PS: Menaxherët e CEZ, paga marramendëse, deri në 66 mijë euro në muaj

13 Nëntor 2012, 18:57Politika TEMA

Kapitali i kompanisë CEZ ka ardhur në rënie të theksuar nga viti në vit, megjithatë drejtuesit dhe menaxherët e kësaj kompanie i kanë dhënë vetes paga që kapin shifra marramendëse. Kështu ka deklaruar deputeti socialist, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka paraqitur një listë pagese të drejtuesve dhe menaxherëve kryesorë të CEZ, ku menaxheri kryesor merr 66 mijë euro në muaj dhe një menaxher i nivelit teknik merr 27 mijë euro në muaj. Shuma në total e pagesave që marrin në muaj vetëm 10 drejtues dhe menaxherë kryesorë të kësaj kompania kap vlerën e 375 mijë eurove në muaj.

Deputeti socialist ka deklaruar përgjegjësia për këto abuzime të mëdha nuk mund të kërkohet vetëm te kompania CEZ, por në radhë të parë te institucionet që ligji ka ngarkuar me mbikëqyrjen e veprimtarisë së kësaj kompanie. Sipas tij qeveria dhe ERE janë po aq fajtore sa CEZ për këto abuzime që kryhen, ndërkohë që çmimi i energjisë është rritur me 200% dhe faturat rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët shqiptarë.

 

DEKLARATA

“Ndërkohë që kompania CEZ prej më shumë se 2 vitesh ka humbur kapitalin e vet dhe sot kapitali është negativ, pra është zero, drejtuesit menaxherë dhe jo menaxherë të grupit çek i kanë vënë vetes pagesa marramendëse. Do të ishte normale nëse kompania do të shkëlqente. Do të ishte normale nëse humbjet do të ishin ulur. Do të ishte normale nëse çmimi për konsumatorin nuk do të ishte 200%. Por në situatën aktuale nuk është aspak normale.

Këtu kam një tabelë, e thënë ndryshe një bordero e 10 menaxherëve dhe jo menaxherëve nga grupi çek. Dua t’i tërheq vëmendjen publikut për shumat marramendëse që menaxherët e CEZ-it i kanë vendosur vetes si pagesa. Ndërkohë që kompania ka dështuar, ndërkohë që kompania në zinxhirin elektroenergjitik ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë dëme deri tek buxheti i shtetit, menaxheri kryesor merr 66 mijë euro në muaj dhe një menaxher i nivelit teknik merr 27 mijë euro në muaj. Pagesa vetëm për një muaj e këtij grupi shkon 375 mijë euro në muaj. E theksoj e gjithë kjo mund të ishte normale nëse kompania do të shkëlqente. Ku është kompania sot?!

Unë dua ta rikujtoj publikun shqiptar që kompania nga viti në vit ka humbur dhe vazhdon të humbasë kapital dhe sot është me kapital të zeruar. Gjithë vlera e kompanisë është humbur. E pra kjo ndodh me sistemin tonë elektroenergjitik. Çfarë bën Enti Rregullator i Energjisë?! Çfarë bën qeveria?! Enti Rregullator i Energjisë sot merret me çikërrima. Enti Rregullator i Energjisë është bërë një shtojcë e CEZ-it. Funksionon si një departament i CEZ-it. Çfarë bën qeveria?! Qeveria ka mbyllur sytë, ka pranuar dështimin e vet dhe i ka ngarkuar të gjithë konsumatorët me një çmim 200% më shumë se viti 2005”.

15 komente në “PS: Menaxherët e CEZ, paga marramendëse, deri në 66 mijë euro në muaj”

  1. Kjo situate eshte pergjegjsi e Qeverise Berisha, dhe e Opozites Rama. Te dy palet jane bashkfajtore.
    http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/berisha-deshi-tu-jape-grekeve-nje.html

    1. dumdum says:

      E pse paska faj opozita? Deputetët socialistë i kanë denoncuar disa herë pagat stratosferike të CEZ it.

      Futja kot se në fund të fundit anonime jemi.

    2. Pelasgian says:

      mire e ke po kujt i thua , merr vesh muri ? JO , kaq merr vesh edhe shqiptari .

    3. homeri says:

      –jo o burri dheut mos hidh tymuse kote–opozita e coi ne kushtetuse ate marveshje te tradhetarit Berisha dhe EDI RAMA doli me nje deklarat qe qeveria ta rishikoj marveshjen ku cdo pellembe e detiti shqiptare te mbetet shqiptare, –Mos barazo atdhetarin me tradhetarin —-kokluzion i njerezve pa shtylle kurrizore

    4. Dean says:

      C’a lidhje ka ”Opozita e Rames” me kete shkrim,se po me ik truni o njeri?????????????? E para dhe me kryesore eshte se paga te ketij niveli jane REKORD edhe per vendet me te pasura ne Bote prandaj Zoti Ahmetaj ben mire qe te jete me i permbajtur here tjeter.Por megjithate,edhe 1 here tjeter,o Albanian Forever:Ku eshte faji i ”Opozites se Rames” se na cmebdet mo burri i dheut me kete llogjiken prej kokmushke?????

      1. Nadia Shabani says:

        Eshte abuzimi i pasurise se shqiptareve nga Sali Berisha. Kushdo mund te marre para nga shqiptaret por vetem shqiptaret jo. Nuk e kuptoj cfar faji ka Rama ketu, nuk po e drejton ai shtetin por Berisha.As ne Angli nuk paguhet asnjeri kaq shume edhe kur e kane bisnesin e tyre jo ky qe eshte nje bisnes me humbje shume te medha.Hajdeni o te mencem hani parate e budallenjeve eshte kjo pune.

    5. jimmi says:

      njerez frikacake ju afute malokja tani po ju a fusin ceket ti gezoni keto mostra

  2. Gezimi says:

    Nuk dua ta besoj, por ne se eshte e vertete, duhet gjetur se ku eshte fshehur litari!

  3. Horri i Bulevardit says:

    Mos i bini ne qafe CEZ-it, ata skane faj ata jane private dhe detyra e tyre eshte te fitojne sa me shume qe te kene rroga sa me te mira, kjo tek nje privat eshte e lejueshme.
    Por kerkonini llogari qeverise tone te Sali Berishes, qe e ka shitur investimin e shqiptareve te bere me djerse, ku punuan me ndershmeri dhe perkushtim per rritjen e Shqiperise, qe sot Berisha, po ja u fal te huajve, duke i varferuar shqiptaret qe jane pronaret e vertete te hidrocentraleve dhe shume fabrikave e uzinave.
    Privati kerkon te fitoje dhe si intereson se si i fiton ato, por eshte shteti qe ka per detyre ti kontrolloje dhe ne raste kur shef abuzime, ti denoje deri ne nje falimentim.

    1. fule says:

      Me 200.000 euro ne muaj mund te punesosh te pakten 200 inxhinier te kualifikuar shtese.

      Po me duket si ato bankat e huaja qe kerkojne ndihme nga shteti po per bordet drejtuse vazhdojne te paguajne milion $ shperblime.

  4. galipi says:

    CEZ mund te vjedhe por dhe ky Ahmetaj eshte nje kokker hajduti qe nuk e ka shokun. Vjet deklaroi 300,000 dollare. Ku i gjeti ? Apo “hajduti bertet – kapeni hajdutin !”. Ky o shoke komuniste te Temes, i ngjan ne rini shokut Enver, frymezuesit tuaj!

  5. leon says:

    ORE NUK DUHET TE PAGUHEN ME DRITAT..KETO CMIME QE MIRATON ERE I PAGUAJME NE ..DHE ERE ESHTE PJESE E CEZ NE KETO VJEDHJE…

  6. shpatar says:

    Eshte llogjike .Ne nje shtet ku komandojne hajdutet do degjojme e do shohim gjera qe nuk na besohen.Te gjithe shfryjme, shajme dhe kenaqemi me keto cka shkruajme e lexojme ne internet.Shqiptaret u semuren nga mjetet elektronike dhe nuk po kuptojne se si duhet te dilet nga ato qe lexojne e shkruajne ne faqet e internetit.Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe dhe protestat nuk kane me efekt.
    Shqiptaret mjaftohen dhe kenaqen duke share e japin mendje atje ku skane vlere.Pa me thoni sa kohe ka qe nuk kemi pare protesta masive qe pushtetarve dhe hajdutve tu dridhen kembet.Hidhni nje sy faqeve te internetit.Me ore te tera njerzit qendrojne ne linje dhe llomotisin per skandalet si ky qe po degjojme sote.Nuk dua te injoroje rrolin qe kane mjetet e komunikimit elekrtonik por per ceshtje kaq skandaloze efekte kane protestat ne shesh.Hidhni nje sy vendeve qe na rrethojne.Per skandale te tilla populli proteston i organizuar ne menyre masive duke mbushur rruget e K/Qyteteve.Kjo eshte e llogjikshme dhe e efekshme kur shteti devijon dhe organet e Drejtesise flen gjum.Gjum Drejtesia,opozita dhe keto qe ndodhinpopullit i duken cudira.Bejne nga nje dalje elekrtonike shahen me njeri tjetrin dhe kthen tek foleja e ngrohin vezet e korrupsjonit.
    Saliu, i mire instruktuar, jo pa qellim iveston qe ne cdo qoshe te Shiperise te shkoje interneti.Doni te me shani e te cfryni ato qe u zjejne perbrenda!Kridhuni ne faqet e internetit dhe zbrazuni qe te lehtesoheni.Sheshet jane per mua te organizoje manifestimet e sukseseve te qeverise.
    Pershendetje per 100 vjetorin e shtetit qe nuk di si tja them.

  7. shpatar says:

    Tema: Ke shume te drejte!!!

  8. paskuqani says:

    Ore esht si esht ky AHMETAJ ne kte rast flet ne interesin tuaj o albanez, se edhe kur ju mbron ju athere te shani me shum,problemi qendron se si do paguni faturat ju qe nuk ju ngelet lek per buk,por AHMETAJ e ka siguru jeten e vet, po merruni me shtetin dhe çezin se po ja u heqin skalpin e kokes.o skipetaris se keshtu esht per tju fol ju greqisht se nuk hani pyka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje