PS: Qeveria është bashkëfajtore me CEZ në skandalin e mbledhjes së borxheve

12 Nëntor 2012, 21:05Politika TEMA

Kontrata që mbahen sekret për mbledhjen e borxhit. Kompani fantazmë që fitojnë deri në 30 përqind të vlerës së borxhit. Madje kompani të lidhura me njerëz të qeverisë, për të vjelur borxhin e CEZ ndaj… qeverisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, ka vazhduar denoncimin e skandaleve në fushën e energjetikës. Ai ka treguar se si po vidhet nga CEZ, në bashkëpunim me qeverinë, duke përdorur çështjen e mbledhjes së borxheve. Ahmetaj tha se kjo është një vjedhje në tre nivele, duke denoncuar kontratat për vjeljen e borxhit ndaj CEZ.

“Disa kontrata të cilat marrin edhe 30% të shumës që mbledhin. Madje dhe nga institucione buxhetore. Cila është nevoja?! Çfarë nevoje ka që CEZ Shpërndarje të marri një kompani për të mbledhur borxhin nga një institucion publik. Cila është arsyeja?! Arsyeja është fare e thjeshtë, devijim fondesh. Vazhdojmë sërish me kontrata të tjera të cilët janë drejtpërsëdrejti klientë të qeverisë. Sali Berisha që ka thënë dhe thotë se çdo gjë ka qenë transparente të tregojë nëse i njeh të gjithë këta klientë që nga Albanian Telecomunication Unit apo kompani të tjera, Astin dhe kompani të tjera të njohura si Elite Consulting apo Constal, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejta.

Këtu dua t’ju tregoj një kontratë me konflikt të drejtpërdrejtë interesi. Në këtë dokument kemi anëtarë të këshillit mbikëqyrës të CEZ-it një person me emrin Majlind Lazimi i cili është sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, METE.

Ndërkohë kjo kontratë është e një njeriu të drejtpërdrejtë të tij, konflikt  i drejtpërdrejtë interesi në kurriz të konsumatorëve dhe në kurriz të sistemi elektroenergjitik,” tha Ahmetaj.

“Në këto kontrata është cenuar transparenca. Kryeministri duhet të tregojë cila është arsyeja që Enti Rregullator dhe qeveria ka lejuar kontrata me konfidencialitet të sekretit, thënë në këtë kontratë, ku CEZ detyron mbledhësit e borxhit që të ruajnë sekretin ndaj publikut shqiptar, ndaj Entit Rregullator, ndaj qeverisë. Cila është arsyeja që këtu duhen mbajtur sekret këto kontrata? Qeveria dhe Enti Rregullator janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë dhe duhet të japin përgjigje për këto kontrata në kundërshtim me interesin publik.

Dua të bëj publike dy kontrata të reja. Qeveria së pari me të gjithë klientët e vet, së dyti Ministria e Ekonomisë me klientët e vet, së treti vetë CEZ brenda vetes përdor kompani çeke për mbledhjen e borxheve thjeshtë dhe vetëm për të devijuar para nga rryma normale kontabël dhe transparenca ndaj publikut. Këtu kam dy kompani çeke EOS Albania dhe kompania tjetër me administrator Milan Mersiç, i cili ka vetëm tre punonjës dhe e ka zyrën në një pallat në katin e parë. Ky person, kjo kompani ka përgjegjësi të rreshtojë të gjitha kompanitë shqiptare që kanë marrë kontrata të mbledhjes së borxhit në favor të vetes, vetëm me tre punonjës,” tha Ahmetaj.

5 komente në “PS: Qeveria është bashkëfajtore me CEZ në skandalin e mbledhjes së borxheve”

  1. alban4eva says:

    ehhhh, lodheni kot ju te PS-se me keto deklarata, Salehu nuk pjerdh nga keto gjera, biles i duken per te qeshur.. ai vrau njerez ne mes te bulevradit dhe nuk i hyri gjemb ne kembe, e jo me te pyese shume per keto akuza..
    e vetmja menyre eshte revolucioni, ose me mire, plumb kokes..!!! pike..!!
    vetem keshtu vihet ne vend drejtesia…

  2. olti says:

    Politika Shqiptare ka shkaterruear per 22 vjet ne menyre kriminale shtetin Shqiptar.

    Fatkeqesisht zonat qe nuk paguajne faturat jane kryesisht Shkodra, Tirana e Lezha.

    Turp. Korca e makar Vithkuqi, Permeti apo qofte Dropulli e compani mund tu japin mesime qytetarie ketyre qyteteve…qe shesin pordhe per ndershmeri a patriotizem.

    E keqja me e madhe eshte kur njeriu jeton me te keqen dhe e quan normalitet.

  3. shqiptari says:

    Problemi mor djalosh eshte se ky Majlindi eshte djali halles se Mones (se Badoles) e si cdo LSIst duhet me punu qe te dale ndonje lek qe Mona ti beje te shijshme ato njalat qe ngordh ai kryetari juaj

  4. Anti talebani says:

    I dashur Arben Ahmetaj, puna jote per hetimin e situates energjitike eshte per tu lavderuar, por uroj qe mos dalin interesa ku mund te jesh i perfshire ne te ardhmen. Se ai sektor aq sa problematik ehste aq edhe perfitime ka nga njerez politikane, ku edhe ti je nje i tille dhe me perspektive per te ardhur ne pushtet.

    Fakti qe CEZ kriminalizohet njesoj me shtetin seshte e drejte. CEZ ka gabimin qe u be pjese e fajit me blerjen e sektorit me kushtet e vena dhe tani po paguan kusuret. Per mua shteti eshte fajtori kryesor.

    1. Mandi says:

      Anti taleban, ku punon ti zotrote? Duket qarte qe ke interesa (pune apo favorizime te tjera) nga CEZ. Ka filluar te te djeg b…a eeeeeee?
      Mos provo me e krujt se fillon e dhemb me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje