombit”, në ekstremin tjetër kundruall stadiumit, artistët e Cirkut të Tiranës u befasuan kur morën mesazhin, se do të ndërtohej një godinë krejt e re, në vend të saj. Fëmijët, më së shumti, u mrekulluan me këtë ndjesi të xhaxhit Sali, që këtë herë do kishin një cirk modern. Kuptohet se Nuk ndodhi asgjë, kurse pinoku i madh, xhaxhi kryeministër, në të njëjtën kohë shpalli dhe një megaprojekt, për internetin në çdo fshat të Shqipërisë. Prefektët e gjithë vendit u angazhuan për këtë projekt ‘gjigand’, që mbeti në shkresa zyrtarësh për të mos u bërë asgjë, kuptohet në një vend që ka fshatra të tërë me mungesë dritash dhe me mungesën e kushteve më normale të jetesës.

Si zakonisht, në premtimet e tij u bashkuan lloj-lloj pseudosh, intelektualë, artistë për të shprehur faktin se kryeministri e kishte mirë, kurse një sërë e tërë servilësh duartrokiste dhe vazhdoi propagandën e shpallur nga Njëshi. Befas, iu rikthye sërish idesë së Parlamentit të ri. Këtë herë bëri bashkë kundra dhe pro arkitektë të ndryshëm, që u shprehën për idenë e një konkursi të ri. Nga ajo që kuptohet ishte se nuk i pëlqente fituesi A, ndaj duhej një projekt B. Çuditërisht, më vonë u rikthye në variantin e parë. Personazh i denjë për letërsi, nuk ndaloi, sepse duhej shpikur diçka e re.

Kjo bënte pjesë tashmë në vazhdën e atyre që njerëzit i quanin si lajthitje të zakonshme të tij. Këtë herë, premtoi dhe bëri konkursin më të çuditshëm për sa i përket procedurës. Njerëzit që e ndoqën përgatitën materialet për konkursin kushtuar monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë. Si askurrë, njerëzit e tij të institucioneve të artit, nuk dhanë as përmasat as vendin ku do të vendosej.

Një nga çuditë më të mëdha ishte një sherr pafund i artistëve për të hamendësuar se si do të ishte dhe ku mund të ishte. Sa pa marrë veten me të, shpalli konkursin për monumentin e Ismail Qemalit, por në përfundim u mor nga muzeu kombëtar statueta e tij, përgatitur dekadat e shkuara prej Odhise Paskalit. Premtoi Mauzoleun e familjes mbretërore, por sërish asgjë. Gjithsesi e ka të mundur të mbajë premtimin që pikërisht ditën e çlirimit fashist të Tiranës do të sjellë në Shqipëri eshtrat e Mbretit, që ua la të lirë vendin fashistëve në largimin e tij të mbramë dhe të turpshëm të vitit 1939! Në pak kohë që ka mbetur, ende njerëzit presin se sa do t’ia dalë të vendosë në Tiranë monumentin e Pavarësisë, ekzekutimi i të cilit pritet të zgjidhet nga një firmë e huaj.

Dhe prishjet

Por të gjitha këto do të ishin asgjë para thënieve apokaliptike: prishjet. Do shembej stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”. Madje për të la dhe një gafë për djaloshin komunist: Ky s’ka dhënë asgjë për sportin?! Do prishte muzeun kombëtar, por do prishte dhe vetë pallatin e Kulturës. Për këtë të fundit, i erdhën menjëherë në ndihmë marionetat e veta. Mes tyre, vetë drejtori pensionist i TOB-it, z. Zhani Ciko, që me anë të një prononcimi ambuig linte të kuptonte se nuk do ishte keq të prishej! Në fakt është e pabesueshme se sa shumë gënjeshtra e premtime janë thënë nga Sali Berisha gjatë këtyre tetë viteve të tij në pushtet si kryeministër. Ndoshta një nga gjetjet më të bukura të Opozitës për një vit të ri, ishte kartolina ku atë e paraqiste me hundën e Pinokut, personazhit të famshëm të gënjeshtrave. Por, gënjeshtrat bëheshin më të dhimbshme dhe për njerëzit e religjionit. U premtoi xhaminë e Namasgjasë, në një ditë Bajrami. Kurse në një ditë pashkësh të vitit 2011, u premtoi korçarëve një muze të vërtetë të artit ikonografik.

Dhe më shumë

E më tej akoma. Për kosovarët që e kanë mbushur me nderime pa fund, premtoi që porti i Shëngjinit do të ishte për zhvillimin e ekonomisë së tyre. Por ajo u tret në ujin e Shëngjinit ashtu si dhe premtimet se do mbaronin faturat afrofe të energjisë elektrike. Në ditët e fundit, ka mbetur një nga premtimet, që është harruar sakaq se do shembte ndërtimet pa leje në bregdet. Premtoi strehim për të gjithë, por ende sot janë gati 75 mijë familje të pastreha. Punësimi i premtuar i tij dhe i shpurës së tij sot na rezulton me plot 2675 ndërmarrje të mëdha, të mesme e të vogla, ndër to 8 kombinate, krejt të mbyllura duke lënë rrugëve rreth 1 milion shqiptarë të papunë plus 1 milionë të tjerë, që tashmë dergjen në emigracion. Dhe, më shumë akoma, vdekjen e atyre qyteteve industriale, për të cilat u premtoi në fushatat e tij me tallave se do të lulëzonin. Me plot mijëra familje që kanë mbetur në dorë të ndihmës ekonomike.

Për të gjitha këto premtime shpresoi që të paktën më 28 Nëntor të kishte VIP-at e mëdhenj si Erdogani, Hillari Klinton, Merkeli, Berluskoni, etj. Por me sa duket, ashtu si premtimet e tij, edhe Shqipëria do ketë një nga protokollet më të dobëta në këto festime. Dhe bëmat s’mbarojnë këtu. Në javën e fundit të tetorit 2012 edhe dokumentin e pavarësisë e shpërnguli në Durrës! Thjesht për të na tollovitur të tërëve në patologjinë e tij, që duhet marrë shumë seriozisht.

E ky mal me premtime të pambajtura, Berishën, më shumë sesa një Pinok, e tregojnë të çekuilibruar, dhe, ne të gjithëve, si një nga vendet më paradoksalë të Evropës. Të paktën, këtu i lë pas edhe Dodikun bashkë me Gruevskin…

 

Premtim-lista e Berishës

-Të ftuar në ceremoninë e 100 Vjetorit: Erdogan, Hillari Klinton, Merkel, Berluskoni…

-Ministria e re e Jashtme do ndërtohet në godinën e Hotel “Dajtit”…

-Ndërtimi i Godinës së re të Bibliotekës Kombëtare…

-Pastaj, për Godinën e Bibliotekës Kombëtare do përshtatej Piramida

-Do ndërtohej Teatri i Ri Kombëtar

-Pastaj, për Teatër Kombëtar do përshtatej Piramida

-Do bënte një Parlament të ri

-Pastaj, u anulua dhe u vendos të bëhej atje ku është Piramida…

-Do prishim të gjithë bunkerët

-Do ndërtonte monumentin e Azem Hajdarit te Parku “Rinia”, më pas te Kryeministria

-Do ndërtonte Obeliskun e të Përndjekurve në sheshin përpara Piramidës.

-Do ndërtonte Muzeun e të Përndjekurve në Burgun e Spaçit.

-Për 100vjetorin e lindjes së Nënë Terezës do të ndërtonte Muzeun e Nënë Terezës

-Do ndërtonte cirkun e ri të Tiranës

-Do ndërtonte stadiumin e ri kombëtar

-Do të vendoste Bustin e Pjetër Arbnorit para piramidës

-Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës do e shndërronte në Panteon Kulture

-Janar 2009, do bënte një ditë përkujtimi për të përndjekurit

-Premtoi dy salla kinemaje, auditorium muzike, një sallë teatri, sallë leximi, bibliotekë nëntokësore, galeri arti, qendër rinie multifunksionale, të gjitha këto nën kupolën e xhamtë të Piramidës.

-Ndërtimin e një parku tjetër si dhe Korridorin e Lumit të Tiranës (E mori dhe Basha)

-Premtoi se do çonte në Vlorë më 28 nëntor Shakirën, Rihanën dhe Ledi Gagën

-U premtua Monumenti i Pavarësisë, por në pak kohë që ka mbetur mbetet e dyshimtë vendosja e tij në kryeqytet…

-U premtua mauzoleu i familjes Mbretërore…

-U premtua ndërtimi i monumentit të Ismail Qemalit, por u nxor nga muzeu vepra e Paskalit

-Premtoi të ngrinte monumentet e Zogut, Hasan Prishtinës, por ata janë ende duke u bërë

-Premtoi një muzeu të artit ikonografik në Korçë

14 komente në “Piedestalet pa monumente të Berishës…”

  1. loni says:

    kjo do te thote qe shqiperia po ndryshon,,por ju i doni brenda dy mandateve,,ai nuk tha keshtu,,do ti bej tha derisa te iki,,po nuk ka ikur,,keshtu qe ka kohe akoma per ti realizuar z andoni,,derisa te iki ato premtime do mbarojne,,sali berisha eshte malsor dhe premtimet malsoret i mbajne,,apo nuk eshte keshtu o malsore,,prandaj mos e gjykoni kote kryeministrin tone per mosrealizimet e premtimeve,,ka kohe derisa te largohet nga pushtetiti,,klm z andoni..

    1. mali fusha says:

      ME GJITHE MEND I BESON KETO QE THUA? TI QOFSH OR MALESOR PREJ PUKET.

      1. Dean says:

        Kam pershtypjen se po tallet,loni.Nuk e ka seriozisht.
        Por Zoti Ben Andoni ka harruar edhe premtimin me Spektakolar,si qershia mbi torte,qy ka bo BACA i gegvet:Trenin ”Orient-Express”
        Peqin-Tiran-Prishtin-Pekin…..lol.Shiko kur te rizgjidhet edhe 1 here tjeter ne zgjedhjet e ardhshme,ajo MONSTER.
        Oh sa mire me ken shqyptar,ohej.

    2. dmc says:

      LONI!e ke gabim se je tru thare the injorant.ky per te cilin ti flet eshte MALOK jo MALSOR por inteligjenca jote nuk mund te bej dallimin.MALOKU ska bes o lum miku.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Mbaj tufen (ajo qe ka ngelur aty) me perralla dhe gjebura derisa te vdesesh…Keshtu eshte kur Europa le injorancen te izoluar per interesat e tyre…

  3. Arberor says:

    Kjo eshte preformanca e Saliut, atehere c’te presesh nga tallavaxhinjte e tij qe shkojne te preformojne Evropes? Keto premtime jane vetem maja e ajzbergut. Pa diskutim, bej premtime te reja, te harrojn te vjetrat, e keshtu lista shtohet, por asgje nuk behet!

  4. zyber says:

    Ka per me teer se 22 vjet qe ai nuk di se cfar flet. Ndoshta mund te jete rast unike ne histori boterore i nje lederi, per te thene i vetem qe gjthmone dhe ne cdo rast i flet goja dhe jo mendja.

  5. VERONIKA says:

    Salijaaa-ça po shkruan ky gazetari mo??ndigjon ,lexon ça po thone kta?
    po te shajne *kamunistat*,dil neser atje te kopshti,tregoju kalamajve,sa koka njerezish do marresh dhe do i çosh atje te piedestalet…dil folu per mrekulline demon-kratike,tregoju qe per 2 mandate bere 55 mutimiljoner…ku pyet per ca koka bustesh ti–fol fol qe mos te flasin me kta kamunistat…pse nuk te shpelan nje mortje–kur do te besh shtet dhe ti!
    sapo pashe qeverine e 1912…ministri i aresimit-LUIGJ GURAKUQI–SOT MYQEREMI…myqe nga truri–dhe ne do bejme shtet–upupupu shteti i analfabeteve…1912 MYFIT LIBOHOVA–sot FLAMUR NOKA….minister Muli…
    jooooo nuk ke çfare te thuash me….

  6. Horri i Bulevardit says:

    A ekzistojne me skulptore ne Shqiperi, apo per te bere monumente duhet te marrim skulptore nga jashte, se meqe ata qe ishin bene disa monumente te Enver Hoxhes, jane komuniste, ata qe bejne kenge per Sali Berishen jane demokrate, qe une i them me plot gojen jane pederaste dhe muter.

  7. frediel says:

    tja bej sales nje permndore ne vicidol me nje cjap te tredhur ne krah se i takon per te mirat qe i beri shqipris keto 22vjet

  8. Evgjiti says:

    po tunelin Tirane Elbasan…?

  9. ILIRET says:

    O Ben, te lumte per artikullin. Oho, sa premtime dhe genjeshtra ke harruar? Faji eshte i opozites, qe nuk mban shenim, se ai sa here qe flet, leshon ndonje brockull.
    -:pPo 9 mije km rruge. – :oPer lidhjen e fshatrave me rruget nacionale.
    -:Dper asfaltimin e te gjitha rrugeve qe shkojne ne bregdet.
    -:>25 milion rrenje ullinj.
    -:parroret.
    -:xzhdukja e ambalazhit plastik, qeset e letres.
    – ;>kabinetet e informatikes ne cdo shkolle.
    -8-)aeroportin i Kukesit.
    – ;(sheshi Skenderbej.
    -:@aksi rrugor i jugut.
    -;)teatri i komedise,vec nga ai kombetar.
    -:)Superfuqi energjitike.
    -;(kampi energjitik ne Karaburun.
    -:/zhdukjen e te gjitha pyjeve, qe do edhe pak ta realizoje.

  10. Eri says:

    Ia ka bere tricepshin Azemit sikur me qene Shvarceneger.
    Kam frike se pas 50 vjetesh do dali nipi i Fevzos me nje liber ku ta quaj Saliun pederast thjesht e vetem duke pare permendoren e Azemit apo duke gjetur diku ndonje filmim te Sandrit duke sharre bacen si pederast.

  11. migena says:

    Pa shume komente por duke ju referuar te madhit Migjen, do ta quaja “idhujt pa krena”.Me tej vishni statujat e zhveshura te demokracise se jemi ne vjeshten e trete.Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje