Amerika mban sot zgjedhjet presidenciale, me një garë shumë të ngushtë mes dy rivalëve, demokratit Barack Obama dhe republikanit Mit Romney.
Analistët politikë thonë se vetëm një numër i vogël shtetesh do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara nuk vendosen nga vota popullore por nga një sistem i kolegjit zgjedhor, sipas së cilit rëndësia e çdo shteti në rezultatin përfundimtar është në përputhje me numrin e popullsisë.
Disa anketime shtetesh të veçanta tregojnë se zoti Obama udhëheq me një diferencë shumë të vogël në shtetet më të rëndësishme, që mundet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Krahas me garën për postin e Presidentit, sot zhvillohet edhe gara për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 vendet e Senatit. Në përgjithësi, analistët thonë se republikanët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Demokrate mund të ruajë një shumicë të vogël në Senat.
Votoni 0bamen se Klinon Obama Reeker dhe Arvizu çertifikiojn cdo vit Qeverin legjitime te Sali Berishes.
O Lon francez k…i qe thua ne France se rruan njeri per zgjedhjet ne Amerike. Shikoji faqet e para te gazetave te zhabaxhinjeve franceze cfare kane. Fillo me “Le Monde”. Jo vetem viktimat franceze qe e mbajne veten per p semash por qe si q askush ne bote, por nje bote e tere!
Votojne Obamen, per mend qe s’kane!
@Ton; lon talibani flet per pjesen afrikano-veriore te popullates ne France…ne mes te tyre jeton xhihadisti me mjeker me yndyre!
Ku e gjetet se Obama udheheqme rezultat te ngushte.Apo ju jepni akoma lajme te vjetra. Sondazhi i fundit perfundimtar eshte ROMNEY 49% dhe Obama 48%.
Thirrja e fundit, votoni Romnin, se me Obamen do beheni pishman neser.