Shqipëria NUK do e marrë statusin para zgjedhjeve, BE ka frikë se Berisha do e përdorë për fushatë

13 Nëntor 2012, 22:35Politika TEMA
Shqipëria NUK do e marrë statusin para zgjedhjeve, BE ka frikë se

Sali Berisha- 2009

Shtetet kryesore të Bashkimit Evropian mendojnë t’ia bëjnë të qartë Shqipërisë se statusin e vendit kandidat mund ta marrë vetëm nëse zgjedhjet e vitit 2013 i përmbushin standardet evropiane. Porosia e tyre është se nuk mund të fitohen zgjedhjet me marrjen e statusit, por statusi mund të merret me organizimin e duhur të zgjedhjeve, me rezultate të pranuara nga të gjithë. Në 100-vjetorin e Pavarësisë së saj, Shqipëria ka humbur rastin që të marrë statusin si kandidat i BE-së, me gjithë gjuhën pozitive që përdor Komisioni Evropian

Nga Augustin Palokaj, KOHA

Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi shtet evropian, i cili ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ende nuk ka arritur ta marrë statusin e kandidatit. Kështu do të mbetet edhe në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë. Për këtë nuk kanë faj as Perandoria Osmane, as Enver Hoxha, por klasa politike, e cila që nga viti 1999 udhëhoqi vendin apo ishte në opozitë. Fajin pra e mbajnë të dy partitë njësoj.  Pos që nuk e ka siguruar statusin e kandidatit, Shqipëria nga shumica e diplomatëve evropianë shihet edhe si një vend të cilin është vështirë për ta kuptuar, ndërsa sjelljet e politikanëve të saj e kanë të pamundur për t’i arsyetuar.

Edhe pse shpesh ka përpjekje që ngecjet e mëdha të Shqipërisë në rrugën e integrimeve në BE të arsyetohen me traumat që ka ky shtet nga diktatura e egër apo prapambetja që ia kanë lënë pushtuesit gjatë shekujve, kjo nuk hasur në mirëkuptim. Një numër i madh i vendeve anëtare të BE-së kanë qenë po ashtu të pushtuara nga Perandoria Osmane gjatë shekujve, ndërsa statusin e vendit kandidat e ka edhe vetë Turqia. Ka shtete në BE, të cilat kishin diktatura pothuajse aq sa edhe Shqipëria e Enver Hoxhës (Rumania e Nikolaj Çausheskut dhe Bullgaria e Todor Zhivkovit) dhe që sot janë edhe anëtare të Bashkimit Evropian. Ka vende, të cilat ishin të shkatërruara nga lufta katërvjeçare e sot janë në prag të anëtarësimit në BE, siç është Kroacia. Ka edhe vend që nxiti luftërat në ish-Jugosllavi, u bombardua nga NATO-ja dhe sot është vend me status kandidati, siç është Serbia. Ka vend që është shtet i pavarur për vetëm 7 vjet dhe tashmë është duke negociuar anëtarësimin në BE, siç është Mali i Zi. Përderisa rasti i Kosovës dhe i Bosnjë-Hercegovinës (të vetmet vende që ia shohin shpinën Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, arsyetohen me faktin se këto ende nuk janë shtete funksionale dhe nuk e kontrollojnë tërë territorin e tyre, për Shqipërinë nuk shohin asnjë arsyetim tjetër pos dështimit të klasës politike. E kur flitet për çfarë dështimi, atëherë më shumë përgjegjësi për ngecjen e shtetit gjithmonë u faturohet atyre që janë në pushtet, ndonëse nuk amnistohet as opozita.

Shqipëria në vitin 1999 ishte në një pozicion më të mirë sesa Kroacia në raportet me BE-në. Si u bë që tash Kroacia do të bëhet anëtare e BE-së më 1 korrik të vitit që vjen, ndërsa Shqipëria nuk do të jetë as në statusin e kandidatit.

Ajo që e bën arsyetimin e ngecjeve të Shqipërisë edhe më të vështirë është fakti se përmirësimit të kulturës politike në këtë shtet nuk po i ndihmojnë as politikanët e shkolluar në vendet perëndimore. Ata në veshje, vetura dhe stil sillen si evropianë, por jo edhe në politikë. Në vend që të sjellin në Shqipëri përvoja të mira demokratike, të cilat i kanë parë në shtetet ku kanë studiuar dhe jetuar, ata përqafojnë më me dëshirë stilin shqiptar, ballkanas, të shfrytëzimit të politikës për të bërë biznes dhe për t’u pasuruar.

Statusi i kandidatit nuk vjen në 100-vjetorin e Pavarësisë

Tash në 100-vjetorin e Pavarësisë së saj, Shqipëria kishte një rast që së paku të marrë statusin e kandidatit. Kishte një gatishmëri të jashtëzakonshme të Komisionit Evropian për t’i ndihmuar në këtë synim. Madje Komisioni rrezikoi të kritikohet nga shtetet serioze anëtare të BE-së se në rastin e Shqipërisë po i zvogëlon vetë kriteret e BE-së dhe megjithatë Komisioni deshi të ndihmonte. Por edhe ky rast humbi. Jo për shkak të dy apo tri ligjeve të cilat si kushte formale i ka përmendur Komisioni Evropian në Raportin e Progresit, por për shkak se klasës politike edhe procesi aq madhor dhe interesi aq i lartë kombëtar, siç është integrimi në BE, i intereson më shumë për përfitime të tyre sesa për avancim të shtetit.

Kështu Qeveria e tashme në Tiranë marrjen e statusit të kandidatit më shumë e sheh si nevojë për t’i ndihmuar asaj në fushatën zgjedhore sesa si një proces në të cilin shteti duhet të ecë pa marrë parasysh se kush është në pushtet në një moment të caktuar të historisë.

Këtë e kanë të qartë në BE prandaj, duke pasur parasysh edhe përvojën gjithmonë negative me zgjedhjet në Shqipëri, nuk duan që asaj t’ia japin statusin e kandidatit pa u dëshmuar se edhe ky shtet, sikur të gjitha shtetet e tjera evropiane (me përjashtim të Kosovës, Rusisë dhe Bjellorusisë) është në gjendje të zhvillojë një proces normal zgjedhor, pa manipulime dhe të pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit e tij.

Është pikërisht përvoja e hidhur me zgjedhjet në Shqipëri, manipulimet në të cilat vështirë se mund të arsyetohen me diktaturën e Enver Hoxhës nga e kaluara, ajo që kanë shtetet si Holanda, Britania e Madhe, Gjermania dhe shumë të tjera, të mos mbështesin mundësinë e dhënies së statusit të kandidatit Shqipërisë para se ajo të dëshmojë përfundimisht se është e gatshme të respektojë minimumin e parimeve evropiane, siç është zhvillimi i një procesi normal zgjedhor.

Statusi lidhet me zgjedhjet

Tash BE-ja gjithsesi duhet të prononcohet rreth Shqipërisë dhe dhënies së statusit të kandidatit, kur në dhjetor do të diskutohet paketa e zgjerimit e përgatitur nga Komisioni Evropian. Duke pasur parasysh se nuk ka një propozim formal ende nga Komisioni Evropian për t’ia dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit (me gjithë festën e kotë që u bë në Shqipëri duke keqpërdorur gjuhën diplomatike kushtëzuese të Komisionit Evropian për të manipuluar dhe krijuar iluzione se kinse u dha statusi i kandidatit) Këshilli Evropian nuk do të mund t’ia japë statusin e kandidatit Shqipërisë. Kjo tash nuk mund të ndodhë edhe po t’i përmbushë Shqipëria tri kushtet formale të përmendura në rekomandimin e kushtëzuar nga Raporti i Progresit në dhjetor nga Komisioni Evropian, sepse është tepër vonë. Kështu dhjetori i këtij viti është i humbur si rast.

Rasti tjetër mund të jetë pranvera e vitit që vjen dhe samiti i marsit. Por në BE e kanë të qartë se kryeministri Berisha do ta keqpërdorte një dhuratë të tillë nga BE-ja për fushatën zgjedhore. BE-ja deshi t’i ndihmonte ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, duke ia dhënë Serbisë statusin e kandidatit vetëm disa javë para zgjedhjeve. Por Tadiçi i humbi ato zgjedhje. BE-ja, sidomos partitë e qendrës së djathtë, deshën t’i ndihmonin edhe ish-kryeministres së Kroacisë, Jadranka Kosor dhe partisë së saj, duke i përmbyllur negociatat maratonike gjashtëvjeçare disa muaj para zgjedhjeve, por edhe ajo dhe partia e saj i humben zgjedhjet. Ndaj Tadiçit dhe Kosor në BE ndienin një lloj borxhi për t’u ndihmuar, sepse bënë disa hapa të vështirë. Në rastin e Shqipërisë pakkush në BE sheh ndonjë nevojë të provojë t’i ndihmojë kryeministrit Berisha, prandaj duan të mos përzihen dhe të presin për të parë se si do të shkojnë zgjedhjet.

Së dyti, me dhënien e statusit të kandidatit para zgjedhjeve në BE i druajnë se në këtë mënyrë do të humbin një vegël të rëndësishme, një shkop dhe një karotë në të njëjtën kohë, për të shpërblyer apo dënuar Shqipërinë. Komisioni Evropian ka menduar dhe këtë e ka shpresuar deri vonë edhe Qeveria e Shqipërisë, që para zgjedhjeve t’i jepet statusi i kandidatit, ndërsa zgjedhjet të bëhen si kusht për caktimin e datës së nisjes së negociatave. Por shumë shtete anëtare mendojnë se me këtë ide Komisioni e ka tepruar, prandaj Këshilli do të ulë pritjet dhe të japë sinjale pozitive që nëse zgjedhjet kalojnë si duhet, atëherë do të jepet statusi i kandidatit.

Në BE tash janë duke shqyrtuar disa opsione për Shqipërinë, por të gjitha çojnë në dhjetor të vitit 2013 për dhënien e statusit të kandidatit. Në konsultimet ndërmjet shteteve anëtare dhe me Komisionin Evropian po përmendet mundësia që Shqipërisë t’i jepet një lloj “statusi para statusit” apo një garanci që menjëherë sapo të konfirmohet se zgjedhjet ishin në rregull, asaj në samitin e parë pas zgjedhjeve t’i jepet statusi i kandidatit. Problemi tash qëndron në faktin se një porosi e tillë mund të jepet në mars, ndërsa samiti i parë pas zgjedhjeve të qershorit është ai i dhjetorit të vitit që vjen.

Sikur Shqipëria të kishte caktuar zhvillimin e zgjedhjeve dikur në muajin maj, atëherë eventualisht do të mund të arrihej statusi i kandidatit edhe në samitin e qershorit. Por një gjë e tillë tash është e pamundur sepse zgjedhjet do të mbahen nga fundi i qershorit, që është edhe një arsye në favor të shtyrjes së vendimit për statusin për muajin dhjetor të vitit 2013.

Atë që BE-ja dëshiron ta kuptojnë të gjithë në Shqipëri, si lideri i opozitës Edi Rama ashtu edhe kryeministri Sali Berisha, është se për të dyja palët është me rëndësi të fitohet statusi i kandidatit pas zgjedhjeve. “Nëse edhe njëri, edhe tjetri janë të bindur se do të fitojnë, atëherë kushdo që të fitojë do ta marrë që në fillim të mandatit statusin e kandidatit. Prandaj të punojnë sa më mirë në përgatitjen e zgjedhjeve dhe në mbarëvajtjen e tij, dhe statusi nuk do të mungojë pas zgjedhjeve”, ka thënë një diplomat i BE-së në bisedë me “Kohën Ditore”.

Edhe pse Shqipëria nuk duhet ta marrë si arsyetim për mospunën e saj në dinamikën e dhënies së statusit të kandidatit ndikojnë edhe zhvillimet brenda BE-së dhe përvoja e deritashme. Gjermania, Holanda, Franca dhe disa vende të tjera janë të mendimit se Komisioni nuk duhet të nxitojë me dhënien e kushteve e atëherë pas vetëm disa muajsh të shprehet se ato kinse janë plotësuar dhe të kërkojë hapa të menjëhershëm. Kjo sjellje e tillë e Komisionit ka ndikuar që shumë rekomandime të këtij organi ekzekutiv të BE-së të mos përfillen në Këshill. Disa vende të BE-së janë po ashtu të zhgënjyera edhe me mungesën e përmendjes së gatishmërisë së plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si kushte edhe për dhënien e statusit të kandidatit. Ky kusht do ta ndjekë Shqipërinë gjatë gjithë rrugës drejt BE-së pa marrë parasysh se kur do ta marrë statusin e kandidatit. Në rast se Shqipëria, “Zoti mos e dhëntë”, edhe kësaj radhe dështon në procesin zgjedhor, atëherë pritja në dhomën para BE-së për status kandidati do të zgjatet për disa vjet. Ka shumë gjëra dhe hapa ku BE-ja mund të bëjë disa lëshime, mund të mbyllë njërin sy në ndonjë moment të caktuar, por nuk ka kompromise me procesin zgjedhor, sepse kjo është ajo që i bën legjitime apo jo institucionet e shtetit, i cili synon integrimin në BE. Pra porosia për Shqipërinë se me zgjedhje fitoni statusin, është një porosi e cila duhet të mirëpritet në Tiranë e jo të shërbejë si edhe një tjetër shkas për akuza dhe kundërakuza mes Qeverisë dhe opozitës. Në fund të fundit, statusi u jepet shteteve e jo partive politike apo qeverive.

42 komente në “Shqipëria NUK do e marrë statusin para zgjedhjeve, BE ka frikë se Berisha do e përdorë për fushatë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Besoj se e morret vesh o berishiane, se skeni aq tru sa te genjeni edhe Europen, mund te genjeni malokerine, por jo qytetarine.

    1. Agroni says:

      SALI SERB LAVIRIA 1992-2013.

      LUFTA PAS QESHORIT 2013-E PO VJEN. FIRIKA TASHME KA VDEKUR. TE TJERET LE TE PRETENDOJNE NE MENDJEN E TYRE SE MUND TA FRIKESOJNE POPULLIN SHQIPETARE ME PROPAGANDE E ME PLUMBA. SEPSE POPULLI SHQIPETARE NUK DO TE GOBOJE ME.

      LIRIA NGA TIRANIA E KLANIT TE SALI SERB LAVIRES ESHTE TASHME E VULOSUR DHE E FIRMOSUR.

    2. feniks says:

      Autori i ketij shkrimi ben DIVERSION TE HAPUR ne mbeshtetje te Sali Berishes,kur deklaron se,” Fajin pra e mbajnë të dy partitë njësoj!”
      FAJIN I VETMI E KA ARMIKU ME I ZI I SHQIPTAREVE,TRADHETARI SALI BERISHA!!!
      Ai ka 22 vjet,qe po e SHKATERRON SHQIPERINE duke punuar me GJAK,qe ta ZHDUKE kete shtet,per interesa te Serbise!!!
      ME FAKTE E JO ME LLAFE,ESHTE SALI BERISHA ARMIKU I SHQIPERISE!!!
      SKENARI SERB,QE T’I BEJE BASHKEFAJTORE EDHE BERISHEN VRASES E HAJDUT VOTASH E PASURISE KOMBETARE,SHITES I TOKES E DETIT TONE,GREQISE,SHITES I INTERESAVE KOMBETARE SERBEVE,PERCARJES SE POPULLIT DERI NE KUFIJTE E URREJTJES SE PA KTHYESHME NE PRAG TE LUFTES CIVILE,NENSHTRUES I INSTITUCIONEVE KUSHTETUESE,KRIJIMIN E NJE SHTETI FASHIST,GJUHA KRIMINALE E PERDORUR KUNDER OPOZITES NGA BERISHA,etj,ka bere,qe Shqiperia te mos futet me ne listen e SHTETEVE,POR TE PRINCIPATAVE MESJETARE!!
      Sali Berisha eshte SUNDIMTAR I TIPIT GEDAF APO ASAD!!!
      URREJTJE PA FUND KETIJ BANDITI PA SKRUPULL!!!

      1. renegat says:

        Z. Feniksi,
        Autori i shkrimit ka bere nje analize plotesisht realiste te problemit qe trajton, ai aspak nuk ben diversion, sepse hasell-hasell problemi themelor se pse Shqiperia eshte ketu ku eshte, ka ardhur nga instalimi i nje pushteti totalitar, ku motori i funksionimit te tij eshte lufta per pushtet dhe korrupsioni. Te dyja keto fenomene nuk kane shoqe ne Europe. Lufta eshte mjeti me i ashper qe aplikohet, korrupsioni eshte mjeti me te cilen arrihet qellimi i luftes.
        Meritat e pushtetareve jane:
        1. Fatos Nano, si ai femija i lenduar rende ne seder filloi instalimin e korrupsionit,
        2. Sali Berishes i pelqeu kjo dhe e vazhdoi perforcimin e ketij sistemi te ri, me sebepin e luftes kunder korrupsionit. Pikerisht para se te merrte serish pushtetin (2005) Berisha vendosi ne posterat anembane Shqiperise portretin e vet me parrullen “me duar te pastreta”. Nuk ju kujtohet?. Une vet per kete kam dyshime te forta.

        Prandaj me te drejte thuhet se jo vetem partia ne pushtet por edhe ish partia ne pushtet kane pergjegjesi per gjendjen e tanishme, ndonese per kete ajo aktuale ja merr “ne kthese” te pares.

    3. Devolliu says:

      Po të mos e kishim Salih qelbësirën,këtë tradhtar, kriminel e vrasës; tani do të ishim bërë jo kandidat por anëtar i Bashkimit Europian.

  2. frediel says:

    po shume mire dhe keshtu duhet duhet te behet,pse ti marin meritat politikanet tane per te abuzuar me ne sikur te jemi injorante,meritat i meritojme ne si popull jo ato plera qe luajne me ne dhe fatet tona per nje karriege pushteti,BE eshte nje proces natyral per te gjithe vendet e ish bllokut komunist per te pasur sa me pak ndikim lindja,keshtu qe keto politikanet tane te rrine urte e te bejn ato qe duhen bere,popull denojeni me vote sali zagarin dhe ilir mutin e integrimit,BE na i hapi dyert dhe ne si cdo vendi tj qe te levizim lirshem jo se ben ndonje gje keta hajdute qe na drejtojne e qe na perdoren si arritje te tyren per te vjedhur sa te mundin

  3. sali trapi says:

    ky eshte lajmi i mire ,shqiperia nuk ka bere asghe per tu futur ne evrope ,evropa tallet me ne .kapuni tek koqet e berishes dhe te kreshnik kariges dhe hani njeri tjetrin kokpalare

    1. AMERIKANI says:

      kjo europa me keta qorra qe dergon ne shqiperi na ka ndihmu shume po a edi eu qe ne shqi kan ngel vetem llumi patjeter prandaj tallen me ne krye shpellarin si mund te krahasohemi ne me germanet sllovenet francezet etj kur ne shqiperi te mbyt krimi dhe ligjin e ben nje kokepalare i lindur ne shpelle i rritur prane enverit i mesuar prej titos dhe do shkojme ne europe me kete popull frikacak

  4. Sorrra says:

    Shum vende po bejne fushat me premtimin se do dalin nga Be-ja edhe po fitojne popullaritet- me kujtohet ai homori dikur qe kur e mendoj sot skishte qen vetem humor por nje e vertete, humor para 5-6 vjetesh sme kujtohet mire, ishte;kur shqiperia me turqine do ken shansin me hy ne be; europjanet do jen merzit e do fillojne te dalin nji nga nji nga be-ja! une merakosem kur populli do jete kaq i lodhur me kete premtime sa qe sdo doje me te degjoj per kete, si do bej fushat politika shqiptare pastai se keni iden sa i marakosur jam(;

    1. Nordi says:

      Sorra, mos lexo kaq shume se do te trashet koka nga dituria. Te eshte bere truri si magazine pa inventar. BE-ja do ekzistoj e dhe per shume vjet, pasi nuk ka asnje rrezik apo problem. Ne te bejne pjese edhe shume vende si Britani, Cekia, Polonia, vendet e Ballkanit, etj., te cilat pavarsisht se perdorin monedha te ndyshme nga EURO, jane vende te BE.
      Ajo qe rrezikon te shperbehet eshte marrveshja e monedhes se perbashket, EURO. Bej kujdes se po ja fut kot.

  5. iliriTirane says:

    Shyqyr qe e paska kuptuar BE qe keqja e Shqiptareve eshte Berisha.

    1. burreli says:

      O ilir Tirana ti mire e ke por une do te thonja qe ketu ne europe e kan kuptuar dhe qent e macet,por e keqja eshte se ne shqiperi ka nje 10 perqindsh qe se pertypin dot,megjithse ne thellesi te shpirtit e kuptoje se çkriminel eshte sala.Shpresojm te zgjohet populli shqipetare nga narkoza komuniste e saliut. Ne qofte se nuk i del gjumi dhe kesaj rradhe ne koma te perjeteshme do te mbetet.

  6. elinor says:

    Shpresoj qe vendet e BE-se ta kene kuptuar qe dhenia Shqiperise e statusit sipas kushteve te saliut nuk ben gje tjeter per shqiptaret pervecse ndihmon kete diktator mjeran te rrije edhe me gjate ne pushtet!

  7. Agroni says:

    SALI SERB LAVIRIA 1992-2013.

    LUFTA PAS QESHORIT 2013-E PO VJEN. FIRIKA TASHME KA VDEKUR. TE TJERET LE TE PRETENDOJNE NE MENDJEN E TYRE SE MUND TA FRIKESOJNE POPULLIN SHQIPETARE ME PROPAGANDE E ME PLUMBA. SEPSE POPULLI SHQIPETARE NUK DO TE GOBOJE ME.

    LIRIA NGA TIRANIA E KLANIT TE SALI SERB LAVIRES ESHTE TASHME E VULOSUR DHE E FIRMOSUR. VETEM KOHEN PO PRESIM.

  8. VITORI says:

    BROVOOOOOOOOOOO po sa i mençur qenke mor shejtan,,,Augustin Palokaj………

    1. Nordi says:

      Nuk te pelqeu ty mor vegla e shpellarit? Si e do shkrimin ti?
      E do qe nen drejtimin e udheheqsit te madh dhe te lavdishem, Shqiperia, vendi me i begat i Europes dhe i botes, arrit te marre statusin e vendit kandidat per kandidat ne BE. Rrofte udheheqsi yne i lavdishem. Marrte nga ditet tona.
      He mo te pelqeu. Ja keshtu gezohet kafsha.

    2. Dean says:

      C’a pate mi goce qe u dhjakse kaq shume??? Ene per statusin t’a paska fajin Agustin Palokaj??? Po pse je kaq e Trash dhe e Keqe,moj kucke?!?!?!

  9. Mark says:

    Ptttt.Edhe mos marrja e statusit mund te perdoret per fushate.Per shembull:Jam shum i gzue qe marr pjes ne hidherimin tuj,por Edi Rama ka bllokue statusin e kandidatit.

  10. Labi Vlore says:

    Nje parashikim personal.Zgjedhjet e 2013-es Saliu perseri do i shkaterroje dhe vendi do hyje ne nje cikel te ri krizash dhe dhune.Nderkohe BE-ja do ja mbylle deren Shqiperise,se paku per nja 10 vjet te tjera.Kjo eshte e verteta.me status,pa status,pa u larguar Sali berisha nga skena politike Shqiptare,nuk ka progres per Shqiperine.Ai eshte e keqja qe ka sot Shqiperia.Shqiptaret kane memorie te shkurter.I harruan menjehere 1997-en,me tej grushtin e shtetit te vitit 1998-te,me pare akoam vjedhjen e turpshme dhe makabre te zgjedhjeve te vitit 1996-te.Projekt Kushtetuten e vitit 1994 qe populli e rrezoi fatmiresisht,ku kerkohej qe Shqiperia te hiqte dore nga Demokracia dhe Sali berisha shpallej mbret i pashpallur.Me tej akoma,krimet vjedhjeve te zgjedhjve te vitit 2009-te qe pasuan ato ne dritene diellit te vitit 2011-te ne Tirane etj.Pa ikur Kanceri me emrin Sali Berihsa,Shqiperia do jete ne konflikt gjithe kohen dhe vec do shkaterrohet dhe rrenohet deri ne piken e fundit.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Labi nje gje duhet te dish, se edhe po te rregullohet gjendja ne cdo aspekt qe kerkon Europa, qofte edhe me zgjedhje te lira e te ndershme, vete afati per tu antrasuar ne BE, zgjat me shume se dhjete vjet, nga 2025 jarabi hyjm, po te jete cdo gje ne rregull tani, se po shuam si deri me sot, BE-ne do ta shohim kur te shperndahet.

  11. peci luku says:

    o sa foto e lezetshme saliu thethin materialin(mutin) me buze i pelqejne e pjeshket e muti i prodhuar prej saj prandaj thethin

  12. analist says:

    Ti mor zoti autor i shkrimit sillesh e perdridhesh te na tregosh se BE na qenka njefare organizate hyjnore,me parime morale te larta e te pacenueshme e dengla te tilla. Or ti,BE eshte zemra e korrupsionit evropian qe ka çuar kontinentin ne kolaps me politikat e saj te paafta,korruptive dhe deri mafioze.

    1. Dani says:

      Drejt mund ta kesh me ate tenden ti mo z. analist, por jemi ne qe po shqyhemi drejt BE dhe jo ata drejt nesh. Ja po na e jep truri edhe te mos shkojme fare atje, por a mund t’ia dalim dot vetem me forcat tona?

    2. AMERIKANI says:

      bravo analist prandaj turku ja beri mu eu qe nuk thone nje fiale te sakte

  13. Surrat sali birish bushtra qe kryeson qenerine shqiptare PD-putana ,
    nuk ngeli zagar i huaj pa e shkerdhyer ,e tani po e hedhin si lavire rrugesh europianet .
    Sigurishte qe tani projkti 22-vjecar mbi hsndrimin e Shqiperise,
    ne nji provinc mesjetare , rezultoj i suxseshem ,perse do duhej
    qe vibratori europian te qnedronte ne vrymen berisha akoma !
    Ai i zbatoj politikat e europes mbi shqiperine e degjeneroj ate si donte europa ,tani hidhet si limon i shtrydhur .Kjo eshte kurva plak BE.
    Doni europe tani ? Ja pra si na donte europa ne nji hape para e dy prapa .
    Thjesht per kurjozitet nji info topsekret;(E shikoni ju te meshiruar bashkatdhetar naiv ,ate ndihme qe i jep BE-ja greqis nen termin hipokrit “Ombrella e shpetimit” per Greqine !!!
    Ajo eshte thjeshte mashtrim o Monstrave ..i ashtuquajturi “Shpetim” per greqine ,ne realitet ska te bej fare me ate qe pretendon pra te shpetoj grekun ,poooooooooor me shpetimin e Bankave Eurpiane .)

  14. Surrat sali birish bushtra qe kryeson qenerine shqiptare PD-putana ,
    nuk ngeli zagar i huaj pa e shkerdhyer ,e tani po e hedhin si lavire rrugesh europianet .
    Sigurishte qe tani projkti 22-vjecar mbi shndrimin e Shqiperise,
    ne nji provinc mesjetare , rezultoj i suxseshem ,perse do duhej
    qe vibratori europian te qendronte ne vrymen berisha akoma !
    Ai i zbatoj politikat e europes mbi shqiperine e degjeneroj ate si donte europa ,tani hidhet si limon i shtrydhur .Kjo eshte kurva plak BE.
    Doni europe tani ? Ja pra si na donte europa ne nji hape para e dy prapa .
    Thjesht per kurjozitet nji info topsekret;(E shikoni ju te meshiruar bashkatdhetar naiv ,ate ndihme qe i jep BE-ja greqis nen termin hipokrit “Ombrella e shpetimit” per Greqine !!!
    Ajo eshte thjeshte mashtrim i Monstrave ..i ashtuquajturi “Shpetim” per greqine ,ne realitet ska te bej fare me ate qe pretendon pra te shpetoj grekun ,poooooooooor me shpetimin e Bankave Europiane .)

  15. Lenci says:

    Te gjitha perfundojne tek nje person qe e ka shkaterruar kete komb te shkrete…Sali Shtaze Berisha. Derisa nje Avni Rustem ti dali ketij kombi shtaza nuk iken nga posti, ka shume gjak nen thonj per ta lene karrigen paqesisht.

  16. albanian eagle says:

    E bukur kojo.Nga ajo qe i thote Berisha PS-se qe votoni tre ligjet ne parlament qe te plotesojme kushtet,Europa ja kthen me te njeten monedhe Berishes.Bej zgjedhje te ndershme( me nje fjale mos vidh si pehere3) dhe pas kesaj pranohet statusi i vendit kandidat.Tani te shohim sa patriot dhe atdhetar eshte Berisha.Tani eshte ne dileme.Te vjedhe ate mos vjedhe.Kjo eshte ceshtja.

  17. Fred says:

    eshte koha te gjithe ta qepin gojen njehere e mire,dhe mos te na cajne me bythen per punen e statusit,ne se do te shtrojne ndonje rruge mire perndryshe le te vjedhin sot e gjith diten nga xhepat tane,se mire na e bejne,Sa per Statusin NUK E DUAN DHE PIKE,e perdorin ne menyre djallezore si iluzion duke iu ushqyer njerezve shpresa te kota .Hedhin fishkzjare pa kuptim qe ndotin kete ajer qe edhe pa to eshte i ndotur sa ska dhe nderin lloj lloj banderola pacavure duke i larguar njerezve vemendjen nga realiteti ekonomik dhe buka e perditshme.TURP TIU VIJE, Historia do tiu peshtyje ne fytyre,dhe miljonat tuaja nuk do te pastrojne dot nje germe dhe jo me gjithe te zezat qe iu bene shoqerise sone gjithe keto vite

  18. Ben Chicago says:

    21 komente te gjithe te kenaqur qe Shqiperia nuk merr statusin!!!!.Keta duan pushtetinsi Enveri,pa,rrine edhe pa buke,,,,komuniste antishqiptar.

    1. Saimir says:

      Ti Ben Chicaago pa dasht me te ofendu por sikur je pak i lehte ne arguementa. Kam pershtypjen se po te thellohesh do te kuptosh qe kjo puna e kohes se evnverit i shkon me teper gjykimit tend. Ti bashke me shume njerez qe mendojne si ty pavaresisht sesi jane gjerat ne Shqiperi ne duhet te marrim statusin e vendit kandidat. I gjithe artikulkli me siper, me te cilin une jam plotesisht dakort, jep arsyet dhe argumentat qe ne nuk e meritojme kete gje, pra statusin, dhe ketu nukka lidhje me gezim apo mburrje por turp. Turpi i pare eshte i popullit qe i mban mbi kurriz keta politikane qe e perfaqesojne nga Berisha 22 vjet e Meta e te tjere me rradhe.
      Po te shikosh ti more Ben se cfare ndodh ne USA, se kam pershtypjen se nuk jeton atje por vetem enderron, sikur nje e njemilionta e gjerave qe ndodhin ne Shqiperi te ndodhnin atje do e kuptoje sesa e rende eshte situata ne vendin tone. Por nese vertet jeton ne USA dhe ke keto mendime kam pershtypjen se do jesh ne ndonje lagje ku edhe policia nuk hyn dot dhe ligjin ben i forti i lagjes dhe ti duhet te jesh nga ata qe e ha fort prej tij

  19. ardian says:

    shuplake per plakun e felliqur berisha por car faj ka populli i shkrete qe ka 22 vjet qe i ripet lekura me piramiden sude te perbere nga psiqiku sali fatos nano dhe ilir meta kok lopa po si do integrohet shqiperia ne BE kur qeverisat nga rraketika e pacienta cmendurie si jari e saliu po nuk u shporr ky felliqesire shqiperia po kenete do ngelet po vete ky pusht saliu psiqik i kalbur ky e ka bllokuar shqiperine se ashtu i intereson pale po kur thote i cmenduri ju votoni une i numuroj car pritet me per kete kopil vicidoli car me e zgjat me me kete plere ky eshte e keqja e atdheut tone nje fatkeqesi kur ke neper kembe nje ish pacient cmendurie kjo ishte dhurata e psiqikut sali per 100 vjetorin e shqiperise se 8 vjet ne pushtet pse nuk i votoi apo i ka rene lapsit me e perdor kete preteks per fushate dhe vota nuk i ha kush me keto ore psiqik tani e ke treguar fytyren e ndyre ndoshta bdallenjt e servilat dhe kopeja e hajduterve qe te vjen pas mundet te besoje ….

  20. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Eshte e vertete qe Shqiperia e Berishes nuk e meriton statusin kandidat, tani Berishianet te plasin.

  21. liria e mendimit says:

    BE ka perfituar shume nga djallezite e komunisteve ne PD dhe ne PS,prej idioteve me te medhenj qe ka bota.Tani ajo i njeh qarte intrigat e kastes politike te Tiranes,nje kaste e kancerizuar qe ne tru,per c’drejtesi,kleptokraci,mos bindje ndaj ligjeve te demokracise.
    Keta palaco e dijne Evropen nje fshat si fshatin e tyre.Jazek qumshi i nenave qe ushqeu keta antishqiptare.

  22. JU KURVAT SLLAVO-KOMUNISTETANI TANI DHE TE YLBERIZUARA ME E PA VEGEL NATYRALE KURVERIE.JENI TE PA SHPRES.TE MARRE FUND.TU MALLKOSH JU ESHTE HUMBJE KOHE.JU JU KA ZENE ME KOHE SUPER MALLKIMI.A KA MALLKIM ME TE MADH SE TE KESH KRYETAR(E) EDI(A) RAMEN.NE RR.S. SHKOFSHI.

    1. Xen Berish Deledashi says:

      oooo HAJDAR “dru me pre” , uli shkronjat kamikaz i berishes

  23. albanian eagle says:

    E bukur kjo.Nga ajo qe i thote Berisha PS-se qe votoni tre ligjet ne parlament qe te plotesojme kushtet,Europa ja kthen me te njeten monedhe Berishes.Bej zgjedhje te ndershme( me nje fjale mos vidh si pehere) dhe pas kesaj pranohet statusi i vendit kandidat.Tani te shohim sa patriot dhe atdhetar eshte Berisha.Tani eshte ne dileme.Te vjedhe ate mos vjedhe.Kjo eshte ceshtja.

  24. PATRIOTI USA. says:

    Si shqipetar deshiroj te behemi pjes e BE.por kure shikoje se ndryshe flitet e ndryshe veprohet sidomos nga sali berisha i cili kater vjet me pare kure vodhi votat dhe problemi kaloje neper gjukatat e tija bertiste me te madhe qe vendimet e gjukatave jane te padiskutushme, tash qe keto gjukata i kane dhene qarkun e fierit PS,nzjer njemije e nje justifikime per mose zbatimin e ketij vendimi. Mose marjen e statusit e saboton vetem sali berisha icili as e ka dashur as nuk e deshiron futjen e shqiperise ne BE. Nga burime te ndryshme rezulton se BE ben zhurme per plotesimin e tre kushteve te mbetura, pore edhe keto te miratohen qe PS nuke duhet ti bej leshim kryehajdutit i cili kerkon ta perdore marjen e statusit per kredo politike DHE JO SE IDHIMSET SHQIPERIA DHE SHQIPETARET.Statusi kantidat do ti jepet mbas zgjedhjeve te 2013. nese zgjedhjet do behen te lira , ta ndershme, pa censure dhe vjedhje. GJate votimit me 6 Nendor qe beme ketu ne SHBA nuke pame as police gjekundi dhe as persona qe te ndikonin mbi votuesit vetem regull e qetesi. ky model duhet te mesohemi ta vene ne jete edhe shqipetaret, lag vjedhjeve, manipulimeve, rembimeve ne zonat malore, e blerjes te votave e tjr.

  25. kajtushka says:

    Ky 100 vjetor filloj me te madhin Ismail Qemali e perfundoj me idjotin Sali Harram Berisha
    Rrofte drejtesia shqipetare me ne krye zv/ministrin Arben Drapri Ristani

  26. lul smerlapi says:

    ky sali shkerdhata me xhozin si ja ba ftyra si vorri bamit po ju dha statusi shqiperise dhjesin vrer prej goje ma e mira do ishte te shohim se çfar zgjedhjesh do pastaj shohim se plani asht me i vjell me ristana e kuliça e me noka e me lula me faslliça e balliça e me serbomadhin sali shkerdhat berisha

  27. brace says:

    Me ne funde BE vendosi,te mose e lejoje me shume komunistin plake kriminel te fuse duarte ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013.Diktatori plake dhunoje e poshtroje zgjedhjet vazhdimishte,plaku ka fituar vetem nji here kure populli nga urrejtja e madhe qe kishte per dullen e ramiz kriminelin,populli u mashtru,harruan se edhe ky qen bire qeni eshte pjedha e tyure,pore i erdhi fundi,edhe EUROPES ja merziti,BE u binde se eshte komuniste i pa nreqshem,dhe i vendosi kushte ZGJEDHJET E VITIT 2013,qe arrihet perfundimishte largimi i tije.

  28. alban4eva says:

    pa u qeruar sali shpella dhe kurvat e tij, ky vend nuk ben perpara.. hiqni zvarre Salehun dhe gjerat do ndryshojne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje