Ai njihet si qyteti i dashurisë, por edhe si qyteti që noton mbi ujë.
Megjithatë shirat e rrëmbyer të këtyre ditëve kanë krijuar një situatë të pazakontë në Venecia të Italisë.
Rrugët e thata të qytetit janë përmbytur, ndërkohë që vendet më të bukura turistike janë të mbuluara me ujë.
Por kjo nuk i ka ndaluar turistët që jo vetëm të veshin çizme, por edhe të bëjnë not.
Këto janë përmbytjet më të rënda në 150 vite, ndërkohë që 70 përqind e qendrës së Venecias është nën ujë. Në disa vende niveli i ujit ka mbërritur në 1.5 metra.