Grevë urie e prefektit francez, kërkon fonde për qytetin

11 Nëntor 2012, 20:41Lifestyle TEMA

Nje prefekt francez ka nisur një grevë urie  jashtë asamblesë kombëtare me kërkesën për ndihma emergjente për qytetin e tij të vrafër dhe për të theksuar varfërinë urbane.

Politikani i Partisë së Gjelbër Stephane Gatignon i Sevranit, pranë Parisit, ngriti një tendë jashtë legjislaturës të premten, duke kërkuar pesë milionë euro fonde shtesë, raporton DPA.

“Unë jam i vendosur të shkojë përpara – të paktën deri të martën”, kur parlamentarët francezë pritet të diskutojnë fondet për qytetet e varfra, iu tha 43-vjeçari gazetarëve.

Gatignon tha se derisa Sevrani nuk merr më shumë para, qeveria lokale nuk do të jetë në gjendje të paguajë faturat për qytetin prej 51 mijë banorësh, që gjendet në verilindje të kryeqytetit.

Sevran është një nga qytetet më të varfëra të vendit dhe me normën më të lartë të papunësisë, por edhe të krimit.

Protesta e Gatignon-it shkaktoi reagime të përziera.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Manuel Valls shprehu solidaritetin, ministri për çështje të vogla urbane, Francois Lami,  kërkoi nga ai që të ulet në tryezën e negociimit.

4 komente në “Grevë urie e prefektit francez, kërkon fonde për qytetin”

  1. Enver Hoxha says:

    Imagjinoni lulin ne greve urije, per fonde ne shrbim te qytetarit. gallat he.

    1. vlonjat says:

      Mos ma shaj Lulin e vocerr. E kemi mu si Miss. Albania. E ke pare si perdredh bythet ai………….

  2. kelmendasi says:

    Jepjani fale Gjergj Ndrecen se vetdigjet e ja zgjill problemin.Por me pare duhet pyet si e kane francezet punen e benzines a lejohet ne greve urije

  3. kuksjani says:

    Cfare jane 5 miljon ero,po t’ja kerkoj Saliu ja dergon menjeher.KETE E KA FUTUR ne greve Edi Rama,prandaj Sala si kryeminister e nje vendi me ekonomi GJIKANTE,nuk e ka perblem per ero,ne ne shqiperi kemi boll.Buxhetin e shtetit per 2013 do e kemi me te madhe se Franca.A PO JA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje