Amnistia parlamentare, e cila hyn në fuqi më 28 nëntor 2012 me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, fal tre deputetët e Partisë Socialiste, Tom Doshin, Taulant Ballën e Besnik Barajn, të akuzuar për “21 Janarin”.
Siç shkruhet në gazetën Panorama, janë dy arsye përse dosja e deputetëve të PS-së preket nga amnistia.
Së pari, neni mbi bazën e të cilit ata akuzoheshin nuk përfshihet tek lista e veprave penale të përjashtuara nga falja. Në nenin 4 të ligjit për amnistinë theksohet një listë veprash penale sipas neneve të kodit, të cilat përjashtohen nga ligji për amnistinë. Në këtë listë, te pjesa “krime kundër autoritetit të shtetit” janë listuar nenet nga 244 deri në 270 të Kodit Penal. Por nuk përmendet si i ndaluar neni 262, mbi bazën e të cilit janë hetuar tre deputetët socialistë.
Ndërsa kriteri i dytë mbi bazën e të cilit kjo çështje përfshihet në amnisti është masa e dënimit të parashikuar nga ligji. Vepra penale për të cilën janë akuzuar deputetët, pra tubimi i paligjshëm, në rastet kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet gjer në dy vjet. Ndërkaq ligji për amnistinë, në nenin 5 thekson se “procedimi penal nuk mund të fillojë, dhe nëse ka filluar, duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri më datën 30 shtator 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim gjer në dy vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë”.
po ata qe i vrane i fal se keta pse duhet te falen derisa skan bere gje
Pojari asht prononcue? kam nji merak te madh se e kem shqetsue boll me kyt njizeteni janorin.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj-2studenkujtim.html
hahahahahahaaa, deputete socialiste akuzohen per 21 janarin ?!?!?!?!?!
Po vallai ai Besnik Bare ishte nder kokat e mega-pucit, ma ka than vete Doktori. Asht shume evidente
Besnik Bare i ka vrare.
Kete e ka thene doktori….., ai i Spitalit Ushtarak, jo ai i spitalit PSIQIATRIK, megjithese edhe ai i Spitalit Ushatak duket se ka shenja te qarta per nje qendrim te gjate tek 5-SA.
Besniku mbante thike me helm. E kishte varur ne brez. Kishte edhe nje stilolaps automatik, jo pistolete. Me pas kur zjarrfikset hodhen uje, ai hapi cadren dhe aty u be nami….., nga maja e cadres doli flake dhe me pas filluan te digjeshin makinat. Ne cader kishte predha antitank….
Ketu mbaron fantazia, pasi ne kete moment i del ekstaza dhe masturbimi trunor per te denuar dhe vrare njerez te madhit, DOKTORIT PSIKOPAT-TRIK.
Shqiptare,ruhuni nga shteti mafioz!
Ja u kan mat koken me pe ketyre te PS. Ndrysh nuk do thoshnin te tilla idiotizma.
Zagaret jane shume te squt. Ne ju falim sot ju na falni neser. jek e jek.
falje quhet kur je i denuar….. por kur jane nen gjykim ka pergjigje tjeter e fal sepse sdon ta denosh ose nuk mund ta denosh pra per te shpetuar fytyren e dikujt ne te dyja rastet e fundit.
Nuk duhet tju jepej amnisti funderrinave te ps. Prandaj e votuan ligjin per amnisti per veten socialistet.
dru me pre !
Ah more Tropojan i droguar!Po qe se e ke seriozisht vizitou te Doktori i Yt,se ke mbaruar.Po e ke me shaka te kerkoj ndjese.POTIGU
Respekt per ate djalin ne foto qe mban flamurin lart aty ku nuk dihet se nga te vjen plumbi.
Amnistia do kapi edhe ato te arrestuarit e naftes ‘Vergine’, se ato te Gerdecit do dalin fare me sa duket.