“Po pse, ti qenke?!”

8 Nëntor 2012, 11:10Politika TEMA
“Po pse, ti qenke?!”

“Po pse, ti qenke?! Ti kërkon të më grabisësh mua? Unë desha të largohem, pasi e kuptova që ai më njohu, por më mbante me forcë brenda dyqanit dhe në këtë moment e qëllova,” ka rrëfyer në prokurori Jashar Meta, i arrestuari për vrasjen e tregtarit Petrit Kurti më 23 gusht në Yzberisht.

Deri para momentit të përballjes me pamjet filmike, Jashar Mata ka mohuar autorësinë, madje duke paraqitur edhe një alibi sikur në atë kohë që ndodhi krimi ishte me pushime me gruan.

Por, i gjendur përballë provave shkencore e në fund edhe përballë momentit të ngjarjes së fiksuar nga kamerat, Jashar Meta ka pranuar të pohojë gjithçka.

Madje ai e ka justifikuar veprimin si një moment pakujdesie, duke thënë se qëllimi ishte grabitja dhe armën e ka shkrepur duke dashur t’i ikte nga duart tregtarit Kurti, por nuk donte ta vriste.

10 komente në ““Po pse, ti qenke?!””

  1. e verteta says:

    Burg perjete kriminelit.

  2. Kapterri says:

    Gjynah qe videoja e Metes tjeter qe vjedh pa arme nuk u konsiderua si prove shkencore.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Mos ki merak se ja ve avokati ne dukje gjyqtarit.

    2. Prove nuk osht shkencore nrast se bie ndesh me vullnetin e Doktorit. Kuptonja mire ket qe po ju them

    3. fatmiri says:

      O ti kapterri! Videot qe merren si prove jane te percaktuara me ligj nga parlamenti shqiptar. Psh ato te kryeministrise kur qellohet nga brenda jashte nuk merren per prove, kur qellohen nga jashte brenda merren si prove. Video e Metes eshte filmuar brenda dhe ka dale jashte, nuk merret per prove, po te ishte filmuar jashte e te kishte hyre brenda atehere do te ishte prove. Videot qe shan saliu me familje filmohen brenda ne parlament dhe gjykata nuk i merr per prove. keshtu e kane vendosur ata te parlamentit, s’ke ç’i ben. Ky eshte ligji! O shtet i pjerdhur!

      1. Kapterri says:

        I ke ra pikes Fatmir. Nuk kam se cfare te shtoj. Sot e tutje, perfshi edhe prokuorite, me mire t´i publikojne videot ne youtube se ndoshta fitojne edhe ndonje lek. Aty nuk pyet njeri a jane origjinale apo te manipuluara.

  3. Meri says:

    Vetem per Ilirin kamera nuk ka vlere, te tjeret e hane pa diskutim. Iliri nuk mund te denohet se video eshte “e rreme, e ripunuar”, ky djali kriminel digjet se nuk eshte Iliri. Drejtesi e kulluar shqiptare!!!!

  4. V&M.M says:

    burg te perjetshme qe na ka vrare njeriun ton te zemres..:( ?

  5. Eri says:

    Cudi qe paskan gjithe kete debat dhe e shoqja qe ishte ne dyqan s’e paska degjuar, apo thua Prokuroria s’ia ka shitur gazetave me pare kete bisede per efekt hetimi?!
    Ky plehra e ka thjeshte justifikim per te shpetuar burgimin e perjetshem.

  6. Leone-53 says:

    Per Shqiperine e tanishme (pas 90-tes) ka vlere vetem KANUNI I LEK DUKAGJINIT. Vrave, duhet te te vrasin ty (por jo njerzit e tu sic ndodh tani me gjakmarjen).
    Regjimi komunist te denonte per kete gjakmarrja u zhduk!
    Regjimi i tanishem (gjoja DEMOKRATIK) nuk te vret gjakmarja po lulezon, eshte normale qe keshtu do te ndodhte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje