Shërbimi diplomatik francez është më i miri në botë

8 Nëntor 2012, 20:19Politika TEMA

E thonë britanikët një gjë të tillë, duke vlerësuar francezët si mjeshtëra të interesave ekonomike të vendit të tyre. Ne e dimë se si Berisha bleu një deklaratë mbështetëse nga Sarkozi me disa helikopterë francezë. Madje duke hapur konflikt me amerikanët

Diplomatët britanikë janë udhëzuar që të marrin leksione nga ata francezë, nëse duan që të bëhen shërbimi diplomatik më i mirë në botë.

Sipas BBC, këshilla ka ardhur nga një panel këshilltarësh, që i kanë thënë Ministrisë së Jashtme se Franca është më e mira në botë për të çuar përpara interesat kombëtare.

Një nga këshilltarët tha se Franca njihet për mbështetjen e interesave ekonomike dhe tregtare.

Sekretari i Jashtëm, Uillam Hejg i ka vendosur ministrisë së tij një objektiv: që të bëhen shërbimi diplomatik më i mirë në botë brenda vitit 2015.

Për këtë arsye ai ka mbledhur një panel për të vlerësuar progresin, por edhe për ta krahasuar këtë shërbim me shërbimet e tjera në botë.

Në panel përfshihen rreth 60 politikanë, gazetarë, përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, etj.

Siman Fraser, kreu i Shërbimit Diplomatik, tha përpara një komiteti të parlamentit se paneli ka arritur në përfundimin se Franca ka shërbimin diplomatik më efektiv në botë. Britania vjen e dyta.

“Mendoj se ajo që vlen tek diplomacia franceze është se ata janë në një mendje kur bie fjala tek interesat kombëtare,” tha Fraser.

Ai tha se duhet marrë shembull se si diplomatët francezë i çojnë përpara interesat ekonomike të vendit përmes diplomacisë.

Ne shqiptarët e dimë mirë se si Sali Berisha e bleu me disa helikopterë francezë një deklaratë mbështetëse të ish- presidentit Sarkozi, pak përpara se të dorëzonte aplikimin për statusin e kandidatit. Madje për këtë çështje hapi konflikt me amerikanët, të cilët, siç del nga kabllogramet sekrete, u zemëruan jo pak me kryeministrin. Amerikanët garonin për këtë tender me një kompani të tyre.

10 komente në “Shërbimi diplomatik francez është më i miri në botë”

  1. raimondi says:

    Shume keq Sali bajga qe favorizoi francezet, sepse frabcezet nuk jane konsistente ne politken e tyre dhe e ndryshojne sa here ju vjen per mbare ….

    PS-ja duhet te bente mire te reagonte ne keto raste –se ka interesa por ka edhe aletate strategjike qe nuk duhen anashkalur per nje fjale qe mund te thote francezi

  2. Avokati says:

    Franca eshte shteti me i fuqishem ne bote, flas politikisht. Nuk ka armiq vetem kompromise dhe ja arrin qellimit sepse i di kush jane kuajt dhe “gomeret” . USA dhe Britaniket duan ta bejne “gomarin” kale kursi por eshte e pamundur. P sh, a behen shqiptaret superfuqi ne ballkan ? Vetem nje i cmendur mund te vej bast

  3. sks says:

    frana nuk eshte shteti me i fuqisehm ne bote.per mua usa eshte nje dhe rusia dy keto pole jane legjendare megjithese rusi ka rene prape rusia eshte rusi nje vend me miliona kilometra katrore dhe vend i pasur gjeografikisht.
    po du doje bytha amerikaneve dhe anglezve shqiperia behet superuqi pse jo??? a nuk ishte greku hic ne 1800 edhe e moren i bene histori ekonomi edhe superfuqi ne ballkan biles.

  4. A T Z says:

    Francezzet njihen si dinak te medhenj por gjithmone vijne te dytet ne kros .Dhe sa per dijeni edhe kujtese ata nuk kane bere kurre aleance me ne dhe interesat tona.

  5. shqiptar says:

    ti avokati leshi mos je qe turgofagosi driket e hodhe te shqiptaret qe usa nuk mund ti bej superfuqi ne ballkan.o koqe kandari qe bie me kemebt e tua brenda spiun muti grek.pse greket a mos ka rene nga qielli apo jane ndonje rrace superiore keshtu qe europa i beri superfuqi.shko or spiun se dkuesh hapur qe je nga boshti i athines dhe beogradit.kokloqe qe ud uket vetja superior arrixhinjte e ballkanit.

  6. Avokati says:

    Interesat tona ? Cilat jane interesat tona ? Historia e popullit shqiptar ka qene gjithnje e percare ndermjet orientit dhe oksidentit dhe kjo eshte arsyeja qe ne nuk behemi dot shtet i fuqishem ne ballkan, kjo eshte pika jone e dobet. Shqiptaret duhet te investojne tek ajo qe na bashkon, gjuha shqipe dhe jo tek feja sepse ajo na ndan.

  7. lili says:

    frances i kushtoj ky pazar nja 15 inxhiniere edhe demshperblime per famijet gati sa çmimi i helikopterit! keshtu jeni ok me kete pazar shume pis!ka nje zot edhe per shqiptaret qe rrjepen nga nje qeveri pa kuriz e dignitet!

  8. enh says:

    ska nevoje te pohoje ky fytyre idioti,i shpelare,turpi i historise,lan mekatet e shekujve e megjithate,sa te kete masonine aty,do jete shteti me i forte ne bote,jane ata qe vendosin kete idiot,te nderhyje ne azine lindore,ne lindjen e mesme,e ne afriken veriore,aty pikerisht,lozet e ardhmja,do harije masonia te kontrolloje keto tre pika dhe te shpalle veten perandori te pathyeshme,apo dikush do e ndaloje e do thyeje qafen,profecia na thote se po,do e fitoje luften,por huazon nga historia e piros,dhe konkludon ashtu si ai hengri qiramidhen ne koke,po ashtu edhe keta do kene kaqe humbje te medha,sa kure me sdo vene kembet ne gjitonine tone,e ne shtetet afer,per mua amin,sa me shpejte,boll na ngateruan masonia,me egersirat qe ka krijuar,keq qe ju dha atyre te komandojne boten,vetem imgjinoni ne rast se e kishte ne dore kete drejtim,perandoria bizantine,ku do qe bota sot,afer perkryerjes,si keshtu; poshte masonia e pinjollet e saj,poshte papa,qe pergjaken gjitonine tone,dhe eshte promis,se te dy do lundrojne ne gjak,edhe papen do e zvrisin,per ta shpetuar mbi kufomat e ushtareve te tij,po edhe ashtu do derdhet gjaku i milionave ushtareve te masonise,qe te gjithe bashke te shkruajne tragjedine e kesaj bote,dhe rikthimin ideologjine bizantine,qe si pishtar do e udheheqe boten ne epopene e arte,qe ska fund.

  9. malsori says:

    Te nderuar komentator, te nderuar popullè i dashur; franca eshte shteti me i sigurt ne bote,kane nje ligje qe zbatohet strikt nga te gjithe,si i varferi ,si i pasuri, perpara ligjit ,jane te barabarte.Ne france,ska budallallèqe.nè tè gjitha aspektet e jetes, kush e meriton ,gjen vendin e vet.Ska ne france ,ky i lalit , ky i babit si ne shqiperi. Ka nje ligj per te gjithe , dhe jo sejcili ligjin e vet si ne shqiperi.gjithashtu,franca ka nje sistem social, qè se ka kushè nè botè, janè shume tè formuar ,shume te zgjuar ,si asnje ne bote. E kane ndertuar me shume baza te forta gjithçka,eshte vendi me i paster ne bote,( kuptohet se ska mal pa dera) po para ligjit i mbushin brecte te gjithe pa perjashtim.

  10. Kështjella says:

    Sa për dijeni: Buxheti francez për politikën e jashtme, pa përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar është gati 2% e GDP. Dhe këtu bëhet fjalë për GDP e Francës. Vende të tëjera përfshi SHBA, UK, Gjermani dhe vendet nordike e kanë nga 0.3% – 1%. Në vitin 2011 vetëm Ministria e Jashtme franceze e kishte buxhetin 385 milionë €. Pra më shumë se 1 milion € në ditë. Pra nuk ka nevojë për koment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje