Agimi Kuqezi

12 Nëntor 2012, 18:32Politika TEMA

Gazetat greke dhe maqedonase e etiketojnë Aleancën Kuqezi si një parti ekstremiste dhe e ngjashme me neonazistët e Agimit të Artë në Greqi. Sa qëndron ky paralelizëm dhe si i komenton kreu i AK-së këto etiketime

Nga Renato Kalemi*

Kur dhjetëra mbështetës të Aleancës Kuqezi u grupuan në Këlcyrë të Përmetit për të kundërshtuar ardhjen e grupeve neonaziste në Shqipëri, mes tyre edhe deputetë të partisë “Agimi i Artë”, për të festuar çlirimin e Republikës së Greqisë, nga ana tjetër e kufirit ato u pritën si reagime të forta ekstremiste. Protestuesit, shumica djem të rinj të mbledhur nga qytetet e jugut dhe Tiranës, hodhën parulla anti-greke, shpalosën një flamur shqiptar në një kodër në Grykën e Këlcyrës, mbushën me flamuj urën e Dragotit dhe thirrën për integritet territorial të shqiptarëve. Në Athinë, këto reagime u përkthyen si provokime të hapura të një partie nacionaliste ekstremiste shqiptare, e cila drejtohet nga një “ekstremist i djathtë” si Kreshnik Spahiu. Etiketimet në shtypin grek shkuan më tej me krahasimin që iu bë Aleancës Kuqezi me “Agimin e Artë”, partia neonaziste që mori 18 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

E shqetësuar për valën në rritje, sipas saj, të frymës nacionaliste në Shqipëri, ministria e Jashtme greke shpejtoi t’i kërkojë qeverisë shqiptare të dënojë veprimet e protestuesve që demonstruan kundër ceremonisë përkujtimore për ushtarët grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Por, nga ana tjetër, burime të pakonfirmuara thonë se në ceremoninë në fjalë, e mbajtur në fshatin Bularat një ditë pas protestave të AK-së, deputeti i partisë neonaziste Kristo Papas, bëri thirrje pro tezës së Vorio Epirit në prani edhe të një ministri shqiptar. E pamësuar me një frymë të grupuar (përqendruar) nacionaliste në Shqipëri në 22 vitet e fundit dhe që pas daljes në skenën politike shqiptare të AK-së dhe PDIU-së, e cila mbron interesat e popullit çam, diplomacia helene është shprehur jo pak herë e shqetësuar për qëndrimet e ashpra të këtyre dy forcave politike.

Deklaratat dhe veprimet e fundit të AK-së kanë zgjuar interes edhe në vende të tjera të rajonit. Në Maqedoni media e ka emërtuar AK-në si “Agimi Kuqezi”, duke hequr përsëri një vijë paralele me “Agimin e Artë” të neonazistëve grekë. Përpjekjet e Spahiut për të ngritur çështjen çame dhe evokuar thirrje anti-greke, kanë bërë që ai të bjerë në sy si një personazh që po trondit Athinën me qëndrime të ekstremit nacionalist, që “ëndërron kufij deri në Kostur dhe në Prevezë” për Shqipërinë. Por, a mund të hiqet një paralelizëm mes AK-së dhe “Agimit të Artë” grek? A kanë këto forca politike pika të përbashkëta?

Vijën paralele mes Aleancës Kuqezi dhe “Agimit të Artë” e hoqi e para gazeta greke e së dielës Proto Thema, e cila në artikullin me titull: “Ekstremisti i djathtë shqiptar që trondit Athinën”, e krahasoi Kreshnik Spahiun dhe AK-në me përfaqësuesit e partisë neonaziste. E nxitur nga njoftimi i AK-së se do të organizonte një miting (i anuluar) në qendër të Athinës pas reagimit të ministrisë së Jashtme për protestat e Këlcyrës, gazeta shkruante se ky miting synonte të tregonte forcën e shqiptarëve brenda në Greqi. Në shkrim Spahiu profilizohet si një njeri që përdor në mënyrë të shkëlqyer populizmin, demagogjinë dhe ka sindromën anti-helenike. “Orator i mirë, 43-vjeçari tashmë me stil sportiv, arrin që të ngrejë peshë publikun e ekzaltuar, i cili sheh në profilin e tij, udhëheqësin që do të mbyllë në burg politikanët e korruptuar të vendit dhe do bëjë realitet Shqipërinë e madhe”, vijon artikulli. Gazeta thotë se anti-helenizmi është flamuri i AK-së, sepse sipas saj, pas çdo të keqeje që ndodh në Shqipëri fshihet Athina, me qëllim copëtimin e vendit dhe marrjen e Vorioepirit. Pasi bën një retrospektivë të marrëdhënieve tanimë të acaruara mes Spahiut dhe kryeministrit Berisha, kreun e AK-së e krahason me Brutin e Jul Çezarit.

Thuajse njëkohësisht me Proto Thema-n erdhi edhe një artikull tjetër nga gazeta Dnevnik, një e përditshme maqedonase, e cila në shkrimin me titull: “Agimi Kuqezi do të ndriçojë në Manastir”, theksonte se “partia nacionaliste ekstremiste Aleanca Kuqezi nga Shqipëria do të festojë në Manastir ditën e flamurit shqiptar dhe 100 vjetorin e Pavarësisë, për të theksuar rëndësinë e këtij qyteti për shqiptarizmën e ndërlidhur me krijimin e alfabetit”. Duke cituar burimet e saj, gazeta shkruante se AK-ja ka zgjedhur pikërisht Manastirin për të promovuar veten dhe ka propozuar që Shqipëria të hapë një konsullatë. Madje, ajo hipotizonte se arsyeja pse ish Presidenti Topi ka refuzuar të jetë në krye të AK-së ishte konflikti për mosrealizimin e kësaj ideje. “Shumë analistë me të cilët biseduam mendojnë se nuk duhet përjashtuar mundësia që Aleanca Kuqezi lehtësisht mund të bëhet kopje e “Agimit të Artë” grek, pasi kanë shumë ngjashmëri në programe, dhe se përpiqen për shtete të pastra etnike”, shkruan gazeta.

Është e vërtetë se AK-ja ka sjellë një frymë të re në politikën shqiptare, duke i kthyer sytë nga mbrojtja e simboleve kombëtare, evokimi i shtetit ligjor shqiptar dhe integriteti territorial i Shqipërisë, veçanërisht lidhur me Çamërinë. Referuar etiketimit si ekstremist i djathtë, Kreshnik Spahiu thotë për Klan se grekët po mundohen të amplifikojnë konfliktin me shqiptarët dhe të fryjnë ndjenja raciste ndaj tyre për shkak të fobisë dhe inferioritetit të një shteti dhe populli totalisht të falimentuar dhe të përçmuar nga gjithë Europa. Ai e hedh poshtë paralelizmin që i bëhet me “Agimin e Artë”, pikërisht sepse AK-ja nuk ka në filozofinë e saj dhunën, por shtetin ligjor. “Ne jemi Agimi Kuqezi dhe jo një agim që perëndon për shkak të racizmit që kanë me emigrantët apo fobisë që kanë me shqiptarët. Ndryshe nga neonazistët që janë kundër numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë, ne si AK jemi të hapur që grekët, si një popull në krizë, mund të vijnë të emigrojnë në Shqipëri”, thotë jo pa qesëndi, Spahiu. Dhe shton prerë: “Nëse grekët e ‘Agimit të Artë’ kërkojnë autonominë e Vorioepirit duhet ta harrojnë sepse bisedimet duhet të fillojnë mbi çështjen çame”.

Nëse i bëhet një krahasim programeve politike të Aleancës Kuqezi dhe Agimit të Artë është e vështirë të gjenden pika të përbashkëta, përveç ndonjë qëndrimi të mekur që të dyja forcat mbajnë kundrejt shtetit respektiv. Në një analizë dhe profil të gjatë për historinë e krijimit dhe programin e “Agimit të Artë”, botuar në maj në Klan me titull: “Nazistët te porta” revista shkruan: “Nikolaos Mihaloliakos (drejtuesi i Agimit të Artë) e përshkruan ideologjinë e partisë së tij në këto terma: Ajo është një lëvizje nacionaliste popullore, kategorikisht kundër emigrantëve në vend, kundër “të ashtuquajturës Rilindje europiane” dhe Revolucionit Industrial; Agimi i Artë kërkon largimin e Greqisë nga BE-ja, mosnjohjen e borxhit të vendit ndaj ‘bankierëve grabitqarë të Europës, këtyre peshkaqenëve të pashpirt që rrënuan atdheun’” (nr.767). Elementë që bëjnë dallimin mes AK-së dhe Agimit të Artë.

Ndërsa, revista e përjavshme amerikane Time, i sheh përfaqësuesit e Agimit të Artë me vizion paranojak, “shumë më e fuqishme sesa grupet fashiste e ultranacionaliste që kanë filluar të ngrenë kokë gjetkë nëpër kontinent”, duke “manipuluar shtetin e dobët grek dhe menaxhimin shkatërrimtar të krizës nga burokratët europianë, për t’u shndërruar sipas sondazheve të fundit, në partinë e tretë në vend”.

Aleanca Kuqezi nuk asgjë të përbashkët me këto. Nëse analizojmë deklarimet dhe qëndrimet e saj lidhur me çështjet e brendshme dhe të jashtme të vendit, nuk ka asnjë të dhënë që të mund të evokojë një radikalizëm nacionalist i ngjashëm me atë të Agimit të Artë. Analistë të ndryshëm janë të mendimit se AK-ja, për nga forma dhe aktiviteti i saj ngjason fort mirë me Lëvizjen “Vetëvendosje” në Kosovë, e cila luan një opozitë të fortë në Prishtinë dhe shpeshherë prish qejfet e qeverisë me protestat popullore, që jo pak herë përfundojnë me dhunë. Ashtu si AK-ja, edhe Vetëvendosje, mbrojnë interesat e kombit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve dhe shprehen për bashkim të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Në programin e saj me 10 pika, Aleanca Kuqezi e përshkruan veten si një forcë politike që kërkon ndërtimin e një shteti të fortë juridik; garantimin e zbatimit të parimeve kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve; garantimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur; hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit; çlirimin e pasurive kombëtare; krijimin e një shteti që vendos kontrollin mbi territorin e vet; reformimin e sistemit të drejtësisë; si dhe ndërtimin e një strategjie të unifikuar të politikës së jashtme që respekton politikën e fqinjësisë së mirë, paqen, stabilitetin, integrimin rajonal në BE.

Thënë këto, mes Aleancës Kuqezi dhe Agimit të Artë mbetet vetëm vija paralele e pretendimeve territoriale dhe kjo ka të bëjë posaçërisht me Shqipërinë. Neonazistët grekë nuk e kanë fshehur kurrë tezën e Vorio Epirit, e sa herë shkelin në tokë shqiptare nuk lenë rast pa pretenduar një ide e cila nuk ka bazë historike. AK-ja gjithashtu shpreh pretendimin e saj për kthimin e trojeve shqiptare të Çamërisë, ashtu siç edhe mbështet forcimin e një shteti shqiptar në trojet e veta historike. “AK-ja kërkon reciprocitet, çka nënkupton se nëse shqiptarët detyrohen të ndryshojnë kombësi, emra, mbiemra etj. atëherë kjo do duhet të ndodhë edhe me grekët që jetojnë në Shqipëri: ata duhet të bëhen shqiptarë dhe me emra shqiptarë”, thotë Spahiu. Një ndërhyrje e cila më tepër i ngjan kthimit të restos ndaj grekëve, sesa një qëndrim nacionalist dhe ekstremist.

*Revista KLAN

53 komente në “Agimi Kuqezi”

  1. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Ashtu i bie!

    1. Vlora says:

      berisha punon me laps, ndersa keta “rahin uje ne havan’

      1. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

        Edhe pse jam opozitar, mund te them se Berisha eshte i mencur dhe nderkombetaret tani mund te denojne AK-ne ashtu sic vepruan me VV-ne te Albin Kurtit. AK e ka filluar keq rritmin per te fituar zemrat e shqiptareve dhe te atyre nderkombetareve.

        1. Arberor says:

          AK u ftua edhe nga sekretarja ee shtetit amerikan ne kuvend edhe pse nuk ka akoma mandat ne parlament. Siduket ti nuk po di diferencen midis kesaj organizate dhe atij te Agimit te Arte qe dhunon njerez te thjeshte. AK vec shkoi te kundershtonte dhunimin e varreve shqiptare, te cilet u dhunuan perseri nga fqinjet tane.

    2. alexis says:

      …Largimi nuk behet vala ne zjarr e lepurni ne mal!!!!!emigranti
      ne kerkim te shqiponjes se Zese te drejtesise unike…

  2. enea says:

    Agimi I ZI!!!
    Poshte ekstremistat shqiptare

    1. gallata says:

      Akz -ja do ua leroje marmidat si pseudogrekeve (se keta jane qe bejne gam-gam e jo greket e vertete),ashtu edhe viç-ave qe deri me tani kane bere si kane dashur.Tash e tutje do ta hedhin vallen sipas muzikes sone ,por ta fillojme me heqjen qafe saliun e pastaj me radhe.

      1. akz says:

        Eshte plotesisht e vertete ajo qe ke shkruajtur “gallata”
        Jane me ekstremiste kundra shqiptareve keta te shiturit per
        300 evro,, se sa grekerit e vertete.

        1. enea says:

          Po mos na trego 300 eurot juve se aty i bini fyellit ju, skeni pune tjeter. Une plako paguhem per punen e mendjes time, dhe me vjen peshtire nga hipokrita si puna juaj qe ne vend te hapni librat e te jetoni si njerez normale e ne harmoni, perpiqeni te ngrini puplat me patriotizma traplliqe

      2. enea says:

        Kush AKZ se ciles i eshte care marmita nga Turku???

        Muzika juaj eshte e shpifur, ju dini vetem tallavah, asnje gje tjeter. Shkoni e edukohinu dhe lini shqiperine te clirohet nga mentaliteti juaj i felliqur

    2. Mallakastrioti says:

      [email protected](Nenta)…e the edhe ti Fjalen tende…ore nuk na thua:I merr akoma ato 300€ Ne Muaj apo jo..shiko dhe Beertit me forte kur te kesh prane ndonje Qeveritare Greke..apo edhe ndonje nga ata te” Agimit te Arte”…por vetem Agim i Arte nuk jane ata…
      @Enea-qe te mbroshe veten tende dhe Shtepine tende nga Harbuti(Greket) nuk eshte Ekstremizem por Patriotizem, nderim per ate Toke qe te ka lindur dhe Rritur qe quhet Atdhe…Rrofshin Djemte e Vajzat e AK-se.
      @Enea…po ju a keni Atdhe???

      1. enea says:

        Enea (nona…sbesoj se e di kete shprehjen e re nga Tirona, nona do te thote njesh), ka atdheun e tij Shqiperine, ate Shqiperi e cila eshte duke vuajtur nga korrupsioni, vrasjet, idiotlleqet dhe maskaradad e ca tipave si puna juaj.
        Mua nuk me duhet eurot greke, as frangat, mua me dhimbset qe ne Shqiperi ka njerez si puna juaj. EDIKOHUNI.

        Shqiperini nuk e kercenon askush pervec Shqiptareve si puna juaj,

        E KEQJA E SHQIPTAREVE ESHTE SHQIPTARIA…A NUK KANE THENE KETE EDHE KONICA, E FISHTA????

        Ik e na ler rehat, dhe largoju AKZ se do ju dali maska e vertete.

        Shko e bej ndonj cok gjyzel tani ne ndonje kafane alla turke

    3. enea :AK.Respekton popullin Grek por mardhenjet jan reciproke???.Por nuk ido grabiqaret e saj….Ata qe bejne ekstremist nga SHqiptaret jan sherbetoret e aliserbit” o tje”. Per AK.Kushtetuta e SHqiperis eshte obiektivi kryesor, pra mbrojtija e SHqiperis dhe e SHqiptareve.Per SHqiptaret Greku eshte Grek qofte edhe SHqiptari Bekim Femiu(uliksi)”….AK ka obiektiva te qarta.”E nuk kerkon lekur per kepucs”.Greqia po kerkon nafte ne teritorin e SHqiperis…si e quan kete ti….ekstremizem SHqiptar….?

      1. enea says:

        Ca e keqe te gjeti ty nga keto????? Nese Shqetesohesh drejtohu gjykates ndekombetare, por kam frike se do dalesh si dhi e zgjebosur.

      2. enea says:

        Po pretendimet e ekstremistave shqiptare qe duan kufirin deri ne Prezeve??????? ahahahha, cfare e quan ti kete????

        Kufi ne Prezeve???? Oh te lutem, ke harruar qe dikur ka qene nje Epir i Veriut, AUTONOM, I NJOHUR BOTESISHT.

        1. Kastrioti1443 says:

          Degjo keto more ” Enea”, ne do harte te pernadorise osmane, ne cdo harte te Venedkiut, ne cdo harte te Bizantit, ne cdo harte te princiatave shqiptare, ne cdo harte te shteti te Skenderbeut, Epiri jo vetem qe eshte 100% shqiptar, por shqiptaret shtriheshin der ne kanal te Korfuzit, duke qene persier ne kufi me vellezerit e tyre te gjakut Arvanitas, keti ke nje nga 250 hartat per Epirin Shqiptar: http://www.facebook.com/photo.php?fbid=537211822958976&set=a.537211576292334.136481.151427651537397&type=1&theater

          Kur hyri Greqia ne epir ne vitin 1912, mbi 89% e popullsise ishte shqiptare, rreth 370,000 shqiptare nder 430,000 banore…. nder keta 240,000 shqiptare myslimane, nder te cilet mbi 200,000 u vrane, iken, ose u larguan me zore, si traktati i Luzanes kur mbi 120,000 came myslimane u larguan me zor ne Turqi…. minoriteti ” grek;; ne vitin 1922 bere ku census bashke me qeverine greke ishte vetem 16,000, kjo do te thote qe, ne vitin 1912, ky minoritet ishte vetem 12,000 Ka me mijera dokumente qe keta ” greket” jane vllehe te sjelle nga Pindi, per te punuar tokat e bejlereve shqiptare, prandaj edhe neper dropull i kane shtetpite perballe fushave te grurit, dhe keto dokumente do botohen te gjitha dhe do e shikosh ti sesi rrotullohet historia pastaj. Ne fakt eshe mese e derjte kur nuk kishte ” greke” ne Athine ne vitin 1831, si do kishte ne Epir,, reth 400 km me ne veri…..

          Sa per zutonomine e ” epirit te veriut”, nuk u njoh aspak nderkombetarisht, parandaj dhe u anullua, sepse nuk kishte sesi te ishte e pavarur ajo krahine kur 80% e popullsise ishte shqiptare dhe sa per ta ditur ajo kryengritje e 1913 u be e gjtha nga ortodokse shqiptare te cilet nuk donin te ishin ne nje shtet me haxhi qamilin….

    4. odisea says:

      Ti qe ke emrin enea, duhet ta dijshe se Enea nuk eshte emer grek,duhet te dijshe se nuk ka greke por ponte ruse te ardhur nga stepat dhe pushtuan territoret e pervetesuan gjuhen e Homerit, qe nuk e mesojne dot sot ata qe e quajne veten greke se kane frike.Qartesoje veten pasta therrit sa te duash e mos ben si Dule qe edhe grek nuk eshte po don te beje dhe te ndjerin Guma grek me zor.keto mrekulli ndodhin vetem mes atyre qe paguhen nga kishta ortodokse greke.Hajde te qartesoje Odisea

  3. berisha idyte says:

    shko mor islamist kosove ,ku i gheni parat qe bridhni lart e poshte si kurvat ne per burdhelot e athines

    1. Adoleshent says:

      Disa njerez Patriot te vertet qe kan mundesi i financojn bashk me USA qe e mori ne Parlament kur ishte Hillary per vizit.
      Shkunu tashi se jeni errsu nga politika Nano&Berisha i ketyre 20 viteve, i shikoni te gjith me te njejtin sy.

    2. Arbeni Stuttgart says:

      Po me Kosovën qpate o derr?.

  4. k says:

    kjo ngjashmeri ne radhe te pare i intereson politikes shqiptare ku ak-ja akoma nuk ben pjese ne kuvend dhe prezantohet vrrullshem me gjithe izolimin e shtypit qe i behet pra greqia do jete armiku i saj kryesor thjeshte per faktin se do perbmyste nje periudhe 20-vjecare sevilizmi ndaj athines pra ps-pd bashke me partickat e tjera… me pak fjale athina investon per politiken e vjeter shqiptare thjeshte aksi berisha-thaci-ahmeti qe jane kunder bashkimit kombtar kerkojne te cilesojne me ndihmen e fqinjeve dy partite ak-vv si nacionaliste por dime shume qarte qe ak-ja lindi si pasoje e politikes se semure dhe ska asnje akt kunder popullates jo shiptare kurse agimi i arte terrorizon popullatat te tjera do e mblidhja me nje shprehje ((((ak-ja terrorizon monotonine politike kurse a. i arte terrorizon popullaten)))) i mbetet qytetareve te gjykojne per ngjashmerine e ketyre ekstremeve

  5. alalum says:

    sa karige e madhe kjo ,ky enderon karigen por do mari bishtine flamurit ,ky eshte malok i trashe si baba itij berisha ptu fare e keqe

  6. Por, nga ana tjetër, burime të pakonfirmuara thonë se në ceremoninë në fjalë, e mbajtur në fshatin Bularat një ditë pas protestave të AK-së, deputeti i partisë neonaziste Kristo Papas, bëri thirrje pro tezës së Vorio Epirit në prani edhe të një ministri shqiptar.

    Renato, o qorr Bibe që ha bajga e proteston se gjete një qime!

    Plasi sytë dhe konfirmoi burimet e tua të pakonfirmuara:

    http://youtu.be/lnaS_hO4tqs

  7. mergim tari says:

    Mendoj se gazetave greke dhe maqedonase ua ka bere ato shkrime Sali Berisha.

    Shikoni kur te shkruaje tani edhe ndonje gazete serbe.

    Qellimi: Te shuaje cdo ndjenje, qofte edhe feminore, per dashurine ndaj atdheut.

    Gjithsesi mendoj se nje dite Shqiperia do te clirohet nga fashizmi.

    VS – LP

  8. kuksjani says:

    Shkruan Vlora;berisha punon me lapse.Te dhjefsha o vlora.Tjeter here shkruaj vlonjati,e jo vlora.Vlora eshte emer i madhe,ka patrote e maskarej si puna jote.BERISHEN ta pafsha te zotin e shtepis tate,te punoj me lapse prej mishi.

  9. kuksjani says:

    Greket e Maqedonasit e etiketojne AKZ…………..QENTE TE LEHIN,KARVANI PERPARA.Per greket e maqedonasit,se rruan Shqiptari.

  10. Andon says:

    Hahaha, dolen bthqirat helaqer I filluan komentet.
    Greket si nje popull ne krize le te vijne te punojne ne Shqiperi.

    Helaqer, ju pershendes me nja dy vargje nga Bachman Turner OVERDRIVE:

    “…You ain’t seen nothin’ yet
    B-B-B-Baby, you just ain’t seen nothin’ yet…”

    Shqiperia e Shqipetareve
    Vdekje Tradhetareve!!!

  11. ha ha ha says:

    greket do punojne ne shqiperi ,po ku o i mjere ne bathore

  12. era says:

    Kur vjen puna se u rrezikohet pushteti te gjithe horrat e politikes kendojne te njejten kenge.
    Majtas dhe djathtas i jane versulur AK. More derdimene Shqiperia eshte e para, pastaj partite tuaja te dhjera qe mendojne vetem per pushtet.

    AK sikur vetem dozen e nacionalizmit te injektoje tek populli ka bere shume. Shqiptaret jane qenie e çuditshme. Jete e mot jane mesuar te vene te tjeret siper vetes. Shkurt muabeti, koke poshte dhe byth-perpjete.

  13. burreli says:

    Per mua AK eshte nje degezim i fshehte qe organizohet per te mbrojtur banden e sali berishes.Per te mbledh sa me shum vota majtas djathtas ne qendern nen frymen e nacinalizmit .Po si ka mundesi nje drejtues i A K te akuzoj me dhe pa te drejte te majte dhe te djathte dhe te mos paditet nje here ne gjygj????????Me ngjan me te njejten rruge qe ndoqi berisha per byrone politike ku u betuar qe do ti denonte por ne fakt……shpejt e harroji çkishte thene.Tjeter qe mendoj eshte fakti qe perveç idese se bashkimit kombetare nuk gjejme nje program te detajuar per te dale nga llumi qe jemi futur.Kush e beson qe nje parti edhe sikur neser te marrete 150 deputet do te bashkoj kombin.Une mendoj qe bashkimi duhet te jete ne radhe te pare shpirterore dhe pastaj ligjore gje per te cilen veçanerisht per te pare jemi shume larg.Perse nuk thuhet nje here qe per bashkimin do te mund te behet nje referondum mbar popullore d.m.th do te respektohet mendimi i popullit?Nje bashkim i forcuar eshte nje lidhje e deshtuar.Ju lutem mos me cilesoni grek apo serb por jepni medime te kunderta ne qofte se keni

  14. alban4eva says:

    AKZ te vazhdoje misionin e saj, kurvat e berishes dhe kurvat greke ketu ne forum le te vazhdojne te hane mut dhe te vjellin diarrè nga goja, ata bejne punen e tyre si prostituta…

  15. Cur Gjeloshi says:

    Me stil, po i bëni reklame “Kreshnikut” te lalës!

  16. Jani nga Himara says:

    Zoti Kreshnik shpresojme shume te ju por nuk i dihet funi kesaj pune http://bit.ly/jAL5ep

  17. alban says:

    vazhdoni keshtu z.Kreshnik! te gjitha aktivetet dhe veprimit qe ju beni vene ne levizje ujrat e trubullta te agjenturava dhe mediave greko-sllave antishqiptare. sa me teper qe antishqiptaret ju sulmojne aq me teper populli do ju mbeshtesi!!! shqiptaret e te gjitha trevave jan me ju.

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : AK nuk ka asgje te perbashket me nazistat greke.
    AK me teper i ngjason partise Fronti Nazional te Mari le Pen ne France !
    Kur e kane Francezet pse nuk duhet ta kemi ne ??!!

  19. Enver Hoxha says:

    Ju lumte, i ftoj te gjithe ata qe e ndiejne veten shqiptar, te regjistrohen KUQ e ZI dhe te dalin ne mbrojtje te atdheut.

  20. ATILA says:

    Nuk ka vend krahasimi me Agimin e Arte dhe VMRO-DPMNE dy parti te tipit fashist e shovinist. Por sic duket fqinjet tremben nga bashkimi dhe ndergjegjsimi i Kombit tone pasi e dine qe i kane rene ne qafe me pa te drejte Shqiptareve duke i coptuar e ndare per ti zhvatur ekonomikisht e shpirterisht. Megjithate jam i bindur se AKZ e perfaqesur me figura dinjitoze s’do i kaloje caqet e patriotizmit te shendoshe e do gjeje mjaft mbeshtetje duke u bere forca e dyte politike pas PS-se. Orientimi i kesaj partie drejt nje patriotizmi me te shprehur do shtyje edhe partite e gjithe spektrit politik drejt nje qendrimi me patriotik ne pergjithesi.

    1. injorat te papare says:

      Qw te flasesh kundra interesavw te atdheut tend
      duhesh te jesh pa din e pa iman.
      dhe shqipwria te tille ZARBO PASK ME TONELAT .
      POR VETEM NJE GJE DUHET KE KENI TE QARTE AI QE LUFTON
      PER ATDHEUN , ESHTE I ADHURUAR EDHE NGA ZOTI.
      NDERSA PER JU ZARBO NGA ZOTI KENI VETEM MALLKIM.

      TURP I THONI VETES SHQIPETAR , JENI KAPUR MBAS FIJE BARI
      SI SALI MUT BERISHA DHE EDVIN KAKA RAMA QE E SHITEN
      DETI N PER PARA
      POSHTE TRADHETARET E KOMBIT

  21. Ibrahim says:

    Aleanca KEQ E ZI diten behen patriot e naten shkojn e i pastrojn bythen negjmijes rames e janatullosit.Keta jan vegla kryesore e ramonegjmijes per parandalimin e antaresimit ne BE.rama ne nje ane bllokon ligjet kurse ak shtyne greket ti thon jo antaresimit ne be.

  22. xxx says:

    E SHIKONI SA SHQETESOHET GREKU MAQEDONSI SERBI NGA PATERIOTIZMI SHQIPTAR SEPSE JANE MESAUR 22 VJET QE KANE BERE CA KANE DASHUR TANI QE PO ZGJOHEN SHQIPTARET KETA SHQETESOHEN SE U PRISHEN PLANET E TYRE.O KELYSHA PO JU ATEHERE PSE KENI 18 DEPUTETE TE AGIMIT TE ARTE NE PARLAMAENT SERBET PO ASHTU E KANE NE ITALI ESHTE LEGA NORD NE FRANCE LE PEN PSE MOS TE KETE EDHE SHQIPERIA.
    E SHIKONI POPULL E MNXORREN KOKEN KOMSHINJTE E SHQIPERISE DMTH ATA DUHEN TI KENE NACIONALIZEM PER VENDINE TYRE KURSE SHQIPTARET JO SE ESHTE E DEMSHME PER BALLKANIN.POSHTE GREKU SERBI MAQEDOSNIN SE ZE NE GOJE SE JANE SHTET FALLCO DO TU VIJE ORA NJE PER NJE KURVAT E BALLKANIT.

  23. GAZI 73 says:

    MBESHTESNI AKZ ESHTE E VETMJA FORCE KOMBETARE QE I PERGJIGJET PA FRIKE QARQEVE NACIONALISTE GREKE SERBE APO MAQEDONASE…..HALLAL TE GJITHE KUQEZIJVE PATJETER DUHET NJE KUNDERPESHE OR BURRA SE NA MYTEN……FORCA ALEANCA KUQE E ZI.

  24. Ilirios djali i Kadmos says:

    Anetaret e Agimit te Arte i kam degjuar qe te thone qe ne nuk jemi naziste.
    Kjo eshte me se e vertete,se e para ajo ka si detyre patriotike clirimin e zonave ish Greke per mijera vjet,si Kostandinopolin,Asin e vogel,ashtu si Kosova qe nuk ishte sllave se dihet qe sllavet jane pushtues.
    Per ta toka dhe atdheu i rrembyer nga Turqia i mbeshtetur nga fuqite e medha eshte i shenjte.
    Naziste jane ata qe pushtojne dhe vrasin njerez te pafajshem.
    Ndersa per Amerikanet duan nje bote pa identitet,ne emer te globalizmit njerezit te mos mendojne per ideale,por per idhujt amerikane qe martohen dhe ndahen cdo tre muaj.
    Ay eshte misioni qe duhet te kete shoqeria dhe bota e kulturuar?
    Sa per camet,ata jane viktima te pushtuesit Ottoman dhe nuk mund te krahasohen me Epirin e Veriut qe njifet nga historia dhe te drejtat nderkombetare me te drejta te plota.
    A.K per mua,eshte si bandat e Cerciz Topullit qe ishte tmerr per vendet me popullsi Greke dhe te besimit Orthodoks qe po luan karten e Erdoganit kunder interesave te verteta Shqipetare.

  25. matrix says:

    Agimi Kuqezi po behet perdite e me qesharak.
    kerkon lufte dhe ndryshim kufijsh.

  26. adriatik says:

    Votoni kete turkoshak se pak turkoshak keni ne parlament.

    Ja 100 vjet shqiperi ti bejm pak llogarite….ismail, esat,shefqet,Noli (vetem 6 muaj), ahmet, enver,hitler,ramiz, sali vjerri sabijes krushku sadijes cuni rames, Fatos Nano, dhe prape nje qerre dumbabistesh.

    Doni sdoni te bab do shkoni

  27. Toma says:

    Po shyqyre qe doli nje shqipetare si Kreshniku qe po ju tregone kufirine grekeve,se sale legeni,sa here qe takon greket veshe panoline,nga frika.bravo AK.

  28. ciku says:

    Nje analize modeste:

    Agimi i arte (AA) – Nacionalist -Po
    Aleanca Kuq e Zi (AKZ) – Nacionalist – Po, pro bashkimit te gjithe trojeve me popullate shqiptare ne nje shtet.
    AA – Retorike ksenofobe – Po, ndaj emigranteve te huaj
    AKZ – Retorike ksenofobe – Po ndaj shteteve fqinjeve
    AA – Te dhunshem – Po
    AKZ – Te dhunshem – Jo, pervec nje rasti
    AA – Kunder BE (Kunder masave shtrenguese, kunder centralizimit etj)
    AKZ – Pro BE ne pergjithesi (por pro ndryshimit te kufijve ne rajon; BE kundra)

    Ndonje krahasim tjeter?

    1. drilon says:

      votoj AK,e vetemja forc politike qe deri me sot perpiqet per interesat e shqipersi

  29. dardania says:

    Te rroi patriotizmi dhe nacionalizmi shqiptar.ata qe ja lepijn bodhen grekut per 300€ kan me vdek grek.

  30. gramos says:

    Greket mos te hane shum se deri tani jame mesuar me Saliun edhe me Fatosin!!! nga ketej e tutje do te perballen me 8 miljon shqiptar po e kruajten me Kreshnik Spahiun neve kemi lindur kz edhe vdesim kz love albania

  31. Kreshnik je numur 1,vetem ty do te votoj

    1. SHQIPTARI says:

      RROFT AK DHE MOS TA KRUJ SHUM GAYKU DHE KTA PEDET QE FUTEN POSHT KREVATIT KUR KTHEN GAYKU 150 SHQIPTAR MBRAPSHT. RROFT AK

  32. Fatijon says:

    Gjithe SHQIPTARET jane KRESHNIKE.
    Nuk me pelqen ti pergjigjem me emer atyre qe emer kane,por s’jane shqiptare e duke ofenduar me shkrimet e tyre te provokojne e te bejte te humbesh kohe.
    AK eshte ushqimi me i mire per te gjithe shqiptare.Shqiperia do te behet.
    Shqiperia do te bashkohet.Kush nuk e do Shqiperine e bashkur le te largohet nga Shqiperia.ZOTI e bekofte toket,detin,ajrin,popullin shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje