Në fillim të viteve ‘40 të shekullit XV, një personalitet i këtij territori po bënte “kërdi” nëpër fushëbeteja. Gjergj Kastrioti ishte shndërruar në hero, shkruan sot “Koha Ditore”. Skënderbeu do të bënte emër në betejat, që historia shqiptare i njeh si të lavdishme, por lavdinë e vërtetë do ta merrte më 28 nëntor 1443, kur ai me ushtarët e tij do të ngrinte flamurin e njohur si të Kastriotëve. Gati gjashtë shekuj më vonë, kur Shqipëria feston 100-vjetorin e shtetit, Skënderbeu nuk ka mbaruar punë me luftën. Ai ende ka shumë “beteja” për të fituar. Një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.
Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoloja në të cilën territoret ku do të luftojë u ngjajnë atyre që ka luftuar përnjëmend Skënderbeu. Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.
“Emërtimin ‘Skendermen’ ia kemi dhënë duke dëshiruar t’i japim edhe një qasje më të mirë ndaj tregut global, për shkak se figura heroike prej ilustrimeve të ndryshme njihen prej këtyre tregjeve”, thotë njëri nga anëtarët. Këta të rinj kanë bërë që Skënderbeu “të luftojë”, fillimisht në “iPhone”.
Po te rinjte shqiptare ne Shqiperi ?!-Ah me falni se ju prisha frymezimin e skedines e rehatin e kafes me raki …me falni vazhdoni programin .
Shqiptaret e Shqiperise jane bere “moderne”, vendi i tyre eshte ne vendin e fundit te vendeve qe ata duan. Ata vdesin te jene italjane, greke, serbe…dhe ju vjen turp qe jane shqiptare. Keta jane “Njeriu i Ri” i Enver M…t.
na vjen me te vertete turp te quhemi shqiptare por nuk do te zgjate shume sa te ngordhe nje qen zarbohane qe e quan veten skenderbeu idyte nje turi shtrember me emrin saliqeni qe sheqereja e ka zene me serb
O amerikan, meso ti artikulosh sakte mendimet ne shqip.
Kur flet per veten, perdor njejesin e jo shumesin, pasi ne shqip kjo vlen vetem per veten e dyte (si shenje respekti/formale).
Nuk ka nevoje Shqiptaria per hibride pa identitet.
Te uroj amerikanizim te qete (te kujtoj qe shkalla e pare eshte Portorikarizimi)
Bini bre turqve islamike te qelbun!
Ide e bukur. Sidomos emri qe i kane gjetur, Skenderman.
Aplikacioni ne fjale nuk egziston fare ne Apple store!! Ku e ka mare Tema kete lajm?
nese e lexon mir e veren qe thuhet qe aplikacioni edhe duke u perpunuar. Atheer do te hidhet ne app store..
Nuk e ka emrin Skender o turqshkale te Kosoves por Gjergj!….
Adi, ne te gjithe e therrasim Skenderbe, duam apo s’suam ashtu i ka mbetur emri. Prandaj mos ia fut kot plako, lene xhelozine menjane me cunat e Kosoves, po thuaj “Ju lumte o cuna dhe e realizofshi me sukses deri ne fund kete qe keni nisur”. Hajt vlla, jemi nje gjak jemi nje komb dhe kemi nje hero kombetar me te cilin mburremi.
Traplliqe!!!
sa e bukur loja shum mir qi e kan qit se e kalojna kohen tu luuuu edhe qi e paska shkru andi se ka emrin skenderbe po Gjergj.e dina po edhe skenderbeee e ka emer shum i mir!shum shum shum shum shum shum mir.