Shefi i antikorrupsionit arrestohet për korrupsion, i kërkoi 10 mijë euro një biznesmeni

13 Nëntor 2012, 10:34Politika TEMA

Shefi që drejtonte zyrën e antikorrupsionit në Policinë e Gjirokastrës arrestohet për korrupsion.

Miklovan Kararaj i ka kërkuar 10 mijë euro një biznesmeni, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me kolegë të tjerë të tij.

“Pas një hetimi intensiv njëmujor, strukturat e hetimit të Shërbimit dhe Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, arrestuan rreth orës 17:30 shtetasin Miklovan Kararaj, 26 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, me detyrë shef i seksionit kundër korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër”, ka bërë të ditur policia në deklaratën e zbardhur nga gazeta Panorama.

Kararaj është vënë përballë provave që konsistojnë me denoncimin e një biznesmeni, i cili dyshohet se është detyruar të paguante kundrejt një favori të caktuar.

Arrestimi i tij është bërë për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas oficerëve të prokurorisë, nëse nga hetimet do të konstatohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë, do të merren masa disiplinore sipas shkallës së përgjegjësisë, deri në arrestimin e tyre.

11 komente në “Shefi i antikorrupsionit arrestohet për korrupsion, i kërkoi 10 mijë euro një biznesmeni”

  1. drejtesia says:

    do ket dhe ky shtrim ne spital si puna e atij thanes per dhimbje zemre komisarit te korces jane vene aty per te luftuar krimin e jane kriminel vete sjeni gje tjeter vetem fekale te ketij vendi ………na informoni pak cfar u be me at komisar thanen apo vazhdon ne spital me 5 yje

  2. Nikiu says:

    Shefi i Antikorrupsionit, 26 vjec. Ky i paska ngjitur shkallet e karrieres me trampoline. Shqiperia ja kalon dhe Amerikes si vend i oportuniteteve. Kaja nonen Shkipe!!!

  3. elda says:

    Cfar kerkoni ju nga nje polic kur vet kryeministri eshte antishqiptar.

  4. safiu says:

    e cuditshme eshte akuza per korrupsion pasiv, kur dhe deklarohet qe i ka kerkuar tjetrit 10000 euro? kjo perkufizohe si korrupsion aktiv.

  5. shqiptar says:

    26 vjec shef i anti krimit nuk kam pare vend ne bote shefi i anti krimit 26 vjec.

  6. Mandi says:

    Pika qe su bie ketyre, paguhet per te luftuar korrupsionin, e kapet duke bere vete korrupsion. Nga mosha qe ka, duket se e ka kuptuar vendin e punes ne te kundert te funksionit, pra ne vend qe ta luftoje, i ka hapur dyert/duret. Pikaaaaaaaaaaaaa, pika thuaj. Ti priten duret e te lihet ne qeline me te erret qe ekziston.

  7. taip says:

    o tema ketu eshte qelbur peshku nga koka !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. beni says:

    Do isha shum kurjoz se sa vite pune ka ky zotria qe eshte vendosur per te luftuar korrupsionin ne ate drejtori te policise,Ne radhe te pare eshte qesharake dhe gafe e madhe nga ata persona te cilet kane firmosur per nje kandidat te tille ne ate vend pune,cfare do lloj arsimimi qe ai person qe mund te kete ai nuk mund ta meritoje ate vend pune,Por dyshoj se te tille jane ne te gjithe shqiperine dhe kjo eshte nje problem shume i madh ai me ate moshe qe ka as pergjegjes patrulle nuk mund ta beje,prandaj ec shoqeria jone perpare ne kete vend cdo gje po ecen mrapsht,jo se nuk ka ligje te shkruara por ato shkelen ne menyre flagerante se ne ato vende duhen njerez te pertise me qellim qe njerezve te tyre te mos u bien ndesh,per keto e shum gjera te tjera ky pushtet nuk duhet te qendroje me se eshte kalbur totalisht ku ne menyre te hapur shkelen te gjitha ligjet te cilat i kane bere vete dhe njeqind vjetori po e gjen shqiperine me kuadra qe marrin rrogen e shtetit me pa nivel se ne 1912,Policia e shtetit ka kuadro qe mund tia kete zili edhe policimet europiane me arsimin dhe pevojen e tyre por sot ne kete pushtet nuk te duhet asgje vetem te jesh i pdose i lsi sidomos kjo e fundit i ka bere nje dem te pallogaritshem ketij vendi me ate 20% te mallkuar.

  9. Aleluja says:

    O te pjerdhsha mu ne policine e Saliut qe eshte mbushur me lamash rrugesh.

  10. nuk harroj says:

    Ky eshte brezi i arte i nepunesave te demokracise ose si e tha i madhi Agolli shkerdhatokracise.
    Me keta lango do luftoje korrupsionin sal trapi per ti mbushur mendjen europes?Mjere ne…dhe lum ata…

  11. Enver Hoxha says:

    Kur te arrestoni shefin e madh ate qe ka per detyre qe te luftoje krimin me duar te pastra mund te na jepni lajm, se keta sot hyne dhe neser dalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje