Skema e re piramidë, CEZ krijon kompani fantazmë për të transferuar aty paratë

7 Nëntor 2012, 19:22Politika TEMA
Skema e re piramidë, CEZ krijon kompani fantazmë për të

Kompania CEZ Shpërndarje krijon kompani të tjera që nuk bëjnë asnjë punë, por marrin miliona nga kompania nënë në Shqipëri

Para pak ditësh Banka Botërore ngriti alarmin se CEZ në Shqipëri nuk ka investuar dhe ka qenë një dështim.

Ndërkohë deputeti socialist, Arben Ahmetaj ka denoncuar një skandal të rëndë të kësaj kompanie, e cila po krijon firma fantazmë për të depozituar aty paratë pa bërë asnjë punë.

“Ka shumë ditë që shqiptarët bëjnë pyetje se ku shkojnë paratë e CEZ shpërndarje, ku shkojnë paratë e tyre, ku shkojnë paratë që mblidhen nga abonentët dhe si është e mundur që CEZ shpërndarje dhe ajo që ajo bën vazhdon të ngelet në errësirë. Përgjigjen duhet ta japin institucionet shtetërore, së pari duhet ta japë qeveria shqiptare dhe së dyti duhet ta japë Enti Rregullator i Energjisë të cilët janë përgjegjës të drejtpërdrejtë të monitorimit dhe mbi të gjitha përgjegjës të drejtpërdrejtë të krijimit të kësaj piramide të re që rëndon në kurrizin e shqiptarëve. Megjithatë, ne si opozitë jemi munduar dhe sot do të hedhim dritë rreth këtij fakti,” tha Ahmetaj.

Po si funksionon kjo skemë? CEZ krijon kompani të tjera që marrin miliona euro pa bërë asnjë gjë.

“Por ne i tregojmë shqiptarëve një nga instrumentet sesi transferohen paratë nga portofoli i CEZ në portofol të kompanive të tjera dhe konkretisht të kësaj kompanie që quhet CEZ Albania.

Çfarë bën CEZ Albania për CEZ Shpërndarje. CEZ Albania është kompani e dizenjuar për të bërë konsulencë. Konsulencë për çfarë?! Këtu fiksoheni këtë kompani, e cila ka marrë në vite sasi të konsiderueshme parash, ka faturuar sasi të konsiderueshme parash ndaj CEZ Shpërndarje. Një nga elementët ku shkojnë paratë e shqiptarëve është këtu brenda. Këtu kam sjellë një grafik të shpenzimeve të konsulencës që CEZ shpërndarje faturohet nga CEZ Albania. Shikoni sesa para faturon CEZ Albania për shërbime konsulence. Në 2009, 2.5 milionë dollarë. 2.5 milionë dollarë shërbime konsulence, një kompanie monopol, e cila jo vetëm që nuk e ka përmirësuar menaxhimin, por ka zeruar pasurinë e shqiptarëve. Në 2010, 7 milionë dollarë. Në 2011, 12 milionë dollarë dhe vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2012, 1 milionë dollarë. Një pasuri e tërë mbi 30 milionë dollarë të cilat faturohen në favor të CEZ Albania për arsye që duhet t’i dijë qeveria shqiptare dhe Enti Rregullator,” tha Ahmetaj.

Ndërkohë deputeti socialist solli edhe një faturë të një shtëpie të pabanuar (FOTO POSHTE), e cila është faturuar 1 milion lek të vjetra.

“Kjo është një faturë që unë do t’i lutesha medias edhe ta investigonte. Është një shtëpi e pabanuar, kjo është një faturë reale. Kjo është një banesë bosh e faturuar 104 mijë lekë, pra mbi 1 milion lekë të vjetra. Merrni ekstremitetet e faturës, mund ta investigoni, ky është një abuzim i drejtpërdrejtë, në sytë e Entit Rregullator, në sytë e qeverisë shqiptare. Shembuj të tilla kanë ardhur me shumicë këto ditë. Të dyja dhe qeveria shqiptare dhe Enti Rregullator hesht përballë këtij abuzimi, ndërkohë që në transparencën që po i bëjmë pagesave brenda rrethit të kompanive të CEZ-it, do të habiteni që ka pagesa 250 dollarë orë për konsulencë. 200 dollarë për orë për konsulencë. Pagesa në një orë që merr një nga menaxherët e CEZ Albania është baras me pagesën e një mësuesi në muaj”.

10 komente në “Skema e re piramidë, CEZ krijon kompani fantazmë për të transferuar aty paratë”

  1. anonim says:

    Ja kane gjet ketij populli,i kane vene ne zbatim shprehjen e vet idiote, qe eshte unikale ne bote, “q..i nenen te te thoje baba”, sepse vetem nje popull idiot rri e fryn syte si ky popull “trim”, “krenar” e “liridashes”, e pirdh, pirdh….

    1. Zef Shtjefni says:

      Baca i di ma mir kto punt e mdhaja. Duhet me ndigjue nji her at e masandej me debatue.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-2012-small-electrical.html

    2. A e ke fjalen per Doktorin a?

  2. Enver Hoxha says:

    Shekojeni njehere kete pune se mos ka gisht edhe ai saliu se njehere nexhi me ka thene mua se ki saliu ka dore, se i mungonte nje pirun, kur i dhame nje cope embelsire per ta qerasur, dhe kur nexhi e mori pjaten, mungonte piruni, vendosem ta kontrollojme here te tjera, po qysh atehere sna humbi me asnje gje.
    Por them shekojeni njehere se ndoshta i eshte kethyer zanatit te vjeter.

  3. iliri uk says:

    une ne mes te anglise harxhoj diku tek 4000 kw ne vit baraz me 650 pound ne vit qe per koincidence ne lek eshte sa kjo fature mujore. rrezultati n shqiperi ose jane me te pasur ose jane budallenj qe lejojne t’u behen gjera te tilla. cohuni o ju marrte lumi cohuni cfare prisni me?

  4. Ilir Guri says:

    Ilir ne UK.
    Po nuk dijme se behet me keq ashtu na ka thene Berisha se CEZ eshte kompani qe ka ba marreveshje me udheheqesin e madhe Berishen dhe ate marreveshje e ka aprovuar edhe Topalli. Me u ngrite na leshon policine e na myte krejte, jemi mire rrime urte dhe kurrkush nuk na thote gje. Si kane thane te mocmit qingji i urte ndergon 2 nena. Por skemi dele ala por do lindin shkojme ne treg dhe i blejme pastaj qingjat i shesim Berishes se i duhen!Nuk kemi ase nje shoke qe tu flasim nena eshte plakur baba ka vdekur dhe vellai menon qe do behet me mire ne zgjelljet e ardheshme ne ket muej do shkojme ne Vlore.

  5. Fred says:

    Na e bejne kaq mire sa s ka.Fajin e kemi ne,por ky popull mbetet i dyzuar mes kanibalesh qe nuk paguajne dhe sillen si te forte ne kapitalizem duke mos kuptuar se ne c fare shoqerie jetojme,dhe nje pjese qe paguan ne menyre civile,dhe si per ta lare mutin me shurre futen edhe keta hajdutet e ndyre te CEZ it me licence per te vjedhur e ndoshta per ti ndare parate me ca firaune te tjere qe per ti vene kapak gjithe kesaj ndyresie do “ta debojne” CEZ in nga SHqiperia duke na e shitur pak me vone kete si nje gjest me sfond gati patriotik qe “mbron ” interesat e konsumatorit,e per ti lene vend ndonje hajduti tjeter qe do te filloj te vjedhe edhe ai.Duket sheshit qe ketu ka vend vetem per hajdute dhe hajduteri

  6. LORA says:

    Qyshkur socialistet krijuan ndarjen mafioze te KESH-it ne tre sektoret;
    Sistemin e prodhimit,Sistemin e transmetimit(OST) dhe sistemin eshperndarjes (OSsh) me administratat respektive te fryra si shushunja te parase publike,,,qysh atehere cmimi i energjise vetem rritet e rritet.Ajo fare energjie nuk eshte mall qe transportohet me maune nga njeri sistem tek tjetri;ajo eshte per fat, e vazhduar nga hidrocentralet tek konsumatori.
    Pse te mos vjedhe CEZ-i,me nje dore ndihme nga ERE apo nga dr.dhjeramani???Ky eshte nje sistem i ligjeruar me konsensus,nga te dy palet qe bejne ligjet e dhjera,per t’ja kaleruar djerses e pasurise se shqiptareve.Kujt ja tregon Ahmetaj dhe te ngjashmit e tij,grabitjen e shqiptareve nga CEZ-i e dreqi me te birin???????
    Meqe nuk ka pergjegjshmerine minimale per te bere nje ndjese publike per shtetin gangster qe e ndertuan ne kurverimin e pareshtur politik dhe dashurite e tyre konsensuale,eshte e mira ta mbylle fort gojen dhe te pirdhet nga politika.

  7. ciu says:

    po mos te marri baca 50% a me shume te ketyre mashtrimeve te cez-it e kishit pare kete kompanine ti merrnin me hu e ti fusnin ne burg qe javen e pare te kontrates me shtetin. por ketu vetem me qene i lojtur mos ta dish qe merr klani i ujqerve pjesen e luanit qe nuk ndihen fare.

  8. shpatar says:

    Keshtu do rrokulliset shqiptari ne se nuk meson te denoje hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje