Ja pse Ministri i Mbrojtjes është shitës i pronave të ushtrisë!

7 Nëntor 2012, 19:53Politika TEMA
Ja pse Ministri i Mbrojtjes është shitës i pronave të

Nga Piro Lutaj

Zoti Ministër. Ke deklaruar dhe vazhdon akoma të deklarosh se Ministria e Mbrojtjes nuk shet prona. Po të konfirmoje të kundërtën e kësaj që thoni ju, nëpërmjet një dokumenti të firmosur nga auditimi i Ministrisë së Mbrojtjes, një ekstrat, të të cilit po ua vë në dispozicon edhe gazetarëve, vijoj …

 

RAPORT

Mbi auditimin e plotë me objekt: “Vlerësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare në ish- Komandën Mbështetëse (Komanda dhe Shtabi, ish- Reparti Ushtarak nr.4001), Tiranë.

 

Përmbledhje ekzekutive:

Në zbatim të Programit të auditimit, miratuar nga Ministri i Mbrojtjes, nr.12071, datë 23.12.2011, për kryerjen e angazhimit të auditimit me objekt “Vlerësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare në ish- Komandën Mbështetëse (ish- Reparti Ushtarak nr.4001), Tiranë.

Auditimi u krye për periudhën 01.02.2009 deri me 31.07.2010 nga grupi i punës, i përbërë nga inspektorët/auditët, z.Agim Zenelaj dhe z.Tonin Tuci, me personat përgjegjës të ish kësaj strukture, ish shefi i financës së shtabit të KM, z.Armir Balili, ish- shefe e degës financës n/kolonele Figali Golemi, ish- shefat e logjistikes n/kolonel Jorgo Mino dhe kolonel Ilmi Laçi, ish- shefi i personelit n/kolonel Mehmet Baze, ish- shefi i furnizimit n/kolonel Janaq Prifti, i ngarkuar me detyrën e përgjegjësit për mbylljen e aktivitetit të veprimtarisë ekonomiko-financiare të KM për periudhën 1 mars 2010 deri me 30 maj 2010, ish- shefi i infrastrukturës, major Nikoll Tushi, i ngarkuar edhe me detyrën e përgjegjësit për mbylljen e aktivitetit te veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën 1 qershor 2010 deri me 31 korrik 2010, ish- komandanti i togës së shtabit, toger Bledian Dule dhe ish- komandantët e Komandës Mbështetëse (rep.ushtarak nr.4001) Tiranë, për periudhat që kanë drejtuar; Gjeneral Brigade Vladimir Qirjazi dhe Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi si dhe komandantin e Brigadës Logjistike, strukturë e cila ka thithur aktivitetin e ish-KM, Kolonel Bardhyl Hoxha.

Auditimi nga grupi i punës u realizua nga data 28.12.2011 deri me 20.02.2012.

Faqe 55……………..Nga auditimi i kryer në fushën e administrimit, për regjistrimin e vlerës së pronës nr.11 me emërtimin “Klubi sportiv Partizani” rezulton se veprimet e kontabilizimit të kësaj prone janë kryer në mënyrë ekstra kontabël dhe pa dokument.

Sipas protokollit të Dhomës së Noterisë, Tiranë, me nr.3553, rep. dhe nr.661 kol., të mbajtur mes palëve shitësi Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, përfaqësuar nga z.Urim Muja, drejtor dhe Ministria e Mbrojtjes, Komanda Mbështetëse e përfaqësuar nga Komandanti i KM, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, sipas autorizimit të Ministrit të Mbrojtjes nr.6927, datë 15.10.2009 dhe blerës pronaret përkatës … Rezulton se kjo procedure është bërë në kundërshtim me kreun III, Dokumentimi i veprimeve ekonomiko-financiare, neni 7 i Ligjit nr.6942, datë 25.12.1984 “Për ruajtjen, administrimin, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, nenin 6, të ligjit nr.9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i ndryshuar, Kapitullin I, pika 2, germa c, dokumentet kontabël, të VKM nr.783, datë 22.11.2006 “Për përcaktimin e standartëve dhe rregullave kontabël”, dhe ngarkon me përgjegjësi grupin e punës dhe ish shefin e financës së shtabit të KM, në zbatim të nenit 23, shkeljet dhe dënimet, të Ligjit nr.9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i ndryshuar, nenit 71, kundërvajtje administrative, germa “ë”, të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.

Kontrata e shitjes është bërë për sipërfaqen totale 26.524 m2, …, nga 28.000 m2 që është në fakt, në bazë të VKM nr. 515, datë 18.07.2003, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, inventarizuar si prona me nr.11, ose me një diferencë afërsisht 1.500 m2, ndërsa krahasuar me proces-verbalin e marrjes dorëzim nga komisioni i ngritur për këtë qellim, referuar matjeve të Institutit te Gjeografisë Ushtarake, kjo sipërfaqe është 31.000 m2, dhe diference e pasqyruar në kontratën e shitjes arrin në sasinë prej 4.478 m2, në favor të blerësit.

 

Kam edhe praktika të tjera të kësaj natyre, të cilat do t’i denoncoj kohe pas kohe.

Si përfundim po ju them zoti Ministër,

Së pari, Ju mashtroni opinionin publik kur thoni që MM nuk shet prona….

Së dyti, materialet që disponojmë, njërit prej të cilëve sapo iu referova, tregojnë që Ju, jo vetëm po i shisni pronat, por për më keq akoma po i dhuroni ato ku ju do qejfi, siç është rasti i 4.478 m2 në klubin sportiv Partizani.

Së treti, është kjo arsyeja që unë refuzoj të degjoj këtu herë pas here konferenca shtypi nga ana juaj, me të pavërteta të neveritshme dhe vazhdoj të insistoj se mbyllja që i keni bërë MM, duke bllokuar mbikëqyrjen parlamentare, nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.

Ju kujtoni se po i fshihni bëmat Tuaja, por ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë ato përditë.

 

20 komente në “Ja pse Ministri i Mbrojtjes është shitës i pronave të ushtrisë!”

  1. loni says:

    e shikoni ju demokratet se kush eshte me grekun,,flisni tani o ben chikago o njeshi i shiperise bashke me maloket e tjere qe nuk jeni tradhetaret e ketij kombi,,me thuaj nje malok patriot te the se kush je,,vetem kryeministrin mos e permen se ai eshte shqiptari me patriot qe ka p[asur ky vend,,,mir ben komunisti…

    1. Lame Duka says:

      Ky do e haje keq fare. Sala ka per ta djeg keq qe te shpetoje vete!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/gjeneral-imami-viti-97.html

  2. Enver Hoxha says:

    Popull shqiptar, zgjidhni nje perfaqesi nga gjiri juaj dhe dergoini ne Athine, per te marre pak eksperience se si mund ta rrezoni saliun, sduhen shume, nja 50,000 veta, pa arme, vetem me hunj, po patet arme sju duhen kaq shume popull, vetem nje komando nja 10-veta dhe ma sillni saliun ketu se me eshte mbushur uturaku plot dhe skam njeri kush te ma zbraze.

  3. Sepse eshte i korruptuar kryetari i qeveris Berisha

  4. kuksjani says:

    Mjer populli, se ai e ka siguruar per brezat e tij.Ligje ka vetem per fukarejt,per keta maskarej nuk fuksonojne as ligj e as maliqi.VETE LIGJE ,E VETE MALIQ jANE.

  5. dc says:

    per maloke,apo jugore,isoj jane per mu,,,,por per ju te kuqte, si ty loni,ndjej neveri

    1. altin says:

      Loni?! Pse paska malok me emer Loni!!!!!!!!!!Uauuuu.Mjauuu.Hummmm.

    2. ciu says:

      po ti me cfare e pe lonin qe qeka i kuq apo ke aftesi telepatike. po ju te pagdhendurit e saliut kur nuk keni cfare thoni keni gjet shprehje “i kuq” dhe kush i thote mor amon gjithe sekretaret e partise se kuqe. se qe ta dish mire komunisti me i rrezikshem eshte ai qe shan e peshtyn sojin e tij. po ju dukeni qe nga larg qe jeni kuq flake se rrezik akoma pardesy gri deri n’fund te kembeve mbani akoma si ne koherat qe keni debulese. po gjeni argument shoku per temen ne fjale mos na hudhni dengla leshi.

    3. zefi says:

      Me ne te KUQTE mos u GRRIC shume ti plehre e Berishes,se do ta bejme kurrizin SHOSHE se shpejti!!

  6. safeti says:

    Germo Tare germo aty kam qenin e ngordhur une. Se kuptoj clidhje ka shitja e pronave te ushtris me ministrin e mbrojtjes.

  7. KASAPI says:

    nuk kuptoj se edhe kur ka nje skandal sheshit shume vete vazhdojne e bejne simpatizante te qeverise sikur ate mos ta kete prekur ky dem nqs une mbeshtes nje parti qe ben lloj-lloj pazaresh jam une i pari qe ndihem i ofenduar e i demtuar 2 here sepse i kam dhene voten… pra me takon mua te jem sulmuesi i pare prandaj te dashur bashkeatdhetare kur votoni i jepni vetem te drejten te qeverisin mire dhe jo te drejten e pronsise

  8. Jani nga Himara says:

    Gjenerali i vitit 1997 eshte spiuni i Amerikes

  9. ardian says:

    o loni ti mire e ke me ate te ashtuquajturin ben cikago leshi po ke harruar ate tjetrin te degjeneruarin kelmendas po vetem tradhetaret e te degjeneruarit i shkojne pas sali psiqikut se i mban me rrashte lepihen me si qener prapa saliut ….

  10. Mallakastrioti says:

    …Gjuha Shqipe….ose po Varferohet , ose po “Pasurohet” me Fjale si (Auditimi)….per mendimin time ..nuk duket si Fjale Shqipe…duket se eshte Shpikje e Demokracise Shqipetare…di fjale si..Autodidakt…..
    perkthyer ne Shqip(Vetediktues-oj)…por (Auditim)….
    …Sa Per Kolonelin Grek Arben Imami..po e bene Shume mire Punen e tije duke Shitur Pronat Shteterore….hajt se po ja “Falim” se fundja Toke eshte ajo…kur shohim se Kryetar-Sali Vicidollovici Fali detin, po eshte e vertet qe keta i kane Shitur Tanket Shqipetare 1300-te per Skrap te Greku?????Tani nese dikush do te thoje se ishin te “Vjeter”, nuk ma mbush dot Mendjen, sepse Tanku eshte kunder Kembesorise..po me mire te Vjeter se pa te…..te vjeter ne teknologji..por jo se ishin te Perdorur….dhe cudia me e madhe eshte se u “Shiten” ne Greqi???Pse??

  11. Treviso says:

    Ku vjen ere e keqe nuk eshte pa gje.
    Ju po kontrolloni vetem ministrine e mbrojties. Mendoni se ministrite e tjera jane me mire? Jane me berrnut se e mbrojties. Mafja ka hyre ne te gjitha arterjet e shtetit. Shteti eshte kalbezuar 100% prej mafjes. Kush e kundershton,le te pranoje kontroll parlamentar te perbere nga opozita.
    Nje shtet qe don te heci perpara, pika e pare e punes eshte: Kontrolli parlamentar per zbatimin e ligjeve ne qeverisje. Qeverise shqiptare i ka munguar me vite ky kontroll dhe e ka çuar vendin ne kete gjendje, qe çdo femije qe lind, lind me borxhe.

  12. mirel says:

    kjo ndodh me shume me ushtrine se kasta ushtarake ne shqiperi u khtye ne roje private e berishes dhe imameve qe erdhen njeri pas tjetrit.
    Ne vend te pushkeve ngjeshen ne brez gavetat dhe dolen te uritur per ndonje lemoshe..
    Legenat e ushtrise duken vete, njeri me i shtrember se tjetri dhe e kane per nder, fshataret e graduar nga berisha.

  13. flori says:

    kjo eshte te besh si gore rrugesh. po ke gje coje ne prokurori e gjykate jo te besh goren. pronaret e tokes e cuan ne gjykate per shpifje taulant ballen dhe i thane jepi tani si zotni jo si buce. familjet pronare kishin te hipotekuar mbi 60,000 m2 toke qysh prej 2005 ndersa pak rendesi ka nese klubi kish 26 apo 30,000 m2 toke pasi kjo eshte e pronareve ne zrpp deri dyfishi i saj ndersa bert xhani kish uzurpuar token pa asnje leter me shtetin por me rryshfete ndaj ushtarakeve, ndersa ministria e mbrojtjes dorezoi vetem godinat e vjetra te rrenuara, te vleresuara nga ministria ekonomise dhe bashkia e edi rames dhe per te cilat pronaret paguan gati 1 milione dollare tek ministria e financave. pak rendesi ka nese njeri kapter mendon se klubi kish 26 apo 30000 m2 toke se toka nuk ishte fare e ushtrise por e pronareve, godinat qe ishin te ushtrise ishin uzurpuar nga xhani dhe uzurpatore te tjere dhe pronaret e vjeter perfshi marko bellon nga e shoqja paguan shtetin.

  14. ciu says:

    ky trapi ka per tu djeg keq per leket qe ka nda me komandantin ky do haje komplet tullumin. po ky eshte i trashe nga natyra dhe eshte perfekt per keto pune se nuk i dridhet dora te firmosi per komandantin e tij sali sa here qe ia kerkon ai. dhe vete figuron qe ta haje neser pasneser. tamam perfekt per keto pune, prandaj i gjen saliu dhe ka mbushur gjithe kabinetin e ministrave me handikapate dhe me presidentin i ka vene vulen. qe ta hajne te gjithe me vone jo vetem saliu, ky saliu rrezik del i palagur se ia ka shperndare fajin gjithe ketyre trapave qe kane bythe ne vend te trurit

  15. Horri i Bulevardit says:

    Ekonomi tregu, shit cfare ti bjeri ne dore dhe shite shpejt, se po u vonove, vjen tjetri mbas teje dhe e shet.
    Ska rendesi se e kujt eshte prona, keshtu sic kane vajtur punet, ish pronaret duhet te ngrejne duart lart dhe meqe voten ja japin Sali Berishes gjithmone, ta mbyllin gojen dhe te shkojne te punojne ne ish pronat e tyre me nje rroge sa ti doje qejfi pronarit te ri.

  16. qytetar says:

    PËR TË VJEDHUR BËJNË GJITHSHKA.
    Deri në 2012 u përdor një stemë per fa me shqiponjën e kuqe greke të vorioepirit, të vendosur ne një sfond të zi.
    Deri në 2012 u përdorën flamuj të pa miratuar nga forcat.
    Në vitin 2011 hiqen të gjitha stemat, FA ka vetëm një stemë, sipas sistemit Kinez.
    Në vitin 2011 hiqet kesula Shqiptare, e gjith FA do të kete kesula të modelit Serb.
    Në vitin 2011 hiqet dekoracioni Shqiptar i strehës, ai do të jenë Turk.
    Në vitin 2011 hiqen kordonet e kapeleve dhe zëvëndësohen me shirit metrazh Turk.
    Në vitin 2011 hiqen fare gradat ceremioniale sipas forcave për të gjith FA.
    Në vitin 2011 hiqet fare gradat e luftës sipas forces për të gjith FA.
    Në vitin 2011 hiqet gradat Shqptare të FD dhe vendoset sistemi Italjan.
    Në vitin 2011 hiqet simbolet Shqptare nga gradat e nënoficëreve, dhe studentëve në të gjith FA, hiqen dhe dradat e luftës.
    Në vitin 2011 kthehen petlicat sovjetike dhe shënjat Shqptare në të gjith FA.
    Në vitin 2011 hiqen komçat me simbolikë Shqptare, dh zëvëndsohen me të huaja.
    Në vitin 2011 hiqen korgonët me thurje Shqptare nga tradita monarkike dhe zëvëndësohen me të huaja dhe pa rregull hierarkik.
    Në vitin 2011 hiqet gradat Shqptare të FD dhe vendoset sistemi Italjan.
    Në vitin 2011 hiqet uniforma Shqptare e Orkestrës së FA dhe vendoset ajo e tipir Rus.
    Në vitin 2011 hiqen uniformat Shqptare të ballos dhe vendosen ato të modelit Turk.
    Në vitin 2011 hiqet berret Shqptare dhe vendosen ??? hiqet fare berretta gri.
    Në vitin 2011 hiqen togzat me simbolikë Shqptare sipas forcave.
    Në vitin 2011 hiqen shënjat Shqptare të armëve sipas forcave.
    Në vitin 2011 hiqen shënjat Shqptare të trajnimeve sipas forcave.
    Në vitin 2011 hiqen shënjat Shqptare të shkollave sipas forcave.
    Në vitin 2011 hiqet simetria në shënjat e specialiteteve.
    Në vitin 2011 hiqet shënja e republikës.
    Në vitin 2011 flamuri kombëtar Shqptare vendoset në pozicion inferjor pas mbi të vendosen skude me shënja të marra nga internet.
    Në vitin 2011 hiqen shënja e flamurit Shqptare, zëvendësohet me nje baxhë me shirit të zi mbi kokat e shqiponjëst për të gjith FA.
    Në vitin 2011 hiqen emblemat Shqptare e forcave dhe reparteve dhe zevendesohen me badxha karore me simbole të ndryshme të marra nga interrneti.
    Në vitin 2011 hiqen të gjitha stemat e krahut Shqptare, dhe zëvëndësohen nga një model i cili rrethon në zi një shqiopnje dykrenare mbërthyer nga skude te ndryshme me simbolika të marra nga interrneti.
    Në vitin 2011 për të gjith FA përdoret një stemë, një shqiopnjë dhe gjasht simbolika të marra nga interrneti.
    Në vitin 2011 në të gjith FA perdoren modele uniforme Turke.

    NË 100 VJETOTIN E PANVARSISE KY ËSHTË TURP I MADH.
    Këto do të jenë shëmbujt historik të të ardhmes në favor të anti Shqiptarëve, emetuar nga anti Shqiptarët në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje