Një 43 vjeçare nga Elbasani është goditur 23 herë me thikë nga ish-burri i saj. Si pasojë e plagëve të rënda, Virgjinush Hasani ka humbur jetën teksa po transportohej për në spital.
I dyshuari për krimin, ish- bashkëshorti Agron Hasani, 62 vjeç, është shprehur se tradhtitë bashkëshortore ia kishte falur të shoqes, por e kishte vrarë pasi dashnorët e saj i kishin rrahur djalin.
“Kam pasur motive të forta që më kanë detyruar të dal jashtë natyrës time. E kam humbur kontrollin pasi ishte mbushur kupa dhe nuk mbante kurrsesi më. Kemi kaluar një jetë të tërë mes konfliktesh dhe erdhi një moment që ena nuk mbante më. Jam tradhtuar sistematikisht prej saj dhe ia kam falur për hir të ruajtjes së qetësisë në familje. Por kur punët shkuan përtej tradhtisë, nuk ka burrë në botë që të durojë, sado që të ketë mendje e logjikë të shëndoshë. Ajo me tradhtinë e saj po më fuste në sherr edhe fëmijët dhe kjo ishte e pafalshme dhe e patolerueshme. Situata arriti kulmin ditët e fundit, saqë ngjarjet e ndodhura janë të tmerrshme për t’u rrëfyer e jo më për t’u përjetuar. Kështu ndodhi edhe gjatë fundjavës kur vrava bashkëshorten time. E kam vrarë për të shpëtuar djalin. Vetëm pak ditë më parë atë ma dhunuan dhe ma keqtrajtuan dashnorët e saj”, ka deklaruar 62-vjeçari në dëshminë e zbardhur nga gazeta Shqip.
Sipas Policisë së Elbasanit, Virgjinush Hasani mësohet të jetë kthyer në shtëpi pak minuta përpara krimit. Agroni e ka dëgjuar dhe ka dalë në korridorin e banesës së përbashkët, që ishte e ndarë me një mur. Aty kanë filluar të debatojnë dhe gruaja i ka kërkuar të mos i zgjonin fëmijët, të cilët flinin në dhomën e saj. Në këtë moment burri ka marrë thikën dhe e ka goditur 23 herë në pjesë të ndryshme të trupit. Nga britmat janë zgjuar fëmijët, por ngjarja ka qenë fatale për jetën e gruas.
Po ti mor trangull pse nuk vrave at si te dhunoj djalin????
Nuk eshte ndonje keshille e mire. Gjithesesi ka eliminuar shkakun, jo pasojen.
mire ja ke bere buces!!
Te kishe rreshtuar dhe ato lafaraket qe kane rrahur djalin do ishte akoma me mire.
Te lumte dora
e pse u dashka me e vra njeriun, apo nuk ka divorc ne vendin tone? kjo eshte kafsheri e vertete dhe juve qe e pranoni versionin e ketij njeriut kur tjetra eshte nen dhe e nuk ka mundesi te mbroje veten turp t’ju vije. Nese i kishte dash aq shume femijet ky njeriu, nuk i shkaktonte kete traume te tmerrshme sa t’u vriste nenen ne menyre barbare por ia kishte marre femijet e ishte kujdes vete per ta… ju jeni te gjithe burra te shemtuar qe perpiqeni te mbroni nje krim te ketille mbi bazat e justifikimeve te atij qe e ka vrare.
po qe per femijet mire ja ke bere baxhelles
1. Nese ka qene baxhelle prej kohesh, kush e garanton qe femijet ishin te tijet?
2. Nese ja kishin rrahur femijen para disa ditesh, pse nuk e beri krimin ate dite por priti ca dhe e beri ne nje moment aspak favorizues per mbrojtjen e tij ne gjyq?
Sidoqofte, e mira do ishte ta kishte ndarë dhe jo ta kishte “çarë”.
Nese eshte keshtu sic thote ai, mire ja ka bere kurves. Eshte e lire gjithsecila te beje cfare te doje me trupin e vet por jo kur martohet.Te rrije beqare dhe te beje cfare te doje.
Femra e ka fut shejtanin ne shishe moreee. Femra eshte so puna e parfumit,po e le pa tape I iken era.prandajdo mbajtur e mbyllur.
Ne kete rast nuk duhet mbrojtur ky bul pa bole,kete zgjedhje kish bere ne jete,le te vriste veten e tij ky plehre,mentalitet mongolez qe gruan e trajton si prone dhe mund ti marri jeten kur te doje,Jemi ne per Evrope?
Ore ju njerez, nuk e shihni qe ne titull thuhet ish gruan apo jo, qe do te thote ata kane qene te ndare. Nje fjale e urte thote, vrite bucen qe te largohen qente.
me trime do ishte te vriste ate trimin qe ja rahu djalin….do ishte me burre.
KJO S,ESHT E VERTET RREN SHPELLARI NGUSHLLIME FAMILJES.